Kryeministri me gjak turk ndër vena

Jemi mësue me dokrrat senile të kryeministrit Berisha, i cili mbasi e ka çue vendin në buzë të humnerës, mbasi ka shkatrrue administratën dhe vetë themelet e shtetit shqiptar me partinë e tij tashma të privatizueme, ka luksin me na dhanë jo vetëm leksione për boronicat dhe kamomilin, por edhe për origjinën e popullit shqiptar dhe për përqindjet e gjakut turk në atë shqiptar dhe anasjelltas.

Prej vizitës së fundit në Turqi u pa se Berisha e ndien veten nji turk europian, prandaj edhe dështimi total i integrimit tonë në Europë duhet pa si pjesë e nji projekt-angazhimi me nji tjetër të përjashtueme të famshme prej Europës: me Turqinë.

Ka vite tashma që tre-katër intelektualë të frustruem i fryjnë bulshive tue na tregue se otomanët nuk kanë qenë pushtues por administrues të Shqipnisë, se s’na i kishin fajet ata për të zezat tona, se në fund të fundit duhet të kthehemi, si biri plangprishës, në prehnin e tyne.

Ky mitizim i marrdhanjeve mes shqiptarëve dhe turqve i ka padyshim rranjët te vetëdija që shumë banorë të Republikës së Shqipërisë kanë për përqindjen e gjakut turk në venat e tyne. Asht e kuptueshme se shekujt e pushtimit otoman në Shqipni s’kanë lanë vetëm turqizma, bejte dhe do rrënoja pa vlerë, por edhe disa rrënoja morale të lyeme me varak europian. Nji prej përfaqsuesve ma në zâ asht shkrimtari turko-shqiptar Kasam Trebeshina, i cili në nji libër të titulluem Mekami (Prishtinë 1992, 1994), që për ne shqiptarët asht po aq i ndytë se Mein Kampf-i apo Veprat e E. Hoxhës, i thur lavde Turkut që erdhi para pesë shekujsh për me na qytetnue e me na ba njerëz. Mekami asht nji libër i ndërtuem në rasën thirrore, ku i blatohen lavde e panegjirikë “turkut të panjohur” që banon thellë në terrin e nënvetëdijes së Trebeshinës. Në atë libër arbnorët dalin injoranta e të paqytetnuem, të pazotët me u zhvillue pa ndihmën e turkut. Në ato rreshta të pështirë, ku retorika e Sigurimsit përzihet me mllefin e turkoshakut, lufta kundër turkut quhet faj (f.84), shqiptari thirret “qen i pabesë shqiptar!” (f.74), kurse Kastrioti quhet “rebeli i pabesë” (f.94) apo: “Ai vagabondi që bredh si laraska gardh më gardh! Ai qeni i Kastriotëve!” (f.84). Për çudi aradha e pafundme e kritikëve tanë logorroikë, që zhgrehen dhe ngazëllehen edhe për nji të teshtitun poetike, ka heshtë për ketë libër, nuk asht prekë aspak prej artit që autori ka derdhë në ato faqe ku vokativi përdëllyes “Turku im” të ban efektin e nji shirupi emetik apo bari dyndës!

Mos të harrojmë pra se këto janë veprat që u paraprijnë shpirtnisht vizitave të politikanëve tanë në Turqi.

Tue lanë mënjianë çdo lloj përbuzjet etnike, racizmit apo urrejtjet për nji komb si ai turk, ideja se në venat tona mund të sillet gjak asisojit nuk asht aspak entuziazmuese.

Otomanëve duhet t’u dijmë për nderë izolimin qindravjeçar prej Europës. Në fakt, perpara së ata të vinin me na qytetnue prej fushave të Anadollit, tue pru me vete daulle dhe çadra, bollgur dhe salep, ne kishim nji kulturë që na bashkonte me Europën. Prej trysnisë mbytëse otomane për shekuj rresht gjuha jonë mbeti e palavrueme, monumentet e saja humbën, e ajo vetë u bdar e u bastardue. Qytetet  antike u shpërbane, mermeri i statujave dhe tempujve u dogj për me ba gelqere për feudalët, deri gurët e rrugës Egnatia u zhgulën për me ndërtue saraje bejlerësh, mbi të gjitha shqiptarët u përçanë, koha u ndal në muzg, dhe asnji gja të mirë nuk mund t’i kujtojmë asaj nate të gjatë pesëshekullore.

Kur Portën e Naltë filloi me e hangër dreqi në Plevnë, ajo s’ngurroi me i pague fqinjëve tanë damtimet e luftës në Kongresin e Berlinit me Ulqinin, Plavën e Gucinë. Madje, si për ironi të fatit delegati i Portës së Naltë në atë Kongres, përposë Sadullah Pashës, ishte greku Aleksandër Karatheodoris.

Kurrnji pushtim nuk qe ma fatkeq për ne sesa ai otoman. Mundena me thanë se në nandor të vitit 1912 ne po dilnim prej Mesjetet, të lodhun e të drobitun e tue pasë mes nesh njerëz me mendësi skllevnish, të mësuem prej shekujsh me i puth mangën dhe kambën pushtuesit. Kurrkush ma mirë se Faik Konica nuk e ka vu në dukje ketë cungim shpirtnor.

Megjithëketë fatkeqsinat tona me Turqinë, zemrën e ish-Perandorisë, nuk kishin të sosun. Sapo morën vesht se Arnautlliku kishte dalë në vedi, nji mori funksionarësh të naltë e të ulët nxituen prej shkretinave të Anadollit me u kthye në Shqipni e me kapë ndonji copë tokë a zyre me mexhidet e turkut në brandavekë. Këta qenë për dekada rresht pjesa ma negative e politikës dhe e administratës së shtetit të sapolindun.

Fatkeqsia tjetër lidhet me Traktatin e Lozanës (1923), i cili nxiti shpërnguljen e popullsisë çame dhe të shqiptarëve musliman të Maqedonisë drejt Turqisë. Edhe në Kosovë punët nuk ecën ma mirë. Mbas Luftës së Parë Botnore, Mbretnia jugosllave detyroi me u shpërngulë drejt Turqisë nji numër të madh banorësh shqiptarë. Nji marrveshtje e dytë e nënshkrueme në vitin 1938 mes Beogradit dhe Stambollit lejoi shpërnguljen drejt Anadollit të ma shumë se 300 mijë shqiptarëve. Ndërkaq në gjysmën e viteve ’30 shumë familje shqiptare tue mos pranue reformat e Zogut për heqjen e ferexheve u shpërngulën drejt Turqisë dhe Sirisë, tue vu kështu besimin përpara kombit.

Në vitet ’50 politika e Rankoviqit në Kosovë dhe Maqedoni do të shpërngulte drejt Turqisë, falë traktatit të nënshkruem me qeverinë turke në vitin 1953, ma shumë se 250 mijë shqiptarë të kamufluem si turq. Flitet se si pasojë e mërgimeve, shpërnguljeve masive, emigrimeve ekonomike në Turqi ka rreth 5 milionë turq që dikur kanë qenë shqiptarë, por falë përqafimit fatal me Turqinë kanë humbë çdo karakter kombtar dhe janë shpërbâ. Në gjithë këto shpërngulje ka luejt nji rol thellësisht antikombtar nji pjesë e klerit musliman të Kosovës, i cili në vitet ’50-’60 nxiste shqiptarët me u shpallë turq dhe me u shpërngulë në Anadoll.

Jam i sigurt se Berisha i din mjaft mirë të gjitha këto fakte, pse asnji faj apo gabim i tiji politik nuk varen prej padijes. Po pse shpraz atëherë këto palavina diplomatike sa herë që ka në krah flamurin me yll e hanë? Si dhelpën e vjetër që asht, ai i ka ra në erë se Turku mundet me i dhanë mbështetje ndonji formacioni të ri politik të djathtë dhe kështu ka nxitue në Stamboll me ba këto përbetime qesharake tue luejt me retorikën e tij levantine deri edhe me gramatura gjakut.

Berisha ndër të tjera ftoi Erdoganin në Tiranë për festimet e 100-vjetorit të pamvarisë. Do të ishte e vetmja gja me vend gjatë kësaj vizite shtetnore, në qoftë se ftesa përmban kërkesën që Kryeministri turk t’i kërkojë falje shqiptarëve për gjenocidin pesëshekullor që pararendësit e tij kanë ba në Shqipni.

Gjithsesi, linja neo-otomane asht transversale e s’mund t’i mveshen të gjitha Berishës. Në nji llogore me të gjinden edhe shumë prej kinse kundërshtarëve të tij, e kam fjalën për disa intelektualë, produkte finale të zuzarisë topitëse të enverizmit shqiptar të viteve ’80.

Berishës i intereson vetëm pushteti, atyne tjerëve u intereson edhe kthimi me fytyrë nga Bosfori.

Të dyja palët do të duhet ta marrin përgjegjen e meritueme në zgjedhjet e ardhshme politike, në mënyrë që kjo retorikë e neveritshme 20-vjeçare të marrin fund nji herë e mirë.

We cannot load blog data at this time.

99 Përgjigjet për "Kryeministri me gjak turk ndër vena"

  1. faikkonica  07/04/2012 në 11:21 am

    Kur dona me vu mend oo milet?!!A e dini se arbreshet e shkrujne e lasin gjuhen shqipe,rujne doke e zakone edhe mbas 600 vjetesh?Njiqin vjet kan ne Turqi,nen Serbi,nen Mal teZi(Ulqini) e nuk din shqip ose e flasin keq ose thone jena turq.Ju te Kosoves bani nji permendore Ernest Koliqit qe ju mesoj SHQIP

  2. abc  07/04/2012 në 11:56 am

    Perversiteti ala berisha-trebeshina,baleta…(cesuruar), nuk besoj ti gjesh shoq ne historine boterore: Mbasi ke shit gjithcka fondametale njerzore: familjen, fene, atdhene, tek sundimtari i eger dhe denatyrues anadollak, vazhdon dhe tani, mbas nje shekulli te ikjes se tij te ndjesh kenaqesine perverse, kur jane te disheruar qe ai perseri tu beje nenen, kur per shekuj me rradhe u ka bere stergjyshet. Akoma vazhdoj te mos kuptoj kush eshte me pervers, injorant dhe djallezor salirat dhe kasemat,apo frika dhe tulatja jone cmendurake, qe bejme sehir si Shqiperine tone te shkaterruar truperishe dhe shpirterisht, ata po e dorezojne perfundimisht.

    • kurbini  07/04/2012 në 4:32 pm

      E drejte

  3. ali brahimi  07/04/2012 në 12:05 pm

    Jena mesue me dokrrat e Ardian Ndrecs! Jane po ato gjana, bile te thana trash. Kryeministri nuk ka than se ashtu turk, por se ne Turqi ka shume shqiptar, e natzrisht ata jane vllezrit ton. Habimet me gazeten tuej qi i hapni vend nji plagjiatori pa nivel si Ardian Ndreca apo Marku.

