Shtyhet pagesa e TVSH për makineritë, ja procedurat

Të gjithë ata që  importojnë pjesë apo makineri për një biznes të caktuar, që ciklin e investimeve dhe produktin e prodhuar, apo edhe shërbimin, e kanë mbi 12 muaj, mund të shtyjnë afatin e pagesës së TVSH-së përtej afatit. Kjo bëhet përmes një procedure të caktuar duke bërë një kërkesë drejtuar Ministrisë së Financave. Importuesve në fjalë u lind kjo e drejtë në bazë të ndryshimeve të bëra VKM-së  “Për skemën e shtyrjes së pagesës së TVSh-së, për makineritë dhe pajisjet e importuara, si edhe energjinë elektrike”. Është detyrë e tatimeve të vërtetojë, pas verifikimit në vend të investimit dhe dokumentacionit, përputhjen e kërkesës së personit të tatueshëm me situatën në fakt. Pas kësaj, drejtoria rajonale tatimore dërgon zyrtarisht, sipas formularit të gatshëm, brenda 7 ditëve punë nga data e protokollimit të kërkesës, në adresë të personit të tatueshëm, konfirmimin e faktit që produkti ose edhe shërbimi, për të cilin kryhet investimi, nuk është krijuar dhe as nuk është furnizuar nga personi i tatueshëm për vete apo për të tretë, me qëllim shtyrjen e pagesës së TVSh-së. Ndërsa, sipas vendimit të mëparshëm, pas mbarimit të afatit, për çdo shtyrje, dega doganore bënte verifikimin e pagesave dhe, nëse ato nuk ishin shlyer, i kërkonte bankës garantuese lëvrimin e garancisë për të mbuluar borxhin përkatës. Ndërsa data e pagesës së TVSH-së në doganë përcaktonte edhe periudhën tatimore (muajin) në të cilën personi i tatueshëm e regjistronte (vetëm për qëllim të mbajtjes së dokumentacionit për TVSh) dhe e deklaronte TVSh-në si të zbritshme pranë organeve tatimore. Me vendimin e ndryshuar, tatimpaguesi në kërkesën që i paraqet Ministrit të Financave për shtyrjen e afatit të pagesës së TVSh-së, është i detyruar të bëjë një përshkrimi të qartë të llojit të investimit që po kryhet. Gjithashtu, duhet të japë shpjegime të sakta për kohëzgjatjen e ciklit të investimit, vlerën e parashikuar të investimit etj. Bashkëngjitur, tatimpaguesi që kërkon të shtyjë afatin e pagimit të TVSh-së përtej vitit, duhet të tregojë përgjigjen e dhënë nga drejtoria rajonale tatimore (origjinale) dhe kopjen e kontratës/ave ose të marrëveshjes me zbatuesit e investimit, ku të jetë përcaktuar qartë afati i kryerjes së të gjithë ciklit të investimeve. Në të njëjtën kohë, kërkohet të informohen financat edhe për parashikimin e afatit të fillimit të ofrimit të prodhimit ose të shërbimit. Kërkohet gjithashtu edhe kopja e autorizimeve të lëshuara nga dega doganore që ka miratuar shtyrjen e pagesës së TVSh-së deri në dymbëdhjetë muaj dhe kopje të deklaratave doganore të importit. Është ministri i Financave, që brenda 7 ditëve pune nga data e protokollimit të kërkesës, miraton ose jo zgjatjen e afatit të shtyrjes së pagesës së TVSh-së për subjektin e interesuar. Një kopje e kërkesës së miratuar i dërgohet autoritetit doganor, me qëllim që subjekti të mos shpallet debitor, dhe organit tatimor, me qëllim regjistrimin e të dhënave të autorizimit në regjistrin e veçantë të personit të tatueshëm. Në të njëjtën kohë, drejtoria doganore njofton me shkrim drejtoritë rajonale tatimore, ku është i regjistruar personi i tatueshëm, dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, për mbylljen e veprimeve të lidhura me TVSh-në, me këtë person. Brenda datës 20 janar të çdo viti, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, zyrtarisht, dërgon në Ministrinë e Financave listën me të gjitha të dhënat e nevojshme për të gjithë personat e tatueshëm, për të cilët është aplikuar skema e shtyrjes së pagesës së TVSh-së.

