“Diç është kalbur në Shtetin shqipëtar”

Tashma pothuejse i gjithë vendi ynë ka marrë nji ngjyrë të vetme politike. Kudo ku ka vendimmarrje kemi nji parti, nji klan, nji fill të shumëfishtë interesash, kudo ku ka mundësi për përfitime të paligjshme e të ligjshme kemi të njejtat fytyra që puthen, ofrohen, përbetohen apo kërcënojnë me sms, telefonata, arrestime, shpifje, favore.
“Diç është kalbur në Shtetin shqipëtar” – shkruente Konica te Dielli me 27 maj 1924, e me sa duket ajo kalbsinë po na ndjek edhe në ketë 100-vjetor.
Këto ditë së bashku me ndërkombtarët qemë të pranishëm në nji prej teatrove ma absurd e të neveritshëm qysh prej ramjes së komunizmit.
Në nji anë vërenim paroksizmin e nanoizmin që lëshonte bomba tymçe sa andej këtej. Nanoja, i cili e tregoi se asht njeri pa parti dhe pa parime, kujtoi për disa ditë se ishte Harry Potter i politikës shqiptare. Nga nji anë ai u rrejt prej fjalëve të Berishës dhe Metës, në anën tjetër ai drejtohej prej nji egoje që e kalon disa herë sipërfaqen e mundësive të tij reale. Ditët e fundit të Nanos ishin ditët e fundit të nji kllouni që premtonte numra të rinj në nji cirk pa spektatorë.
Në krahun tjetër ndoqëm bisedimet e koalicionit qeverisës me Edi Ramën, i cili ketë radhë nuk ra në lakun e Berishës, por i qëndroi deri në fund udhëzimit të BE-së që kërkonte president konsensual.
Në anën tjetër për disa ditë vijoi tallja me nji gjykatës profesionist si Zaganjori, i cili ishte caktue si kandidat për president, por nuk paraqitej prej koalicionit në Kuvend. Edhe ai u përdor pa mëshirë prej Berishës dhe Metës. Gjykatësi anamalas ma në fund u tërhoq, pse e kuptoi lojën e ndytë që po bahej me emnin e tij.
Njiherë e nji kohë Fuqitë e Mëdha kur donin me ushtrue presion ndaj nji qeverie dërgonin luftanijet e tyne përpara porteve për me demonstrue forcën. Në ditët tona kjo detyrë u takon ambasadorëve të akredituem, si edhe figurave si ajo e Štefan Füle-s, komisar për zgjanimin dhe politikën e BE-së apo drejtorit të përgjithshëm Stefano Sannino.
Të gjithë u aktivizuen në kohë, por fjala e tyne ra në vesh të shurdhët. Për Berishën dhe Metën u pa qartë se kishte ma tepër randësi marrja e postit presidencial sesa ftesa për statusin e kandidatit.
Ndërkaq Berisha në takimin e fundit për gjetjen e nji figure konsensuale nxori nga fondi i tij i artë emnin e Artan Hoxhës, i njohun kryesisht si analist, pra si njeri që jep opinione në programe televizive. Por kjo s’asht e gjitha, Artan Hoxha kishte edhe aktivitete të tjera, të cilat gjykoheshin prej Berishës dhe Metës si kontribute të shkëlqyeshme e madhore në ecjen para të vendit në këto vite.
Po në atë takim Edi Rama hodhi propozimin e Kadaresë për zgjedhjen e nji gjenerali të Forcave të Armatosuna, po menjiherë Patozi – si intelektual i shquem që asht – kundërshtoi idenë e Kadaresë si diçka të papërshtatshme, po ashtu bane edhe Berisha me Metën.
Të dy këta preferuen për meritat e tij Artan Hoxhën, i cili siç do të bahej e dijtun mbas pak orësh kishte qenë i sinjalizuem qysh në kohën e kryeministrit Aleksandër Meksi si bashkëpuntor i Sigurimit.
Presidenti i Republikës në optikën e Berishës dhe Metës asht vetëm nji instrument, dhe nji instrument mund të përdoret ma së miri vetëm nesë ka dobësi të shprehuna apo cene dhe kleçka të mshehta. Nishani në ketë drejtim i ka të gjitha mundësitë me qenë nji president i mirë.
Asht për t’u shenjue se prej PD-së nuk doli asnji za i vetëm kundër procedurës që ndoqi kreu i saj i kushtëzuem prej atij të LSI-së. Po të kërkojmë ndër bankat ku ulet kryesia e PD-së do ta kemi tejet të vështirë me gjetë ndonji personalitet të fortë, ndërsa përtokë mund të gjejmë mjaft personalitete të humbuna që s’u del kush për zot.
Besoj se data 11 qershor 2012 do të hyjë në historinë e shtetit shqiptar si nji datë e turpshme.
Kronika e atyne orëve ishte thellësisht neveritëse.
Kandidati i shpallun solemnisht Artan Hoxha tërhiqej në çastin e fundit. Kandidati i vetëshpallun Nano hidhej përpjetë si peshku në zall. In extremis nji i tretë, Nishani, zgjidhej president me votat e partisë e vet, të nji konsorciumi aferash siç asht LSI-ja dhe të nji grupimi sharlatan si ai i Idrizit. Për ketë të fundit, jam i bindun se ka ma shumë mundësi që të ringjallet nesër prej vorrit Akil këmbëshpejti sesa çamët të marrin pronat e tyne falë pulatikës së Idriz efendisë.
Berisha në sallën e Parlamentit u paraqit i rrethuem prej grave të partisë së tij, njilloj si dikur Enver Hoxha që rrethohej me mjelëse të dallueme, me kryetare kooperativash e me aksioniste që kryenin disa norma rresht. Me gjithë dekorin larushan, ai dukej mjaft i lodhun dhe i ramë, gja që ka ndikue shumë në figurën e dobtë që bani këto ditë. Me siguri ndërkombtarët tashti po mendojnë nëse Lulzim Basha do të jetë në gjendje nji të nesërme me mbajt frenat e PD-së në dorë, tue e dijtë se sa shumë anmiqsina dhe rivalitete ka mbrenda saj! Ndoshta ajo e neserme do të ishte mirë të ishte sot.
Të parat që do ta kuptojnë se i jemi largue ndjeshëm Europës do të jenë kompanitë ajrore, të cilat do t’i rrisin çmimet e biletave për t’iu përshtatë distancës së re.
Shkruente Konica në maj të vitit 1924: “Kalbësira është aq’ e fortë sa bota e qytetëruar ka nisur të vërë duart në hundë. S’ka në Shqipëri ca njerës të zotët t’i fshijnë qelbësirat dhe t’a qërojnë erën, para se të jetë tepër von?”
Ndoshta edhe ka, por ndërkaq nji pjesë e madhe asht tue u mësue e madje po na i pëlqen era e qelbsinës për të cilën shkruente i paperëndueshmi Konica.