    • arbeni nga vlora  07/04/2012 në 2:26 pm

      asnje turk nuk eshte vellai im, ndoshta mund te jete vellai yt dhe i berishes. po qe se nje turk ngrihet e thote qe jam shqiptar, ndryshon puna, por mua nuk me rezultojne shume raste te tilla. shpallja e paversise te kosoves u festua ne mbare kryeqytet e evropes, madje ne athine ishte me madheshtori ku moren pjese dhe arvanitas!! ne stamboll asgje!! asnje kerkese nuk ka nga te ashtequajturit vellezer gjakprishur per shkolla shqipe dhe per njohjen si pakice etnokulturore. ndoshta kane frike se ju ndodh si popullit te shtypur e te masakruar kurd.

  4. I liri  07/04/2012 në 12:25 pm

    Budalliku i kryeministrit tone,habiti te gjithe turqit , kur se te gjithe turqit jane me gjak shqiptar,por kulmi arriti kur i tha kryeministrit turk,edhe ti me gjak shqiptar je. Turku,iu pergjigj.Jazek

  5. Altini  07/04/2012 në 12:25 pm

    Si nuk u be njeri njehere ky adrian ndreca, por prej vitesh di vetem te lehi e te shpifi si xhahil? Keshtu e meson Jezu Krishti kete? Te genjej e te fyej?

  6. Te gjithe analiste  07/04/2012 në 12:38 pm

    Te mundohesh te vesh shqipetaret kunder turqve vetem e vetem se ke inat Berishen dhe sponzorizon te majtet e Rucit me shoke qe ishin pro Kubes e Caves do te thote te te jene errur syte.Pa dyshim qe Turqia ne lindjen e mesme dhe ne vecanti ne Bosfor eshte nje pertner strategjik per te gjithe boten perendimore, ajo ka celesat e kalimit te anijeve ne kanalin e Bosforit per te mos folur qe eshte nje shtet 70 milionesh dhe me nje ekonomi qe eshte vetem ne rritje dhe nuk ka asnje shenje krize. Per me teper mjaft investime te rendesishme kane emrin Turqi ku jane punesuar me mijra shqipetare, po ashtu Turqia eshte nder te pakta vende qe hoqi e para vizat me shqipetaret dhe pret ngrohtesisht me mijra te tille cdo vere pa pasur asnje dallim apo “neveri”, prandaj miqesia me nje shtet qe cdo dite e me shume po fiton kredo politike si ne ngjarjet e Sirise e te lindjes se mesme , Shqiperi vetem duhet ta shoh pozitivisht e ta nxise, pastaj qe do dalin pseudoanaliste si ky Ndreca kujt i plasi. Si ky personazh ka plot tek Top Chaneli e gazeta Shekulli,sponsor te lejeve te tyre te pallateve me te cilet dikush u be edhe ndertues.

  7. Turi Shkoder  07/04/2012 në 1:26 pm

    Nderkohe qe po verenim me habi diktaturen aktuale “LGBT”, se si i con peshe strukturat shtetnore e OJF-te te na kujtojne “te drejtat e njeriut”, si pa t’keq, sikur vetem gay-t na paskan mbete pa te drejten e tyne per me u perdredh para nesh, Ardiani na kujton se kryqezatat vazhdojne punen e tyne. Bravo, Hylli i Drites!

  8. Arben  07/04/2012 në 1:31 pm

    Ky qenka injorant total …

  9. agimi  07/04/2012 në 1:46 pm

    ti Ardian nuk e njeh historine e shqipetareve,mentalitetin etij lidhjet e tij ,ti flet me influenca te kotolicizmit verior.Ne turqi ka gati nje milion shqipetareqe jane te lidhur (si ne) shpiterisht me Shqiperine prandaj mos e kupto fjalen e Ktyeministrit me VESHIN KOMUNIST(qe ti ndoshta…)

  10. shkrim per ke ka mend  07/04/2012 në 2:00 pm

    Nuk dona Erdogan per 100 vjetorin e pavaresise te popullit tone te lashte. Vetem Austro-Hungarezet na mbeshteten kunder trysnise sllave me dal komb ne vete, dhe Italia. Te tjerat jane brockulla. Shkrim shume i sakte per ke esht shqiptar.

  11. haxhire Luli  07/04/2012 në 2:05 pm

    Te lumte goja dhe pena Z. Ardian. Por une dua te shtoj ketu edhe nje diçka tjeter. Me ben pershtypje se si komuniteti katolik shqiptar dhe vecanerisht ne Shkoder nuk reagon aspak per festen e pashkeve , kete feste te shenjte qe e feston gjithe Europa dhe mbare bota , nderkohe qe kryeministri yne i ka privu shqiptaret nga ditet e pushimit ne kete feste , ku njerezit e tere komun. fetare takohen dhe bejne vizita tek njeri-tjetri, shkojne ne kishe e kremtojne kete dite te shenjte , ndersa ne Shqiperi vetem nje te diele. A te pergatiten njerezit per kete feste, a te gezohen femijet , dhe nderkohe atyre u duhet te shkojne ne shkolle dhe ne pune , kur tere njerezimi feston per 4-5 dite kete feste, nderkohe qe tere ne jemi pa pune dhe sipas tij kemi pune e duhet te dalim ne pune e te bejme sikur punojme.Te bejme sikur punojme sepse puna tek ne egziston vetem si fjale. Perse kom. katolik dhe orthodoks nuk e ka ngritur asnjehre zerin qe kur Sali Berisha iu hoqi diten e hene pushim pas te dieles se Pashkeve ? Perse ne tere boten pushimi zgjat nga e enjtja deri te henen, ndersa tek ne vetem e diela? Me vendimin e kryeministrit tone ku ai ka vedosur qe te mos shtyhen pushimet kur festat takojne te dielen apo te shtunen, me shume nga te gjithe e kane ndjere kom. katolik dhe orthodoks, sepse per festat e tjera mund te jete vetem nje rastesi e rralle dhe jo per çdo vit.

  12. Çami  07/04/2012 në 2:10 pm

    Pershendetje te perzemerta autorit te shkrimit, Z.Ardian Ndreca. Megjithese pajtohem me nje pjese te atyre qe shkruani ne kete artikull, jam i mendimit se titulli eshte krejtesisht i pavertete. Kur, ku dhe me ç’rast e ka bere Kryeministri Berisha kete deklarate, te cilen ju e merrni per baze qe te shkruani me nje urrejtje kaq te madhe kunder turqve dhe ne nje linje qe nuk eshte aspak ne koherence me nivelin, natyren, permbajtjen dhe intesitenin e marredhenieve ndermjet shqiptareve ne pergjithesi sot dhe Republikes se Turqise. Une kam qene bashke me zotin Berisha gjate te gjithe kontakteve zyrtare qe ai realizoi ne Ankara dhe ne te gjitha takimet ka thene e deklaruar te kunderten, duke tentuar qe edhe turqit ti bente shqiptare duke i pyetur te gjithe (turqit) qe kishte perreth apo me te cilen bashkebisedonte se kishte apo jo rrenje shqiptari, apo duke u folur atyre per numrin e madh te shqiptareve qe jetojne sot ne Turqi. Pyetjen se ne prejardhjen e tij mund te kishte origjine shqiptare Berisha nuk ngurroi t’ia drejtonte as vet Kryeministrit Erdoan ne konferencen e perbashket per shtyp qe u transmetua direkt nga shume kanale televizive. Nese arrini ta siguroni materialin video mund ta verifikoni kete qe po nenvizoj ketu (pasi kam qene vete prezent ne konferencen e shtypit). Ju lutem mos me keqkuptoni, kete sqarim nuk po e bej per te mbrojtur emrin dhe politiken e Berishes, pasi une per vete jam mbi interensat partiake, politike dhe ekonomike, por thjesht per te sqaruar lexuesit mbi nje pretendim te autorit te shkrimit, prentedim qe nuk ka asnje baze. Nderkaq nuk eshte ne etiken profesionale te gazetarit qe te dezinformoje opinionin publik me gjera te paqena (kuptohet nese nuk ka qellime te tjera…). Ju uroj te gjithe shqiptareve kudo qe ndodhen te kalojne nje fundjave te kendshme.

  13. landi  07/04/2012 në 2:30 pm

    mbase ndreces i vjen me amël me i thane vetes kopil romak,italian ose gjerman sesa te kete lidhje me turqit! Pse kjo turkofobi kaq e llahtarshme! Mesa duket ky vazhdon te argumentohet me historine dhe mendesine e kohes komuniste. Vertet qe turqit kane pat probleme por jo zi komplet, me mire do te thoja perfitimet qe na sollen ishin shume me te medha se sa te metat.Mjafton per ndrecen fakti qe ne ekzistojme sot si shqiptare, sepse perndryshe(mos ardhja e turqve ne ballkan) me shume mundesi nuk do te emertohej ndreca por ndrecovic ose ne rastin me te mire ndreza (ndreca italisht ). Me ben habi ky atdhetarizem i njeanshem, pse nuk trajtohen me kaq mllef edhe pushtuesit te tjere, bile sikur ska patur te tille!!!

  14. ilia  07/04/2012 në 2:43 pm

    jo kryemistri tha qe ne jemi vellezer ne gjak dhe kete e ka thene dhe me pare ,ai vete eshte i tille sepse e ndjen ate por jo te gjithe shqiptaret jane vellezer ne gjak me turqit,perandoria me e prapambetur qe sundoi per 500vjet ne shqiperi patjeter qe la gjakun e saj ne shqiperi por ajo nuk e neneshtroi dot shqiperine nuk e beri turqi ,Saliu duhet te flase ne te pervecem se e pergjitheshmja eshte ndryshe

  15. breca  07/04/2012 në 2:51 pm

    o Ndrec nuk kena faj na qe e kie emnin NDREC

  16. Shkodrani.London  07/04/2012 në 3:17 pm

    Ali Brahimogllu,ti kenke rrota e karaduzes.Se c’ka thot Sali El Berishogllu,duhet ta studjojne psikologet e ne baze te thellesis se idjotllekut,ti caktojne dozen.Une,jam mysliman Shkodre dhe krenohem me besimin tim,por nuk e ve mbi besimin e miqve te mij katolike e ortodokse.Duke dijt sa i ndyt e tinzar asht shpellari i Vicidolit,kuptohet rrezikshmeria e tije prej Neroni.Ai ka par fundin e tij prandaj kerkon token e djegur pas vetes.Vella kam cdo shqiptar te cdo feje qe i thot nanes-nane e bukes-buke,ani se shkon ne kishe a xhami.Ali Brahimi,prej Dragobie,ta dish mire se jeni te nemun,pse na bat peshqesh kyt far monstre tinzare e gojqenef si grate e perdala

  17. Arifi  07/04/2012 në 3:42 pm

    Shkrim i jashtezakonshem. Edhe sot berisha nuk foli si kryeminister por si hoxhe.

