visi baner 5

Urdhri i gjykatës: Imami të mos i afrohet xhamisë së Medresesë

Tiranë Gjykata e Tiranës ka vendosur të ndalojë imamin Lulzim Plloçi të kryejë ritet fetare në xhaminë e Medresesë, pasi ishte shkarkuar nga kjo detyrë me vendim të kreut të Komunitetit Mysliman, Selim Muça. Vendimi është marrë në mungesë të Plloçit, pas kërkesës së prokurorisë e cila ka nisur hetimet ndaj imamit të shkarkuar, sepse u denoncua nga imami që e zëvendësoi. Sipas vendimit të firmosur nga gjyqtari Agron Zhukri më datë 24 maj 2012, rezulton se prokuroria ka paraqitur në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së sigurimit “ndalim dhe detyrimi i qëndrimit në një vend të caktuar” ndaj Lulzim Plloçit, i cili është konfliktuar me imamin Lauren Luli. Në vendim thuhet se në datën 27 prill të këtij viti është paraqitur pranë Komisariatit nr. 4 në Tiranë shtetasi Lauren Luli, i cili ka bërë kallëzim ndaj Lulzim Plloçit, duke e akuzuar për pengim të organizimit të veprimtarive fetare. Në kallëzim, imami që zëvendësoi Plloçin shpjegon se në datën 27 prill ai është emëruar nga kreu i KMSH-së, Selim Muça si imam në xhaminë e Medresesë në kryeqytet. Po në këtë datë, ai është paraqitur në xhami për të kryer ritet fetare, por është ndaluar nga imami i shkarkuar me argumentin se në atë xhami është ai dhe nuk mund të jetë askush tjetër. Imami Luli thotë se ka vënë në dijeni kolegun e tij për vendimin e shkarkimit nga kjo detyrë, por ai nuk është bindur dhe së bashku me katër persona të tjerë e kanë nxjerrë me forcë nga ambientet e xhamisë së Medresesë. Pasi ka komunikuar me drejtuesin e Medresesë, kallëzuesi nuk ka gjetur zgjidhje dhe ka vendosur t’i drejtohet policisë për të denoncuar rastin në fjalë. Pas denoncimit, prokuroria ka nisur hetimet për ngjarjen, madje dy ditë më parë i ka kërkuar gjykatës të caktojë edhe masë sigurimi për imamin e shkarkuar, Lulzim Plloçi, i cili nuk ka qenë prezent në sallën e gjyqit. I pyetur për këtë ngjarje, Plloçi ka shpjeguar në prokurori se është njohur me vendimin për zëvendësimin e tij dhe e ka pranuar këtë vendim. Ai ka pohuar se si besimtar ka shkuar në xhami dhe besimtarët e tjerë i kanë kërkuar t’i drejtojë ai ritet fetare, pasi sipas tij, besimtarët nuk pranojnë imamin e ri. Plloçi ka mohuar në mënyrë kategorike të jetë konfliktuar me imamin që e zëvendësoi, por sipas tij kanë qenë besimtarët ata që e nxorën jashtë xhamisë Lauren Lulin, ndërsa ai ka vijuar të kryejë ritet fetare. Por prokuroria argumentoi në gjykatë se ka qenë pikërisht imami i shkarkuar ai që ka ndikuar, madje duke u përfshirë edhe vetë personalisht për largimin e imamit të ri nga xhamia, duke penguar kështu kryerjen e një veprimtarie fetare, çka sipas akuzës përbën vepër penale. Këto argumente janë pranuar nga gjykata, e cila urdhëron imamin Lulzim Plloçi të mos i afrohet xhamisë së Medresesë.

Vendimi

“Gjykata urdhëron që i pandehuri Lulzim Plloçi të mos qëndrojë në një vend të caktuar e të mos shkojë atje pa autorizimin e saj dhe ky vend është xhamia e Medresesë Tiranë, me adresë “Rruga e Dibrës”. Kjo masë nuk ndikon negativisht që i pandehuri të mos ushtrojë ritet fetare sipas besimit të tij, pasi mund t’i ushtrojë normalisht në çdo xhami tjetër, e për më tepër që të tilla ka plot në Tiranë”, – thuhet në vendimin e Gjykatës. Shkarkimi nga detyra i imamit Lulzim Plloçi është bërë objekt debati e konflikti mes besimtarëve të kësaj xhamie dhe Komunitetit Mysliman. Besimtarët kanë firmosur një peticion, me anën e të cilit i kërkojnë kreut të KMSH-së, Selim Muça kthimin në detyrë të imamit Lulzim Plloçi.

 

 

Reklama-Eagle

7 Përgjigjet për "Urdhri i gjykatës: Imami të mos i afrohet xhamisë së Medresesë"

  1. Eris  26/05/2012 në 10:51 am

    Nje person qe shqip si ky kastravec Lauren nuk ka se si te pranohet si imam nga besimtaret e asaj xhamie. Eshte kulmi kur gjykata dhe shteti bejne rolin e Policise Fetare kur keto gjera jane komplet te ndara. Duket qe dikush ka marre lek qe te japi ate vendim se nuk ka se si te jete ndryshe. Por shyqyr qe ka dhe Apel, Gjykate te larte dhe Gjykate Kushtetuese qe nuk besoj se do ta lejne kete vendim ne fuqi. Per me teper inshalla vjen dhe nje kunder pati kundrejt ketij kastarvecit per shpifje dhe kundrejt KMSH-se per Abuzim me Postin.

  2. Anonim  26/05/2012 në 4:08 pm

    Sikur te shembnin te gjitha xhamite dhe ne vend te tyre te ndertoheshin shkolla, do ishte ideale.

