Vajza e Majkëll Xhekson: Si falsifikuan zërin e tim eti

Paris, një nga fëmijët e Majkëll Xhekson ka bërë një deklarat bombë në një komunikim video me miqtë e saj. Ajo u ka thënë atyre pak kohë pas daljes së albumit të fundit të të atit në vitin 2010 se zëri i tij në albumin e quajtur Majkëll është bërë nga një këngëtarë imitues dhe nuk është zëri i të atit. Tabloiti online TMZ ka publikuar lajmin duke njoftuar njëkohësisht se kompania diskografike e ka mohuar këtë zhurmë. Sipas TMZ lajmi u publikua vetëm sëfundmi ndërkohë që mësohet se deklaratat janë bërë në një video bisedë të Paris dhe miqve të saj. Ajo u ka thënë atyre se e di shumë mirë që ai në album nuk është zëri i të atit pasi ajo ja njeh zërin pasi ai i këndonte çdo natë.

Për të komentuar rregjistrohuni këtu ose logoni me e-mail e Facebook. Për më shumë informacion lexoni

You must be logged in to post a comment Login