  18. Bekim Kosovë  07/04/2012 në 3:53 pm

    Eshte per tu habitur se si nje intelektual mund te jete kaq injorant e te mos e kuptoje se cka tha Sali Berisha gjate takimit qe pati me Kryeministrin Turk.
    Kryeministri Shqiptar tha se nje pjese shume e madhe e njerzve qe jetojn ne Turqi (sidomos ne pjesen perendimore te Turqis), kane prejardhje shqiptare, bile vet Kryeministrit Turk, ne menyre indirekte, i tha se edhe ai mund te kete gjak shqiptari.
    Pra, Kryeministri shqiptar ne asnje rast nuk tha se Shqiptaret kan gjak Turku.
    Do deshiroja te dija se si do te reagonin intelektualet e llojit te Ardian Ndreces, nese nje dite Kryeministri Shqiptar do te deklaronte, ne Itali, se edhe Venedikast, sipas shume historianve te njohur nderkombtar,kane prejardhje ILire !

  19. demokrati  07/04/2012 në 3:56 pm

    Ka disa që janë që smuhen dhe qmenden kur ndijin vetëm emrin Islam ose Turq sepse janë islamofob dhe turkofom ortodoks. Këta persona urgjentisht duhen të marin vakcinën kundër kësaj smundjeje sepse për Islamin dhe Turqit do të ndëgjoin shum shpesh në të ardhmën.Më lejoni të them një UA për fobistat.

  20. sabriu  07/04/2012 në 4:19 pm

    berisha mbase si individe ka gjak turk por jo shqiptaret.ne jemi pushtu nga turku. Berisha pa vonese duhet ta ndreq kete
    kete qi ka thane eshte e pafalshme.
    sabiu

  21. kurbini  07/04/2012 në 4:31 pm

    Shume realistik ky shkrim

    • EdiRuci  07/04/2012 në 6:27 pm

      MIRE SE NDRECEN E PAGUAN RAMA ME SHKARRAVITE DICKA KUNDER BERISHES, PO TY ORE KUSH TE PAGUAN? APO SHKRUAN PER VES ?

  22. artani  07/04/2012 në 4:31 pm

    Do na e permendin serbet, turqit dhe greket jete e mot kete deklarate te Berishes.
    Kush ndjehet turk brenda vetes, e pelqen, dhe kush nuk ndjehet revoltohet.
    Bejani pyetjen vetes se cfare ndjeheni dhe pastaj gjykoni kryeministrin qe kemi.

  23. Arbri  07/04/2012 në 5:42 pm

    Ky ndreca qenka revoltuar shume nga ky fakt historik qe eshte boterisht i njohur. Ska asnje problem nese dy popuj jane te lidhur shpirterisht apo edhe nga gjaku.
    Ky zoteria ketu po na sugjeron te zgjedhim patjeter nje kryeminister nga fisi i ndrecajve.

  24. Hatip  07/04/2012 në 6:02 pm

    Kur Ismail Qemalit i zune rrugen per ne vlore ushtria turke tha kush eshte gjak shqipetari tha mire se te vini . Edhe kryeministri pyeti te njeten gje vetem nuk i thiri po u tha se shqipetar ka shume ne turqi ndoshta edhe Kryemnistri i turqise eshte vete tha se kam pyetur direkt po ketu me duket jan ato shkodranet qe martohen me serbet edhe kan nje urretje te papame per Islamin gjaku jone eshte Shqipetare Feja jone eshte islami nuk urrejme neve si ju po ju pasi keni marrje dhenie me serbet na urreni edhe neve aq shume sa ato shpirterat e juaje jan te baltosur shume se per neve nje gjak shipetari (pa mar parasysh cfare feje te ket) se nderojme me gjith arabine !!!

  25. kuksian lumjan  07/04/2012 në 6:08 pm

    Si ka mundesi qe gazeta Mapo keto kohe qenka perfaqesu me nje katolik qe nuk po i pelqeka Sala..apo nuk ka arritur kohet te fundit ti plotesoje tekat per ndonje tender qe nuk ngopet grupi i fuqishem mediatik…turp per ju qe i bleni keta dordolec me porosi qe shajne per llogari pagesash….ky kryeminister eshte me i miri dhe me shqiptari qe kemi pase po vetem eshte shume i zgjuar per disa grupe interesi ketu ne Shqiperi.

  26. francesk  07/04/2012 në 6:17 pm

    turp per ty dhe gazeten qe te len ty me shkru me kaq urrejtje per turqit kryeministri tha tekunderten e kesaj qe thot zotnija jote ti ne ket shkrim perfaqeson llumin e intelektualit. Ti hell gurin e meshe doren shqiptaret e njohin historin berisha ka llan prova se asht shqiptar jo si ti qe je perqares un jam katolik, jo ti, ti je nji komunist nji antikomtar

  27. albi  07/04/2012 në 7:02 pm

    shume ketu paskan harru se ju a ka bere turku nonat per 500 vjet ,kot nuk thone mos ha buken e turkut e te besh duvane e kaurrit,por ne si komb ,na lane mbrapa ata qe kane bere kte duva,dhe te mos harrojme se ishte kurva europe e krishtere qe na shkaperdheu si komb,por ky greke qe ka bere artikullin eshte nji nder ata .

  28. landi  07/04/2012 në 7:18 pm

    pse se postoni komentin tim?

    • Admin  07/04/2012 në 7:20 pm

      Eshte publikuar, shiko te komentet me te vjetra

  29. Lazer Ndrejaj  07/04/2012 në 7:41 pm

    Une pajtohem pjeserisht me z.ndreca por po me vie shume keq per komentuesit qe paskan komentuar ne teme dhe kan hyre aq thell me politika fetare sa qe ia kane humbur total kuptimin temes .Une do ti pyesja gjith ata qe i thon vetit shqipetar qe ti numerojne brezat e tyre sipas emrave dhe nese ne emrin e 6-te eventualisht 7-te me radhe nuk ju del nje emer si: kol,zef,prenk,mark,nike,lek,etj…Por ju figurojn perseri emrat si:hasan,zenel,dervish,ali,etj… ato familje ose nuk i dijne mir emrat ose per ndryshe ato familje nuk kane gjak shqipetari ne venat e tyre por jane ardhacak te cilet kane ardhur nag turqija

    • Deuteronomi 5:20  07/04/2012 në 8:54 pm

      Nuk eshte e ndershme te abuzosh me fjalet e Berishes z. Ndreca. Berisha eshte kush eshte, pune pet ry qe e ka pas mbeshtetur kur sherbeje kapelan tek 55 e Fahri Balliut, po ketu e ka provokuar Erdoganin e i ka thene mos je edhe ti shqiptar, si Ataturku, si hartuesi i himnit kombetar turk, si rektori i pare i universitetit te Stambollit, si romancieri i pare modren turk ETJ.

      Nuk ka thene Berisha se AI vete apo NE kemi gjak shqiptari. Ka thene se turku ka

      Genjeshtra eshte mekat edhe per ju, jo vetem per te tjeret

  30. ajet veleshnja  07/04/2012 në 8:45 pm

    Urime,z.Cami!! Analize e sakte,e ftohte,me shume kulture dhe profesionalizem!Edhe une,(para 15 vjetesh)te vrisja,per Berishen e pare…! Por ky i dyti,…,zot na ruaj!

  31. Albert  07/04/2012 në 8:51 pm

    o shqipetaret e mi bashkombesit e mi demokrat dhe socialist ne vertet jemi te pa ditur, por te pakten te mos e tregojm veten kaq mushka qe sikur dim vetem te degjojm .
    e patem Nanon shyqyr qe na iku, e kemi berishen ta nxjerrim per leckash edhe kete se po behet si Putini ,me besoni ke po kerkoni ju nga 20 vjet zhvillim apo jo , atehere pse nuk e kemi ,sepse po na qeveris vitem ai.por sa te vij rama ne pushtet le ta provojm dhe pasta po sberi dhe ai ta zhdukim edhe ate,deri sa ta kuptojn qe ky eshte nje vend demokratik jo komonist. ju pershendes te gjitheve…

  32. Abdullah Zeneli  07/04/2012 në 9:04 pm

    Unë jam Abdullah Zeneli, botuesi i “Buzukut”. “Buzuku” botoi kur duhej çfarë duhej, pra edhe “Mekamin”, i cili nuk është i tillë siç ‘intepretohet’ harbutërisht nga kadarenjtë e neokadarenjtë si ky Ndreca, Bejko e ndonjë tjetër. Sepse, nuk merren me veprën po me “dëshirat” çnjerëzore. Trebeshina ka “Mekamin” një nga (krye)veprat që duhen lexuar esëll e jo me paragjykime. Flet personazhi, e jo autori. Është vepër letrare e jo shkencore! Fundja, gjetja mjeshtërore fillon pikërisht në kohën e rrënimit të tempujve të krishterë (ortdoksë e katolikë) dhe myslimanë (teqetë dhe xhamitë), rrënime që nuk i bënë tek “Mekami” osmanët, por komunistët shqiptarë! Po të gjykohej Kadare me ç’flasin personazhet e tij, del një mijë herë më çnjerëzor seç pretendojnë ndrecobejkët. Kujtoni çfarë thonë Gjenerali e Prifti për shqiptarët? Cfarë thotë IK-u tek “Kështjella” për rezistencën e Skënderbeut? Barazohet me rezistencën e 5 lavireve! Sa të çmendur që jeni ju o ‘analistë’ pa tru! Dhe tjetra. Nuk bëj avokatin e Saliut, por tani duhet të flasë politika e jo paragjykimet. Politikanët shqiptarë si në Shqipëri, si në Kosovë po bë bëjnë politikë dhe kjo është gjëja më e mirë që i duhet popullit të shumëvuajtur shqiptar!

    • Toni  08/04/2012 në 1:42 pm

      Z.Abdullah, shume sqarim i domosdoshem… Me vjen mire qe e rrezon parashtrimin absurd dhe ekstrem te Ndreces, i cili asht super i njohun per urrejtjen antimyslimane. Thane kjo, deshiroj miresisht te pergjigjesh, per hir te njerezve qe te njohin, – e jo per mue qe jam anonim: – a je konvertu edhe ti ne katolik (te krishtene) apo jo?
      Kam idene se edhe ti je pjese e fushates se deislamizimit te shqiptareve. Me vjen keq me te shkrue kesisoj ne kete forum…

  33. Ardiani  07/04/2012 në 9:12 pm

    Po rrini rehat e mos nxitni urrejtje ndaj njer-tjetrit, se po u prek Shqiperia i ha dreqi edhe mzslimanet, edhe katoliket, edhe ortodokset, edhe ungjilloret, edhe bektashinjte, edhe ateistet. Mos u merrni me pune djalli, po shikoni e punoni ndonje pune te hajrit per Shqiperine!

  34. Nin Neziraj  07/04/2012 në 9:18 pm

    NE QOFTE SE SALI BERISHA KA THEN, SE JEMI VLLAZER ME TURKUN, SHUM GABIM KA BERE. DISA KOMENTUES ME LART, E SHPREHIN QARTE DESHIREN PER TE QEN GJAK TURKU. PUSHTETIN QE FEJA KA MBI JU E DADHON EDHE NJE FEMIJ 5 VJEQ. E MENDOJ SE DUHET TE BENI KUJDES NE OPINJONET QE SHPREHNI, SEPSE DEMTONI HARMONIN E SHUM FAMILJEVE SHQIPETARE ME FE TE NDRYSHME. JAM NGA SHKODRA NUK ME PLAS FARE PER FE TE KRISHTER AS MUSLIMANE E ASNJE DHOJI TJETER. KAM VEDHA MUSULMAN DHE TE KRISHTER, POR NUK KAM VEDHA TURK AS LATIN.

