Kush ka të drejtë morale të kërkojë që Nano të mos kthehet? Askush!

Henri Çili

Është befasues një agresivitet i mjedisit gazetaresk dhe shumë aktorëve të tjerë ndaj asaj që Fatos Nano ka shpallur së fundi si një “Lëvizja Nano për Fitoren e Socialistëve”. Përveçse befasues si agresivitet, është në inkoherencë totale në raport me qëndrimet për aktorët e tjerë politikë aktivë në skenën politike shqiptare, ku të gjithë kanë të drejtë të vazhdojnë, pavarësisht se humbin e nuk japin dorëheqjen, pavarësisht se vjedhin zgjedhjet e vijojnë të quhen fitues, pavarësisht se mbarojnë mandatin presidencial dhe i kthehen jetës politike partizane me një parti të re, apo në partinë nga ku kanë dalë! Vetëm nga Fatos Nano kërkohet të ikë, të zhduket e mundësisht të ikë sa më larg …në Vjenë.

Po. Sigurisht ajo do të kishte qenë normalja në një tjetër situatë. Që elita politike të përtërihej, të kishim rotacion paqësor të pushteteve dhe qarkullim të elitave, Fatos Nano dha dorëheqjen në vitin 2005, pas humbjes në zgjedhjet e 3 korrikut. Ai deshi të shndërronte në precedent, madje në precedentin më pozitiv të jetës sonë politike deri më tash: kush humbet largohet dhe i hap rrugë konkurrimit e qarkullimit të elitave. Por a ndodhi “mbjellja” e këtij precedenti? JO. Me sa duket, ishte një diçka e parakohshme. Megjithatë, Nano vijoi të rrinte në punë të tij, për shtatë vjet duke pritur një mirënjohje nga shoqëria shqiptare, politika shqiptare dhe partia e tij në radhë të parë, Partia Socialiste, apo lideri i saj i ri Edi Rama, që u bë lider për shkak të vendit që la bosh Nano falë emancipimit politik që ky i fundit, Nano pra, kishte. Nuk ndodhi asgjë nga këto. Nuk ia diti kush për nder atë që bëri, e harruan, e lanë mënjanë, nuk e kandiduan për president zyrtarisht më 2007, nuk e kandiduan për deputet më 2009 dhe së fundi, as tani më 2012, kur nuk e kishin në dorë as shumicën minimale për të zgjedhur presidentin, opozita aktuale e Edi Ramës nuk i dha as shansin e 20 firmave për t’u futur në garë në sallën e Parlamentit. Për t’i dhënë dinjitet, një sens parlamentar si kudo në botën e qytetëruar zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës. Ndaj sot shtrohen disa pyetje, që në kontekstin e krijuar, sigurisht të ngarkuar edhe me subjektivitet personal nga ana e Nanos dhe mbështetësve të tij, duket vështirë të marrin përgjigje.

Pyetja e parë: Kush ka të drejtë morale t’i thotë Fatos Nanos se nuk mundet të krijojë një lëvizje të re politike, që është një kthim në politikën aktive, ata që vetë nuk dhanë dorëheqjen kur humbën zgjedhjet, edhe pse e patën premtuar publikisht, edhe pse e patën në statutin e partisë? Edi Rama, pra? Aspak. Ky i fundit është në inkoherencë totale në raport me paraardhësit në parti apo me rivalët, derisa mbajti me thonj atë post që fitoi më 2005 falë ‘precedentit Fatos Nano’. Precedent që e prishi dhe hodhi në kosh, duke bërë një luftë jo-luajale ndaj rivalëve brenda PS apo brenda të majtës, duke konsoliduar pushtetin e vet brendapartiak me çdo çmim; edhe me çmimin e destabilizimit të vendit, e bojkotit të Parlamentit e kështu me radhë. Sigurisht me mënjanimin gradual, dhe së fundi me lënien jashtë të Fatos Nanos edhe si kandidat për president i pakicës parlamentare, Edi Rama nuk ka asnjë të drejtë morale të mos presë një luftë politike konkurruese brenda partisë së vet, brenda spektrit të majtë, qoftë dhe nga ana e Fatos Nanos.

