Rrëshqitje pas reshjeve, izolohet komuna Kaçinarë në Mirditë

Mirditë-Reshjet e shiut gjatë 24 orëve të fundit në rrethin e Mirditës kanë izoluar totalisht banorët e komunës së Kaçinarit me qytetin e Rrëshenit, ku edhe merrnin furnizimet me ushqime. Rrëshqitja e Malit, në afërsi të fshatit Simon, ka shkatërruar plotësisht një pjesë të segmentit të kësaj rruge, duke e bërë atë të pakalueshme. Sipas kryetarit të komunës Kaçinar, Petrit Bardhi, “rrëshqitja e malit në Simon ka qenë e menjëhershme. Ndërsa segmenti rrugor në këtë pjesë është shkatërruar plotësisht duke izoluar për pasojë më shumë se gjysmën e komunës. “Ky segment rrugor është i pakalueshëm, unë kam kërkuar me anë të telefonit pasi është e pamundur të kontaktoj me prefektin fizikisht, për shkak të këtij bllokimi të rrugës, që të ndërhyhet sa më shpejtë për hapjen e kësaj rruge dhe lidhjen e saj me pjesën tjetër të rrugës së Bukmirës, për të bërë të mundur edhe lëvizjen e mjeteve dhe banorëve në këtë segment rrugor”, tha kreu i komunës.

Komentet janë mbyllur