Rëndësia e Gjuhës Gjermanisht për shqipëtarët

Faik Konica

Mësojmë se te shkolla shqip në Korçë do të kllasin mësimin e gjuhës gjermanisht. Kjo e re na gëzon foert; sesa kjo gjuhë s’ka më të nevojshme për ne shipëtarët.

Si fare mirë e dini, m’e bukura dhe m’e vjetëra bibllë për shqipëtarët, Albanesische Studien, është shkruar në këtë gjuhë. Hahni, i pari shkakëtor  i ngjalljesë gjuhës, letrëtyrës konsull i Oshtrisë (Nemcës) në Janine; po aq i pëlqente e tij. Vate më të katër anët e Shqipërisë dhe tërë dialektet tona i fliste me një të math qërim.

Perveç Hahnit, allbanollogët Ksillander, Franc Bopp, Pott siç kanë shkruar kryepunërat e tyre në gjuhën gjermanishte. Sot për sot kemi të madhin Gustav Meyer, professor te Universiteja e Gracit (n’Oshtri), kujt bibllat kanë hedhur  një dritë aqë të çkëlqyer në erësirat e gjuhës shqip; z. Jan  Urban Jarnik, professor të Universiteja e Pragës (Oshtri), qi njeh atë aqë mirë gegënishtrn; z. Psko, një prej konsullët e  Oshtrisë  në Shqipëri, i cili punon fort bukur  gjuhën shqip. Të gjithë këta zotërinj kanë shkruar punërat e tyre në gjuhën gjermanisht, si dhe z. Pedersen, një i ri allbanollog, për cilin do të bëjmë fjalë më tutje.

Edhe i madhi mëmëdhetar e vjershëtor, Vaso pasha, ka folur për shqipëtarët në gjuhën gjermanisht. Si e shikoni, rëndësia e kësaj gjuhe është pa peshim. Kanë të madhe nevojë të dinë këtë gjuhë gjithë shqipëtarët, qi përpiqen për të thelluar gjuhën e tyre.

Albania, 1897/6

 

We cannot load blog data at this time.

NJë përgjigje për "Rëndësia e Gjuhës Gjermanisht për shqipëtarët"

  1. Mehmet Metaj  16/06/2012 në 6:21 pm

    Konica eshte Konice njeri i rralle i letrave, sic thote Kasem Trebeshina i Madh, se tre “K”-te jane me te medhenjte e letrave nga tanet, Konica, Kuteli, Koliqi…….te tjeret vijne pas……..por cuditem se nje nga shkencetaret me te medhenje gjerman, Laibnic (Leibniz)ka gjetur rast te flase dhe per gjuhen shqipe por nuk ka permendur ndonje ngjashmeri a rrjedhoje nga gjuha apo me gjuhen gjermane !!!!!!!!!!

Komentet janë mbyllur