 

26 Përgjigjet për "“Diç është kalbur në Shtetin shqipëtar”"

  1. pal coku  13/06/2012 në 10:20 am

    distanca midis shqiperise e europes eshte rritur.kjo do te vihet re nga rritja e cmimit te biletes se avioneve per shkak te rritjes se distances. e si mund te thuhet me bukur e me kuptueshem se vendi yne po ben hapa mbrapsht me nje shpejtesi marramendese.nese na u deshen 1oo vjet per ti kthyer turqit nga pushtues ne …vellezer…,brenda 20 vjeteve klasa jone politike na e ktheu enver hoxhen nga diktator ne baba , ashtu sic fatos nano e pati quajtur ne vitet 90 dhe vete fatosin ne kandidat potencial per president konsensual.
    dikur nje pjese e mirdites u zaptua prej shejtanit i cili u paracit para njerezve dhe tha… ketu keni nje thes plot me shejtana ,qe jane bijte e mi,njeri prej tyre do te jete prijesi juaj, prandaj zgjidhni me te mirin prej tyre. por mirditori iu pergjigj shejtan se shejtan do te jete prandaj nuk ka rendesi perzgjedhja.me lutje dhe me besim ne zot mirditoret e larguan shejtanin dhe jetuan e jetojne te lire duke u bere shembull per ata qe kane sy te shikojne e veshe te degjojne.
    a mos valle edhe ne sot jemi zaptuar prej shejtani, a mos valle largohemi nga europa ne menyre te qellimshme

