Vëllazëria shqiptaro-turke dhe kërcënimi nga turkofobët katolikë

1.

Fuqizimi ekonomik dhe politik i viteve të fundit të Turqisë dhe kriza ekonomike që ka përfshirë Europën Perëndimore po jep efektet e saj edhe në Shqipëri. Efektet janë ekonomikë, demografike, politike por edhe ideologjike. Efektet ekonomike e demografike ne i shohim sot në Shqipëri ku emigrantët shqiptarë që emigruan në Itali dhe Greqi në 20 vitet e fundit tani po kthehen në vend për të kërkuar punë. Ndërsa biznesi europjan është në rënie, bizneset, shkollat dhe institucionet turke po shohin përparime të ndjeshme. Efektet ekonomike po sjellin rritjen e rëndësisë së Turqisë në rajon. Presidentët dhe kryeministrat shqiptarë, të cilët shihen si muslimanë e të korruptuar nga elitat e Europës dhe begenisen vetëm nga emisarët prozelitues të Vatikanit, kur shkojnë në Turqi ndihen shumë më të lumtur, pasi aty priten me nderime si vëllezër nga Rumelia. Ndërsa në Europë shqiptarët janë përbuzur në këto 20 vitet e fundit, e shpesh detyruar të ndërrojnë emrat – nga Artan e Mustafa në Jani e Masimo – e shpesh edhe fetë – nga muslimanë e ateistë për në ortodoksë e katolikë – në Turqi atyre nuk u ka ndodhur një gjë e këtillë. Turqit i sajdisin e i pranojnë shqiptarët ashtu siç janë, pa paragjykime për emrat, të kaluarën apo fenë e tyre. E ndërsa në Europë stereotipi kryesor që sundon mbi shqiptarët është se ata janë të dhunshëm e hajdutë, në Turqi, falë të kaluarës osmane, ata imagjinohen si muslymanë të zgjuar, trima, inatçorë e karrieristë që vinë nga Rumelia.

 

Kriza ekonomike e Europës e ka zbehur joshjen që shqiptarët patën me të në vitet ‘90, kur të çliruar nga komunizmi dhe të uritur për liri brohorisnin “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”  E gjithë Europa, si të cilën shqiptarët donin Shqipërinë në vitet ’90, nuk ishte Europa e prostitucionit, drogës, gey-jve, vizave, konvertimeve në kristianizëm dhe përbuzjeve që shqiptarët hoqën mbi supe në këto 20 vite me radhë. Kur në vitet ‘90 ata brohorisnin “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”, Europa që ata kishin parasysh ishte ajo e mirëqenies ekonomike dhe sociale, e deutsche-markave e mercedesëve, dhe jo Europa e poshtërimeve greke e italiane, e shkatërrimit të familjes, diskriminimit fetar dhe etnik që emigrantët hoqën kur shkonin në Europë.

2.

Dobësimi ekonomik i Europës dhe influenca në rritje e Turqisë në Ballkan – sipas teorive të ministrit të saj të jashtëm Ahmet Davutoglu – i cili e sheh Ballkanin si qendër të Koncertit europian të pushtetit e jo si provincë të prapambetur – siç e sheh Brukseli – apo tokë heretikësh ortodoksë dhe islamik – siç e sheh Roma – ka nisur të zgjojë shqetësime e makthe te shumë të krishterë e qafirë shqiptarë. Rishfaqja e Turqisë si fuqi rajonale në Ballkan e si aleat i Amerikës në Lindjen e Mesme dhe Kaukaz, ka qenë e paimagjinueshme për shumë fondamentalistë të krishterë shqiptarë apo vllehë. Kur Aurel Plasari shkroi më 1992 librin “Vija e Teodosit rishfaqet: nga do t’ia mbajnë shqiptarët?”, sipas tij e ardhmja e shqiptarëve duhej të ishte drejt Perëndimit e Krishterimit. Por rikthimi i supozuar turk i ka bërë simendimtarët e tij të zhgënjehen e tremben. Në shkrimet e Arbën Xhaferrit (Pasojat e Akraballëkut, 2007), Piro Mishës (Neo otomanizmi dhe Shqipëria – 2010), Kristo Frashërit (Greqi – Serbi – Turqi, ringjallet trekëmbëshi armiqësor – 2011), Ismail Kadaresë etj., ne kemi lexuar qurravitje e protesta histerike të kaurëve tanë kundër rikthimit të Islamit dhe Turqërisë në Shqipëri.

 

Vizita e fundit e kryeministrit Berisha në Turqi, që u organizua këtë fillim prilli 2012 dhe deklarata që ai bëri pranë Kryeministrit turk, të cilit i tha “ju falënderoj përzemërsisht për pritjen vëllazërore, e them kështu sepse kemi lidhje gjaku.”, ka shërbyer si një shkëndijë tjetër për të rilëshuar një reaksion histerish zinxhir në mesin e kaurëve të Tiranës dhe Prishtinës, për të protestuar ndaj idesë së miqësisë shqiptaro-turke. Në këto ditët e fundit Malken Misha, Kiço Blushi, Pirro Prifti, Fahri Xharra, Enver Robelli, Romeo Gurakuqi, Ardian Ndreca, Alfred Çako, Andrea Stefani etj. janë disa nga turkofobët që kanë prodhuar disa nga shkrimet më fantastike antiturke që janë lëshuar në Shqipëri në këto vitet e fundit.

3.

Deklarata e Kryeministrit për vëllazëri e lidhje gjaku shqiptaro-turke është refuzuar në mënyra të ndryshme nga turkofobët. Disa e kanë refuzuar në terma pornografikë, disa në terma konspirativë, e të tjerë në terma fetarë. Në gazetën ‘Shekulli’ të datës 11 prill, Alban Guri, që i quan turqit hunë e mongolë, të dhunshëm e plaçkitës, thotë se, meqë “na i kanë përdhunuar gjyshet e stërgjyshet, (e prandaj) kjo nuk na bën vëllezër.” Lorenc Vangjeli idenë për vëllazëri me turqit e ka përshkruar si diçka e cila, nëse do të ishte e vërtetë, do vinte si pasojë pse “gjyshet shqiptare kanë rënkuar me ushtarët turq të garnizoneve pushtuese, ose hamshorët shqiptarë kanë bërë namin në viset e vjetra të gjysmëhënës.” Skenaristi i filmave antiturq të kohës së komunizmit, Kiço Blushi, prezencën turke sot në Shqipëri e ka shpjeguar në shkrimin “Ballkanadoll plus “Sulltan Sulejman”” si një pushtim i dytë turk që “po bëhet nëpërmjet haremit, duke synuar kulturalisht një lloj zaptimi të dytë të territoreve që dolën nga sundimi gati pesëshekullor. Kësaj here jo me shpatë e jeniçerë, por me kulturë “perandorake”, me film, me art, me intriga oborri, me ndikim fetar, me qasje propagandistike e me melhem-nostalgji, duke rigjallëruar idenë imperiale.”

Vëllazëria shqiptaro-turke e Kryeministrit është refuzuar edhe në forma fantastiko-shkencore e konspirative. Alfred Çako, p.sh., në shkrimin “Ne vëllezër të një gjaku me turqit?!!” të botuar në ‘Gazeta Shqiptare’, turqit i tregon si një racë “turanike mongoloide … e ardhur në Azinë e Vogël pellazgjike gjatë hordhive të ardhura prej Ulan Batorit,” ndërsa shqiptarët i tregon si pasardhës të “një race të bardhë të ardhur për herë të parë në planet nga yllësia e Andromedës, nga i ashtuquajturi niveli i dytë i dendësisë së vibrimit”, të cilët edhe pse kishin ardhur në tokë pas të zinjve, “në shkëmbim të një teknologjie më të lartë ndaj të zinjve që kishin ardhur 1 milion vjet para në Afrikë, … ju lejua pjesa veriore e planetit.” Si pasojë e këtyre origjinave të ndryshme, Fredi konkludon që ne, pra “hyjnorët” e Tiranës, s’kemi lidhje me mongoloidët e Ankarasë. Në linjë me Fredin qëndron edhe Paskal Milo, i cili ilirët i përshkruan si të qytetëruar, ndërsa turqit si njerëz të shkretëtirës. Deklaratën e Berishës për vëllazëri ai e quan “një sipërmarrje shumë të guximshme … që të gjenim lidhje gjaku midis pasardhësve të ilirëve dhe turqve të ardhur nga shkretëtirat e Anadollit.” Por Paskali, ashtu si edhe Auron Tare, deklaratën e Berishës e sulmon edhe në terma konspirativë, duke e quajtur “një teori serbe” dhe “të Millosheviçit.”

Teorive konspirative të turkofobëve, që vëllazërinë me turqit e refuzojnë nga inati i rënkimit të gjysheve nën jataganin turk, i janë shtuar edhe konspiracitë politike. Këtë bën p.sh. Maklen Misha, në shkrimin “Lëvizjet e fundit në politikën e jashtme të zotit Berisha”, të botuar në ‘Shqip’ më 12 prill 2012. Misha junior, që shkrimin e nis me një fjali konspirative siç bën Marksi në Manifestin e Partisë Komuniste, shkruan “diçka po lëviz në politikën e jashtme shqiptare”. Dhe diçkaje, sipas Maklenit të Piros, është përqafimi i kryeministrit Berisha të projektit neo-otomanist turk, i cili po e përdor këtë ideologji kundër Europës. Në linjë me Maklenin qëndron edhe ortodoksi tjetër Andrea Stefani, i cili “diplomaci(në) me gjak turk (të) Berishës e shikon si “devijim (të) orientimit politik të Shqipërisë nga Europa drejt Azisë. Devijim që e ka parathënë me kohë edhe shkrimtari i shquar i shqiptarëve, Ismail Kadare.” Për Stefanin lidhja e gjakut shqiptaro-turk është një devijim nga “Rilindësit shqiptarë, që luftuan kaq shumë për ruajtjen e identitetit kombëtar nga asimilimi prej pushtuesve”.

4.

Por shkrimet më fantastike kundër turqve janë prodhuar si gjithnjë nga katolikët, të cilët, falë përrallave të Kishës Katolike dhe nacionalizmit shqiptar që ata u besojnë më shumë sesa Jezu Krishtit, turkun e shohin si të keqen më të madhe që ekziston në faqe të tokës. Shkrimet katolike me turq e konspiraci otomanësh po botohen prej disa muajsh në gazetën e revistën e Henri Çilit, MAPO. Në numrin e fundit të revistës, lezhiani Alfred Lela i “zbuloi” publikut shqiptar se Partia e Aleancës Kuq e Zi me “rilindësin” Kreshnik Spahiu i cili ulëret kundër Turqisë dhe Al-Kaedës ditë e natë, në të vërtetë paskësh qenë pjesë e projektit okult neo-otoman. Pra, AKZ-ja me shqiponja, Skënderbe dhe Kreshnikun që bën temena me duart shqiponjë mbi gjoks, paskësh qenë një Parti Turke. Pak ditë përpara se Lela të denonconte konspiracinë Kuq e Zi, këshilltari i presidentit Bamir Topi, Agron Gjekmarkaj, në një shkrim të botuar në gazetën Panorama, me titull “Mbi terminologjinë ‘populli vëlla’ turk”, protestonte pse politikanët tanë i quajnë turqit vëllezër në një kohë që me Turqinë “na lidh vetëm pushtimi gati 500-vjeçar”dhe “pushtimi mund të merret si histori e përbashkët, aq sa është e tillë një marrëdhënie përdhunimi.”

Por deklarata e kryeministrit Berisha i cili sapo shkoi në Turqi, i ripohoi Erdoganit, atë që Gjekmarku denonconte pak ditë më parë, ka qenë shkaku i cili ka lëshuar një sërë katolikësh të zhveshin jataganët e tyre vigjilentë kundër neo-otomanizmit, i cili, mesa duket, s’ka të sosur.

5.

