Fustani i bardhë, si të zgjedhësh të duhurin

Keni ëndërruar për këtë gjë qëkur keni qenë vajzë e vogël. Keni ëndërruar veten të veshur me fustan nusërie, duke qëndruar para altarit me të zgjedhurin tuaj të zemrës… Martesa është një moment në jetën e secilës femër, për të cilin më  shumë ëndërrohet, ndërkaq fustani i nusërisë është simboli i martesës. E po, tani, nëse fati juaj i lumtur ju ka buzëqeshur dhe ka ardhur momenti i zgjedhjes, ndërkaq zemra juaj nuk mund të vendosë. Sido që të vendosni, ne në këtë artikull do t’ju japim disa këshilla sesi të zgjidhni fustanin e nusërisë.

1. Mendoni mirë për atë para se të niseni për të shkuar në butik, në mënyrë që t’ia bëni vetes më të lehtë zgjedhjen, por edhe të kurseni kohën. Kërkoni nga mikja juaj më e mirë apo nga ndonjë kushërirë që t’ju ndihmojë në zgjedhje.

2. Veç kësaj, mund të kërkoni edhe në internet disa modele të fustaneve dhe ato fotografi t’i printoni, në mënyrë që të keni një orientim se çfarë kërkoni.

3. Kur të hyni në butik, shikoni mirë të gjitha modelet, në mënyrë që të mos ju shpëtojë asgjë. Kushtojini kujdes të veçantë modelit të fustanit dhe siluetave dhe imagjinoni veten sesi do të dukeshit kur ta keni veshur atë. Ato modele të cilat do t’ju bëjnë të dukeni më së miri, natyrisht që duhet t’i provoni.

4. Zgjidhni modelin në të cilin do të dukeni e përsosur. Të mos e mashtroni veten se do të humbni pak peshë dhe të zgjidhni fustanin për një numër më të vogël, por zgjidhni pikërisht atë fustan i cili do t’ju bëjë që të dukeni e përsosur.

5. Krijoni komunikim të mirë me punëtoren e butikut. Lirisht pyeteni për çdo gjë që ju intereson, ajo me kënaqësi do t’ju japë këshilla dhe propozime.

6. Merrni me vete stolitë dhe këpucët gjatë provës. Atë që do të planifikoni që ta vini dhe atë që dëshironi ta mbathni, merreni me vete dhe provoni drejtpërdrejt, në mënyrë që të shihni sesi po përshtaten me modelet e fustanit.

Nëse do t’u përmbaheni sadopak këtyre këshillave, do të jeni në gjendje që të zgjidhni më lehtë se cili model i fustanit është më i përshtatshëm për ju. Nuset e 2012-ës duhet të shijojnë në maksimum ditën e dasmës dhe të zgjedhin më të mirën e tyre. Zgjidhni modelin që më shumë ju përshtatet dhe do të fitoni fustan ultra-trendi që mund ta kombinoni me këpucë, çantë dhe aksesorë me ngjyra të ndryshme.

Për të komentuar rregjistrohuni këtu ose logoni me e-mail e Facebook. Për më shumë informacion lexoni

You must be logged in to post a comment Login