  2. Kolin çun Tirone dje -shtetas europjan sot  13/06/2012 në 11:07 am

    Jo zotni Ndreca,
    asgja nuk asht kalb në shtetin Shqiptar. Me zgjedhjen e Nishanit, presidenca do pastrohet don ti me Ramën apo jo. Asht kalb opozita për shkak të pa-aftsis së kryetarit të saj. Z. Ndreca, si nji militant i sëmurë që je, shkon deri aty sa kallpin Rama ta shesësh për flori kur shkrue… Në krahun tjetër ndoqëm bisedimet e koalicionit qeverisës me Edi Ramën, i cili ketë radhë nuk ra në lakun e Berishës… Pse kur ka ra ma par ky Rama në lak t’Berishës? Vazhdon absurdin me preteksin se kandidaturën e Lleshit të propozume prej Kadares e të mështetun prej Ramës e paska bllokue… Patozi!!! Por kur paska dasht kryetari i partisë ma të madhe opozitare kët Lleshin, pse e la në dorë të nji kryetar grupi parlamentar e nuk kërkoi 20 firmat prej partisë së tij? A po tallesh me na or shoku Nrec? A nuk po e kupton or djal se kalbja asht tek kallpi Rama i cili e ka katandis PS si ai kokoshi me i thel. Dje ka fillue e po pregatitet lëvizja Nano për me shërue opozitën e cila ka ma sh. se 8 vjet që po dekompozohet për shkak të Ramës dhe për shkakun e pseudo-analistave militantë si puna jote or shoku Nrec. Kalbsinë e PS mos na e shit për kalbsim t’qeverisë se nuk ta blen kush. Nji kshill për ty o djal: Sa her merr munimin me shkrue e me i ba publike opinjonet e tuja në “Mapo”-n e nerume, lexoi dhe përshtypjet e opinjonet e lexusve ktu poshtë. Ban nji bilanc se sa jan me ty (Ramën) e sa jan kundër. Kjo ka me të ndihmue me ken me kam në tok e me kok mi shpatulla e mos me shkrujt marrina.

    • CJ  13/06/2012 në 2:24 pm

      TE dashur shqiptare.JU lutem pse merreni me personin qe jep mendimin e tij, ashtu si e ka, se jetojme ne demokraci.Kjo eshte nje lloj lufte klase e fryre prej Berishes.Mos ofendoni dike, sepse njerezit jane te shqetesuar per gjendjen ne Shqiperi.Merruni me fenomenin!Jemi te gjithe shqiptare qe na vjen keq per Shqiperine.Jepni mendime si te do behet Shqiperia.Politikanet pasurohen dhe “neve na hane briret:Keshtu mund te bejne vetem njerez qe kane ngrene corben e politikaneve ne te dy krahet,por so eshte Berisha ne pushtet dhe ai eshte pergjegjesi.

    • moralisti  13/06/2012 në 8:56 pm

      Ne vijim te logjikes se “cunave” te tirones, optimiste nga natyra, por pa nuhatje, madje me nuhatje te dreqosur nga kalbesira – do te thoja se ty o Ndrec nuk te bie asnje fjale ne toke.

      Ne fakt une qe jetoj ketu po ta konfirmoj se gjerat po degradohen per dite e me shume. Nuk eshte se nuk ka arritje, por ka filluar nje proces retrograd ne te gjitha fushat, gjithcka po shkon drejt paaftesise dhe parazitizmit. Vertet tanime jemi nje shtet kapitalist, por nje shtet ku nuk respektohet puna, nuk ka te ardhme.

    • Bobi  14/06/2012 në 12:18 am

      Ha, ha, ha! Cfare komenti pa llogjike. Ti kerkon qe te intimodosh Ndrecen i cili ka bere nje analize thuajse te persosur.
      Pse nuk nxorri Rama nje emer thote… Ate donte Berisha dhe ti hidhte ne gare me Topallin ose handikapatin qe zgjodhi me vone. Dhe gara, do thoshte ishte, e ndershme. Po konsensi? Ore zoteri kur merr pene per te intimiduar njerezit mundoju te pakten te jesh i paanshem, sepse nje Nanoist si puna jote duhet ta kuptoje se historia mund te frenohet (sic ka ndodhur keto kohe), por nuk mund te kthehet mbrapa.