Ndër shkrimet e katolikëve më mbresëlënëse që kam lexuar këto ditë nuk mund të lë pa përmendur shkrimin e Ardian Ndreca me titull “Kryeministri me gjak turk ndër vena” botuar më 10 prill në MAPO. Shkrimi në fjalë ishte një shkrim tipik fanatik katolik; i mbushur me urrejtje për turqit dhe Islamin. Që të jemi i drejtë, shkrimi nuk ndryshonte shumë prej rrëfimeve që fëmijët e shkollave në Shqipëri mësojnë mbi turqit. Ndreca sulmonte Kryeministrin që kish deklaruar lidhjet e gjaku me turqit, e për këtë e akuzonte si “nji turk europian” e “dhelpën e vjetër.” Por ndryshe nga Paskal Milo dhe Auron Tare, që deklaratën e shpjegonin si pjesë të një skenari serb, Ndreca ishte më konkret. Ai tregon që që kur Turqit janë larguar nga Shqipëria, kanë lënë pas një kolonë të pestë, kolonësh turq, të cilët hiqen si shqiptarë, por që nuk janë të këtillë. Ai thotë “shumë banorë të Republikës së Shqipërisë kanë për përqindjen e gjakut turk në venat e tyne.” Sipas tij, “otoman(ët) në Shqipni s’kanë lanë vetëm turqizma, bejte dhe do rrënoja pa vlerë, por edhe disa rrënoja morale të lyeme me varak europian.” Më tej i akuzon turqit se e kanë lënë vendin të prapambetur, por që para ardhjes së tyre kishte “nji kulturë … me Europën.” Turqit akuzohen nga frati katolik edhe si prishës të gjuhës, monumenteve, qyteteve  antike, rrugëve e që përçanë shqiptarët në një “natë të gjatë pesëshekullore.” Turqia akuzohet edhe për bashkëpunim me serbët, për shpërnguljet e shqiptarëve në Anadoll, deklarimin e tyre turq etj. Si përfundim, deklaratën e lidhjes së gjakut Ndreca e shpjegon si pjesë të një konspiracie neo-otomane, e cila “asht transversale e s’mund t’i mveshen të gjitha Berishës.”, pasi “Në nji llogore me të gjinden edhe shumë prej kinse kundërshtarëve të tij, e kam fjalën për disa intelektualë, produkte finale të zuzarisë topitëse të enverizmit shqiptar të viteve ’80”. Pra, sipas Ndrecës, ndërsa Berisha është një munafik neo-otomanist të cilit “i intereson vetëm pushteti”, në anën tjetër, në Shqipëri, ka besimtarë të vërtetë në llogoren neo-otomanite, të cilëve “u intereson edhe kthimi me fytyrë nga Bosfori.” Rrëfimit fantastik të Ndrecës i mungojnë vetëm shtrigat, demonët dhe akuzat e inkuizicionit kundër turqve si heretikë – të cilët ashtu si Gabriele da Salo më 1497 – nuk pranojnë që Jezu Krishti është Zot, por bir njeriu. Sikur të futeshin edhe këto elemente, unë mendoj se ky do ishte një shkrim fantastik për katekizmin e meshave katolike, ku besimtarët yshten të besojnë se Jezu Krishti vdiq në kryq për të shpëtuar botën e se tani ndodhet mes nesh.

6.

Megjithatë, shkrimi më i rëndësishëm i këtyre ditëve kundër marrëdhënieve të Shqipërisë me Turqinë ka ardhur nga Romeo Gurakuqi i Universitetit Europjan të Henri Çilit. Shkrimi me titull “Për një shtet demokratik, shekullor e të europianizuar”, botuar në gazetën Panorama më 13 prill, përveç gabimeve të shqiptimit që ka, dhe tezave konspiraciste me turq që pothuaj të gjithë shkrimet e tjera kanë, është edhe kërcënues. Për ata që dinë të lexojnë mes rreshtash, Gurakuqi në këtë shkrim shpalos platformën e ardhshme të një lufte civile kristiano-muslimane në Shqipëri. Kjo tregohet që në hapje, ku autori thotë se nëse neootomanizmi e “disponibiliteti përulës e puthadorës në një spektër të rëndësishëm të politikës shqiptare ndaj segmenteve të dallueshme të qeverisjes aktuale në Republikën e Turqisë… do të gëzonjë një përkrahje politike, të fshehur apo të hapur,” e “do të merrte një ton orientues në politikën tonë të brendshme dhe të jashtme, ajo do të përbënte ogurin më të zi në jetën e shtetit tonë në këtë 100-vjetor të pavarësimit, pikërisht nga zgjedha hamidiane, sepse do të shkaktonte një çarje të thellë të brendshme, që mund të rezultojë e pariparueshme, brenda popullit tonë dhe qytetarëve të lirë të këtij vendi.”

Në brendësi të shkrimit Gurakuqi i tregon lexuesit një gjë që pak vetë e dinë. Ai tregon sesi Rilindja e bazat e shtetit shqiptar që krijoi Italia me Austrinë, që nga qeveria e Vlorës, Statuti Organik i Vidit, Kongresi i Lushnjës, monarkia e Zogut e deri me Kushtetutën e vitit 1998 kanë sanksionuar një fakt në Shqipëri. Shteti shqiptar është ndërtuar na vazhdimësi si laik dhe “filozofia albanianiste” ka qenë ajo e shtypjes së shumicës muslimane nga pakicat e krishtera. Shtypja ka qenë e vazhdon të jetë kulturore, politike, ideore. Jo më kot Skënderbeu e Nënë Tereza u rrinë shqiptarëve si lugat mbi kokë, që nga Prishtina e deri në Tiranë. Por Gurakuqi, i cili shqetësohet nga fuqizimi i muslimanëve si pasojë e faktorit turk, kërcënon se, nëse kjo politikë 100-vjeçare do të rishikohet, atëherë vendi do të hyjë në një “ballafaqim të ftohtë të brendshëm, në mes atyre segmenteve të popullit tonë që syrin, zemrën dhe trurin e kanë pasur historikisht të hapur për kah liria adriatikase dhe joniane dhe çdokujt që mendjen dhe gojën e mban të lidhur me qasjen hamidiane dhe xhonturke të Davutoglusë.” Me përdorimin e termave adriatikas dhe jonian, dhe jo termin atlantikes, i cili nënkupton aleancën e udhëhequr nga Amerika, Gurakuqi tregon që katolikët shpresat i kanë ende te Italia, ndërsa ortodoksët te Greqia. Autori që ka lexuar dokumente historike dhe i di hilet që Fuqitë e Krishtera të Europës luajtën me shqiptarët kur ua ndërtuan shtetin më 1920, riardhjen e turqve e trajton si një shfaqje të dytë të hijes hamidiane në Shqipëri. Të parën e identifikon me udhëheqjen e Esad Pashë Toptanit, kundër të cilit u mobilizua i gjithë spiunazhi protestant dhe katolik në Shqipëri e Europë, i cili edhe vrau Pashën me atentatin terrorist të Avni Rustemi në Paris. Ndërsa i dyti lidhet me sundimin e Fatos Nanos në mesvitet 2000, kur socialistët krijuan një qeveri të dominuar nga ortodoksët.

Gurakuqi, ashtu si edhe shkruesit e tjerë të kohëve të fundit, rritjen e prezencës turke në Shqipëri e lidh me fantazmën e neo-otomanizmit. Tamam si Arben Xhaferri, i cili në gusht të vitit 2011 deklaroi se rishkrimi i teksteve të historisë në lidhje me turqit do të çojë në “destabilizimin e menjëhershëm të shoqërisë shqiptare…Shqiptarët e krishterë do të reagonin menjëherë dhe natyrshëm kriza do të marrë përmasa të humbjes së besimit të ndërsjellë” edhe teza e Gurakuqit është po kjo. Pra shkrimi i tij me pak fjalë thotë që ose Shqipëria do të vazhdojë të mbajë marrëdhënie armiqësore me turkun dhe t’i nënshtrohet «lirisë adriatike», ose përndryshe katolikët adriatikas do të bëjnë luftë civile. E për të ruajtur këtë «frymë albanianiste» Gurakuqi i apelon drejtuesve të shtetit shqiptar që të rivendosin “balancën… në parametrat ekuilibrues realë në të gjitha hallkat e drejtimit të shtetit dhe qeverisë”, pasi ky “është një trashëgim që na e kanë lënë etërit e mëdhenj të kombit tonë, është një detyrim ndaj publikut shqiptar, është një angazhim serioziteti ndaj Shtetit dhe pjesë thelbësore e angazhimit politik europianizues.” Por balanca që Romeoja kërkon është një balancë me hile, shpifje dhe gënjeshtra historike dhe politike. Balanca që ai kërkon është që një komunitet pakicë, siç janë katolikët, të sundojnë kundër shumicës që janë muslimanët. Gurakuqi, i cili, ashtu si edhe rektori i tij Tonin Gjuraj, apo shefi i institutit albanologjik, Ardian Marashi, që u zbritën nga malet nga Jozefina Topalli pas-komunizmit, e sot janë në pozita pushteti në Tiranë, kërkojnë që marrëzitë e tyre mesjetare, urrejtjet e hasmëritë katolike kundër turkut otoman dhe Turqisë të vazhdojnë t’ua imponojnë politikës shtetërore të Shqipërisë e vazhdojnë dhe izolojnë shqiptarët nga Turqia. E tani që turku i Ankarasë – edhe pse unë nuk e besoj një gjë të këtillë – më në fund po lëshohet sërish nga Anadolli drejt Ballkanit, kaurët që i ka zënë paniku nga përrallat 500-vjeçare me jatagan, kërkojnë që edhe ne, jo-katolikët, të besojmë në legjendat me turq dhe osmanë e të refuzojmë dorën vëllazërore të Turqisë. Nëse nuk e bëjmë një gjë të këtillë, Gurakuqi i Jozefinës na kërcënon se do të organizojë “një çarje të thellë të brendshme, që mund të rezultojë e pariparueshme.” Përgjigjja ime për Romeon dhe klanin e tij është kjo: nëse keni takat e jeni seriozë për këtë që thoni, organizojeni këtë çarje, dhe, ashtu si gjyshërit tuaj në kohë të Skënderbeut, hipini anijeve dhe gjeni atë që doni matanë Adriatikut. Ne muslimanët, do jemi rehat këtu ku jemi, me apo pa Turqinë.

Me shume rreth kesaj teme:

Kryeministri me gjak turk ndër vena

Replikë me Ardian Ndrecën, për punë të gjakut, kombit e ma gjan

 

 

89 Përgjigjet për "Vëllazëria shqiptaro-turke dhe kërcënimi nga turkofobët katolikë"

  1. abc  17/04/2012 në 9:45 am

    Kjo qenie qe vazhdon te cfaqe nje perveritet ekstrem antinjerzore dhe antishqiptar, ne baze te ligjeve te ketij shteti(nqse nuk do te kishim shtet) duhej te ish prej kohesh mbrapa hekurave.I denushem eshte dhe ekspozimi ne gazete i mentalitetit bin ladinist, i ketij mbeturine pushtimi osman.

  2. sokol  17/04/2012 në 9:48 am

    “..ashtu si gjyshërit tuaj në kohë të Skënderbeut, hipini anijeve dhe gjeni atë që doni matanë Adriatikut. Ne muslimanët, do jemi rehat këtu ku jemi, me apo pa Turqinë.”

    Seriozish e ka ky rezil?!

    Ik o budall andej nga ke ardh!

  3. Turi Shkoder  17/04/2012 në 10:01 am

    Brravo t’qofte, Ols!
    I lumte edhe Mapo-s qe e botoi!

  4. Krishti  17/04/2012 në 10:07 am

    A edhe ty të paska mbetur të komentosh shqiptarët (emri yt as erë shqiptari nuk i vjen). Po ta përkthej në shqip një gjë: shqiptaria domethënë tokë e vlerave perëndimore dhe me këtë duhet ta kuptosh, fillimisht të krishtera. Shqiptaria me mish e shpirt (e poashtu edhe objekti yt Turqia) është duke u orvatur të hyjë në BE dhe aty dihet cka vlen. Kështu, porosi për ty: ose rri në Shqipëri urtë e i sjellshëm, ose baju andej kah Davotogllat e Erdoganat e hamamat…

  5. Ed Martini  17/04/2012 në 10:17 am

    Besoj se gjerat jane shume me te thjeshta. Te gjithe ata shkrues qe sulmojne Kryeministrin per dekleraten e tij ne lidhje me Turqine, kane dy arsye shume te thjeshta, por edhe qesharake njehkohesisht. E para, ata per gjithcka dhe cdo gje qe ben dhe thote Sali Berisha, e ben dhe e thote gabim, per ata shkrues ai eshte as me shume dhe as me pak por “fatkeqesia” jone. E dyta, me teori te tilla, te veshura me konspiracion dhe “nacionalizem”, mund te ngjisin tek nje pjese e lexuesve.
    Une nuk do te konsumoja ketu disa argumente te qarta per lidhjet historike me Turqine dhe shtetin turk, por do te mjaftohesha me qendrimin e Qeverise Turke ne lidhje me Shqiperine dhe shqiptaret ne momentet me kritike te egzistences se tyre. Viti 1997 e deshmon kete, po ashtu edhe Lufta e Kosoves dhe e Aviatorve Turq.

    Me gjate do te shkruaj nje here tjeter per Mapo-ne.