    Larg Islamit! Jemi shqiptare, jo turq! Fare e keqe.

    • d  27/05/2012 në 12:48 pm

      Jemi shqiptare dhe shqiptaret jane muslimane e te krishtere. Ku eshte problemi.
      Imam Plloci eshte shqiptar e patriot. Cdo 28 nentor ai ngre flamurin ne minaren e xhamise se tij.
      E kunderta, Komuniteti Musliman tani ka rene ne dore te nje sekti turk, qe kerkon t’i nenshtroje te gjithe. E keqja eshte se shteti shqiptar po i del ne mbrojtje. Kaq eshte ceshtja.
      http://www.e-zani.com/2012/05/25/skandal-gjykata-urdheron-imamin-qe-te-mos-falet-ne-xhamine-e-tij/

  3. halit  26/05/2012 në 4:31 pm

    selamalejkun besoja se ne krye te muslimaneve(apo i pari i muslimaneve )zgjidhet ma i dituni,nese dy persona jane te njejte ne dije,behet ai qe kendon me mire etj,
    me keto veprime po beheni turpi i besimtareve dhe mbare vendit,
    persa i perket atij anonimit,i shkreti nuk e ditka se islami ne trojet arbenore ka hyre 80-vjet para se te hyje ne stamboll,etj.
    JU LUTEM KTHEJUNI BESIMIT E MOS ME KETO,U EMNUE APO U SHKARKUE.selam e falemnderit

  4. Zamir  26/05/2012 në 5:23 pm

    Çfare ka thene me pak Enveri se sa komentuesi i mesiperm. Ja pse fara e hislles(hithres-si ta kesh dialektin) ende nuk eshte zhdukur ku “Feja ishte/eshte opium per popullin”. Shembja e objekteve te kultit me vare e qysqi u tha dhe u be nga Enveri dhe enveristet e shekullit te vjeter.

    Berisha flet shpesh per “bllokmenet e rinj” qe nuk i kane lene gje manget baballareve.( Nuk kam ndermend t’i hyj debatit sa seriozisht e ka kete konstatim te sakte, sepse dal jashte teme)

    Flitet per ata qe:

    “Dje shkruanin letra anonime, sot shkruajne si anonimsa elektronike”.

    “Dje te baterdisnin ne emer te Lindjes, sot te kerdisin “ne emer te Perendimit.

    Por gjithnje “ne emer te”, jo me emer e…

    Dje te fusnin ujin nen rrogoz se e ktheje antenen nga 10-ta(“italiani”).Sot te shajne me liber shpie se nuk sheh BB5-en, por Ezelin.

    Dje totalisht me Baba Stalinin, sot totalisht me Baba Montin.

    Dje e sot totalitare.

    Jane ata/keta qe kane nderruar fleten 180 grade, por shpirtin, si gjysherit e baballaret ashtu edhe bijte, ia kane dhuruar Shejtanit pa te drejte kthimi.

    “Jane bijte e shekullit te ri, qe plakun lane ne shenjtin e tij”.

    Nuk e ve doren ne zjarr se te tille ‘anonimsa’ totalitariste e shpeshhere (ish)sigurimsa nuk gjejne shteg e veprojne “me licence shish-i’ edhe ne gjirin e institucioneve te larta muslimane ne Shqiperi.

    Po te njejtin shpirtndotje ka si anonimsi, ashtu edhe kreu sigurims qe na/u kane lene ne dere ne muslimaneve baballaret kuqalashe e mengjarashe te “rinise qe nuk njeh(edhe sot) pleqeri”.

    Feja nuk ka kombesi o…..po kursej cdo lloj etiketimi per arsye etike. Shpalljet fetare e kane te gjitha bashke origjinen ne “gadishullin arabik”, cilendo besimi fetar te marresh a te lesh. Prandaj nuk ka fe shqiptare, italiane turke, a…

    Besimi ne Zot eshte nje e drejte private, me vullnet te lire, prej nga mund te besosh a nuk mund te besosh ku e kur te duash. Ashtu sic njihet e drejta e gjithkujt te besoje ne zota. Gjithkush sipas deshires.

    Nuk behet me inat, edhe pse vertet do takat, e ndonjehere edhe nerva te celikta kur skorrjet e Enverit te zene deren.

    Sa per te qene korrekt edhe per “hisllat” brenda institucioneve te larta muslimane, po te/ju “ngjis” vebin ku deshmohet qendrimi, pa dallim ofiqi e kahje, ne te cilen kam komentuar artikullin e z.Nebil Cika, pa ditur se do te ndodhte ngjarja e mesiperme.

    http://www.gazetametropol.com/rreziku-neootoman-per-shqiperine/

    Megjithate, te nderkryerit nuk njohin as parime e as norma morale. Ata i bashkon “opiumi ideologjik” edhe kur cirren per Perendim, edhe kur çirreshin e te çirrnin per “Lindjen qe nuk perendonte kurre”. Keta jane “LGTB”-iste te prejkohshem.

    Lart e me lart flamurin e radhes, poshte e me poshte flamurin pararendes! Tepke si ing.Selimi.

    P.s. Sigurisht qe nuk do jene te papritura shume hakerrime te anonimsave te tjere (qe ngjajne te jene) ‘ultras-fanatics” sa te mjediseve te U. Marin Barletit ku ditenate kumbon “Opus Mjaft”-i, ashtu edhe te stanit elektronik te Mero Bazes, ku 7 dele blegerijne 70 (e kusur) here ne dite.

  5. baca  27/05/2012 në 8:53 am

    Ku ti kerkoj rrenjet e tua o anonim, ne koment si te kurvit, ne ADN me origjin nga stepat e Siberis.Hi tung baca….

Komentet janë mbyllur