  35. arnaut  07/04/2012 në 9:47 pm

    Ndreca thote: “Asht e kuptueshme se shekujt e pushtimit otoman në Shqipni s’kanë lanë vetëm turqizma, bejte dhe do rrënoja pa vlerë,”

    Pra per Ndrecen qytetet e Tiranes, Elbasanit e Korces te themeluara nga Osmanet jane “rrenoja pa vlere”? Apo e ka fjalen per xhamite e myslimaneve? Ja respekti qe ka Ndreca per bashkekombesit e tij myslimane.

    Turp t’ju vije z Ndreca per te pavertetat dhe marrezite qe nxirrni nga goja. Duket se ju nuk keni takuar asnje shqiptar te Turqise. Po te kishit takuar do e dinit se ata jo vetem qe nuk e kane humbur vetedijen e te qenit shqiptar, por jane teper krenar per kete fakt dhe nxitojne ta vene ne dukje duke ruajtur dashurine me te madhe per Shqiperine dhe shqiptaret.

  36. Shkodrani.London  07/04/2012 në 9:57 pm

    Gjithcka e kuptueshme.Jena popull primitiv e kurre nuk do mund te arrijme minimumin e Europes.Ne kete forum po shoh ate qe mendojme se nuk ekziston,ate per te cilen krenohemi ne menyren me demagoge,barazine fetare.Mos harroni o te mjere se kur erdhi Turku,na gjeti te gjithve kristiane.Sic u shendrru Sala per nje nate,nga komunist e spiun,ne demokrat edhe ne ndrruam fe pak me zor e shum me deshire.Kjo per privilegje,pasi realiteti i sotem e tregonkete.A nuk eshte mbushur PD me ish komunista e spiune te dikurshem??? Te pakten PS qendroi ne llogoren e vet,duke kerkuar riformatimin.Nuk besoj se gjen ne Shkoder jenicere si nje pjese e forumit,me kaq urrejtje fetare.Une jam mysliman,por jam Shqiptar,kam vetem nje gjuhe nane qe asht Shqipja,ashtu si te gjithe katoliket e ortodoksit.Nuk kam e nuk due me pas asgja Turke ne qenjen time.Ndreca,une te pergezoj per shkrimin.

  37. Marin  07/04/2012 në 11:14 pm

    Z. Ndreca ka bere nje shkrim shume te sakte, qe godet m’u ne zemer te turqve shqipfoles.
    Ne Shqiperi gjen shume nga kjo rrace kopile e Anadollit, po jashte saj, shef se ato qe duhet te ishin trojet etnike tonat nuk kane ndonje dallim prej Sirise, Pakistanit apo Afganistanit.
    A ka ndonje ketu qe mendon se me keta persona te paidentitet mund te behet komb? Edhe sa kohe do i durojme Mekamet e gjysme-henat e kamufluar kuq e zi-pikerisht me flamurin e heroit qe urrejne po edhe ju shtjen friken sot e kesaj dite?
    Jo se Kastrioti do nxjerre shpaten, po se ai eshte alfa i identitetit tone kombetar, qe per 500 vjet korri fitore kunder harreses se tij e te kombit qe me zorrin me te madh osmanet deshen te na imponojne?! Ai dhe vetem ai, edhe gjysme mijevjecari mbasi ka nderru jete, vazhdon te qendroje midis turqizimit edhe europianizimit, duke ja prishe keshtu endrren sulltaneve Erdogan dhe vezireve Davutogllu.

    • ilir  08/04/2012 në 3:01 pm

      po rri mor Marin, se fytyrat tuaja qe ngjajne me racen e saraceneve te vendosur ne mirdite apo gjetke tregojne me se miri se cfare katoliko-autoktonesh jeni. Katoliket nuk duhet te ngaterrojne fene me pushtuesin. islami eshte nje fe e ndritur ashtu sic eshte krishterimi, por te mos perziejme keto dy nocione. Myslimanet jane shqiptare dhe kane luftuar per atdhe me shume se edhe disa te tjere qe per interesa te ngushta kane qene regjente te pushtuesit te veshur edhe me veladonin e Kishes. Ka pasur edhe prej atyre qe nxiten luften kunderejt sistemit demokratik ne vitet e mbreterise duke marre florinjte e serbit me veladon duke nxitur malsine e Dukagjinit etj etj etj. Ka plot histori por ju lutem mos e nxitni hapjen e ketyre fleteve se mund te dalin cudira

  38. Nik Kodra  08/04/2012 në 12:09 am

    Z. Ndreca ben shkrime me nivel te larte kulturor e debatues. Me pelqen fryma e thelle Shqiptare e shkrimeve te tij. Me sa duket ai eshte mbrujtur bukur mire veçanerisht nga trashegimnia e kolloseve te kultures Shqiptare.

    Tung,

    Nik

  39. Shkoder Locja  08/04/2012 në 1:57 am

    Njeriu asht viktime e te keqes te prodhueme po prej tije, faktet e se ciles nuk besoj te ekzistonje njeri t’i mohoje.
    Asht e veshtire te kuptohet zanafilla, sepse ndoshta na mungojne te dhanat, por nji prej defekteve elementare dhe qi fatkeqesisht asht kthye ne kryesor, asht te shkruemit perçarte te historise. Shprehja “historia shkruhet prej fituesve”, tregon bindshem se njeriut , as edhe gjigantet e historise nuk kane mujte me ja shti ne krye se ai nuk ka le per me kene idiot por vetem me nji qellim te caktuem, me u mrekullue prej gjithe asaj qe e rrethon.
    Cudia ma e madhe asht se si kete perçartje, e kan ekzaltu deri ne hymnizim.
    Ka mundesi qi te jete nji nga shkaqet qe e ka cue njerezimin te mos i jape mundesi vedit te rrije ne paqe.
    Per kedo qe ka lexu dy rreshta ne jeten e tije, bjen ne sy , se cdo gja e krijueme historikisht ne planin social politik,ne thelbin e saje , ka interesin.

    Dhe çudite vazhdojne. si ka mundesi te ndihet mire nji popull neqoftese populli fqinje nuk asht mire? cilat jane shkaqet reale te kesaj? Edhe sorrave do t’i vinte keq per nji grup tjeter sorrash ne se do te shihnin probleme? Si ka mundesi qe e njejta specie te ndjeje percmim pa as ma te voglin arsyetim real jetik per komunitetet te ngjashme me te?

    Mesa duket, njeriut, nuk i kane mjaftu gjithe keto shekuj per te kuptu se s”ka arrite te njohe vetveten dhe per pasoje logjike nuk ka se si te njohe te tjeret.

    Fatkeqesia ma e madhe e njerzimit asht injoranca e intelektualeve, qe kujtojne se me shkrue bukur e rrjellshem, te kene arrite me e kuptue kete enigme historike e cila ka çue ne transformimin e koshiences ne vetmashtrim. Element me te cilin kane mbajte ne kambe te tana llojet e qeverisjeve. Padyshim perjashtimi ban veç perforcimin e rregullit.

    Dihet prej te gjitheve, se komunitetet per te ndeje ne bashkesi kohezionale, kane pase nevoje per nje amalgame ngjitese.
    Ne kete game te madhe amalgamash, ka qellu te jete edhe ndonji fisnike, por asnji prej tyne nuk ka funksionu ma mire se frika.

    Kush ma bukur se percamja mundet me ushqye friken, e anasjelltas?

    Ne dukje te krijohet pershtypja se friken e kane shpike disa krere, qe ne fakt jo vetem qe nuk eshte e vertete , por eshte e kunderta, ata nuk kane ba kurgja tjeter pervecse koncentrimin e frikave masive, duke i dhane emertime sic jane; rracat, kombet, etnite, religjonet, ideologjite, e sa te tjera marrina qe s’kane te bajne aspak me realitetin fisnik te njeriut.

    Personalisht, besoj se historia po na çon
    drejte nji imperativi; ate te paqes.

    Sigurisht, per vete komplikacionin e saje (meqe njeriu nuk e ka njofte asnjihere realisht) , i bjen per detyre te gjithe njerezve me vullnet te mire, te ekzaltojne anen pozitive te historise ne menyre qe cdo individualitet idiotik te mos kete kapacitet te idiotizoje masat.

    Cikliciteti historik i se keqes mesa duket vjen prej atij intelektualizmi qe tuj harrue me qellim historine, jo vetem personalisht bjen ne gracken e tije, por jep nji kontribut te “cmueshem” qe ky ciklicitet negativ te perjetesohet.

    Jena ne kohe pashkesh.
    Nuk pretendoj ta njoh historine, por nuk kam njofte kampion ma te madh se Krishti per paqen.

    A thue bash sot te flitet per percarje, te jete blasfemia ma e tmerrshme?

    Se cka mendojne kristianet na ka mesue historia, por jam sinqerisht shume kurioz, me dite se çka do te kishte thane Krishti per aktualitetin e llahtarshem te botes, ma merr mendja se nuk i ka mbete gja tjeter, vecse me buzeqeshe. Dhe meqe na ka premtu se do te jete me ne deri diten e fundit, nuk besoj se ndihet mire me na lane ne ksi soj vetmashtrimit masakrant.

    Sikur te dijshim me gjete ndergjegjen brenda vedit, mision per te cilin Krishti asht dergu, nuk do te ishin perserite jo pak idiotsi ne histori.

  40. Shkoder Locja  08/04/2012 në 2:08 am

    Ne thjeshtesine teme te vobekte, i baj thirrje kujtdo i cfaredo rrace e gjinie , relegjioni e identiteti, kombesie e gjuhe, ta rishikojne brenda shpirtit te tyne qeshtjen e paqes se brendeshme per tu reflektue ne ate kolektive,

    Meqenese perçamja me duket se identifikohet me termetin, kujt te ja marre mendja mund te jetoje edhe ne termet, e ka me pa se sa fryte te “bukra” merr, per mos me thane ndonji amputim truni

  41. Studenti  08/04/2012 në 8:04 am

    Patjeter qe kemi mardhenie gjaku me te tjere, por ato jane shperdoruar nga “sojlinjte” tane qe nuk nuk thane dhe nuk bënë gjënë e duhur ne kohen e ne vendin e duhur.Jane mijra “arnaute” qe i ka lene fati ne Turqi dhe nuk u eshte lejuar as gjuha, as flamuri, as kesula e bardhe, ne rreth 700 fshatra te Greqise ka “arvanitas”, qe flasin tines dhe nuk mundet te tregojne se cilet jane, me mijra te tjere ne shtetet sllave jane perndjekur e perveluar.Por “nga ky gjak i perziere” ne beme me shume per te tjeret se per veten.Dy niprit e Gjonit te pare e te dyte te kastrioteve u vune ne sherbim te turqeve, Daut Pasha,arnaut,14 vjet vezir i madh, erdhi vrau arnautet ne rrethimin e Shkodres.Mburremi si femije me pape, vezire, pashallare, qe nuk e zune ne goje atedhene e tyre.Krenohemi me te drejte me Millosh Kopiliçin qe vrau Sulltanin ne Fushe-Kosove, me Skenderbeun qe mundi Sulltan Mehmetin ne Kruje, me Dervish Caren qe mundi Hajredin Pashes, me boçaret, xhovaret, kolokotronet qe ndihmuan çlirimin e Greqise por nuk duhet te mburremi vend e pavend derisa nuk mundem te bejme me shume per Shqiperine. Ende injoranca na mban peng ne dilemen:” me ne a kunder nesh”sepse kur prishemi me njerin behemi me tjetrin.Me kinezet kunder sovjetikeve,me ruset kunder jugosllaveve,me italo-gjermanet qe na vrisnin te na jepnin trojet qe na i kishin marre vete, me austriaket qe na vrisnin per te mos na vrare serbet, me ialianet qe na vrisnin per te mos na vrare greket, me turqit qe na vrisnin per te na sjelle tarbiatet islamiste me romaket qe na vrisnin per te na sjelle rregullin e krishterimin, me greket qe kolonizonin trojet ilire per te na sjelle kulturen e helenizmit.”Sojlinjte” tane injorante jane llafazane nuk dine ç’thone, nuk dine ç’bejne; jane orientale duke iu servilur oksidentit, jane oksidentale me kompleksitetin fanatik te orientit. Ata jane pjella jone qe mos qofshin!

