Alban Skënderaj, 10 000 euro për “Mirë se vjen në shpirtin tim”

Këngëtari Alban Skënderaj është vlerësuar me çmimin e madh në eventin e zhvilluar në Kosovë “Video Fest 2012”. “Mirë se vjen në shpirtin tim” ka qenë kënga me të cilën ai është vlerësuar me çmimin e parë. Ndërkohë që vlera e këtij trofeu është në shumën e 10 000 eurove. Alban Skënderaj, i cili aktualisht është pjesë e “X-Factor”, shumë shpejt do të nxjerrë edhe një këngë të re, e cila do të shoqërohet me klip. Ky vit ka qenë mjaft i suksesshëm për këngëtarin në aspektin profesional, pasi çdo këngë që ka publikuar është pritur mjaft mirë nga publiku dhe gjithashtu është vlerësuar në evente e spektakle të ndryshme.

 

Komentet janë mbyllur