  6. Skënderbeu  17/04/2012 në 10:18 am

    Shife, shife “katolikët turkofobë”. Po ti a mos deshe t´i hyjnizojmë si ti, turkoshak i pabesë, okupatorin e dhunuesin shekullor? Po a nuk po e sheh ti dhe bashkmendimtarët e tu se jemi populli më i prapambetur në Evropë, more jazëk ju qoftë!!

  7. Kujtimi London west  17/04/2012 në 10:35 am

    Komentus me emrin Krishti.
    Krishti nuk ka qen racist. Do ishte me mir te perdorje nje emer tjeter. Pse jo Anti Krisht.
    Islam do te thot Paqe. Cic ka pasur paqe ne kohen e perandorise Otomane, era e ketij flladi sa po ka filluar. Mos u merzit ka dhe me keq.

  8. Paul Tedeschini  17/04/2012 në 11:12 am

    Per muhaxhirin Olsi Jazexhi po jap kee cope te Faik Konices:

    Shkrimi i Faik Bèj Konices “ Muhaxhiret” i shkruar nr.8 faqe 121 të Revistes “Albania”, që publikohej në Bruksel në vitin 1901. Shkrimi e ka titullin “MENDIME TE VOGLA”, ku flet mbi “Muhaxhiret”.

    Muhaxhirët!

    E THASHE edhe tjater herë: per mua, fara me e ndyrë e Shqiperisë janë muhaxhirët.

    Muhaxhirë u thomi atyre muhamedanve që, duke lënë vendin e tyre, erthnë të zënë vent në Shqipëri. Ka muhaxhirë nga Bosnja, nga Serbia, edhe disa Shqipëtarë nga Podgorica edhe nga Ulqini.

    Të qè se këta Shqiptarë të kishin ardhur ndër né per mall te Shqipërisë, fort bukur. Po jo! Ata erthnë se i mori malli i minareve. Shqipërinë e shesin per një pesëshe, e veç nukë duan të rrojnë nënë “kaaurrin”.
    Se të kishin ardhur per mall të Shqipërisë, duhej t’ishin kombëtarë të nxehtë e miq të parë me né që luftojmë kunder të gjithve per të mbajtur lart flamurin e kombësisë. Po, jo! Ata vijnë të bëhen spijunë të Qeverisë. Tradhëtojnë, hedhin në burg Shqipëtarë, tallen me vendin tonë. Edhe bukën tonë hanë, edhe na lëshojnë….balten e tyre permi mesalle!

    Të kishin pakë ment Shqipëtarët, nukë këmbejnë as një fjalë me këta zgjebët. Të mos ish kombi shqipëtarë një komb i poshter e i ndyrë, i dergojin muhaxhirët n’Anadoll, me një shkelm prapa!

    • Al  17/04/2012 në 11:54 am

      … o Tedeskìn…
      Mundesh edhe me lan pa komentin tand t’ndritun ndonji artikull!!!
      Nuk ka blog e gazetë Shqiposh që ti nuk gjindesh!

    • Turi Shkoder  17/04/2012 në 11:58 am

      O Paul, s’te kemi faj ne per emrin e mbiemrin tend.
      Imagjino c’ka bere asimilimi kaurrian, as me tingullu nuk tingullon shqiptar!
      Domosdo, do permendesh Konicen, ju bashkon “asimilimi”.

  9. Kolins çun Tirone dje - shtetas europjan sot.  17/04/2012 në 11:28 am

    Artikullshkrues, së pari i ke rënë tepër gjatë, së dyti: ku ke dëgjuar e lexuar ti që PËRVEC GREQISË, shqiptarët në perëndim i paskan detyruar të ndryshojnë emrat apo fenë?! Ku zotni? në cilin shtet? NE QË JETOJMË PREJ 20 VITESH, FENË NË KATOLIKË APO PROTESTANTË E KEMI NDRRUAR ME BINDJE E DËSHIRË SI FE KU VEPRON KULTURA DHE KU NUK KA GJAK. SA PËR EMRAT E FËMIJËVE TANË, NATYRISHT TI ARTIKULLSHKRUES MUND T’U VËSH FEMIJËVE TË TU EMRAT SI MAHMUT, ABDULLA, ABAZ ABU, MULLATH ETJ. KULTURA JONË SI SHQIPTARË ME PRIRJE PERËNDIMORE, NUK NA I LEJON KTO EMRA TË SHËMTUAR KU MUNGON ELEGANCA E KLASI. INJORANCËN DHE HARBUTËRINË ARABE TA KEMI LËNË TY OR ZOTNI.

  10. Turi Shkoder  17/04/2012 në 11:49 am

    Nje shkrim ben nje mysliman, gati sa nuk e kryqezojne te krishteret!
    Dhe kur flasin per tolerance, per respekt mendimi te tjetrit, per anti-diskriminim te krishteret???? E kush?! Pasardhesit e inkuizicionisteve, e atyre kishtareve anti-liber, anti-filozofi, anti-kulture, anti-humane dhe te kryqezatave gjenocidiste e masakruese!
    Peh!

    • Skënderbeu  18/04/2012 në 7:24 pm

      Nga shkrimi po shihet sa tolerant qenke ti. Dhe cfarë “myslimani” po e mban në mbrojtje. Peh!

  11. ina shahu  17/04/2012 në 12:06 pm

    Eh,more z.Jazexhi,ke te besh me njerez qe ende Turqine e sotme moderne,e konsiderojne si Turqine e sulltaneve,dhe jo se nje shtet te fuqishem ekonomikisht e ushtarakisht.Mire lexuesit,por komentatoret si mund te mendojne kaq ceket.

  12. Hysen Hajdari  17/04/2012 në 12:09 pm

    O Zotni Jazexhi,
    Une jam musliman Kosove por ti nuk i duhesh gja dreqit per nur te pejkamberit. Une para se te jem musliman jam shqiotar dhe jam me afer katolikeve sesa turqve te anadollit.
    A s’me thua: a je dylberi i Berishes apo Davutogluse?
    kam frike se je i davutoglluse se kam vene ré se te pelqen rrushi turk!
    Ej vallah çok xhyzel dylber.
    Hys Hajdari.
    prishtine

  13. Kolins çun Tirone dje - shtetas europjan sot.  17/04/2012 në 12:17 pm

    Or “Turi Shkodër” ktu lart, edhe ti si artikullshkrusi mashtron kur thu se ne të krishterët po ju kryqëzojmë me opinjonet… I lexova opinjonet ktu lart por nuk pash kërkund kërcënim. Sa për KËRCËNIM APO KRYQËZIM, LEXO KTU LART KOMENTUSIN ME EPITETIN “NACJONALISTI”!!! KTO JENI JU.

  14. Hans-Joachim Lanksch (Mynih)  17/04/2012 në 12:19 pm

    Fjalët e Olsi Jazexhiut nuk janë shkrim, por një vjellje urrejtjeje. Sipas meje që jam katolik dhe kam mjaft miq myslimanë, Olsiu nuk është mysliman i mirë meqë nuk i përkushtohet Allahut dhe dashurisë së Tij (siç e thotë fjala Islam), por urrejtjes dhe fanatizmit.

    • gimi  17/04/2012 në 12:44 pm

      O Hans,

      Olsi nuk po anatemon kristianizmin si ideologji, por qasjen negative europiane ndaj shqiptareve vetem per faktin se shumicen e ketij popull e bejne myslimanet, dhe ketu eshte nje qasje tipike selektive e parise se europes, e verteta eshte e vertete dhe sduhet te paragjykohet nga askush. tejzgjatja e luftes se Bosnjes me gjithe ato viktima e tregoi me se mire se cfare interesi kishte Europa, jan 200 mije viktima myslimane vetem per faktin se nevojitej te intimidohej popullata myslimane ne Ballkan dhe te shkepuste cdo lloj lidhjeje tregtare apo influence me orientin, por fale USA qe eshte aleati me i madh i Turqise dhe myslimaneve ne Ballkan, plani me gjithe ato viktima deshtoi. Ndaj mor Hans ndaje ceshtjen e fese nga politikat e ca europianeve gjoja ne emer te fese por qe abuzojne pa fund, kete po kerkon te thote edhe Olsi

    • Ed Martini  17/04/2012 në 2:18 pm

      Ne nje koment me siper per kete teme, une u rezervova per te mos shkruar shume gjera, me mendimin se do te shkruaja per Mapo-n nje shkrim te plote. Megjithate, kur shoh se ketu ka shkruar edhe Hans-Joachim Lanksch, (nese vertet dikush tjeter nuk ka perdorur emrin e tij!) nuk mund te rri pa thene edhe une fjalen time.
      Fatmiresisht, ne shqiptaret nuk jemi te vetem ne bote dhe ne Ballkan. Jetojme pra mes disa popujve si fqinje te mire, vertet shume te mire. Aq paqesor, sa shpesh here Paqedashjen tone te tjeret na e kane marre per dobesi. Dhe meqe jetojme ne kete hapesire, te ndare ne 5 shtete, te “denuar” nga historite e vjetra dhe te reja, nga relogjonet dhe lufterat me karakter fetar, Ne, padyshim qe kemi aleatet tane. Se pari, per fatin tone te mire aleati me i madh i Shqiperise eshte ne rajonin tone. Jane pese shekuj histori e perbashket, qe nuk mund te fshihen me nje te rene te lapsit. Merreni me mend sikur per nje moment pushtuesi 500 vjecar te ishte Serbia! Ose Greqia! Mendoni se do te flitej me gjuha shqipe ne keto ane te Ballkanit? Por meqe nuk eshte komode te arsyetosh me “sikur”, mjafton te kujtojme disa momente kyce ne historine tone te re: Tansu Ciller, Kryeministrja turke, me qendrimin e saj mbrojti hapur shtetin shqiptar dhe teresine teritoriale te saj. Pikerisht ato dite, Ardian Klosi, miku juaj, boton jasht vendit nje broshur, te cilen e sjell me anije ne Shqiperi dhe e shperndan falas me titull: “Shqiperia, cmund te jete”. Ky liberth ogurzi, hedh idene e ndarjes se Shqiperise ne “kantone”, ku jugu do ta kishte qendren ne Selanik, Veriu me kryeqender Shkodren do ta kishte mbeshtetjen ne Podgorice… etj. Se cfare tezash kishte ne ate liberth, mjafton ta lexoni, per te kuptuar qarte se deri ku mund te arrijne fqinjet e pare te shqiptarve!
      Po ashtu, do ti kujtoja zotit Lanksh nje deklerate te Presidentit Demirel, diku nga viti 1998, bere Ministrit te Jashtem te Serbise. Ne nje takim dypalesh, duke ju drejtuar ministrit serb, Demirel deklaron pak a shume keshtu: “Ju lutem kujdes me shqiptaret ne Kosove, sepse kam frike se do te ngrihen aviatoret shqiptar (ne ushtrine turke ka shume aviator me origjine shqiptare!) dhe do te bombardojne Serbine! Une nuk do ta beja, por nuk kam cfare tu bej ushtarakeve te mi shqiptar!”
      Ne fakt pikerisht keshtu ndodhi, nje vit me vone, avionet turq, amerikan dhe anglez nxoren uje te zi ne bazat dhe fortifikimet serbe ne Kosove dhe ne te gjithe Serbine.
      Ndersa feja, per shqiptaret asnjehere nuk u be pjese e vetdijes se tyre. Ata para se te jene katolik, myliman apo ortodoks, bektashinje apo te budist, ata e ndjejne veten shqiptar. Madje pikerisht kjo ndjesi e gjakut dhe e gjuhes, i mbrojti ata ne shekuj nga ndikimet e huaja. Teorite me religjione, lufta mbi baza fetare kurr nuk ka ngjitur dhe nuk eshte bere pjese e vetdijes tone, por fatmiresisht per ne feja ka pasur nje rol te dores se trete, thjesht eshte perdorur me nje lloj zgjuarsie popullore per te perfituar.
      Se fundi, duke pare forcen dhe potencialin e Turqise moderne, si fuqia me potencialin me te madh ushtarak ne Nato pas Amerikes, aleancen e saj te hershme me ShBA-te, poziten gjeografike te saj, eshte fat i madh qe Shqiperia e vogel ka nje aleat te tille te rendesishem. Turqia eshte nje shtet shekullar, modern dhe i zhvilluar, me ndikim te jashtzakonshem ne Rajon dhe me gjere, eshte nje ALEAT i madh i ShBA-ve ne luften kunder terrorizmit, njekohesisht nje barrikade e forte ndaj ndikimit te Rusise ne Rajon dhe Europe.
      Kjo eshte nje gjeopolitike e thjesht dhe e qarte, qe nuk mund te zbehet nga analist te cuditshem, qe kushedi ku e marrin frymezimin.
      Ky tekst eshte shkruar direkt ne faqen e Mapo-s. Shpresoj se Mapo do te pranoj te botoje ne te ardhmen disa shkrime te mia ne lidhje me tema te nxehta te dites.