  42. ndoc sukaj  08/04/2012 në 8:37 am

    Deklarata e Sales eshte shume cinike dhe me nje servilizem te pa shoq.Pushtuesi kurre nuk mund te shpallet vella.Sala per arsye elektorale dhe te tjera qe ai i di vete, ben deklarime te turpeshme dhe te pa denja jo per nje kryeminister i zgjedhur apo i vjedhur por edhe per nje nepunes te zakonshem te nje diplomacie modeste.Mardhenie vellazerore duhet te ndertohen me te gjithe ish pushtuesit tane ,por duke u permbajtur rregullave ne veprime dhe deklarime.

  43. Abdullah Zeneli  08/04/2012 në 11:45 am

    Më dhimbsen vërtet Ndreca dhe bashkëmendimtarët e tij. Se dalin në pozitat e ajatollahëve, tek i bëjnë fetvanë Trebeshinës, shihet qartë. Se e duan vetëm gjysmën e popullit shqiptar, edhe kjo shihet qartë, e duan vetëm atë të dialektit. Tani kush është “kokë turku” këtu: ai që përçan me gjuhën dhe “ideologjinë” e homeinëve apo Trebeshina që tipizon një personazh me të cilin pasqyron kulmin e diktaturës komuniste, e cila, ndër të tjera, rrënoi fe e atdhe… Dhe tjetra, e përsëris këtë, pa dashur të bëj avokatin e dikujt: kush bën ballabanin e hamzanë tek keqintepreton një deklaratë të kryeministrit aktual shqiptar?

  44. Era  08/04/2012 në 11:47 am

    perse e kerkojme fajin te turqia apo berisha or zotni,fajin kerkoje te vet shqiptart mor sepse i gjith ballkani ishte i pushtum prej turkut por vec ne u ndame e coptum ,jo or jo nuk e kane fajin vec turqit e trakatatet e europes k**ve por vet shqiptari qe esht armik i shqiptarit.Ti vet ke shkru me lart se nje pjese e madhe e shqiptareve ne nje menyre a tjeter kane emigruar ne turqi pse ti nuk mendon se berisha pikerisht per keta shqiptare ka dhene nje deklarate te tille ??une per vete femijet e xhaxhallareve te nenes sime pavarsisht se jane shperngulur ne turqi per shkak te serbit do vazhdoj ti cuaj vellezer.

  45. Ilirian Bytyçi  08/04/2012 në 12:20 pm

    Gjithçka në rregull Ardian Ndreca, shumë mirë e ke në shumë pika, por vetëm që e ke shkruar artikullin tënd në atë farë “gegnishte” të idiotave, unë s’mund të durojë dot pa të shajtur. Po ti s’qenke hiq më mirë se ai hedhurina Berisha & Co!

    • Era  08/04/2012 në 6:28 pm

      dokumenti i pare ne shqip eshte “Meshari” i Gjon Buzukut i vitit 1555 eshte gegnisht more injorant

      • Iliri  08/04/2012 në 6:45 pm

        Era mos ja ver re. Zotria vete siç e mund ta shohesh nga gabimet drejtshkrimore shkruan gegnisht duke perdorur q’ per ç… Urrejtesit gjithmone jane me problmeme personale kryesisht te vetevleresimit…

      • arian  09/04/2012 në 7:16 am

        e c’do me thene kjo,qe shqiptaret kane qene gege,pervecse te krishtere?
        Aq sa pozicionim lokal do merrni,po aq provinciale do dukeni ne sy te progresit ne Shqiperi.
        Sikurse ne kohe te otomaneve,dhe atehere ishte nji fe ajo qe i kish nda shqipot ne greke e venedikas.

  46. ilir  08/04/2012 në 2:21 pm

    me gjithe respektin per ju Z. Ndreca respekt te cilin e kam shprehe shpesh ne komentet e mia une ne kete rast do ju rikujtoja vetem ca fskte historike. Ne kemi 20 vjet qe po tentojme te renditemi perkrah kombeve europiane ne perspektiven e te ardhmes, por me gjithe perpjkekjet tona, perendimi na u ofrua vetem me instalimin e ca bizneseve te dyshimta me financim parash jo te pastra, na diskrimoi per 20 vjet duke mohuar qarkullimin e lire per 3 milione shqiptare, nderkaq qe ruset, bullgaret, rumunet apo edhe luftenxitesit e ballkanit serbet kane fituar me kohe statuisn e levizjes se lire duke deportuar gjithashtu trafiqet dhe njerezit e kerkuar per krime lufte. Ky perendim “demokratik”ne momentin kur duhet te tregonte vlerat e saja humane ne 1999 gjate konfliktit ne Kosove u rreshtua per interesa thellesiht te ngushta me palen humbese, aleatet e vetem te qarte dhe te vendosur ishin USA dhe Turqia. Te mos harrojme gjithashtu kercenimin e Zonjes se nderuar Tansu Ciller nese integriteti i Shqiperise do cenohej ne 97. Te mos harrojme gjithashtu levizjen pa viza te shqiptareve ne turqi qe ne fillim te viteve 90, marredheniet tregtare si burim kryesor i furnizimit te biznesit te vogel dhe te mesem. te mos harrojme gjithashtu edhe komunitetin e madh shqiptar prej milona banoresh ne Turqi te cilet kane kontribuar gjithmone ne lobimin pro integritetit te shqiperise, dhe njohjes se saj preane organizmave nderkombetare. Gjithsesi me kete une sdua te mbroj otomanizmin, duhet te dime te ndajme influencen romako-bizanto-otomane me realitetin e ri te Turqise se reformuar dhe moderne. shqiperia dhe shqiptaret kane tentuar fuqishem te jene pjese kontribuese dhe dinjitoze e Europes por Europa me 12 yjet e kurores se Shen Merise ne flamurin e saj bojeqielli nuk pranon diversitetin dhe aq me keq diversitetin fetar, atehere meqe Bullgaria dhe rumania ishin me te afert nga pikepamja religjioze tashme po japin provat e ngutjes se BE per te zgjeruar gjoja influencen e perendorise se vjeter romane e mbetur me rudimentet e saj ne Viene meqe Vatikani ka nje konflikt konceptual me influencen e Austrise . I dashur Ndreca Shqiperia dhe Bosnja jane prova me e fuqishme e integrimit dhe e pranimit te diversitetit religjioz ne gjirin e saj, pas proves se deshtuar per asgjesimin e popullit mysliman boshnjak dhe te diskriminit te shqiptareve ne shqiperi dhe kosove, tashme Europa ka kupttuar qe po plaket dhe po gerryhet nga kriza ekonomike qe e ka kapluar, nuk eshte e rastesishme qe dy konfliketet me te medha qe ka pare bota linden pikerisht ketu ne kete Europen e “qyteteruar”. Shqiptaret kane vetem nje fe”shqiptarine”asnje fe tek ne nuk arrin te percaje bashkepunimin ne komunitet ne mes njeri tjerit, mos harroni qe betimi me fisnik i shqiptarit ka qene dhe mbetet “per qiell e per dhe”, “pasha driten e diellit” etj, dhe kjo me shume se gjithcka tregon lashtesine e ketij popull perpara se ate dikush me dashakeqesi ta quante “Illiricum” apo “Arnavutluk”, nese Kryemnistri thote qe ismlami do flase shqip eshte lajm i mire sepse cdo popull duhet te predikoje si krishterimin apo islamizmin ne gjuhen e tij. Keq apo mire, bardh apo zi, islamizmi e mbrojti shqiperine nga asgjesimi si komb, islamizmi u absorbua nga shqiptaret si nje kod qe perafrohej me shume me zakonet e shqiptarve nder shekuj, me rregullat morale dhe bashkejetesen ne komunitet. Dhe kur diskutojme per islamizmin duhet te ndajme konceptin e religjionit dhe influencen e otomanizminit si sistem. Osmanizmni nuk ishte asgje tjeter vetem vijimesi e tradites bizantine por me ne krye fisin e Selxhukeve.

    • Saimiri Ireland  09/04/2012 në 9:09 pm

      Ilir te pershendes per konceptin e gjykimit,ndaj shkrimit te zotit Ndreci.

  47. luzati  08/04/2012 në 2:37 pm

    shume drejt z.ndreca,une nuk e kuptoj se ku po na con kjo politike duke u bre vlla me nje pushtues qe nuk ka lene gje pa bere per ta cbere Shqiperine,turp,turp…..

  48. Ani111  08/04/2012 në 5:26 pm

    Sipas disa komentuesve ktu, ne shqiptaret paskem ken me fat se na paska sundue turku per 500 vjet!!! Merrni me mende pas ca gjeneratash nipat tone do te thone se ne shqiptaret kemi pas fate se na kane sunduar shkijet. Kete munde ta thone veq MATRAPAZAT.

  49. iliri tirane  08/04/2012 në 5:39 pm

    se pari do thoja ne jemi shqiptare dhe nuk duhet te pranojme ne asnje menyre te flasim si turq greke italian serb , kemi disa fe nder shqiptar qe na bashkojn dhe jo qe na ndajne , eshte mire te mesojm sa me shume per bashkjetesen e shqiptareve dhe jo te shesim lloj lloj recetash megojen tone qe i degjojm cilido dallkauk qe gerthet me sa ze mundet! do i kujtoja z.ndreca meqe eshte me fe katolike , librin e te ndjerit at zef pellumbi ‘histori kurre e pa shkrueme’ se kush jane fete e shqiptareve.

