Kreu i Aleancës: Aksidenti i qëllimshëm, kundër AKZ. Çota: Spahiu kërkon spektakël

Kryetari i Lëvizjes Kuq e Zi Kreshnik Spahiu ka aluduar dje në Elbasan ndërsa vizitoi të plagosurit, se autobusi është devijuar qëllimisht nga një automjet. “Shteti duhet të gjejë automjetin Land Rover, pasi dyshohet se ai ka tentuar qëllimisht të hedhë në greminë përkrahësit e aleancës Kuq e Zi”, tha Spahiu, ndërsa ka akuzuar se po ndaloheshin mediat të intervistonin të plagosurit.

Ndërkohë, deputeti i Librazhdit Rrahim Çota, i cili gjithashtu ndodhej në vendngjarje, u shpreh se “menjëherë pas këtij aksidenti u morën masa për t’u ardhur në ndihmë të aksidentuarve dhe për pasojë gjithçka është në normalitet”. Ai akuzoi Spahiun se kishte ardhur i shoqëruar me kamera dhe po kërkonte të bënte spektakël me aksidentin.  Ndërkohë menjëherë pas ngjarjes drejtues qendrorë dhe lokalë dhe deputetë të dy forcave politike kryesore PS dhe PD i janë drejtuar qytetit të Elbasanit.

Për të komentuar rregjistrohuni këtu ose logoni me e-mail e Facebook. Për më shumë informacion lexoni

2 Responses to "Kreu i Aleancës: Aksidenti i qëllimshëm, kundër AKZ. Çota: Spahiu kërkon spektakël"

  1. Analisti  17/06/2012 at 1:52 pm

    Kjo ngjarje aksidentale si pasoje e perplasjes nga nje Land Rover pa asnje dyshim eshte veper e vet Kreshnik Spahiut per te krijuar incidente dhe per te pasur shkak per te folur kunder qeverise apo rivalelve te tij dhe njekohesisht ne menyre indirekte te krijoj pershtypjen se AK eshte force e madhe dhe prandaj e sulmojne qe ta eliminojne si force “politike”. Te ben te dyshosh filmimet te bera nga Spahiu gje te cilen nuk e beri ne aksidentin e madh qe ndodhi ne Himare. Eshte qesharake menyra se si Spahiu sulmon apo ngre zerin fuqishem kunder korrupsionin tani qe nuk ka gje ne dore – gje te cilen nuk e beri kur kishte edhe gurin edhe arren duke qene ne poziten me te larte – ah po atehere nuk kishte korrupsion sepse ishte i zhytur aq keq sa nuk e shihte kete korrupsion.
    si diletant politikan mund te them qe mos e nderseni popullin per interesat e juaja vetjake dhe mos merrni ne qafe jeten e njerzeve te thjeshte qe ju japin besimin e tyre te verber

  2. Sali Lela  17/06/2012 at 4:25 pm

    Ky deputi qenka idiot, flet per normalitet me 8 te plagosur.O idiot e din se keta 8 persona per gjithe jeten do jene me probleme.O zot cfare kafshesh ka ne politike.

You must be logged in to post a comment Login