    • Bobi  14/06/2012 në 12:23 am

      Ah se per pak harrova… Sa e bukur kjo “Asgje nuk eshte kalb ne shtetin shqiptar”. Ha, ha, ha!!!
      E meqe po citohet Konica ketu, i ndjeri do te shkruante per Kalin Cun Tirone se po i shperthewnte nga ky pohim “nje i papermbajtur gaz”.

  3. beni.l  13/06/2012 në 11:25 am

    Zotrote dukesh edhe i knum mor jahu! Ce paske gjithe kete vner qe po na zbulon ndonje anamalas, sigurimsa, por vetem njerin e paskemi konseguent ne qendrime! gjithe te tjeret on block vetem tallen!, A ke mundesi te pakten te mbledhesh rrumpallen tende te mendjes dhe te mos i lejosh vehtes pergojime te perdalash pazari mor zotni shkencetar. Dukesh edhe i shkollum mor qejfli prej gegnie?!. Theror bie per metonjesin tend, nderkohe per te tjeret tjer xhevahire, Berisha, Meta , gra injorante, mjelese koperativash?! Por, si cdo inatci qe dehet nga smira, kerkon nje krabe mbeshtetje dhe e ke gjetur tek nderkombetaret, e sheh sa i mencem je, apo jo? Si cdo far lloj servili, keshtu e kane emrin ca si ty, lepirsa inatcinj. Shqiperia ne shume kohe ka patur shume si puna jote, por ku ti e ku vendi qe mendon se vetem ti e don ose bashke me Konicen?! Jeta nuk esht per ta jetuar me inate dhe te shara, kujdesu per shendetin.

  4. ermal  13/06/2012 në 12:27 pm

    Te me ndjesh more Ndrece djali, por me kete shkrim tendencioz e ne nivelin e nje thashethemaxhiu fshati, nuk ju vihesh as te kembet “grave qe rethojne Berishen” ne parlament e qe ke paturpesine ti ofendosh duke i krahasuar me Lenka Cukot. Po qe per krahasime me mjeleset e kohes se qoftelargut, hidhu ne shtepine e tyre, ne PS e dale nga PP e jo tek ato gra trimeresha qe ne 91 u bashkuan me studentet e bene thirrje si heroina te verteta duke rezikuar edhe jeten, per te permbysur diktaturen e shefit te mjelesve,karrociereve e lopcareve.

  5. Zamir  13/06/2012 në 1:06 pm

    Ne vijim te logjies se Ermalit. Ndreca e kerkon Lenka Cukon matane anes se malit, kur Cukon e Lenkes e ka aq prane lumit te Lanes dhe Rames sa nuk e shquan dot. E ka pasur edhe kreun e ‘Gardes republikane” kur ne fuqi nuk kishte ardhur ende satrapi Berisha.E ka pasur edhe pak ketej kangjellave te kryeministrise me 21 janar. Me A i fillon emri o Ndrece, por germat e tjera t’i ofron PS-ja qe e ke aq shume per xhan.

  6. Ladi  13/06/2012 në 1:48 pm

    Askush nuk eshte me i padurueshem se sa nje hipokrit, imagjinoni kur ata jane te shumte dhe kete hipokrizi e perdorin per te mbrojtur pushtetin e dikujt. Apo ndoshta komentuesit me lart(Beni dhe Ermali) jane politikan qe komentojne me nofka sepse ndiejn se u ka dal emri. Nuk eshte hera e pare keto kohet e fundit, nderkohe qe barka eshte duke u fundosur komandanti konfermon se eshte gjithçka ne rregull.Cfare duhet te ndodhe me shume ne Shqiperi se kaq qe situata te konsiderohet tragjike? Cfare duhet te beje politika me shume qe shqiptaret te ngrihen ne revolucion? Cfare duhet te beje me shume nje politikan se beri Ilir META qe shqiptaret ta marrin me shkelma nga prapa, te vjellin me thes ne krah? Dhe te mendosh se mban legjislaturen ne kembe me 3 deputet qe kane vjellur voten ne zonen ku jane zgjedhur.
    Sot Shqiperia eshte duke shkuar drejt nje diktature; institucionet kane rene ne duart e te njeteve njerez. Kane presidentin, kryeministrin, kryesine e kuvendit, neser do te kene edhe prokurorin.
    Natyrisht se rruget per t’i mundur jane, sepse ato i parashikon demokracia; mjafton qe shqiptaret mos ti votojne. Problemi eshte se, edhe kur shqiptaret nuk i votojne, ata verdiktin popullor e manipulojne, e vjellin, e blejne. Dhe kjo do te ndodhe edhe ne zgjedhjet e ardhshme. Berisha nuk do te largohet kurre nga politika, sepse ai zgjedhjet nuk i ka humbur kurre dhu asnjehere nuk do ti humbe. Heren e fundit qe ai u largua nga politika, e beri pasi i dha zjarrin Shqiperise.