      Ed MArtini

  15. gimi  17/04/2012 në 12:27 pm

    …OLSi, ke shkru nje mrekulli, me duket sikur me ke hy ne mendjen time dhe i ke renditur me pas te gjitha me argumente. te pergezoj shume, e verteta si do qe te jete duhet rrefyer dhe treguar, me vjen keq qe ju nuk ju lejojne te botoni shkrimet tuaja, ashtu si edhe ata te Z. Baleta, servilet mediatike duan te tregohen hipokrite me Perendimin thjesht per ca florinj qe i tringellinjte ne vesh nga OJF italiane apo europiane. Pershkrimin per katoliket e ke bere perfekt sepse une e njoh ate realitet si qytetar i Shkodres.

  16. valter  17/04/2012 në 12:55 pm

    Keto jane gjera qe nuk i bejne mire asnje shqiptari,e persona qe shkruajne ne kete menyre e shkrime te tilla nuk duhet te publikohen nga asnje gazete.Ne Shqiperi ka nje fryme besimi sikur cdo njeri mund te beje cdo gje,mund te thote cdo gje e ka gjithmone nga ata qe e ndjekin sado i cmendur apo i paditur te jete,sepse mençuria nuk eshte kapaciteti per te vene fjale njera pas tjetres. Nuk mund te vleresohet dikush si katolik( si jam une)si myslimane apo ortodoks por per ato qe ben e mendon. Dhe me sa duket ne shqiptaret jemi me te zote te flasim se sa te bejme. Ne nuk kemi asnje arsye te kemi armiqe turqit pavaresisht te shkuares qe nuk mund te harrohet sado e sido te mundihen ta fshijne a manipulojne,sikurse nuk behemi vellezer vetem se e themi me fjale,edhe pse dikujt mund ti pelqeje. Eshte e dhimbshme dhe patetike qe disa kane kete deshire te madhe te behen turq,sepse s’kemi degjuar ndonjehere turqit te duan te behen shqiptar,por do te shtoja per ata qe mendojne kutptohet,qe eshte nje akt vetemohimi,dashurie pa limit ndaj nje tjetri derisa kerkon te shendrrohet ne nje tjeter,por nuk jane gjera te reja keto, e prapeseprape ne ia kemi dale mbane,kemi kaluar dhe gjera me te renda.Eshte nje lloje sindrome e Stokolmit (kur ai qe merret peng dashurohet me pengmarresin)e trasferuar ne nje shoqeri. Ne nje shoqeri eshte mire te degjohen te gjithe zerat,por te merren parasysh vetem me te miret,e te vihet ne praktike vetem nje. Ne flasim shume. Krijohen grupime te habithshme,pa asnje vlere,pa asnje fryt,pa asnje llogjike ,por vetem grupe instiktive te personava pa ide,pa zotesi,te deshtuar ,qe per ta ndjere veten te realizuar krijojne ose me mire duan te krijojne vorbulla per te patur momentin e tyre te lavdise,por nuk ka asgje te lavdishme ketu ne momenti qe asnje nga popujt fqinj e ndoshta te paket jane pupujt ne bote qe kane 30-40 % te popullsise ne emigrim dhe mendoj qe eshte e gabuar kur thuhet <>,me e sakte eshte te thuash ” per buke”.Nuk flet njeriu per tu shfryre,per tu ngopur duke folur,dikujt i vjen uri per te folur.

  17. genti  17/04/2012 në 1:07 pm

    nga pacavureshkruesi nuk eshte se prisja ndonje te re. fakti qe me ben me shume perstypje eshte se ketij tipit ,jozefina, ardiani, tonini qe paskan zbritur nga malet i prishin shume me shume pune se sa ta shohe e te lexoje drejte te verteten historike. ti more cun po ben analize apo ke hallin e origjines te ketyre qe permenda me siper. sipas llogjikes tende prej TOPI HALLVE (po hallve hallve si e bejne ne anadoll) neser do rrekesh kinse te merresh edhe me origjinen time (une jam dibran) zbrita apo jo nga mali, se helbete te kam luftuar paraardhesit e tu(turqit). per kujtese, kenga e “hajredin pashes”. keshtu qe ti TOP HALLVE sot te pakten flet shqip, se per te kuptuar as qe e ke haberin. e nese here te tjera te lind deshira per HALLVE, kerko HALLVE, e jo te merresh me keto lloj analizash ku ti me teper ngjan me kokrrizen e sheqerit ne kazanin e HALLVES. GENTI-DIBER.

  18. Bombaxhiu  17/04/2012 në 1:28 pm

    Ky shkrim eshte nje trillim fund e krye. Turp qe nje gazete e nderuar si MAPO boton shkrime te tilla qe te fusin “shejtanin” ne mendje…. Shqiptaret nuk e kerkuan demokracine per te jetuar si musliman te mire, as nuk jane te zhgenjyer nga europa, e as nuk duan te shkojne nga turqia sic mundohet te na tregoje zotria i shkrimit…..Trilim trillim trillim

    • Al  17/04/2012 në 3:04 pm

      As si “katolik” apo “ortodoks” të mirë. Thjesht SHQIPTARË të mirë!!!
      Apo jo???

  19. Joni TR  17/04/2012 në 1:31 pm

    O Shqiptare! a vertet se kuptoni se po behemi Liban? E vetmja gje qe me bashkon mua me ju eshte fakti se jemi shqiptare. Kam gjysher myslimane bektashij, muhamedane e madje edhe shqiptare ortodokse, por turqit e arabet i konsideroj si nje damke qe kemi ne shpine. E mahmutin qe ka shkruar artikullin e ndonje shok te tij ketu, e kam hale ne sy. Jo fort larg eshte dita kur do vriteni me njeri tjetrin o te mjere, per llogari te fqinjeve qe mezi po e presin ate dite, turku eshte i pari ne liste. Europa gjithashtu mezi pret pak qartesi, qe te shikoje nga adriatiku, te kthehet nga serbet e greket, e te thote, kishit te drejte, keta nuk jane komb, por mbeturine aziatike e arabe. Nuk jam besimtar, por i lutem Zotit NE SHQIP qe te na fale, e te na jape edhe pak kohe, mbase na vijne mend. Por nuk kam fare besim, vetem shiko si eshte ndare shkodra, bej nje xhiro nga xhamlliku ne tirane, shko ne elbasan apo larg qofte kavaje, peqin apo ndonje hale tjeter te vogel. Prandaj kemi as 4 milion popullsi (pa llogaritur ata jashte kufijve qe na fali perendimi) e kemi 2 milion te ikur. Do Zoti nuk plas keq edhe per ca kohe, sa te mos me kete mbetur i aferm gjalle aty, pastaj, koken hengshi o idjote!!!

  20. Studenti  17/04/2012 në 2:00 pm

    Shume qarte.Fjalia e fundit eshte “quinteseca” e shkrimit:”…hipni anijeve dhe gjeni ate qe doni matane Adriatikut.Ne muslimanet, do jemi rehat ketu ku jemi, me a pa Turqine”.Pas gjithe atyre perqasjeve “shkencore” nen velin fetar shkruesi ben sikur nuk e di qe Turqia eshte nje shtet evropian dhe don te jete “ne zemer te saj”si anetare e BE-se.Nuk besoj qe autori te mos e dije qe qytetrimi perendimor prej shekujsh e “profesionalizoi” ate lindor, e beri prodhues te vlerave te reja politike – ekonomike-sociale- kulturore qe ndryshojne pa nderprere jeten globale.Kesaj kahje i referohen pa xhelozi kultura me ne lindje te Turqise si Emiratet e bashkuara arabe, Koreja e Jugut, Kina, India, Japonia dhe ato qe jane quajtur si dragojte e Azise (Singapori, Malajzia, Honkongu), disa prej te cilave quhen islamike.Krishterimi e islamizmi ishin instrumente te njeriut ne rrjedhe te kohes,ne te njejten linje te vazhdimesise qe nga testamenti i vjeter.Fraksionimi dhe shumefishimi i tyre erdhi per hir te kendveshtrimeve te reja qe linden brenda per brenda dogmes.Jashte saj ndodhi ndryshimi i vazhdueshem kulturor-teknik-shkencor-politik i civilizimit, qe simbolikisht,me ose pa qellime provokuese, thuhet ndonjehere; kultura ose bota monoteiste(hebraike,e krishtere, islamike)dhe te tjerat ateiste, politeiste,animiste, panteiste (budizmi, induizmi, konfucionizmi etj). Karakterizimi fetar i kultures se popujve e rrafshon ate, ose e ben fluide,te paqendrueshme perderisa feja eshte zgjedhje shpirterore dhe jo rezultat i nje procesi te projektuar dhe i provuar me ane te dijeve.Fatkeqesisht shumica e shkrimeve qe permenden ketu kane rene ne gracken e animit fetar, por me shume nga te gjithe ka rene ai qe e konteston kete gracke me fjalite e fundit, te cituara ne fillim si definicion mjaftueshmerisht i tepruar deri ne nje lloj mospajtimi gjaknxehtesie. Megjithate pershendes sinqeritetin e pozicionimit fetar te shkruesit, perballe koezionit social-historik ndaj çeshtjes qe diskutohet, kur thote “ne muslimanet do te jemi rehat ketu ku jemi, me apo pa Turqine”.Nese shkrimi nuk eshte nje stimulim i”te parit te vendit”, eshte me se pakti nje perkrahje e keqe per te, sepse ajo qe thuhet ketu eshte nje perifrazim i ngazellimit te drejtperdrejte publik te tij, dhe i thenies se refleketuesit ndaj qendrimit te tij qenkan “patriote pa atedhe”.Pozimi i tij i rastit, kunderpergjigja dhe ky shkrim ne mbrojtje te tij kane me shume inflacion se te gjitha shkrimet qe i kontestojne.Per me teper ky shkrim “demaskon” afshin proevropian “te te parit te vendit”e te shumices sone, pas gjithe atyre mekateve qe Evropa ka bere ndaj nesh.”Faleminderit MAPO-s qe i jep mundesi dialogut tone!

  21. Studenti  17/04/2012 në 2:13 pm

    Me falni!.Ne rreshtin e nente te komentit tim kam shkruar gabinisht Koreja e veriut ne vend te Koreja e Jugut,U lutem moderatoreve ta korregjojne,ta shkruajne Koreja e jugut.U falemnderit!

  22. Rugova  17/04/2012 në 2:24 pm

    Bravo Ols , shkrimi bazohet ne fakte !
    Nuk ishte ken keq te perkthyhet ky shkrime ne turqisht , te marrin edhe turqt vesh se Shqiptaret Musliman gjithmon jon pas Turqve . Amo ket gje e din mendoj une …

  23. Anthro Al  17/04/2012 në 2:35 pm

    Lexo kee tedeskinon, hajt te mos i besh amin Olsit pasttaj :D

  24. faikkonica  17/04/2012 në 2:35 pm

    JO vetem Konicen,ke te tjere sa te dush deri ne 44′.Shkoni e jetoni ne Anadoll.Kur jetoni ne perendim i thoni ne Shqipni ka tolerance,kur ktheheni ne Shqipni bani zullume si keto te Olsit.Turi me difto ndoj shkodran para 44′,te kulturem edhe musliman ne kjoft,qe nuk ka kene pro perendimor apo i konvertuem ne katolik.YYYYSHSHT

    • Al  17/04/2012 në 3:21 pm

      Me kyt “Kjoft” e shfaqe krejt hapun “Giuhadol-llekun”.
      Pro perendimor nuk don me than se kjo mbaron n’Romë. Pêrêndimi âsht edhe ma andej. Apo jo???
      Konvertimet sa n’nji krah n’tjetrin kan’ kênë edhe janë permanente për popullin e ktynê anëve(nuk po tham shqiptar se ky term âsht relativisht i ri).
      Historikisht ne si popull kena përqafú religjonin ma levërdisës të momentit, e kjo nuk don me thanë se ka ma prevalencë Islami/Kristanizmi/Budizmi apo…..
      Si shkodran që kênkê duhet ta kesh ndigjù shprehjen e hershme që: “un jam me kê t’çojnë bajrakun n’kala”!
      E n’kalà t’shkodrës janë valvitë me rradhë bajraqet: Barbar, Serb, Venedikas, Turk e me rradhë. Kush ma shum e kush ma pak.
      Kjo përpjekje turravrape, me “u kthý n’origjinë”, se kshtu i hyjmë n’sy t’mirë Evropit, m’duket sa qesharake aq edhe koherente me atê çka thash ma sipër.