  50. reformer  08/04/2012 në 10:42 pm

    Nganjehere pyes veten nese Ardiani eshte i vetmi shqiptar intelektual qe ka mbetur ne faqe te dheut! Sidoqofte, edhe pse shkruan gegnisht dhe kjo i acaron disa (per mua kjo eshte ceshtje forme, por edhe identiteti te njeriut qe nuk mund te shtiret dhe nuk e pranon te dale nga zhgualli i vet qe i eshte bere lekure), edhe pse eshte anti-komunist i thekur, deri ne ekstrem, me duhet ta pranoj se eshte i vetmi qe mendon dhe ndjen thellesisht si shqiptar dhe nuk mundet te te jete ndryshe.
    Sa per Sali berishen ai cfare thote sot nuk thote neser dhe pergjithsisht eshte vetem nje oportunist i pafetyre, qe per te shpetuar pushtetin e vet eshte gati te shkoje edhe me djallin…

  51. Lumo  09/04/2012 në 4:26 am

    I nderumi Studenti a kan perzimje gjaku shqiptaret me greket?!

  52. Atila  09/04/2012 në 7:01 am

    Asnje shqiptar s’ka gjak turk
    po si duket Berisha u ngut,
    se ne vend te trurit ka m..t.

    • loni  10/04/2012 në 10:02 am

      Ashtu eshte afersisht moj Atila.
      Vecse ne Ballkan e gjetke eshte teper e veshtire qe te gjesh nje komb “me gjak te paster”. Sllavet qe erdhen ne Gadishullin ilirik, u perzjene me iliret,romaket, mongolet, turqit e tani kane sajuar kombet e tyre, serbe, kroat,bullgar etj.
      Nga grekerit e lashte, fale gjuhes se vjeter te shkruar greke, eshte ruajtur njefare identiteti qe po ta analizosh mire, pothuajse nuk ka fare lidhje fare me grekerit e sotshem, nje perzjerje arabo,iliro-epirotase,maqedonase, romake, turke e shhqiptare.
      Po kjo gje mund te thuhet edhe per ate qe konsiderohet sot si kombi turk. Nese i hyn thelle perberjes etnike te turqve, do te dalin te gjithe “kombet” e Ballkanit te sotshem, perfshire edhe te gjithe kombet e tjera perberese te perandorise se fuqishme osmane.
      Ne shqiptaret duhet te krenohemi per faktin se ndonese nuk i perkisnim aleancave e grup kombeve te medha, aritem te krijojme nje komb me rrenje te lashta te ilireve. Megjithete do te ishte nje mburacakeri qesharake sikur te pretendonim se vetem ne kemi “gjak te paster” ilir. Edhe tek ne furtunat e historise e dyndjeve te popullsive e kane bere punen e tyre.
      Per rastin konkret, pra komentet qe ju behen deklarates se Berishes se turqit kane lidhje gjaku me popullin shqiptar, ne menyre teper keqdashese eshte keqinterpretuar konteksti.
      Shume stuediues turq bashkekohes, me gjysem zeri, pasi kjo nuk pajtohet me politiken zyrtare te qeverise turke, kane pohuar se ka mbi 5 milione qytetare turq me origjine shqiptare, sic ka disa miliona edhe nga kombesite e tjera.
      Nese kryeministri i Shqiperise ja permend kete fakt kryeministrit turk, jo vetem qe nuk mund te meret si nje shenje e peruljes politike te tij ndaj Turqise, por e kunderta. Nje deklarate te tille te perafert ka bere Berisha edhe per Greqine ku dihet se nje perqindje e madhe e popullsise se saj kane origjine arvanitase e ketu behet fjale per dy-tre milione. Nese krahasojme numurin e popullsise turke me ate greke, na del se ne Greqi ne raport me popullsine qe quhet greke, ka shume me teper shqiptare se cka ne Turqi.
      Ku qenka e keqja pra qe ne shqiptaret duke pasur ne Greqi e Turqi nje numer kaq te madh qytetaresh greke apo turq me origjine shqiptare, ti quajme ato vellezer ?

      • lulu atosi  10/04/2012 në 4:35 pm

        Mbeshtes komentin tuaj.Sipas njohurive te mia kjo eshte e vetertete, dhe per me teper nocioni komb sic e perdorim ne sot, eshte zhvilluar vone, se me pare perdorej ne kuptimin rrace/njerez qe flasnin te njejten gjuhe, qe kane te njejtnin etnitet,histori, po nuk kane kufinj. Mund te thuhet ndonjehere se e ashtequajtequjtura krenari kombetare, nuk varet nga gjaku, po nga historia, qe gjithmone shkruhet nga fitimtaret. Mendoj se eshte me mire ti fokusojme energjite tek gjuha qe na ben unik, se sa per gjakun, eshte vertetetuar tashme edhe shkencerisht qe gjithe popujt qe jetojne ne kontinentin e Europes,(ketu perfshihet edhe populli yne, edhe ai turk e grek, edhe ai serb),kane gjak te bardhesh,:)dhe u perkasin po te njetet grupe gjaku.

    • alban  13/04/2012 në 9:47 am

      ashtu ke ti se nuk shkon larg hundes tande…atila.ti je anonim ndersa ai eshte dikush.mos mbyll syte e veshet po degjo edhe argumentat edhe nese thuhen nga berisha.

  53. Ulpiana  09/04/2012 në 9:13 am

    Z.Ndreca, si malesor dhe katolik me besim, me duket se eshte pakez i ndarkuar me social-komunizem, i pelqen me shume socialitet e Shqiperise sesa demokratet qe nji analisti nuk i bejne ndere keto qendrime. Si duket eshte verbuar nga kjo bindje politike dhe me syçele nuk e shef apo dallon ndryshimin e vendit te vet nga (kryesisht) 97-ta e ketej. Vetete eshte trishtuese dhe e dhembeshme pas te gjitha atyre qe permendi Z. Ndreca qe aq shume te pelqehen dhe perkrahen vetite, traditat, telenovelat e te tjera te nji pushtuesi 530 vjeqare. Por Zoti Ndreca duhet ta dije se ne Turqi e shtete per-rreth, Siri etj jetojne qindramijera shqiptare me origjine. Ndoshta ketije zoteriut te nderuar i ka shpetuar apo s’ka dashte ta degjoi pyetjen qe Dr. Berisha i beri homologut turk: a mos keni edhe ju gjak shqiptari? Dhe ky i fundit paraqitej qe nuk e ka kuptuar pyetjen. Politika Z. Ndreca eshte nji diqka qe tjeter flitet, tjeter mendohet dhe veprohet. Duhet kuptuar gjuhen politike edhe te Saliut si qdo politikani te mirefillte, te lutem mos ia humb vehtes tende vleren intelektuale. Te pergezoi per gegenishten tande…

  54. Saimiri Ireland  09/04/2012 në 12:17 pm

    Z Ndreca
    e kuptoje shqetesimin tende per perzjerjen e gjakut Shqiptar me ate Turk.
    por le ta shohim kete ceshtje me me pak gjkeftohtesi,Turqet nuk e mohojne qe kane gjake Shqiptari ne venat e tyre,dhe kjo nuk i ben ata te jene me pak Turq sesa Shqiptare, dhe duke patur parasysh menyren e krushqive dhe marredheniet e dy popujve ne te njejten perandori i bije qe zoti Berisha nuk larg realitetit, por kjo nuk na bene neve me pak Shqiptare,ashtu si nuk bek Anglezet me pak Angleze edhe pse kane gjak skandinave apo italianet e jugut qe kane perzjerje me gjakun shqiptare, por e gjtha kjo eshte nje loje politike e cila ne fund te fundit nuk i bene Shqiperise ndonje dem, sepse demi i eshte bere Shqiperise shekuj me pare,dhe kjo le te mos harrojme edhe me braktisjen e Shqiptareve nga fuqite e krishtera te cilat benin marrdhenie me perandorine osmane ne kurrize te shqiptareve dhe ndanin territoret e shqiperise mes tyre dhe sjell ketu pershembull shkodren apo edhe ishujte e jonit dhe disa qytete te Shqiperise qe kane qene nen kontroll te venecianeve e quajtur Shqiperia Veneciane,deri ne shekullin e 19.ku ishin fqinjet tane te krishtere kur ne luftonim Turkun per te mbrojtur fene kulturen dhe gjuhen,i pame sa mireseardhes ishin edhe pas rrezimit te komunizmit ata i mbyllen kufijte e tyre ashtu si beri Enveri me pare,dhe te mos harrojme se e gjithe kjo nuk na erdhi vetem se Turku nuk mundi ta mbante Shqiperine te gjithe ne nje shtet, por me shume prape nga fqinjet tane dhe nga fuqite e medha te krishtera.UK,RUSI,FRANCE,GJERMANI,
    por le te shikojme edhe zhvillimet e fundit ne rajone dhe luften e Kosoves a ka qene Turqia nje mbeshtetese e madhe e cauzes Shqiptare une besoje se po.
    a kam une gjak Turk ne vena?! ndoshta! nuk e di! por a jam Shqiptar apsolutisht po.

  55. Nikonestea  09/04/2012 në 1:01 pm

    Shkrimi eshte shume i mire dhe i drejte …pavaresisht disave qe duan ta ngaterrojne me parti demokratike apo socialiste.Trajtimi eshte thjesht historik dhe patriotik….sa per demet qe trashegojme nga pushtimi (e theksoj )pushtimi 500 vjecar turk,jane akoma te pallogariteshme…..vetem mendimi qe kane disa se kane gjak turk ne venat e tyre mjafton per te kuptuar demin edhe sot….sa per autorin….urime vertet..

  56. ronce  09/04/2012 në 3:16 pm

    Dy frazat e fundit te ketij Sajmirit jane fundi dhe fillimi iketij diskutimi maratone

  57. Trimi  09/04/2012 në 3:57 pm

    Me lejoni tiu them qe gazeta MAPO eshte mbushur plot e per plot me islamofob! Edhe Cili mos te flase me per idete e tij liberale…..