  7. Lek Dukagjini  13/06/2012 në 2:39 pm

    Z.Ndreca! Mendoj se analiza Juaj eshte e njeanshme dhe me mllef. Politika pervecse arti i se mundeshmes, eshte edhe loje. Mund te me thote kush nje qenje njerzore qe sdon te fitoje ne loje, nese luhet pa baste ;)?! Berisha ishte shume lart kete here. Rama mendoj se nuk bije ne lak, sepse ne lak do kacavirrej per te dale nga llumi ku eshte zhytur…
    Nese Z. Ndreca kishte mllef, eshte e pandershme nga ana Jone (ne komentuesit), qe te shprehemi jo thjesh me mllef, por edhe me fyerje, nisur nga fakti qe kemi mundesi te fshehim identitetin pas pseudonimit.
    Rrespekte..!

  8. paradox  13/06/2012 në 3:17 pm

    Sa i mençem ky nreca;-Po kush ja ndaloi idhullit tend(gegenisht)romes qe te jepte nje emer per president???Ndekohe dihej loja e romes;pa konsensus dhe pa emra nga opozita,geshtenjat nga zjarri do ti hiqte maxhoranca dhe ashtu beri,or bablok, nostagjik i diktatures komuniste,duke na bere nje gjoja “parabole” me rritjen e çmimeve te bletave te avioneve!!!

  9. Ibrahim  13/06/2012 në 3:55 pm

    Po ti qenke me i kalbur se vet negjmije dhe enver hogja,ke barazon ti kristaqin qe bllukon dhe djeg shqiperin apo berishen qe per fat te mire po nderton shqiperine,ka mangsi po ama jo si ne koheh e enverit,dhe nanos,e majkos.a nuk i vodhetz dhe parat e rruges se kombit dhe tash me ato para paguhesh edhe ti te shane berishen.po qfare na beri rama per tiranen po me duket jo aq sa lulzim basha per 6 muaj.E Kadareja shkrimtar i madh po por edhe komunist i madh po.

    • Robi  15/06/2012 në 6:57 am

      Kadareja eshte shkrimtar i madh,shqiptar i madh dhe aspak komunist! Po Berisha?:-Komunist fanatik,shkaterrimtar i Shqiperise,vrases protestuesish,spiun i Beogradit…a don me? Sepse nuk ka te sosur qelbesirlleku i ketij mafiozi te cmendur!
      Problemi i vendit tone nuk eshte vetem Berisha,sepse ashtu sikurse Hitleri,nuk do te uzurponte shtetin,institucionet e tere vendin,pa ndihmen e turmave tribale qe e mbeshtesin.Kjo dukuri eshte prezente edhe ne kete blog.

  10. Bard  13/06/2012 në 4:27 pm

    Edi Rames duhet ti bejne bilancin e humbjeve, dhe le te pirdhet nga PS ajo flame qe ka zene cdo qelize te saj. Votebesim i kryetarit, konges i jashtezakonshem apo katarsis 2, cfare do mjeti qe largon keta qelbesirlleqe nga koka e PS nuk ka rendesi, mjafton qe PS me ne fund te marre fryme e lire nga nentedhjeteenentshat qe i kane mbire si kepusha.