      • Dedalia  17/04/2012 në 10:06 pm

        Ajo shprehje i asht veshe Dukagjinit, se Dukagjini si Shale & Shosh shkonte mbrapa atyne qe kishin kalane si zakon i vjeter qe i kishte mbete… kurseju kur vjen puna fjalet e urta se folklori nuk para ban fakt e nuk çon kund sidomos kur e nise me lokalizem tue vu ne pah Gìuhadol-llekun e etiketimet e matejshme. Perendimi nuk mbaron me Romen, por nise me te… it’s a good start. Fillim’i mbare, gjymsa punes… as?

  25. Breuku  17/04/2012 në 2:47 pm

    Olsi duhet treguar së pari prejardhjen e vet etnike e të mos përzihet në punërat që i takojnë një kombi tjetër,shqiptarëve… por është keq dhe është e paduaruar që të përzihet në punët e debatet e brendshme shqiptare, t’i komentoj komentet e ta zëmë, Aleksandrit, Pirros, Kolës, Pjetrit, Ahmetit, Jusufit apo të ciltdo shqiptar tjetër…
    Larg Shqipërisë e Shqiptarëve, Olsi Jazexhi!
    Jazek të kjoftë Olsi Jazexhi…

  26. e verteta  17/04/2012 në 3:20 pm

    Bravo Olsi, po te vesh re te gjithe keta qe kane shkruar kunder turqeve jane social-komunista pasi jane ose deputet apo keshilltar te PS apo gazetaruca prane gazetave te sponsorve te Rames, jane po keta qe ju versulen edhe ambasadorit Arvizu e shtetit amerikan, jane po keta qe bejne marreveshje edhe me djallin vetem e vetem per ta politizuar apo sulmuar cdo fjale te Berishes.Per keta sponsor te ndertuesve betonues shqipetar Turqit jane e keqja kurse keta jane djalli i kuq i Fidel Kastros, jane aq te majte sa edhe emri e nje deputeti te tyre eshte Fidel Ylli.
    Bravo Olsi

  27. Doktori  17/04/2012 në 3:28 pm

    O Alfred Lela, ju sa here i moderoni keto komente. Po sot pse i keni lene free apo doni te hakmerreni me shkrimin e Olsit? Pse nuk ja keni lene komentet free dhe shkrimeve te Ndreces dhe katolikeve tuaj?

    • Admin  17/04/2012 në 3:36 pm

      Alfred Lela nuk moderon komentet ne Mapo. Komentet do te shqyrtohen te gjitha dhe te gjitha ata me fyerje do te fshihen. Asnje koment qe kundershtonte Ndrecen nuk eshte fshire, jane fshire vetem komentet qe fyejne kombe etni… etj… Komentet do te shqyrtohen shume shpejt.

      • Adriatiku  19/04/2012 në 9:36 am

        Do ishte me mire qe komentet te shqyrtoheshin para se te dilnin pasi tani nuk ka me vlere.
        Shume nga komentuesit e mesiperm as qe nuk e kan lexuar shkrimin e Olsit ato thjesht replikojne me fjalet me te dnyra qe u vijne neper goje e me kete veprim vetem sa tregojne ate mendjengushtesine e tyre.

  28. Prizrenasi  17/04/2012 në 3:36 pm

    Pershendes gjithe Turqit e Shqipnise me kete poezi te Esad Mekulit:
    ————–

    Nje shkrimtar shqiptar i quajtur Esad Mekuli, duke e pare gjendjen shume te veshtire te shqiptareve te Kosoves ( ne aspektin kombetar) ku beja me e madhe ishte ” kofsha turk” e shkruajti nje vjershe.Ajo vjershe u botua ne vitin 1954.

    TURK, ELHAMDULILA

    Turku me shpate ka pre
    Evropa dridhet,ushton…
    Ne Kosove luftuem dhe ne
    Liri,kush s’te don?!

    Me shpate,me zjarm sundoi
    Me shekuj liri s’kemi pa
    Tirani mbi ne germoi:
    – Je turk, elhamdulila!

    Fene me kombesi e njisoi,
    Muslim e turk- s’ka da,
    Deshti edhe emnin t’na harroi:
    Je turk,elhamdulila!

    Dhe gjuhen tone e ndaloi
    Kush turqisht s’flet fe s’ka.
    Ashtu thane, Zoti urdhenoi:
    Je turk, elhamdulila!

    Je turk, je turk- kane shti
    Shqiptarin me shekuj , pa da
    e nji dite nder ne u ndi:

    Jam turk, elhamdulilah!

    Po, s’jemi turq, nuk jemi!
    Jo kurr’! Ta dine te tane:
    Shqiptare dhe t’paret i kemi.
    Feja prej kombit s’na ndane!

    Jo, s’jemi turq! Po turqit,
    Popullin puntor i duem!
    Mbas diteve t’gjakut e territ
    do te ecim – te perqafuem!!

    Esad Mekuli ka qene kryetari i pare i ASHA te Kosoves.

  29. doktori  17/04/2012 në 3:43 pm

    Nga qe u vjen inat me shkrimin, lejoni katoliket qe te ofendojne autorin, ne vend qe te merrem me faktet e bardha ne te zeze qe ai jep. A ju u citon hapur e qarte, ndersa ju lejoni ofendime banale. kjo tregon qe jeni cmendur nga shkrimi dhe per kete ktheheni ne fyes

    • Admin  17/04/2012 në 3:45 pm

      NJofto te lutem komentet fyese.

  30. Al  17/04/2012 në 3:54 pm

    Sapo mbarova s’lexuemit kyt artikull: http://www.stratfor.com/weekly/turkeys-strategy
    Mu m’dha përshtypjen e nji Turqiet ndryshe prej asaj të “Baba Dovletit” e që shumica po dojn me e paraqitë ktu.
    Nuk kam ndërmend me ba avokatinë e kërkujt, masiqë nuk jam në naltësinë e ksaj gjâje. Por me kyt du me thanë se sot jena në 2012 e jo në 1912!!!

  31. faikkonica  17/04/2012 në 3:58 pm

    Na lodhe Al.Nuk kane faj ata antishkodrane,kur ndigiojne karabusha si ti.Prita me me thane ndoj fakt e jo tallava.As shkolla,as figura,as Giuhadol,Serreq,Dugaj e Reja etj.Jeni bosh.Ah ahengun me tekst dylberash…mos e harro

    • Al  17/04/2012 në 10:15 pm

      Kaq shpejt…
      tana mundësitë i ke mos me e lexu…
      Gja e mirë që dike se ça âsht karabushi. Me ça duket paskena koncepte kret të ndryshme për faktet. Ti mbaj t’tujat se un ndihem krej mirë me të mijat.
      Për pjesen folklorike që ke përmbledh n’fund nuk po i lodhi bulat e gishtave me të kthye përgjigje!
      Ta ndiesha t’miren!

  32. klodi  17/04/2012 në 5:09 pm

    Shume shkrim i keq. Nuk e di se nga frymezohesh por nese na ve te zgjedhim Esat Toptanin apo Skenderbeun, zgjedhja nuk eshte hic e veshtire. Edhe per mua te grigjes tende. Shqiperia eshte shtet laik dhe me Kushtetute. Nese do sheriatin bej gati valixhet dhe nisu, se ketu ske per ta pas ndonjeher.

  33. R. Simoni  17/04/2012 në 5:19 pm

    Alfred Lela, o Olsi Jazexhi, nuk asht as lezhjan, as katolik, pamvarsisht faktit qe ti, n’baze te emnit te pare, Alfred, mendon se asht i tille. Une jam shoku i tij i klases ne Universitetin e Tiranes.

  34. Algert  17/04/2012 në 5:40 pm

    Shkrimi eshte teper akademik. habitem sesi keta katolike qe Olsi permend nuk kane asnje lloj argumenti tjeter pervecse sipas tyre: “turku na la mbrapa” apo “ne jemi ne europe dhe krishterimi eshte feja e Europes”.

    Nuk e di si na ka lene mbrapa turku ne, kur ne fjalorin tone dhe te gjithe ballkanasve te tjere orendite shtepiake jane turqisht. Njesoj si sot teknologjine e kemi anglisht. Pra po ta marrim qe nga tenxhere, kazan, kapak, dysheme, penxhere, tavan, jastek, jorgan, carcaf, ode etj jane turqisht jo vetem ne gjuhen shqipe por ne te gjithe gjuhet e tjera. Kjo tregon qarte se ne ishim njerez shpellash para se te vinte perandoria osmane.

    Si mund te jete krishterimi fe e europes kur krishterimi e ka prejardhjen nga i njejti vend sic ka ardhur dhe Islami. Edhe krishterimi eshte luftuar ne fillim nga europa (perandoria Romake) njesoj sic eshte luftuar dhe po luftohet islami.

    Qe mbas pushtimit te ilirise nga perandoria Romake dhe deri ne vitin 1371 kur vjen perandoria osmane dhe ndeshet me perandorine serbe qe na kishte pushtuar edhe trojet shqiptare, shqiptaret nuk kane pasur asnje rol ne ballkan, jane rreth 16 shekuj. Mbas ketij viti ku shpartallohet perandoria serbe nga osmanet krijohen principatat e para shqiptare sic eshte dhe ajo e Arberit. e qe te pretendoje dikush se perandoria na paska pushtuar ai me siguri jeton akoma me perrallat e xhaxhit Enver ku ne na mesohej qe ne klase te pare se shpata ne mur e skenderbeut ishte aq e rende sa e provuan te gjithe sulltanet dhe nuk e ngrinin dot.

    Po te mos ishte perandoria, cfat do kishin shqiptaret? a do kishin te njejtin fat si iliret e tjere sllovene, kroate, bosnjake, malazeze, maqedonas, trakiane etj? qe sot i bashkon gjuha sllave. a do kishte gjuhe shqipe nese nuk do vinte perandoria osmane? pasi nuk ka asnje shkrim shqip para se te vinte perandoria, shkrimi i pare eshte 1468, rreth 100 vjet mbasi kane ardhur osmanet ketu e na kane cliruar nga sllavet. ku vet princat shqiptare krijuan aleance per tu cliruar.

    A e dini ju qe zbulimet me te medha qe i kane dhene kthese historise te njerezimit jane “zbuluar” nga europa ne vitet 1492 – 1500 ne matematike gjeometri gjeografi astronomi etj. Madje dhe amerika eshte zbuluar ne vitin 1492. A e dini pse? Sepse qe te zbulonte keto gjera europa duhet te hynte ne biblotekat e Andaluzise (Spanjes muslimane) ne ato vite dhe te merrte aty shkencen qe kishin zhvilluar muslimanet ku flitej qarte dhe per ameriken te cilen e paten shkelur me perpara Kolombit.

    Tjeter argument keta katoliket qe flet olsi perdorin se Turku na ka kthyer ne muslimane me shpate, dhe keta qe nuk u kthyen jane trima kurse ne te tjeret tradhetare. Athere i bie qe keta 10% te krishtere shqiptare qe jane katolik e ortodoks, qenkan trima kurse 90% te shqiptarve muslimane ishin frikacake. i them keto shifra duke mbledhur ketu dhe shqiptaret e kosoves maqedonise e malit te zi, pa llogaritur dhe ata te turqise apo arbereshet, se pastaj dalin ne total 5% te krishtere ortodoks e katolik bashke nga populli shqiptar.

    Bejne mire te mos i hedhin benzine zjarrit qe ata vet kane ndezur, sepse nese kemi nje tolerance fetare per tu patur zili ne te gjithe boten kjo vjen vetem si tolerance e shumices, dhe keta nese ne keto 20 vjet kane pasur pushtetin nepermjet europes mos te harrojne se pranvera me 1 lule nuk vjen.

    • Shpresa  18/04/2012 në 11:16 am

      Sepse ne kemi fjalet carcaf e dyshek njesoj si turqit, nuk do te thote asgje tjeter pervecse perforcon faktin se 500 vjet nen sundimin e tyre ne nuk u lejuam as te perdornim fjale shqipe per vendin ky flinim, apo per enen ky hanim (e kam fjalen per tenxheren). se turqit e baballaret e tyre i kane dhene botes zbulime qe e ndryshuan ate njehere e pergjithmone nuk do te thote shume per menyren si na trajtuan ne dhe baballaret tane. Me beso, turku kur na pushtoi nuk e beri me mendimin e mire se do ndalonte hordhite sllave te pushtonin Shqiperine. E beri thjeshte per interesat e veta: te fitonte toka te reja dhe nje ‘ballkon me pamje nga Europa’. Boll me keto idiotesira te llojit “pushtimi turk na beri njerez”. Pushtimi turk, bashke me ate sllav, italian, gjerman,komunist, etj etj, jane arsyeja pse ne Shqiptaret e fituam abetaren e pare shqipe kur bota ishte mbushur me universitete, pse ne fjalen ‘demokraci’ akoma nuk dime ta shkruajme e ta shqiptojme, e jo me t’i dime kuptimin. Arsyeja pse ne sot jemi ne kete gjendje eshte se ne jemi rasti tipik i dikujt qe vuan nga Sindroma e Stokholmit…te dashuruar koke e kembe me ate qe na..
      Dhe sa per ate “Europa nuk na do”, e pse te na doje? Ne nuk duam veten. Ne fakt, ne e urrejme veten, tjeter shpjegim nuk ka per menyren se si ne si popull ngelem duke bere uren per ata qe na dogjen e masakruan (qe nga turku, te greku e te serbi); ngelem duke e kthyer kete vend ne nje kazan te madh plehrash; duke mos e ngritur koken ndersa fqinji na thote ‘majmun’ e ku di une. Kur ne te mesojme te duam veten, te respektojme veten, te kerkojme ate qe me te vertete na takon, at’here Europa ‘do na doje’.
      Ata qe e shohin ardhmerine e tyre te neo-otomanizmi jane mese te mirepritur te kthehen nga Turqia, ketu ska asgje te keqe. Por jane te lutur te na lene ne te tjeret qe e duam shpine ne Shqiperi me pamje nga Perendimi te na lene te qete e boll ben gam-gam!!

