Edison Ypi
Një vend ku ka Romeo & Xhulieta që varin veten njëri pas tjetrit në degë të lisit, nuk mund të jetë një vend i çfarëdoshëm. Një vend i tillë është një vend i lartë. Madje tepër i lartë. Për të cilin, e pakta që mund të thuhet, është se punët nuk i ka keq.
Nuk i ka keq punët ky lloj vendi, por nuk janë të këtij mendimi një numër zagarësh të po këtij vendi, të cilët, për gjithçka, nga kruajtja e fundshpinës, alergjitë e pranverës, e deri te marrëdhëniet e mira apo të këqija me Kinën, bëjnë fajtor
Doktorin.
Cilin Doktor?
Doktorin tonë, pra. Doktorin më të çuditshëm që ka parë Bota. Doktorin të cilit prej njëzet e kusur vjetësh zagarët i thonë largohu, ai afrohet. I thonë ik, ai vjen. I thonë eja, ai ikën. I thonë rri, ai punon. I thonë hesht, ai flet. I thonë sëmuru, ai forcohet. I thonë humb, ai fiton. I thonë ndal, ai vrapon. I thonë zvarritu, ai fluturon.
Sjellja e kritikuesve zagarë të Doktorit tonë, përçartjet e tyre përgojuese prej halabakësh rrugësh, kjo marrëdhënie e pazakontë prej babai pasionant dhe kopili grindavec, me të drejtë të sjell ndërmend proverbin me shqiptarin që s’të bën për babi po s’ia dashurove mamin. Dhe, në fakt, Doktori atë po bën.
Për më tepër që Doktori ynë është namuzqar me nam, dhe jo ndonjë dashuror i madh, zor të besohet t’ua ketë dashuruar mamin të gjithë llomotitësve. Jo për ndonjë arsye të mistershme. Thjesht sepse, për shkak të punëve të shumta, Doktorit nuk i del koha ta kryejë si duhet detyrën, t’ua dashurojë mamin të gjithë zagarëve, i vetmi problem ky që Doktori s’e zgjidh dot.
Dhe është pikërisht ky problem, apo kjo mungesë ngeje dhe kohe e Doktorit, që më ka vënë mua në një situatë sa të vështirë, delikate dhe paradoksale. Që unë, adhuruesi i kahershëm i Doktorit, si i tillë do desha hera-herës t’i bëja Doktorit ndonjë vërejtje korrektuese. Por nuk mundem. S’më lënë radhë kopilat. Të cilët nguten kush e kush ta dërgojë i pari mamin që t’ia vizitojë dhe dashurojë Doktori.
Dhe ky s’është i vetmi paradoks. Sepse, ndërkohë që kudo në botë halli i doktorëve është si t’u bëjnë ballë sëmundjeve të pacientëve, në Shqipëri ky problem shfaqet si dukuri e kundërt: Si hall i madh i zagarëve të sëmurë, të cilët shkak të dështimeve të tyre bëjnë atë që ato halle nuk i shkakton por i shëron, Doktorin.
Cilët janë zagarët të cilët me turinj nga luna sulmojnë, përgojojnë, thashethemnojnë, Doktorin tonë?
Të njëjtët bastardë si kurdoherë. Spurdhjakët e zyrave, organizatave dhe shoqatave, turlilloj zagarësh pordhacë dhe parazitë nga më të pështirët. Ata që nuk shkelin kurrë nëpër fshatra. Bastardët të cilëve rrugët e asfaltuara u duhen vetëm për të vajtur në plazh, për pushime, sidomos nëpër restorante. Sepse në përfytyrimin e tyre zagaror, rrugët nuk janë për punë, për kamionë dhe trailerë, por vetëm për makinat e tyre të vogla, natyrisht sa më të shtrenjta. Janë nostalgjikët e kurvit, fanatikët orëmbetur. Ish-spiunët, të cilët lëndën e parë, shqiptarët e lirë, e kanë, por u mungon impianti i përpunimit. Por kryesorët janë zëdhënësit e tyre, llomotitësit mediatikë, ata që duan, dhe ia arrijnë, të mbijetojnë përmes gënjeshtrave. Shkurt, shqiptarët më të pa sinqertë, më të pa aftë, më të patalentuar. Ata të cilëve nuk u mbahet mend asnjë fjalë, nuk u ka dalë kurrë asnjë parashikim, nuk kanë pasur asnjë sukses në asnjë “aksion” social, qytetar, politik, ekonomik, ekologjik etj.