  11. vera  13/06/2012 në 4:58 pm

    Shkrimi me pelqeu, pak randesi ka se militantet e komenteve akuzojne per militantizem Ndrecen…

    @Kolin çun Tirone : kur thoni se Rama nuk e mbeshteti Sander LLeshin se perndryshe do kishte kerku 20 firmat, kjo nuk esht e sakte, se para se te kerkonte Rama firmat, kandidatura u bllokua nga PD. Pra ashtu sikurse PS kishte blloku perpara kandidaturen e Topallit dhe PD nuk e prezantoi, ashtu dhe PD bllokoi Sander Lleshin, qe PS nuk prezantoi.

    Tashi loja qe u be, qe me te vertete e neveritshme, dhe kete askush nuk mund t’a mohoje. Pra thelbi i artikullit, paçka se i ilustrum me fakte qe nuk i pelqejne te gjitheve, mbetet i vertete. Me zgjedhjen e Nishanit ne u larguam nga Europa, dhe prap treguam se nuk jemi zot ne shtepine tone.

  12. armir  13/06/2012 në 9:55 pm

    ndoshta me u pa marr ti me politike na e kishe shndrit at vend,kshtu qi shko e shkruju te levizja e re e nanos ose ose ma mire rri me ramen se ndoshta prejmend te del ndaj gja ne drit e kshtu na shndrit edhe neve se jene ne nji erresine te madhe….tlumit na qi te kena. per mu ti nuk jeton ktu ne ket vend se nuk asht e mujtun qi ti shkrun me njaq smire per gra te nderume e te respektume ,nuk e di prej ku te del ky inat qi te ka kriju komplekse …..sidoqofte ban mir me e ble shpejt njat bilet per europe se pa te shtrejtohen se edhe gomonet i kena hek tesh…e sdi si kishe me ja ba ose provo ne greqi se aty mundesh me shku edhe ne kamb G…….r

  13. Malesori  14/06/2012 në 6:37 am

    …perderi sa u djeg kaqe shume ky shkrim d.m.th-ne qe e ke vu piken mbi “i” z. Ndreca !

  14. drini  14/06/2012 në 7:13 am

    NDREC, ANTARSOHU NE PS HAPUR LERI LLOGJET.

  15. drini  14/06/2012 në 7:14 am

    Ermal, te lumte penda.

  16. drini  14/06/2012 në 9:31 am

    nuk na djeg o malsor por mendojme gjysherit e malsoreve e te ketij ndreces qe u perdhunuan nga batalionet e ndjekjes dikur e tani ndreca me tom doshin e me ty o malsor po i qajn hallin bijve te atyre batalioneve te ndjekjes e nipave te tyre se nuk po fitojne aq shum miliona sa do deshen. se hall tjeter nuk kan socialistet tan specialista o malsori i partise.

  17. genti  14/06/2012 në 10:31 am

    zoti ndreca, te shkruash ne gegenisht nuk te ben domosdoshmerisht burre te mencur. te uroj per perjekjet qe po ben per t’u integruar ne jeten normale.

    • Robi  15/06/2012 në 6:19 am

      E veteta ka vetem nje gjuhe;Te VERTETEN! Tjeter pune se ju berishisteve nuk ju pelqen,sepse jeni mesuar me te “vertetat”(marrinat)e Sales.

  18. lungara limaj  14/06/2012 në 4:38 pm

    pavaresisht formes te te shkruajturit qe profesorit te dhuhes shqipe gentit i ka bere pershtypje opinionet e zotit ndreca jane realedhe nje apel i forte per cdo shqipetar;mos u ambjentoni me qelbesiren dhe te keqen se duhe shume kohe te cambientohemi

  19. malko durmishi  17/06/2012 në 3:30 pm

    Pika me e dobet e vendit tone,jane gazetaret,ose me mire ata qe e mbajne veten per gazetare.Mjere ky popull nga pret te marre ndonje mendim.
    Sa per kete shkrim do shkruaja.
    Perseri supe.po kemi nje jave qe po hame tre here dita kete gjelle.

  20. malko durmishi  17/06/2012 në 5:58 pm

    presidenti u zgjodh tani te fillojme te diskutojme per kete qe kemi jo si e vume.Ajo eshte pune e mbaruar qe nuk behet me,lusim Zotin qe ky president te jete i ndershem dhe punetor sic ka qene deri tani ne punet qe ka bere

Komentet janë mbyllur