Organizata për mbrojtjen e kafshëve denoncon vrasjen e qenve në Durrës

(Video) Pezana Rexha drejtoresha ekzekutive e organizatës për të drejtat e kafshëve në Shqipëri (ARA) ka shpërndarë dje një mail me videot e ekzekutimit të qenve të rrugës në Durrës, duke e denoncuar këtë si akt kriminal. “Më datë 23-24 Prill 2012, nga ora 22:00 deri më 01:00, si pasojë e shumë sinjalizimeve nga qytetarë të Durrësit që dëshmojnë të kenë parë qen endacakë të vriten, ARA vendosi të investigonte mbi këto veprimtari duke bërë filmime dhe foto të cilat shërbejnë si dëshmi reale e këtyre sinjalizimeve”, thuhet në njoftimin e organizatës. Në këto filmime paraqiten gjuetarë, policë dhe punonjës të Bashkisë dhe në disa moment edhe qen të vrarë.  “Një masakër që zgjat tashmë prej 5 ditësh dhe është e mirë organizuar”, shkuan ARA, që thotë se në bazë të disa dëshmive të tjera ka zbuluar edhe vëndin ku më groposen qentë e vrarë. Gjithmonë duke vazhduar kërkimet nëpër koshat e mbeturinave dhe cepat e rrugëve, Pezana tregon se në 3 orë kërkime, kishte hasur vetëm në një qen me këlyshin e saj. Sigurisht që dëshira ishte ti sillte në Tiranë, por qentë duke qenë të trembur nga njerëzit, ikën të tmerruar. “Një orë më pas i panë sërisht të njëjtët qen, por ishte tepër vonë për të bërë diçka”, thotë drejtoresha e ARA. ARA në total ka 3 video që tregojnë qartë policë, gjuetarë dhe makina e komunales. “Ndjesia e të qënit i pafuqishëm, frika dhe braktisja që ndjeja në ato çaste ishte e madhe”, tregon Pezana Rexha, Drejtoreshë Ekzekutive e ARA. “E ndjeja zemrën që të rrihte fort, por nuk mundsha gjithashtu të ekspozohesha, pasi rrezikoja të humbisja provat dhe ndoshta edhe më tepër, kujt mund t’i kërkoja ndihmë në ato kushte?”

“Do të doja që të gjithë të kuptonin se sa e rëndë është situata në Shqipëri dhe se sa nevojë për ndihmë kemi ne që përpiqemi çdo ditë të jetës tonë tu pakësojmë dhimbjet disave prej tyre, por jo të gjithëve”, thuhet në njoftimin e organizatës. Kjo e fundi I ka bërë thirrje organizatës botërore të mbrojtjes së kafshëve që të dërgojë njerëzit e saj në Shqipëri për të ndihmuar në luftën kundër keqtrajtimit që u bëhet kafshëve në vendin tonë.. “Progresi i nje vendi varet nga mënyra se si populli i trajton kafshët” (thoshte Gandhi), shihini kafshët në Shqipëri dhe do kuptoni gjithçka”, mbyllet deklarata e ARA.

 

 

Për të komentuar rregjistrohuni këtu ose logoni me e-mail e Facebook. Për më shumë informacion lexoni

You must be logged in to post a comment Login