Pas pak do zgjidhet Presidenti i ri. Si kurrë më parë, absolutisht asnjeri nuk e di cili do jetë tjetri, i ardhshmi. Nuk ka shenjë më të qartë dhe më bindëse se kjo paparashikueshmëri për të provuar definitivisht se në Shqipëri demokracia dhe pluralizmi më së fundi ekzistojnë dhe funksionojnë. Dhe jo vetëm. Sepse prej vitesh shqiptarët votojnë “në mes”. Që është sigurisht edhe kjo një dukuri entuziazmante frymëndalëse. Sigurisht që kjo megameritë i përket Sovranit. Por jo vetëm Sovranit. U përket edhe individëve që bëjnë politikën dhe pushtetin. Cili është ai individ të cilit, duke pasur bilancin më të gjatë kohor në politikë dhe pushtet në Shqipërinë post diktatoriale, i përket edhe kontributi më i madh? Doktori. Ai që nuk ia njeh Doktorit këtë meritë, le ta mësojë në këtë çast se nuk është normal, por një nga të dyja: maskara ose budalla.
Meqë jemi te qeverisja, ka një numër shpifësish dhe llomotitësish të cilët Doktori me vetëdije nuk i qeveris, domethënë nuk ua dashuron mamin. Jo sepse s’ka kohë, nge, apo energji. Se tashmë s’ka mbetur zagar shqiptar që Doktori të mos dojë dhe dijë t’ia dashurojë mamin, por sepse nuk do. I lë vet’ të llapin. Për hir të demokracisë, fjalës së lirë etj.
Megjithatë, zagarët një e dy e Doktori-Doktori.
Doktori ka simpatinë e qindra mijëra shqiptarëve, rrugaçët pëllasin Doktori-Doktori.
Doktori ka mbi 20 vite që merr gjysmat e votave të shqiptarëve, palaçot klithin Doktori-Doktori.
Doktori futi Shqipërinë në NATO, ata vazhdojnë t’i bien legenit Doktori-Doktori.
Doktori bëri të mundur udhëtimin e shqiptarëve në Europë pa viza, këta vazhdojnë avazin, Doktori-Doktori.
Nën qeverisjen e Doktorit Shqipëria i shpëtoi krizës që mbërtheu, dhe mbërthyer po e mban, gjysmën e botës, legenat s’reshtin së lehuri Doktori-Doktori.
Rrugët e Shqipërisë ishin shtigje dhish. Edhe tani që s’po mbetet rrugë pa u asfaltuar, prap’ pisat bërtasin Doktori-Doktori.
Prishtina ishte më larg se Kamçatka. Tani në Prishtine shkohet për dy orë e gjysmë, kta Doktori-Doktori.
Ndoshta kanë të drejtë. Se s’është pak tjetri të ta dashurojë mamin.
Turlifarlloj spurdhjakësh i janë vërsulur Doktorit. Deri edhe me rrjete sociale virtuale, pra me grazhde derrash me fotografi profili me të ngrëna e të pira përpara. Kurrë mos ardhshin në vete nga këto marrëzira. Ku ka më bukur; Ata e sulmojnë me rrjeta sociale virtuale, Doktori u dashuron mamin.
Një shembull për të ilustruar flirtin e Doktorit me mamin e zagarit…
Dëgjova këto ditë në televizor një zagar të tipit Doktori-Doktori që tha se 70% e familjeve të Paskuqanit nuk paguajnë dot energjinë elektrike. Kush nuk e paguan dot energjinë elektrike, nuk duhet as ta përdorë atë energji. Dhe këtu ky muhabet mbyllet. Megjithatë, unë e bëra një sondazh në Paskuqan. Ku më doli se 90% e familjeve jetojnë në vila të reja. Që janë aq të shumta dhe aq të bukura, sa zor se Lombardia mund ta ketë ndonjë Paskuqan. Ata që jetojnë nëpër vila nuk paguajnë dot korrentin?! Bah! Thuaj pastaj që zagari nuk e ka hak që Doktori t’ia shijojë mamin.
Si ia arrin Doktori ynë t’ia shalojë mamin zagarit? Kjo pyetje, me sa duket, do mbetet një sekret profesional i Doktorit.
Vazhdo zagar. Vazhdo sajo, shpif, intrigo, kusur mos i lër Doktorit. Doktori di si të ta kalërojë mamin.
profesori
15/05/2012 at 12:49 pm
Gazeta nuk me keni botuar komentin.
Ndihem i fyer nga Ju qe beni te pamunduren per lirine e fjales por me sa duket e beni luften per vete per Ypin e semure dhe jo per njerezit e thjeshte
Admin
15/05/2012 at 1:00 pm
cilin koment dy komente nga ju i sho te botuara
ustai
16/05/2012 at 12:26 am
O Admin,
Mos i vej faj presorit se ka harru me pi ilaçet sot. I shef komentet e veta dhe thote, kush i ka shkru keto …lliqe.
albani
15/05/2012 at 1:50 pm
jam shume dakort se dokoktori po kaleron mamat e opozitareve,mamat e kokpalarve edhe mamat e varfanjukve,ne shumicen e rasteve diten me zor e me pahir , por kur sja mban by..a perdor taktiken tjeter ua kaleron naten se ka nga ata kokpalar qe kur preken i vene Doktorit edhe Ypit nga nje strumullar..une e kame rrespektin shume te madhe per Ypin se e njoh mire se ne jeten e tij ai ka qene jo Yps dhe duke qene i tille ka shume deshir qe tja kalerojn ,bile duke qene se kohet e fundit eshte shume i kenaqur prej Doktorit ka filluar te vizitoj Nenen, Gruan edhe Vajzen e tij te doktori sepse doktori ua viziton e kaleron shume mire atyre qe kane deshire,e sidomos nenen ,gruan ,edhe vajzen e Edisonit.dhe une e di se Edisoni ka shume rrespekt per ata qe ja kalerojn dhe sidomos qe ne kete rast behet fjale per Doktorin kalerus..urime Edison.
asi
15/05/2012 at 1:52 pm
Z.Ypi,a spo i bie ne qafe si shume Doktorrit,a smund ta ndihmojme dhe ne pak,ne misionin e kalerimit ?