  35. Eugjen  17/04/2012 në 6:05 pm

    Pergezime MAPO-s, sepse me botimin e ketij shkrimi tregon se eshte me te vertete gazete opinioni, ku te gjitha idete gjejne mundesi tribune, gje e cila duhet vleresuar shume ne driten e rrahjes se problemeve te panumurta qe pershkojne shoqerine shqiptare.
    Sa i perket shkrimit te sotem kundershtaret e “turkofobeve”, ne kete rast tw pwrfaqwsuar nga z. Jazexhiu, me duket se kane bere nje autogol, te cilin nje pjese e komentuesve te mesiperm mundohen t’a mbulojne.Autori i shkrimit qe merr persiper te replikoje me shume shkrime te kunderta me opinionet e tij, nuk shtjellon argumenta bindese ne paraqitjen e idese se tij, por ben nje parade te permbledhur t’atyre shkrimeve, duke kaluar ne fyerje personale, qe nuk kane asgje te perbashket me etiken publicistike. Madje arrin edhe ne fallsifikime te vertetash si ai kur flet per gjoja “presionin” apo “detyrimin” qe pesojne shqiptaret ne Itali, per te ndryshuar emrat apo besimin fetar, nje genjeshter ne stil te njohur propagande komuniste. Do t’i rekomandoja autorit te lexonte nje shkrim mjaft te argumentuar te z. Eshref Ymeri ne linkun TRIBUNA SHQIPTARE.
    Pa hyre ne thelbin e debatit mendoj se shqiptaret sot nuk kane nevoje per fobira apo fonira te çdo lloji. Kane nevoje te ruajne identitetin e tyre, prirjen tradicionale historike, te reformojne politiken e shtetin e t’i japin brezit te shkolluar te ketyre viteve drejtimin e Vendit. Ne nivel shteteror mendoj se duhet te ruhen marredheniet e mira me te gjithe, pa harruar plaget qe kemi trasheguar nga historia e te cilat ende sot kullojne gjak, si pasoje duke mbajtur gjithmone parasysh interesat kombetare tw cilat duhet te mbeten gjithmone busulla drejtuese e politikes se shtetit tone.

    • Bec bajrami  17/04/2012 në 7:35 pm

      Rrofsh sa malet bre Eugjen fjalet tua as topi si luan

    • Roma  18/04/2012 në 9:11 am

      “Pergezime MAPO-s, sepse me botimin e ketij shkrimi tregon se eshte me te vertete gazete opinioni, ku te gjitha idete gjejne mundesi tribune…” më përpara mund të thuhet se Mapo sheh mundësinë për të shitur më shumë ekzemplarë duke luajtur me temën: feja. Gjithashtu ata të Mapo:s e dijnë se në këtë vend ka numër të pafund turkoshakësh gdhë

  36. art  17/04/2012 në 6:39 pm

    Shkrimi i ketij “artopolanti te ndryshkur” osman eshte turp per shqipetaret. Une jam i sigurte se ne muslimanet shqiptare nuk kemi asnje lidhje etnike apo kulturore me turqit apo arabet. Sa per bashkepunim ekonomik, i kujtoj keti pseudo-shqiptari kokethate se edhe SHBA ben shume biznes me boten arabo-muslimane, por asnjehere nuk i tjeterson vlert e saj. A duhet te krenohemi ne shqiptaret se kemi pranuar te nderrojme fe per nje cope buke? Une mendoj se jo! Dhe fale zotit si une mendojne shumica e heshtur dhe koke ulur e shqipetarve. Intelektuali jone me i madh, Ismail Kadare those se toka dhe civilizimi jone jane europiane e aspak otomane. Kush pranon se eshte kopil apo sterkopil turk (e per rrjedhoje ka gjak turk) le te shkoje tek eterit e tij!

    • Saimir Beganji  18/04/2012 në 10:46 am

      Kelmendas
      ne pergjigje te ata te kthehen tek eterit e tyre, duhet te kesh parasysh se gjaku shqiptare eshte perzjere me ate turk me shume se shqiptaret e kane exportuar ate ne turqi dhe keshtu i bie qe ata turq qe kane eter shqiptar te kthehen tek eterit e tyre.ne Shqiperi
      a e pranon ti kete?

  37. Arlind  17/04/2012 në 6:45 pm

    @ Eugjen, ne rast se ti flet per autogol ne MAPO, duhet te rishikosh edhe njehere shkrimin tend. Mqns plaget per te cilat ti flet qe nuk jane ”sheruar” mos harr se ajo busulla jote eshte e drejtuar nga po ato shtete qe te copetuan dhe akoma te trajtojne si te huaj ne token tende.
    P.S
    Nuk zihet dielli me shosh dhe as nuk tregohet intelekti me xhelozi, cka nenkupton injorance.

  38. kelmendasi  17/04/2012 në 6:49 pm

    Z.Olsi dy gjera;
    E para turqit nuk jane vllezerit tane por pushtuesit armiq te vendit tone.Nuk u kem thane vllezer italianve,serbve,gjermanve,austriakve(bile prej ndihmes austriake kemi pamvarsine)por as kinezet nuk u thone vllezer japonezve,nuk u thone vllezer as indianet apo pakistanezet anglezve,
    E dyta turkofoget qe permend ti si Blushi,Stefani e kompani ata jane BERISHOFOBE.Kete e dine mire ti por nuk ke dashte ta thuash se edhe ti mund te jeshe Berishtofob.Po te thonte Rama vllezrit turq keta tukofobet tu do te ishin ba turkosimpatizonte vllezer e kalue vllezerve turq

    • gimi  18/04/2012 në 8:54 am

      prape ti kelmendas neper blogje, po le nam more burre, mire se nuk ke nivel fare po te pakten gjej ndonje pune se edhe parazit nuk rrihet gjithe jeten e jo me te flasesh per ceshtje religjioni apo filozofie qe eshte sport shume i rende per ty…

  39. aleks  17/04/2012 në 6:56 pm

    NJë TURK i vërtetë ky djalë!
    S’ka nevojë për të thënë më tepër për të,lëre që i ka studiur mirë si spiun i mirë filoturk edhe armiqtë e turqve t tij të dashur.
    Edhe katolikët i shpalli armiq të popullit,fantastik është

  40. Aristo  17/04/2012 në 7:07 pm

    Nese dikush nuk eshte i kenaqur me Islamin ne Shqiperi, eshte i mirepritur te emigroj ne Perendim sic beri Ismail Kadare qe Arti e solli si shembull. Dua te shtoj se muslimanet shqiptar jane te l;umtur me fene e tyre ne atdheun e tyre, ashtu sic keta te fundit pranojne te jetojne edhe me fete dhe rracat e tjera ne Shqiperi. Te gjithe jemi te vetedijshem se te krishteret nuk jane rehat me bashkjetesen e tyre me muslimanet. Atehere une nuk e kuptoj se kush eshte sterkopil (fjale e perdorur nga Art) shumica shqiptare muslimane apo pakica qe ka emigruar ne Perendim? Gjithashtu, sot nese dikush nuk ndjehet i lumtur me identitetin e tij dhe fene e tij athere del se ky person eshte ne krize me vetveten dhe nuk eshte i lumtur. Ejani ne Islam dhe dote jeni te qete dhe do te shijoni lumturi, tolerance dhe harmoni vellazerore.

  41. Cen Durimmadhi  17/04/2012 në 7:17 pm

    Ky olsi nuk eshte gje tjeter vecse nje “zjarrvendes” shpirteror i farketuar te Kadafet dhe me emrin-varak europian!

  42. Krishti  17/04/2012 në 7:29 pm

    Patologjia e turkofobise rreflektohet qarte edhe ne komentet qe ipen drejt shkrimit te Olsit, i cili poashtu mbane nje gjuhe aty-kety te papermbajtur qe thjeshte eshte fryt i frustrimit qe autori mund te kete me te drejte karshi “traditokrateve” turkofob e nga aty edhe islamofob.
    Olsi Jazexhi ka permbledhe me delikatese disa fakte te rendesishme te retorikes anti-turke e cila substancialisht eshte retorike armiqesore dhe raciste. Shqipetaret deshen apo nuk deshen, derene vetme qe do e kene te hapur do te jete dera ku hyne dhe u bene madheshtor ata dhjetra Vezir qe mbanin dynjane me duart e tyre, ne nje periudhe kur Evropa nene vazhdon t’i abortoj ata ne menyre konsekutive ne te gjitha perpjekjet e tyre per t’u shkrire ne qender, si nje mendesi e ngushte periferike.
    Ne krejt komentet qe lexova, pervec disa orvatjeve pak me serioze, shihet qarte zymtesia e trurit shqipetar i cili eshte i dominuar nga mite urbane e nga fantazma “Turku” !

  43. Rozafa  17/04/2012 në 8:32 pm

    Olsi do ndjehej shum krejnare me ty Haxhi Qamili dhe ata qe prtestonin ne 1912 kunder pavarsis se Shqiperis duke kerkue baben… Turqit nuk kane asnje ndryshim me Serbet per ne vetem se na kane pushtue ne kohe te ndryshme dhe per kete arsye nuk mund te kemi asgje me ta….

  44. kelmendasi  17/04/2012 në 10:12 pm

    Aristos.Me vjen keq qe do te detyrohem jashte natyres time te flase jo me fort edukate prej atyre qe thua ti
    Qe katoliket te ikin ne perendim asht nje ide e modelit Ahmadinaxhad dhe shyqyr qe paska nje sternip si ti,ai pati thane per cifutet te vendosen ne Hungari apo Kanada.Katoliket nuk jane mbetje osmane por as sternipat e turqve apo te atyre shqiptarve qe u turqizuan.Kombi shqiptar ka mbijetue fale figurave te ndritura te historise qe kane nxjerr katoliket.Turqit dhe myslimanet nje mulli kafeje kane ba por edhe ai mulliri nuk punoji pa KRYQ.
    Sa per shoqrine dhe jetesen duke u kthye ne myslimane kemi eksperiencen e sigurise permes bombave ,vrasjeve dhe krimeve me idioteske ne emer te islamit ne vendet islamike.Dhashte zoti udhtosh ne ato vende dhe shijosh paqe me nje shperthim ne emer te islamit por duke mbete pak gjalle me e shijue paqen tuaj sa ma gjate

  45. Ema  17/04/2012 në 10:21 pm

    Nje gje s’kuptoj une- ky mohon pushtimin turk 500 vjecar? Po cfare ka qene nese nuk ka qene pushtim? Dhe ndonje arsye cfare na bashkon ne me turqit s’degjova une, pervec referencave copy paste te shkrimeve te te tjereve… shkrim totalisht kot…humbje kohe e lexuara

  46. arnaut  18/04/2012 në 12:41 am

    Pervec retorikes se tepruar te Olsit, me qafira e me kaurra, shkrimi me duket me vlere per faktin se ve ne dukje nje tendence turkofobe te intelektualeve me ne ze shqiptare, vecanerisht atyre katolike, e me pak ortodokse. Nuk me pelqen ti shoh gjerat ne menyre fetare, por ja qe shqiptaret katolike (e me pak ata ortodokse) keshtu i shohin

  47. T  18/04/2012 në 12:55 am

    Ema,

    Ti se paska lexuar fare moj vajze. Shkrimi eshte shume i qarte. Ai ka 6 pika. 5 pikat e pare jane per te shpjeguar shpjeguar gjendjen. Pika 6 jep konkluzionet. Po te them me 2 fjale, meqe s’paske kuptu asgje. Shqiperia, po polarizohet. Jane muslimanet qe s’po ankohen as po qahen per asgje , dhe katoloko-ortodokset qe sa ulerasin si gjeli ne maje te plehut sapo shofin nje kercenim nga jashte (ne kete rast, nje suport te mundshem te Turqise per muslimanet Shqiptare) … Polarizimi ka mundesi te shkoje ne ekstrem, nese gjeopolitika i afrohet me shume Turqise, sic Jazhexhiu citoi Gurakuqin …

    Te gjithe ktu po ankohen por “turko-filin” Jazexhi por askush spo ankohet per “Vatikano-Filat” dhe “Sorros-Filat” qe jane ba si mullar
    Askujt ktu spo i plas per Shqiperine. Thjesht po luhen interesa te jashtme. Ato qe bertasin me shume, duket qe paguhen me mire …

  48. FOLKLORIST DUA TE JEM  18/04/2012 në 2:42 am

    Zoti Jazexhi …meqenese ndodhemi kaq prane gazetarise :NUK JAM DAKORT ME CFARE THUHET …POR DO TE MBROJ TE DREJTEN QE TE THUHET !!!( ose anasjelltas .cfare thuhet me poshte )…C’mund te ishte analize (ne.rastin ekstrem konstruktive )…eshte kthyer ne zell e ideale …dhe ja si punon mendja njerezore kur krijohen idealet :IDEALET KRIJOHEN NGA INSTIKTI I VETERUAJTJES….SI PASOJE KRIJOHET NJE CARJE ..TE TILLA IDEALE EFEKTIVISHT MBAJNE MENDJEN PENG ,DUKE MOSLEJUAR FUNKSIONIMIN SIPAS PARAMETRIT NATYROR ,NENSHTRIMIN NDAJ LLOGJIKES ….DHE ARSYEJA DHE LLOGJIKA DUHET TE JENE DOMOSDOSHMERISHT TE PRANISHEM ..PER KONSTATIM FAKTESH ..ky koment ska te beje fare me besimin fetar te asnje .Bashkekombasi….