Pyetja e dytë: Kush ka të drejtë morale brenda partisë së tij të kërkojë që Fatos Nano të mos ua trazojë ujërat e të mos u prishë rehatinë në rrugën grusht-bashkuar e plotësisht-bindur përballë Edi Ramës, duke filluar nga Gramoz Ruçi e me radhë të tjerët? Këta të fundit i kanë Nanos borxhe morale të dorës së parë, dhe kur erdhi puna, edhe pse të gjithë e shihnin se “mbreti ishte lakuriq”, nuk morën guximin të bënin të paktën një diskutim brenda partiak, përjashto ndonjë si Arben Malaj. Ata nuk guxuan për t’u pajtuar me historinë e trashëgiminë e tyre politike, duke i dhënë të paktën të drejtën Fatos Nanos të ishte kandidati i partisë së dytë, apo i opozitës, në garën për President të Republikës. Nuk besoj se këta kanë të drejtë.

Pyetja e tretë: Cili nga kolegët e respektuar të medias shqiptare ka të drejtë morale t’i kërkojë Fatos Nanos të rrijë në restorant apo të shkojë në Vjenë e të mos kthehet në politikën aktive partizane? Ata që duke humbur krejt koherencën e duke u mbajtur te “kutitë”, toleruan moralisht më 2009 Edi Ramën që, edhe pse humbi zgjedhjet, nuk mbajti fjalën për t’i hapur rrugë përtëritjes së elitave në PS dhe në tërë politikën shqiptare, duke e hedhur në koshin e plehrave gjithë atë precedent emancipues që Fatos Nano instaloi në PS dhe politikën shqiptare: kush humbet hap rrugën. Nuk më duket se e kanë këtë të drejtë, sepse vetëm e vetëm që Edi Rama të vijonte, përligjën që nga refuzimi i kotë i njohjes së zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, bojkotin e opozitës e deri te tmerri i 21 Janarit, viktimat e së cilës i pari i ka harruar Edi Rama, duke kërkuar për të ardhur në pushtet me çdo kusht e çmim moral, si p.sh. aleancën me LSI-në të Edi Ramës.

Pyetja e katërt: Kush ka të drejtën morale t’i kërkojë Fatos Nanos të rrijë në shtëpi e të mos japë kontributin e tij, si dhe ku e mendon, të mos kërkojë me vota brenda e jashtë partisë së tij, sot e nesër, në elektorat, përfaqësimin politik potencial që posedon si figurë e si alternativë? Ata pjesëtarë të shoqërisë civile dhe medias që i mbështesin me zjarr këdo që bën një parti politike, në shpërdorim të posteve publike në krye të institucioneve të pavarura, siç është rasti i Aleancës Kuq e Zi të Kreshnik Spahiut, ish- nënkryetarit të KLD-së, apo Frymës së Re Demokratike të presidentit në largim Bamir Topi, mjaft që këto të jenë kundër Sali Berishës? Nuk më duket se e kanë këtë të drejtë.

Nuk po flas për ata që janë për vazhdimin përjetë të Sali Berishës në politikë, se ata nuk po ndihen kësaj radhe, por dhe ata do të ishin në të njëjtën inkoherencë.

Në një mjedis politik, ku askush nuk largohet, ku të gjithë ripozicionohen, pse i duhet kërkuar vetëm Fatos Nanos më shumë sa të tjerëve?

Ndaj, Fatos Nano, që ende nuk i ka mbushur të 60-tat, apo sapo i ka kapërcyer ato, është në të drejtën e Zotit, në shëndetin mendor e fizik për të bërë atë që dëshiron në jetën politike. Përfshi këtë që po bën. Sepse ka të drejtë, sepse është i aftë, sepse mundet ta bëjë.

 

Kujdes. Të gjitha të drejtat e këtij shkrimi janë të rezervuara nga Mapo dhe mapo.al. Ripublikimi i tij i pjesshëm apo i plotë është i ndaluar pa leje me shkrim nga Mapo. Ju lutemi në çdo rast citimi apo reference nga ky tekst, shënoni linkun përkatës në mapo.al

Postoje në:

41 komente për Kush ka të drejtë morale të kërkojë që Nano të mos kthehet? Askush!