Zamir
15/05/2012 at 3:17 pm
Normalisht qe pinjollet e familjve te kuqe alle e kane te sikletshme t’ua permendesh bishtperdredhjen.
Fillimisht e kane filluar me ndergjinine tyre sllave. Dhe kjo quhet bishtperdredhje ideologjike ishte tradheti i dellit kombetar. Prandaj edhe 17 maji u shkon me shume per shtat ketyre te shaluarve sharlatane, e per te japin edhe teseren, e jo me kuleten…
Me pas e kane vazhduar kodrave e maleve(Deri ne 1944), ku edhe “shtinin shtate” e ‘ngjiznin tete’, brenda sojit e sorollopit.
Mandej vazhduan korijeve e zabeleve, per t’i bere ato pjellore si edhe fushat. Jo pak raste ka ndodhur qe sekretari i partise shaleronte anetaren e organizates ” ne emer te popullit, e ky nuk eshte thjesht film a “Parulle”.
Me tutje partia filloi t’u hiqte njollat e biografise jedhe Nafijes…
Me pas kaluan ne incest, e prej ketej partia dha firomen, por jo partizanet e saj. Zor se do ta shlyjene nga mendja ate batuten e partizanve leber per ata myzeqare: “U rriten bijte tane, prandaj po na kthejne pushket”…
Mos u deshpero z.Ypi, se keta nuk jane bijte e Xhafereve, Mitateve a Ahmeteve, por te Sofoklinjve, Bedrinjve, Spirove e Shefqeteve. Jane ai soji qe e ka care rrugen e historise si Enveri i tiri, me palle ne dore…
Sa i takon doktorit, pse nuk ua ka kaleruar nonat, keta/keto hedhin vickla. Vertet qe doktori nuk ua ka bere kete nder. Prandaj edhe spedredhin bishtin, germat, tastieren, e shkruajne kryesisht si anonime, si dikur anonimet e fleterrufeve. “Keta jane myzeqaret” e djeshem, mos ki dert se vetem nga tastiera behen trima, e mendjehapur… Ne mejdan, jane gati te (te) thone: “ia ka mbetur nones edhe nje dhomb”.
kurales
15/05/2012 at 3:46 pm
edhe ti Edison e paske cuar ipari mamin tat tek doktori……dhe ai kishte kohe
Dedalia
15/05/2012 at 5:14 pm
Nuk publikoni komentet fyese dhe nxirrni kyt fare artikulli?! Qenkeni thate krejt…
alban
15/05/2012 at 5:35 pm
nje idiot i papare qe shkarravit banalitete te tilla,ky shkrim mban ere qelbesire.
kuku
15/05/2012 at 5:51 pm
Te lumte dora zoti Ypi, sa bukur ja paske qendisur.
Litera.
15/05/2012 at 9:38 pm
Keshtu si u qelben tere muhabetet/hypizdrypit ia bej bejtet.Rrofte mbreti, poshte mbreti/eshte ofshama qe leshon trupjepri.Trupjepri eshte thare nga vapa/doktorit i merr ere nga prapa.E ndjek si hije, i perlepihet/t’ia jape t’emen kur t’i ngrihet.Trupjepri gjithemone i humbur/eshte rrokullisur mbi pleh si brumbull.Gjithenje teposhte duke zbritur/vjell pislleqet qe ka gelltitur/zbraz nga zemra fjalet e pista/qe ia kujton paraja, helmi e thika/qe percjellin ende eren e qelbur/te trasheguar nga sojlinjte e vjeter.Idhujtari i tij vjen nga gjirizi/prej nga hynte e dilte si urithi/ eshte kembe lepiresi i tiranit/qe thithte avullin e hamamit.Ky zvaranik prapa rrumpalles/ bashke me sojin klith prej plages/kur nga ferrat qene gervishtur/me breke nder kembe duke ikur.Rrofte soji i trimave frikacake/delenxhileret aristokrate!
ustai
16/05/2012 at 12:30 am
Sa e dua doktorin tani qe lexova kete shkrim. Iu befte dita njemije dhe marrte nga ditet tona.
Keta te ofenduarit kushedi c’do ishin kenaqur po t’i kishte ngritur piedestal Edi Rrrames. C’e do, ia ngriti ketij tjetrit. Plasni tani!