  49. Enklidi  18/04/2012 në 7:02 am

    …ah te ndertosh mbi masat eshte si te ndertosh mbi rere…duket qarte qe mbetjet biologjike te komunizmit prevalojne ne mentalitetin e popullit tone…kjo sepse pike se pari: “Jemi mesuar me dogmatizimin dhe me parashtrimin e gjysem te vertetave si te vertete absolute…cka do te thote se shkrimet qe mbeshteten mbi fakte konkrete -sic eshte kjo e Z. Jazexhi dhe te cilat duhet thene qe ne perendim po gjejne prakse te gjere si HIstoria e Ballkanit e Misha GLENIT etj- ju thjesht nuk i doni se jeni mesuar me manipulimin mediatik te anal-isteve qe kane 20 vjet qe tallen me ju…Dhe se dyti: “Sepse komunizmi tentoj qe Osmanofobine ta perdore si gjethe fiku per varferine dhe injorancen qe perhapi ne popull…dhe jane pikerisht mbetjet komuniste qe po dhe sot po e perhapin kete teze per te zhvendosur vemendjen nga shkaku i problemeve ne vend qe eshte ISH REGJIMI…Ndersa ju jeni thjesht viktima te dogmatizuara nga dozat morfinogjene qe ju jane injektuar ne tru…

  50. Tironsi  18/04/2012 në 7:55 am

    Te lumte Olsi ke bo nji pershkrim dhe analize te shkelqyme.Natyrisht nuk i pelqen atyne qe permen ti ne shkrim.Pune madhe,ne,shumica te mbeshtesim,Sepse shumica osht tolerante jo pakica.Dhe shumica jemi ne, muslimanet.

  51. LENCI  18/04/2012 në 7:58 am

    Olso hera e pare qe po me pelqen, i ke ra kokes, te fala Leqja

  52. Shkodrani  18/04/2012 në 9:02 am

    Me bahet qefi qe ti turku JAZEXHI(mundesisht na e perkthe mbiemrin)e deklaron vedin si te tille.Ky vend,me rracen tende ka shku kaq perpara.Ti je nje perfaqesuae i deje i asaj shtrese te cileve ju vret syte kultura(qe nuk e ke),toleranca(qe nuk e ke)zhvillimi(qe nuk e ke),e shume veti te tjera te qyteterimit europian.Si shperblim po na shpalosni,dhunen,vrasjet,ferexhene,rrembimet,injorancen e te gjitha te tjerat qe i din ma mire se une.
    Nuk kam asgja me muslimanet e mire dhe te ndershem qe nuk i mungojne ketij vendi

  53. abc  18/04/2012 në 10:08 am

    Akoma ju te Mapos, e mban kete pacavure shkrim, prodhuar nga nje qenie malinje antishqiptare ekstremiste, i financuar, nga diktaturat islamike, qe pefaqesojne bishtin e nje pushtimi denatyrues te shqiptarit, njerzor dhe etnik .

    Shqiptar, mos rri po duku, shqiptar
    Shqiperine, e ka rimarre turku, shqiptar ,

  54. liria  18/04/2012 në 3:43 pm

    Une deri tek pika 1 shkova… aq mjaftoi per te kuptuar mendimet krejt psikopate te ketij “autori”

  55. Aleksander Muzhani  18/04/2012 në 3:51 pm

    Une jam nje emigrat per 20 vjet ne Itali dhe nuk njoh ndonje Shqiptare qe te kete nderruar emrin ose fene, te pakten informohuni e mos shkruani gjera sipas interesit tuaj. Me fjalen Turk une per veten time nuk kuptoj musulmane nuk e di ju, por edhe veten nuk e quaj Turk sepse kam nje prejardhje( dhe ketu ne Itali nuk e quaj italian)…Pershendetje

  56. Tani  18/04/2012 në 5:55 pm

    O Ols do ishe me i besueshem po te mos ishe turk dhe te ishe shqiptar. Je fizikisht ne kerkim te atdheut – se shpirterisht e ke gjetur qe nga lindja, veshtire se mund te vesh ne dyshim perkatesine tende gjenetike, andaj mbathja ne token e Erdoganit dhe te Anadollit se kjo eshte toke e Arbrit. Do apo nuk do ti nuk mund ta tjetersosh shpirtin europian te Arbrit, edhe pse ky shpirt eshte i zbehte ne keto kohe te trishta fale te ngjashmeve te pafytyre dhe pa identitet si puna jote qe jane ne qeveri dhe e kane lene me deshire kete komb jashte familjes europiane. Te kujtoj i nderuar se Turqia i la shqiptareve nje trashegimi te shquar:

    1. Shkencen e pjekjes se bakllavase dhe kadaifit
    2. Turshite dhe vlerat e tyre ushqimore
    3. Rrumpallen si model jetese, politik, shoqeror dhe ekonomik

  57. Fatosi  18/04/2012 në 7:25 pm

    Jam ithtar absolut i shprehjes së fjalës dhe mendimit të lirë, por këtij Olsit po të ishte në mundësitë e mija, nuk do t’ia kisha dhanë në asnjë rast mundësinë e shprehjes së lirë se ky është ANTISHQIPTAR dhe pikë dhe të gjithë ata që e dijnë kuptimin e vërtetë të kësaj shprehjeje e kan të qartë se me kesi agjentesh të tërbuar nuk mund të ketë asnjë lloj debati…
    Debat mund të bëjnë shqiptarët ndërmjetveti, pavarësisht besimit fetar e bindjeve te ndryshme, por me antishqiptarët nuk duhet biseduar kurrë se ai/ata këtë e duan, praninë pubblike të platformës së tyre të helmët e të ndod..

  58. Ervini  18/04/2012 në 8:18 pm

    I nderuar z.Ols
    Do te doja qe ju te ishit i painformuar dhe jo keqdashes me shprehjet tuaja.Mos harroni qe e vetmja gjuhe e ndalur ishte shqipja gjate sundimit otoman dhe toleranca fetare pastaj lere mos e permend fare. Lexoni dokumente juridike ne arshiven e shtetit te cilat te tregojne se vete sulltani i madherishem ndalonte ndertimin e kishave te reja dhe nese te vjetrat rrezoheshin nuk duhej te ngriheshin me, pasi vete perendia kishte dashte keshtu. Barazia ndaj te sunduarve shihet po ne keto dokumente ku pervec takses se xhizjes shqiptareve qafire u duhej te strehonin ushtaret turq ne shtepite e tyre dhe pa deshire. E sa per Gjergj Kastriotin eshte heroi yne kombetare e ti e shume te tjere nuk jeni personat e duhur as te permendni emrin e tij se veprat tuaja nuk i njohim akoma. Per turqit e jo osmanet kemi respekt, i kemi miq por jo vellezer.Tolerance , respekt por jo nenshtrim

  59. Alban Guri  18/04/2012 në 9:29 pm

    TURQIT NUK JANE MIQ, AS VELLEZER, POR PERDHUNUES!

    ….
    MARRDHENJA JONE ME TURQIT QUHET PERDHUNIM, JO DASHURI.

    Kërkojini llogari Diplomacise Amerikane, te drejtuar nga lobi nihilist i çifutve me ne krye Hillary Clinton, përse po e frymezon kete poshtersi, pikerisht ne 100 vjetorin e shpalljes se PAVARSISE nga thundra perçudnuese e Turqise!

    Sqarimin e meposhtem do ta bej per çdo naiv, per çdo dashakeqas, per çdo intrigant, sikurse edhe per çdo spektator neutral qe sodit nga afer e nga larg, ne menyre sportive, ndodhite e ketij vendi.
    Perfomarsen qesharake: “Ne me turqit jemi vellezer!” e kane shprehur dhe do e shprehin pafundesisht te gjithe antishqiptaret, te gjithe maskarenjte, te gjithe injorantet, por edhe intrigantet (ata qe zakonisht hedhin gurin e fshehin doren), te gjithe ata qe i perdorin kauzat e medha si strehe per te fshehur inferioritetin e tyre.
    Cfare raporti kemi ne me turqit, e kam then shkurt dhe sakte disa here. Na kane sulmuar dhe perdhunuar sa me keq s`behet, fill pas renjes se rezistences se Principatave shqiptare, te cilat, disa emigruan ne Itali, disa u strehuan ne male e shpella, disa u konvertuan formalisht ne islam. Kjo ndoshi mbi te gjitha me ndihmen e pakuptuar qartazi te serbeve dhe te grekeve: fqinjeve tane, rivaleve tane, miqve tane te rrejshem.

    Popuj barbare, mongole, hune, te bashkuar nen simbolin e islamizmit, thjesht iu versulen edhe njehere Ballkanit per plaçkitje, por si synim kryesor kishin Romen, djepin dhe tribunen e qyteterimit europjan, i cili me pas u zhvillua e u perhap dhe sot e njohim me termin “qyeterimi perendimor”. Turqit pra, hunet apo mongolet, fiset barbare te stepave, nuk e ksihin per here te pare kete rrugetim te dhunshem plaçkites drejt Romes nepermjet Ballkanit, nepermjet Ilirise. Pse Roma?! Sepse Roma ishte qytet-Shteti me i pasur i botes, ne flori, ne mermer, ne stoli e pasuri pa fund. Shek. III, IV e V i sheh fiset barbare, turqit e sotem, si nje nder shkaqet kryesore te renjes se supremacise romake.

    Pa shume zig-zake: Truqit ne kete troje erdhen me dhune, jo per miqesi, jo per krushqi. Na shkaterruan, na vrane burrat dhe sidomos grate (riperteriteset e fares iliro-shqiptare), na perdhunuan, na plaçkiten, nen soditjen e heshtur te fqinjeve tane rivale e dashakeqas. Sot kane kaluar pothuajse 600 vjet, por asnjeher koha nuk ia ndryshon titullin dhe tekstin kornikes. Kjo kronike e Shqiperise dhe shqiptarve qe`, eshte dhe do te kujtohet si nje histori perdhunimi, djegie, shkaterrimi dhe konvertimi me dhune drejt fese islame. Kjo sigurisht nodhi intensivisht vetem ne qindvjeçarin e pare, sepse pastaj, ajo qe mbeti, ishte specje ne zhdukje, si indianet e Amerikes sot. Do thoni ju ç`lidhje ka ?! Po po, ka lidhje, sepse mbrapa kesaj historie genjeshtrash me titull “NE ME TURQIT JEMI MIQ E VELLEZER” qendron ajo pjese perverse e plutokracise amerikane, qe per arsye “pragmatizmi” (territore influence, aleance me ushtri mercenaresh, plus sigurine e puseve te naftes dhe supremacine e dollarit), kane ideuar qe bota na u dashka te mbeshtetet ne uren famekeqe lidhese Washington-Tirane-Ankara-Riad. E gjitha kjo strategji perverse, nuk merr aspak parasysh termin qyteterim, histori e pergjakur ne shekuj, perdhununime, genocide, dinjitet dhe moral njerezor.