  58. O Ndreca  09/04/2012 në 5:11 pm

    O katolik shkodre (keshtu m’u duke nga e folura Ndreca se jam edhe une nga Shkodra), cfare te ka ba turku ty qe flet me kaq mllef. ku e keni ate tolerancen nderfetare se na çat kryet per tolerancen nder vite.
    Mund te them (kam jetuar 3 vite ne Turqi) se Turqit atje (me origjine shqiptare) jane ku e ku me shqiptare se sa ti vete. ty te pelqen te te quajne italian, grek, krenohesh se si disa bashkeatdhetaret e tu nderruan fene dhe emrin per nje kafshate buke ne Greqi dhe na i shan turqit qe na dolen zot per 500 vjet dhe na e ban te mundun qe te vazhdojme te jemi shqiptare. e pse thu ti se po te mos kishte ardhe turku ne do te vazhdonim te ishim shqiptare? ne po sdina me u marre vesh tani (gjoja me te civilizuar) lere me atehere ku dominonin zakonet injorante. turku na futi ne shinat e duhura dhe jemi kush jemi tani. e ne dac me dite ti, kur takoja turqit sa isha atje ne Turqi dhe merrnin vesh qe ishin shqiptar nga Shqiperia mund te me dilnin shume vete qe thonin se jemi shqiptare. une hapja syte dhe nuk ju besoja aq shume. kur fillonin pastaj te me thonin jo gjyshi, jo stergjyshi nga Kosova apo Maqedonia, apo dikush tjeter te me thoshte Shkodra (madje me permendte edhe Taraboshin) e flisnin rreth krahinave te te pareve. ata as qe kane qene nje here ne Shqiperi por e ndjenin veten shqiptare dhe me gjak shqiptari. kur isha ne Stamboll dhe kisha ndonje pune per te kryer ne ndonje institucion dhe kishte rradhe sapo merrnin vesh qe isha i huaj nga Shqiperia me leshonin rradhen ne shenje respekti pavaresisht se mund ti kushtonte shume. jo si ti Ndrece, qe kur shkon ne Itali apo ne Gjermani te dridhet gjuha te thuash qe jam shqiptar sepse te vjen turp, por preferon te thuash katolik, europian, por kurrsesi shqiptar. kurse ketu vjen e me mban leksione. me vjen turp ndaj vetes qe denjova dhe humba aq kohe te vlefshme duke te lexuar mllefet e tuaja raciste dhe antishqiptare. kete koment e bera jo se desha me te begenise ma shume por thjesht me ju tregu lexuesve ketu disa nga pervojat e mia…

  59. dhori  09/04/2012 në 6:03 pm

    a munt te me thote karizmatiku sali keta vellezerit turq a kane hapur ndonje shkolle shqipe ne turqi dhe a e pranojne qe kane qene pushtues

  60. Admin  09/04/2012 në 10:43 pm

    Pse fshihen komentet në mapo.al

    Gazeta Mapo Online po përpiqet të ruaj një standard në komentet që publikohen, duke tentuar të përjashtojë fyerjet, racizmat, shprehje të urrejtjes për grupe, etni apo komunitete. Natyrisht ka qenë e pamundur që të arrihet plotësisht diçka e tillë dhe diku diku mund të ketë shpëtuar ndonjë koment, pasi ndonjëherë fjalët gjenden mes 10 apo 20 fjalish. Ajo që duam të themi është se fyerjet dhe sharjet nuk i shtojnë asgjë një debati apo një diskutimi. Nuk i shtojnë asgjë argumentit që mund të keni, por mund ta bëjnë atë të papublikueshëm dhe të palexueshëm. Komentet me të tillë përmbajtje do censurohen, fshihen dhe editohen, madje Mapo lutet që në raste të kësaj natyre të njoftoni nëse gjykoni se një koment ka përmbajtje të papranueshme dhe fyese. Natyrisht gjykimet janë subjektive, mjaft komente mund të fshihen plotësisht për shkak të një fjale të vetme dhe mjaft të tjerë ne përpiqemi t’i editojmë për të mos humbur thelbin e asaj që ju doni të thoni, por ne po shpresojmë sidomos në komente që kanë të bëjnë me tema ku preken grupe të tëra sociale, fe apo komunitete që ju të kurseheni në sharjet dhe fyerjet dhe të përqendroheni në dhënien e një mendimi apo një argumenti. Numri i komenteve të fshira në shkrime si ai i Ardian Ndrecës, Enkel Demit apo Kristi Pinderit është pothuajse dyfishi i atyre të publikuara, ç’ka është për të ardhur keq pasi ne besojmë që autorët e tyre kanë mundësi të japin gjykime më të përmbajtura që nuk merren me jetën personale të askujt dhe nuk kërcënojnë askënd.
    Ju faleminderit.

    • Adminit  10/04/2012 në 3:48 pm

      Kjo i bie qe Ndreca le te shaje sa te mundet muslimanet, le te shaje sa te mundet ato qe do ai, pasi Mapo jo vetem qe e vlereson duke ja botuar shkrimin, por edhe e mbron duke mos publikuar asnje fjale “fyese” por qe eshte tejet e merituar per ate qe ka shkruar Ndreca. Perderisa shahet kaq shume nga populli do te thote se i paska merituar. ku ka tym nuk asht pa gja thote populli i urte…

  61. Albani  10/04/2012 në 8:01 am

    Z.Ardian! Urime per shkrimin e mrekullueshem! Sot po jetojme nje situate, kur e keqja antishqiptare ka krijue mekanizmat e veta e asht fuqizue kaq shume ,sa guxon e mbron edhe tradhetine kombetare;kane kurajon e perbuzin te paret e tyre, e fyejne Heroin tone Kombetar!!! Per keta antishqiptare te organizuem ma se miri kunder kombit tone,nuk ka vlere e verteta,nuk ka vlere asgje pozitive. Komentuesit kunder shkrimit tuej,i ngjajne atyre shqiptareve me te cilet tallet poeti Esat Mekuli: “jam turk e halam dylyla!”

  62. Skender Lluka  10/04/2012 në 8:10 am

    z.te nderuar eshte e drejte qe politika te kuptohet si art, politika lexohet mes rreshteve dhe politika te qan koken pas 24 oreve. Sali Berisha beri komentin e tije ne relacionet Turqi Shqiperi me gjakun shqipetar ku thote qe ne Turqi jetojne mbi 6 milion qytetar me periardhje ( me gjak) shqipetari. Dhe kjo ishte esenca e kesaj deklarate kush e ka degjua mire. Turqia si shtet nuk duhet te nenvlersohet pasi qe eshter shteti me rritje ekonomike me te larte ne Evrope ( 10,37% shtimi vjetor per vitin 2011). Shqiperise i nevoitet partneriteti ekonomik me Turqine si dy shtete te regjionit, shtete mesdhetare dhe me mundesi reale te zhvillimit. Te kujtojme vetem pak fqinjin tane jugor Greqine e cila tere proceset e marredhenjeve me Shqiperine i lidhe ne interese shoveniste dhe nacional-socialiste me fobi te skajshme antishqiptare ku shqipetaret dhe shqiperia ne te gjitha qarqet greke konsiderohen si fatkeqesi kombetare greke. Dhe populli shqiptare eshte i detyruar te avansoi proceset integruese me Greqine per hire te disnivelit shvillimore eko-social per te mos i lere hapsire grekut te diktoi dhe te qorodise jeten e popullit shqipetar. Kur vlersoni duheni te vleresoni me racionalitet intelektual qofte kjo edhe ne spektrin politik ne raportet institucionale shtetrore sa me turqine, Greqine , Italine e vende tjera te botes.

  63. Elvis  10/04/2012 në 10:14 am

    O Ardian ashte mirsi e madhe qe ne Shqipni nuk ka ma shume ekstremiste si puna jote!!! ti shoku i te shkuares nuk je gja tjeter vecse nje krijese perverse subversive e kohes se kumandarit! mos ja qaj hallin Doktorit se i varen kembet por shiko ta rrisesh perqindjen ne menyre fiktive qe te kapesh ndonje fond per vazhdimsine se nuk ta ndjene shume per Shqipnine Ty!!! Nuk e fut e dot Minaren ne thes o sekseri i Ka.Myfta.!!!Gjet e MIra!!!

  64. Pingback: Dr.Ardian Ndreca: Kryeministri me gjak turk ndër vena « Kosova tek AlbEmigrant

  65. Tika  11/04/2012 në 1:40 am

    Z.Adrian,
    nuk njihemi personalisht,por meqenese ju publikoni,na jepet e drejta te shkembejme mendime.Cdo njeri eshte i lire te shprehe mendimet personale,por kur keto mendime ndjellin urrejtje mes popujsh atehere do menduar mire fjala.Ju i akuzoni turqit si nje popull qe na ka bere vec keq,me fal qe po ju them se na kane bere me shume mire se keq.Ne vitin 1389 kur ndodhi beteja e pare mes ushtise se perandorise serbe e asaj turke,ishte koha kur serbia kishte gelltitur pjesen me te madhe te ballkanit dhe shqiperine po e gelltiste pak nga pak.Ne kete kohe qe si thoni edhe ju ne po dilnim nga periudha e lodhshme mesjetare,te percare ne principata a thua do ti benim balle serbise me gjate?Sunduesi i durresit ne ate kohe Karl Thopia,i kerkoi ndihme sulltanit ne luften e pambarueshme me rivalin e tij familjen Balsic qe sundonte ne ate kohe jugun e malit te zi dhe veriun e shqiperise.C’te tregon ky fakt?Familja Balsic ishte serbe,shiko deri ku kishin arritur.Pra duam o s’duam ne ta pohojme,turqia e ndaloi kete pushtim te paevitueshem nga serbet.Turqia kurre nuk beri pastrim ethnik sic beri serbia e maqedonia e greqia per shqiptaret dhe kur qeveria turke i pranoi keta njerz qe ishin viktima te ketij pastrimi ethnik ju i akuzoni ne menyre te padrejte per bashkpunim me keto vende? C’perfitim ka turqia duke pranuar njerez pa vatan e katandi,te persekutuer,te c’nderuar ,te mohuar?Une jam kunder cdo pushtimi ne bote,cdo vend e komb ka te drejten nga ZOTI te jetoje i lire e i pavarur,me udheheqje qe ben te mira per kombin,por realiteti shume here eshte ndryshe.MOS TE HARROJME GJITHASHTU SE ME SHPALLJEN E PAVARESISE NE 1912 NE HUMBEM GJITHASHTU1/3 E TRUALLIT SHQIPTAR QE NGELEN NE SERBI NE MAL TE ZI NE MAQEDONI E GREQI.Nen perandorine atomane tokat shqiptare vazhdonin ne ate qe ne e quajme shqiperia e madhe e qe do ZOTI e behet realitet nje dite.Po deshe nje pergjigje me me detaje per shkrimin me lajmero ketu e une do te pergjigjem me fakte e vite e ngjarje aktuale,por te lutem,mos mbill urrejtje e perkul fakte.A valle do preferonit me mire pushtimni e paevitueshem serb sepse ata jane krishtere,a eshte ky synimi i vertete i ketij artikulli, feja….Po e shohim gjithashtu sot kete pushtim ne irlande sic edhe e kemi pare gjate historise.Njerezit jane te ldhur nga zhgenjimet e lufterat e urrejtjet,mundohu te perhapesh dashuri e miresi e shprese.Me mire se te humbim kohen ne akuzime,te bashkohemi e te kerkojme zgjidhje per problemt qe na dalin perpara.Me respekt.

  66. alban  13/04/2012 në 9:55 am

    Per A.Ndrecen nuk ka rendesi konteksti i dekleratave te k/ministrit shqiptar ne Turqi por ka rendesi te sulmoje vetem personin Berisha.
    Me vjen keq se me ke vu ne pikpytje nje opinion timin per ju si serioz dhe i thelluar ne fushen e letrave dhe te studimeve .Te siguroj qe kjo vetem po te largon nga skalioni i pare ne kete fushe dhe po te con ne rradhen e komisarve qe sulmojne berishen edhe kur ai mund te thoje qe ne vere eshte me nxehte se ne dimer…!

  67. T  13/04/2012 në 8:06 pm

    Ardianin, po te ishte ne Shkoder do ta kishin pyt. “Ku e merr buken ti zotni”. Do t’kishte ba mir me kap naj zanat tjeter ky djal se la nam. Prift i shkon shume!