 

 

 

Rimbursimi i TVSh-së, ja si fitohet

 

Vendimi i ndryshuar për shtyrjen e pagesës së TVSh-së parashikon edhe procedurat e rimbursimit të saj. Sipas vendimit në fjalë, në rast se tatimpaguesi në administratën tatimore rezulton me situatë kreditore të TVSh-së, e cila ka plotësuar kushtet ligjore për t’u rimbursuar dhe njëkohësisht në administratën doganore me situatë borxhi për TVSh-në e shtyrë në import me autorizim nga ministri i Financave, i lind e drejta të paraqesë kërkesë me shkrim pranë drejtorisë rajonale tatimore, ku është i regjistruar, për të përfituar shumën e kërkuar për rimbursimin e TVSh-së. Por shuma kalon tek organi doganor për likuidimin e TVSh-së që i detyrohet administratës doganore. Bashkë me kërkesën, tatimpaguesi duhet të depozitojë: Situatën e TVSh-së që provon ekzistencën e tepricës kreditore të TVSh-së. Gjithashtu, një vërtetim të lëshuar nga kryetari i degës doganore kompetente, në të cilin është përcaktuar shuma e TVSh-së debitore, si dhe shënohet se ky vërtetim është lëshuar me kërkesë të tatimpaguesit për kompensimin e detyrimeve të TVSh-së si rezultat i zbatimit të skemës së shtyrjes së TVSh-së. Vërtetimit i bashkëlidhet situata e TVSh-së, si dhe dokumentacioni që provon ekzistencën e detyrimit nga skema e shtyrjes së TVSh-së. Vendimi në fjalë parashikon që nga skema e kompensimit të TVSH-së, e cila rimbursohet nga drejtoritë rajonale tatimore për t’u paguar në doganë, përfiton vetëm personi i tatueshëm që plotëson njëkohësisht kushtet: Nga përdorimi i shumës së TVSh-së kreditore në organet tatimore likuidohet vetëm shuma e TVShë-së së shtyrë në import me autorizim nga ministri i Financave. Në të njëjtën kohë duhet që burimi i TVSh-së, për të cilën personi i tatueshëm kërkon kompensim, të jetë nga i njëjti aktivitet që i shërben linja, për të cilën është aplikuar TVSh-ja e shtyrë dhe në rastet kur shuma e TVSh-së për t’u kompensuar është më e vogël se shuma e borxhit, të krijuar nga TVSh-ja e shtyrë në doganë, personi i tatueshëm duhet që më parë të paguajë diferencën.

 

 

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E FINANCAVE

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E TATIMEVE

DREJTORIA RAJONALE__________________________

FORMULARI nr.1:

____________________________________________________________________________

Adresa:

___________________________________________________________________________

_____

Nr.____________/ Prot. Tiranë, më_______/________/__________

Referojuni në rast përgjigje

Drejtuar: _________________________________________________(të dhënat e subjektit)

Referuar kërkesë suaj nr. _______, datë ________, protokolluar në drejtorinë rajonale

tatimore _______, me nr.______prot., datë ________, dhe në mbështetje të ligjit nr. 7928, datë

27.4.1995 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, u verifikua si më poshtë vijon:

1. Bazuar në aktkonstatimin nr.________, datë _______, pas verifikimit në terren, rezulton se makineri/pajisjet janë ________________ (specifikohet ku ndodhen fizikisht, të magazinuara apo të vendosura në objekt etj., si dhe në çfarë gjendjeje janë). Nga kjo konkludohet se makineri/pajisjet janë në proces montimi/instalimi dhe subjekti nuk i ka ende pajisjet në kushte pune, cikli i investimit nuk ka përfunduar.

2. Nga dokumentacioni (kontrolli i librave të shitjes, të blerjes, FDP etj.) rezulton se tatimpaguesi nuk ka kryer shitje produktesh të prodhuara nga këto makineri/pajisje.

Si konkluzion, vërtetojmë se tatimpaguesi _______, mbajtës i NUS ______, nuk ka kryer:

1. Asnjë furnizim për të tretë;

1694

2. Asnjë vetëfurnizim;

3. Asnjë përdorim për vete të produktit për të cilin kryhet investimi.

Nga verifikimi i situatës tatimore, rezulton se tatimpaguesi ka:

_______________lekë kontribute për sigurime shoqërore dhe shëndetësore të papaguara.

(vendoset shuma e detyrimeve të papaguara, ose “0” kur nuk ka detyrime).

Pas këtij verifikimi, subjekti është regjistruar në regjistrin e veçantë për t’u mbikëqyrur nga kjo drejtori, deri në furnizimin e parë, të paraqitur në faturën tatimore të lëshuar prej tij.

Shënime.___________________________________________________________________

DREJTORI I DREJTORISË TATIMORE RAJONALE

_________________________________________________________(emër/mbiemër)

_________________________________________________________(firma, vula)

 

Për të komentuar rregjistrohuni këtu ose logoni me e-mail e Facebook. Për më shumë informacion lexoni

You must be logged in to post a comment Login