    Jo pra. Dua ta sqaroj per te gjithe. Ne me truqit nuk jemi vellezer, as miq. Nese na i kane perdhunuar gjyshet e stergjyshet, kjo nuk na ben as vellezer, as miq. Me kujtohen vitet e para te femijerise time ketu ne kryeqytet, kur na thuhej kudo e parreshtur, si ne shkolle ashtu edhe ne familje apo shoqeri, se çdo gje turke ishte demode`, ishte e keqe, si nga stili ashtu edhe nga permbajtja. Kjo ka ndodhur ne Tirane, gjate viteve te soc-realizmit.
    Kete qe deshmova, nuk mund ta zhbejne dot aspak nje grup sharlatanesh, politikanesh, “historianesh”, tifozesh, spektatoresh, turistash, te cilet jane thjesht te blere aq lire sa do t`i vinte turp edhe tufes se majdanozit per çmimin e tyre.
    Pa dashur ta thelloj argumentin, as per te ndezuar nje konflikt banal te tipit ballkanik me turqit, po mundohem vetem te them se turqit jane mire aty ku jane. Ne nuk i duam, edhepse jemi ne krize ekonomike. Nuk kemi ç`te marrim prej tyre, dhe as ata nuk kane ç`te na japin, perveç fatkeqesive shekullore qe i dime mire e kemi nen lekure. Per me teper, turqit e sotem, “vellezerit” e se kaluares, dhe disa çifte te kombinuar ne martesa rastesore, aspak perfaqsuese te kultures apo berthames shqiptare, nuk i fshihen dot historise me te dhimbshme te ndodhur ndonjehere ne Ballkan, ne Europe, e me gjere. Po po, dhuna e turqve ndaj shqiptarve, dje me ndihmen dinake greko-serbe dhe sot me ndihmen e zymte te plutokracise amerikane, eshte me e dhimbshmja, me unikja per nga pasojat shktaterruese dhe sigurisht shume nihiliste. Pse ?! Sepse turqit e dhunshem e barbare, i vune shpaten dhe zjarrin qyteterimit me te hershem europjan, atij iliro-shqiptar.
    Te jesh shqiptar nuk eshte nje opinion. Dhe per Shqiptarine nuk mund te flasin ata te cilet i vene kazmen perdite Shqiptarise.
    Turqit duhet te na kerkojne falje. Turqit duhet te na paguajne shum shum shum deme morale e materjale. Dhe jo vetem turqit, por edhe fqinjet tane dashakeqas. Po ashtu edhe kumbaret e lojrave gjeopolitike te mbare botes, amerikanet. Po ashtu edhe çerek shqiptaret si Erdogan etj, nuk mund te na imponojne turqizmën dhe islamin si alternativen e vetme per mbijetese ne keto kohe te errta krizash. Perkundrazi, do ishte shume here me dinjitoze dhe dobirpurese qe edhe ata. shqiptaro-turqit, te ktheheshin ne rrenjet e tyre te dikurshme iliro-shqiptare. Te pakten kulturalisht apo emocjonalisht.
    Nuk ka asgje terheqese te behesh, te sillesh apo te ndjehesh si turk sot. Nuk ben per ne shqiptaret. Nuk eshte ne kodin tone gjenetik. Nuk eshte fashion. Nuk eshte sharmante. As dinjtoze. As dje, as neser, as kurre. Te ndjehesh iliro-shqiptar po, eshte Hyjnore, prej Hyjit, prej Hyllit, si Hyllios, si Hyllyrian…Te jesh turk eshte po aq inferiore si te jesh amerikan “pa surrat e pa taban”, pa identitet e pa nje format qyteterimi. Kjo nuk eshte loje fjalesh. As rastesi. Nuk jane rastesisht bashke turq e amerikane per nje poshtersi te re, per nje perbaltje te re te qyteterimeve, pikerisht atje ku dhemb me shume, atje ku ka me shume nevoje per ringjallje, per gjak te ri, per nje epoke te re.
    Amerikane e turq sot, po ashtu si turqit,greket dhe serbet e djeshem, mund te na dhunojne e perdhunojne akoma edhe me fort se dje, me te gjitha format, me te gjitha mjetet. Por ne qendresen do ta bejme si kahere…dhe hisotria do kete po te njejtin titull: “PERDHUNIM DHE PLACKITJE NGA TURKO-AMERIKANET! JO DASHURI, AS MIQESI!”
    Gjeopolitika jo gjithmone ka te drejte! Jo gjithmone ia del ne krye ! Kete rradhe eshte vertet teper!

    • Elsa  19/04/2012 në 12:16 pm

      Urime. Shkrim pergjithsisht i sakte por pak i tepruar.

  60. leo  18/04/2012 në 11:54 pm

    Te paska lene mendja fare Olso, shko bej nje xhiro andej nga Stambolli se ndoshta vjen ne vete.

  61. DARDHARI  19/04/2012 në 8:21 pm

    Olsi ti po mundohesh te futesh percarjen nder shqiptaret ti je nje njeri shume i vogel por ben dem te madh tek ne mos denjo te shkruash me te tilla shkrime.

  62. Bec bajrami  20/04/2012 në 1:09 pm

    Esht kot me i pergjegjur atij njeri, ay esht i smure e me fole me te esht si me i lar mushkut kryet me sapun

  63. ADDA  21/04/2012 në 1:41 am

    shkrim shum i qelluar. nuk duhet dhe nuk mundet nje pakice histerike jomuslimane te sundoje ne shqiperi

  64. Islamisti  21/04/2012 në 3:08 pm

    Sa pagun Jazexhiu qe t’i publikohen keto shkarravina ???

  65. Anasi  23/04/2012 në 8:07 pm

    Si ka mundesi qe ne 100 vjetorin e pamvaresise te lulezojne observacione te tilla. Kjo do te thote qe paskan shkuar kot gjaku i patrioteve tane. Harram te qofte qumeshti i nanes o JAZEXHI!!

  66. Elhaida  27/04/2012 në 12:13 pm

    Ne radhe te pare ne duhet te jemi njerez pavaresisht besimit fetar, per kete shqiperia nuk behet kurre as e kulturuar, as e pasur. Meqe nje pjese e madhe jane myslimane atehere shqiperia eshte e piset prej tyre gjithe kete mori plehrash kush e hedh, ne lulishte, poshte pallateve, ne PLAZHE, ne det,ne lumenj, ne rruge pra ne notojme ne pislleqet tona. Vetem kete mendoni…. dhe i keni te gjitha pergjigjet.

  67. flori  22/06/2012 në 11:26 pm

    Olsi jazexhiu ,,,i njohur me titullin ne doktorate marre ne unversitetet islamike ne lindjen e mesme ,i njohur edhe si njohes i shkences islame ,nuk e dija qe islami pervec nje genjeshtre ishte dhe shkence ,na shpjegon ne shqiptareve rrezikun e madh qe po i kanoset shqiperise ,me lejoni zoti doktor ose me mire zoti dentist kuajsh se me shume se kaq nuk mund te quaj ,,,sa me shpejt te ikni nga shqiperia ju dhe rraca juaj islamike aq me shpejt kultura shqiptare do lulezoje

  68. Xavier  25/06/2012 në 3:40 pm

    Shum mir konga djema shum mir po e kendoni ti eli ja paske prish hjeihsn konges , cka i jep zor ashtu si me pas kon tut ndjek naj kush ncncnc, neise ju pershendes 8KG , ZeiiD , Kanun-G , Si per zonin ashtu edhe per hjeihsn posht INAT G

  69. deutch  27/06/2012 në 11:05 am

    1- Ne rradh te par, shqiptaret nuk i detyron as greku e aq me shum italiani e gjermani per t’i ndryshuar emrat. Dhe ky esht nje fakt. Ne rradh te dyt, mos u habit shum ti zotri i artikullit…shum shqiptar ndryshuan emrat e fen ne token e vet..merre me mend ne token e te tjereve!!
    Ne Turqi nuk ndodhin gjera te tilla?? Duhet ta besojm apo esht keshtu?? Ti vet quan “kaur” te krishteret, keta te fundit jan ne token e vet, kurse ti jo. Turqia nuk njeh gjenocidin e 1 milion e gjysem te krishtereve Armen.. ta kan then kete apo ta anashkalojm?? Persa i perket analizes ekonomike..lère fare se flet si kodra mbas bregut..
    2- Te krishteret e “qafiret” shqiptar jan ne vendlindjen e tyre..nuk kan ardhur nga stepat e anadollit si puna jote. Ti zotri je i huaj ne shqiperi…nqs nuk te pelqen shko ne Anadoll meqè te mirpresin e te trajtojn mir…nuk jemi aspak xheloz, perkundrazi.
    Nqs Sali Berisha afermon qe shqiptaret kan lidhje gjaku me turqit, te flasi vetem per ata qe jan…per mendimin tim ka te drejt, por duke perjashtuar te krishteret.
    3- Vellazeria e gjakut me turqit nuk kundershtohet nga turkofobet…por nga ata te cilet ne te vertet nuk jan e nuk kan asnje lidhje gjaku me turqit. Cfar?? Do te na besh turq me zor ti??? Po a nuk konfermon me siper qe ju turqit nuk keni paragjykime!!??
    4- Po esht e vertet qe ka nje neo-otomanizem..mjafton te shikosh orientamentet politike te turqve shqiptar, e jataganet jan pak per ju.
    5- Po po esht e verete qe ju jeni kolon turq, perndryshe nuk do shpjegohej gjith kjo dashuri gjaku per turqit. Mos kini turp…e keni ngren me buk per shekuj.
    6- Kush ka zbrit nga malet??? Kemi zbrit ne nga malet apo jeni ngjitur ju nga stepat e shkretetirat e anadollit??? Nqs nuk te pelqejn malet e shqiperia, shko tek parardhesit ne anadoll. Po pse o turkoman, perralla jan ato nder 500 vite?? Ju turqve perralla ju duken kur beni pislliqe e kur jua thon nder sy.
    Ne nuk i ikim matan adriatikut, jeni ju qe duhet te ikni ne ANADOLL.

  70. Lissus i vjetër  01/07/2012 në 10:00 am

    Isha “mbushur” për të të dhënë një përgjigje të merituar,por shoh se t’a paskan dhënë komentuesit e nderuar më sipër.
    - Përse mban këtë emër “Olsi”; vëre mahmut, apo i vjen era?
    -Ti jazexhi kavajs (në të gjitha kuptimet),thua “…Gurakuqi, i cili, ashtu si edhe rektori i tij Tonin Gjuraj, apo shefi i institutit albanologjik, Ardian Marashi, që u zbritën nga malet…”.
    Familja e vjetër fisnike e Gurakuqëve, nga djepi i kulturës shqiptare,Shkodra, mund të përgojohet nga një kavajs ??? Kulmi!
    - “.” Përgjigjja ime për Romeon dhe klanin e tij është kjo: nëse keni takat e jeni seriozë për këtë që thoni, organizojeni këtë çarje, dhe, ashtu si gjyshërit tuaj në kohë të Skënderbeut, hipini anijeve dhe gjeni atë që doni matanë Adriatikut. Ne muslimanët, do jemi rehat këtu ku jemi, me apo pa Turqinë.” Waw! Pse , gjyshi yt nuk ishte bashkë me tanët për të luftuar pushtuesin turk? Apo ishte në krahun e turqve? Që këtu dekonspirohesh, ti mahmut,dhe nuk të lind e drejta të rrish në brigjet adriatikase apo joniane, por të kthehesh në tokat e atij gjyshit tënd në Anadoll. Se edhe të vritkan sytë Gjergj Kastrioti e Nënë Tereza…; largohu e mos i shih!
    Dhe sa për takatin që përmend , kujtohu se këta adriatikas e jonianë i rezistuan 500 vjet gjyshërve tuaj anadollas: imagjino sa problem mund t’a kemi tipin tënd…!
    -E fundit: uroj të mos takohemi ballë-përballë, për të mirën e të dyve.

  71. Tuç Maku  06/03/2013 në 12:51 pm

    Ah po shqiperin po e merr lumi siç’ thoshte dikur Pashko Vasa,Me vjen keq,inat e kam nje mllef te papershkrueshem nga brenda per keta soj zvarranikesh qe flasin Shqip.
    Kaq shume kopila paskan lane ne shqiperi pushtimet e huaja(nuk flas vetem per Olsin?!!!!!
    Kaq pak dinjitet kemi ne si shqipetare qe per te mos pranuar mendimin e ndryshem shajme dhe nenat motrat gjyshet dhe stergjyshet duke mohuar gjuhen prejardhjen,rezistencen dhe mbijetesen e kushtezuar nganje fat i mbrapesht…..
    S’ka ç’i duhet me kujt lufta me ne…..

Komentet janë mbyllur