  1. genci

    16/06/2012 at 5:55 pm

    Ne fakt Cili ka te drejte a e dini cfare eshte partia e Rames tash disa intrigante qe si kane thene kurre punes miremengjez dhe pjesa tjeter servile dhe milionere pa ide qe kane kuptuar se vetem prane Rames mund te mbrojne parat e pista shikojini me kujdes, E cfare pret mor CIL kketo nuk e duan pushtetin se sdine ta kollandrisin por jane te kenaqur ne opozite se qajne dhe si prek kush sa jane me petkun e imunitetit.Nano ne te gjitha menyrat ka te drejten e Zotit te rikthehet Mjaft me me sharlatanin Rama i cili eshte dhe me i tmerrshem se Berisha por dhe i paafte bashke me te tijet se Berisha.Duhet te largohet i pabessi Rama pyetni dhe do te shikoni

  2. manjola

    16/06/2012 at 6:12 pm

    Shqiperia jone e shqyer e kerkon Nanon vec ai dicka mund te beje mos besoni trion Famekeqe BERISHA RAMA META keta multimilionere vec trishtim po i sjellin ketij vendi bashke me shpuren e tyre servile.EJ EJ EJ njerez si harruat keshtu vec nese skeni sy ne balle per mos te pare dhe krahasuar DEmokracine e Nanos dhe diktaturen BERISHA META RAMA.

  3. Sali Lela

    17/06/2012 at 1:06 am

    O mik nuk justifikohet pse nuk ikin te tjeret prandaj duhet te kthehet edhe Nano.I duhet thene Berishes se po e pret edhe Nano aty jashte.Jo 60 po sikur 30 vjec te ishte e ka kryer ciklin politik.
    Shiko Bler, Klinton etj etj.Te gjithe e kemi te drejten ti themi mos u kthe Nanos.
    Jo duhet te vije te jape llogari per ca gjera qe ja injoroi Saliu si dhurate per pushtetin e kthyer.

  4. sokol

    17/06/2012 at 5:23 am

    ENDERROJ QE ANALISTET E BREZIT TE RI TE JEN NDRYSHE NGA BREZI YN .TE JEN ME LARGPAMES DHE TE DREJTPERDREJT ME CDO GJE QE FRENON ZHVILLIMIN… ZOTIN CILI E KAM NDJEKUR ME DHJETRA EMISIONE TELEVIZIVE DHE NE SHUMICEN E RASTEVE ESHTE NJE AVOKAT MBROJTES PERFEKT I QEVERIS DERI NE VERBIM..KJO QEVERI MUND TE KETE BERE GJERA POZITIVE QE ASKUSH SI MOHON DOT POR KA DHE SHUM MEKATE TE CILAT NJE INTELEKTUAL DUHET TE NGRE ZERIN NE RAST SE DESHIRON QE VENDI TE KET ZHVILLIM..KY ESHTE DHE ROLI I INTELEKTUALEVE TI BIEN KEMBANES PARA FURTUNES.. KURR SE DEGJOVA Z.CILI TE FLASI PER MARVESHJEN E DETI OSE PER PARREGULLSIN E ZGJEDHJEVE DHE K.Q.Zne..UN ISHA MBESHTETES I NANOS PER PRESIDENT SE MENDOJA QE I KA TE GJITHA POTENCIALET PER TI THENE BERISHES DHE RAMES JO.. POR KAM NJE PYETJE PER JU Z. CILI: MENDONI JU SE PO TE PERCAHET OPOZITA SHQIPERIA DO KETE NDONJE PERFITIM..??? PER MENDIMIN TIM NE RAST SE NANO MENDON QE ESHTE I FUQISHEM LE TE KTHEHET NE PARTIN SOCIALISTE DHE PERMES AUTORITETIT QE KA TE KONTRIBOJ PER FITOREN E ZGJEDHJEVE,AQ ME TEPER TANI….UN BESOJ QE NJE OPOZIT E FUQISHME I SJELL VENDIT ZHVILLIM I KUJTDO KRAHU QOFTE..NE JEMI I VETMI VEND NE RRAJON QE LUFTOJM ME NJERI TJETRIN PER TE VETMEN ARSYE SE NA MUNGOJNE INTELEKTUALET E VERTETE QE TE MENDOJNE PER VENDIN ME TEPER SE PER VETEN.. ESHTE DETYRA E JUAJA DHE E CDO ANALISTI TE BREZIT TUAJ TE SILLNI NJE FRYME TE RE NE POLITIKEN TONE ..QEVERIA KA MULLIRIN SASIN E UJTIT DUHET TA KONTROLLONI JU(opinionistet dhe analistet) DHE OPOZITA E KUJTDO KRAHU QOFTE…

  5. valter

    17/06/2012 at 8:13 am

    Qe Nano te mos kthehet e thone shqiptaret e ndershem:problemi eshte se Nano eshte vetem njeri nga te shumtet qe s’duhet kurrsesi te merren me politike;sikur te ishte e mundur qe te iknin dhe keta te tjeret!!!!!!!!!!!???