  68. Agron Luka  16/04/2012 në 4:37 pm

    Po lexoj kete titullin e z. Ardian Ndreca… Mua per pak humor me duket si normale qe z. Sali Berisha ka ne vena gjak turk, sepse ne vena shkarkohet gjaku i papaster, ndersa ne arterie ka gjak alban-shqiptar nga fisi i Berishajve te shek XV, por me pas i konvertuar si islam… Ky tuaf ka kohe qe nuk i kontrollon ato brockullat qe flet…

    • gimi  17/04/2012 në 12:35 pm

      agron une te njoh kush je edhe si fytyre, edhe si artikullshkrues neper gazeta lokale te shkodres duke vjelle vrer ndaj muslimaneve tash 20 vjet. me fal se po ta them, por edhe fizionomia e fytyres tende ty te jep hijen e nje tatari te ardhur nga Kaukazi e jo te quhesh me nder europian, ndaj me mire rri i qete dhe thjesht per hir te mirekuptimit komunitar qe ekziston ne Shkoder mos i fryj kot gjerave dhe mos perkrah kete artikull nazist dhe denigues qe shkruan i nderuari Ndreca. E jo me te na thote qe ne kohen e Skenderbeut paska pase tempuj me kolona mermeri, rruge zhvillimi e pasterti e jete urbane etj etj…hahah, ato qytete qe njiheshin edhe ne kohen e Skenderbeut ato vazhduan te mbeteshin edhe ne perandorine otomane bile me nje hov me te madh zhvillimi dhe me nje tregti te lire me te gjithe rajonin,,,kujto Beratin, Gjirokastren, Shkodren, Gjakoven, Przerenin, Pejen, Shkupin, Janinen.

  69. Agron Luka  16/04/2012 në 4:42 pm

    Gjaku njerezor eshte ne te gjith boten i barabarte, por natyrisht ne grupet ka edhe veçori ne perputhje me perputhje me pershtatien ndaj ambjenteve etj… Edhe popullin turk sot e kemi mik si te gjith fqinjet dhe popujt e botes… Por besoj se z. Berisha tashme duhet te mendoje te dale ne pension.

  70. Malesori  17/04/2012 në 7:20 pm

    …te njoh ne fetyre dhe e dije qe shkruan ne gazetat lokale ,ky asht nje kercenim, por mos kujtoni se kena frige prej jush o meturina te turqeve..!
    Na jena vllazen me tane muslimanet qe kane gjak shqiptarit por me turq e gjak turqish jena armiq te perjetshem. e mos kujtoni se na e shtini frigen o coftina qe qelbeni per sgjallit.

    • gimi  17/04/2012 në 10:23 pm

      O Malesor mos i deformo shprehjet, une po te them qe Z. Luka e njoh nga larg si fytyre dhe ky nuk eshte kercenim, qe ai ka shkruar artikuj jo dashamires ndaj islamit edhe kjo dihet, qe fizionomia e tij i ngjan me shume nje banori te Kaukazit me koke te madhe dhe buze te trasha edhe kjo eshte e vertete qe do thote qe ai ska as lidhje gjaku me Europen, por qe edhe ti qenke kokrra e injorantit pa vlere edhe kjo eshte me se e dukshme dhe qendron sa nje kamion ne kembe. Ik e mos e ndot me teper kete ambjent komentuesish te indoktrinuar me anti islamizem patologjik vetem per dy grosh qe ju sjell ndonje famullitar fshati nga Italia

  71. Agimi  17/04/2012 në 9:04 pm

    Pergezime per shkrimin shume permbajtesor, i nderuar Ardian!
    nuk do them gje me shume pe rshkrimin, por do me lejohet t’iu perkujtoj te gjithe atyre qe mendojne se nen Perandorine Otomane tokat shqiptare ishin te bashkuar, me thjesht se kishim Shqiperine ne teresi: eshte e vertete, nen pushtimin peseqindvjecar otoman, Shqiperia ekzistonte veten ne shpirtin dhe luften e paepur te shqiptareve atdhetare.Shqipoaria nuk ekzistone assesi as per Otomanet e as per ata shqiptare pjese (e administrates, e hierarkise pushtetare-pushtuese…) te Perandorise Otomane. T eterheqim nje paralele dhe t ethemi Shqiperia nen pushtimin sllav ishte, eshte e plote, e tere (kupto: Greqi, Maqedoni, Serbi…). Fatkeqesia jone mbetet edhe sot Perandoria Osmane… Si u be qe ne te miret te mo skemi shtet? si u be qe te gjithe popujt e tjere, te tille qe ishin po ashtu,ne pushtimin Otoman, krijuan shtetet e tyre dhe vetem ne Jo?! sa mire do ishte sikur te venim gishtin ne tamth… duhet doemos!

  72. Alban Guri  19/04/2012 në 12:11 pm

    Po Ardian… turqit duhet te kerkojne falje moralisht, por edhe duke zgjidh qesen per demet materjale qe i kan shkaktuar qytetnimit ilir (te pallogaritshme)…
    vetem nuk e kuptova pse kishte kaq ngut dhe zjarr Ols Jazexhiu me te perifrazu si artikull-shkrues q eme 10 prill, nderkohe qe publikim mban daten e sotme…!
    Eshte edhe pune flamujsh kjo ceshtja e anti-otomanizmit ?!
    Duhet te kete flamurtare edhe ne kete beteje ?! APo duhet me mberrit rezultatin… qe do te thote: Afrimin e Shqiperise me origjinen dhe dinjiotetin e saj, origjinen Ilire.
    Nuk kutpoj se pse qenka kaq i rendesishem organizacjonizmi masonik…ne MA-PO, aq me teper i servirur edhe nga Ols Jazexhiu… plus pastaj nga shkrimatruce qe mbajne mbi krye hyllin cifut te Davidit… duke e qujt Shqipnin toke hebreje dhe toke islame…!
    Me cudit shume vrapi dhe mbarapaskena e gares se deklaratave dhe flamurtarizmi i kauzave…!
    Me vjen era intrige Vegjelie…e cial nuk ijep rendsi kauzave por se kush do te jete flamurtari i tyre… njesoj si Berisha…!

    • ARTISTI  30/04/2012 në 6:03 pm

      PSE PERMENDET VETEM DEMI OTOMAN DHE NUK ZIHET ME GOJE AI ORTODOKSO SLLAV. APO ISHTE ME KRYQ AI, ISHTE PAK ME NDRYSHE. AHAAAAAAAAAAAAAAA

  73. Sokol  20/04/2012 në 12:04 am

    Artikull i mire dhe i munguar mbi Otomanin.

    Sa per Berishen: ai ka shume kohe qe e ka humbur besimin e vertete ne popull, por jo per arsye te politikes se jashtme por asaj te brendeshme… mbahen mire mend ato kohe shprese gjithe genjeshtra.

  74. njani - shkoder  06/05/2012 në 10:35 am

    Ne disa drejtime munde te keshe dhe ke te drejte , por ajo qe me ben pershtyje eshte : 1 .gjithmone flet me mllef kunder Berishes dhe ne unison ( cuditerisht )me antiberishistet ( e per kete me linde e drejta tju pyes megjithmend e urreni berishen ? ) 2.Pavaresisht se cndjejme ti dhe une per token ton dhe paraardhesit tane e deshiraat tona realitetit ske nga t’i ikim ( ndoshta dhe ne se ke argumenta kundershto z. Ndreke Gjini ne komentin e tij shkencor qe thote ai ne te kundert duhet me epranue )3. Ne se kete do ta kishte thene: Edi Rama apo ndonje tjeter kam bindjen se e shumta do kishe heshtur ! Nuk mungoj te vleresoj shume per ato shkrimet tua qe nuk jane te pakta por edhe me shume vlere dhe te mirelexueshme nga ana ime ! Nuk eshte mire edhe per identitetin tend te urresh ! ( mbetem me besimi se me kupton )

  75. beko  27/05/2012 në 11:55 am

    Citimet e K.Trebeshines jan jashte kontekstit dhe tendencioze.
    Hiqe nga mendja se krishterimi eshte shpetimi i kombit shqiptar,si ti nenkupton ne çdo shkrim!
    Qe te jesh i besueshem,ashtu si shkruan me kaq pasion kunder Turqis,fillo e shkruaj ngapak kunder krishterimit,kryqetarve,kryqezatave,djegjeve te heretikeve,identifikimit te klerit katolik me Vatikanin para kombesis……Na sqaro pak per luften per jete a vdekje te Papeve bandite te Vatikanit me mbreterite mesjetare evropiane me qellim final pasurine,pushtetin… Atehere po,zene vend konkluzionet e tua antiturke e antiislame!

    • Lissus i vjetër  01/07/2012 në 10:19 am

      Po beko. Ky artikullshkruesi edhe sot pas 600 vjetësh nuk ka arritur të kuptojë ato mangësi të kishës së krishterë, që të parët e tu i kuptuan që atëherë. Thua kjo ishte arsyeja që ata u konvertuan në islam?
      Lëri përrallat, beko !
      Nëse ju ka mbetur ndonjë gjë shqiptare në koshiencën tuaj, të paktën mos u bëni tifozë të pushtuesit, mos i bëni apologjinë.

  76. deutch  27/06/2012 në 1:57 pm

    shkrim fantastik.

  77. Kastraveci AL[IN  23/10/2012 në 10:40 pm

    Nje shkrim dashakeq dhe anti Kombetar.Nese defiçenca e kuptueshme e autorit me Kryeministrin Shqiptar do te ndalonte ne preferencen e tij per te majten tash dhe te ylberizuar do te ishte nga nje problem personal i autorit deri nje perpjekje per te justifikuar veten se tek Edi(a) ndihet mire,por kur kete kolaps personal kerkon ta kompensoje me sulme perçarese Kombetare ky perversitet i autorit ngelet vetem per t`u misheruar.Duke lexuar me vemendje paçavurja ne form artikulli zbulon se halli e brenga e vertete e autorit eshte jo feja e Kryeministrit Berisha por perkatesia pozitive politike,shoqerore e morale e tij qe nuk mund te kete te krahasuar me Kryeministrin e ngelur perjetesisht ne tentativ shokqen Edi(a) Rama.TUNG AL MAPO.

  78. kurbini  26/11/2012 në 10:14 pm

    fantastik

  79. Pingback: Baba Viktori dhe Nënë Tereza (II) - E-Zani i Nalte

  80. splinter_london  20/03/2013 në 11:45 am

    Shteti Turk ka qene dhe eshte nje shtet i forte dhe krenar,icili ka luajtur nje rol vendimtar ne ruajtjen e identitetit t e kombit Shqiptar.Mos harronoi ju Turkopfobet se rilindasit tone jane shkolluar ne Turqi dhe kane qene deputete te parlamentit turk.
    Turqia eshte nje aleat i sinqerte i Shqiperise dhe Kosoves , eshte nje aleat qe e ndihmon Shqiperine pa kushte. Vete pozicioni gjeopolitik i Turqise e ben ate nje aleat te pazevendesueshem.
    Tani ; FUCK OFF te gjithe turkofabeve.

Komentet janë mbyllur