Terrorizëm/ Hidhet në erë ujësjellësi në Malësinë e Madhe, 50 mijë pa ujë

Ujësjellësi i fshatit Rrjollë në komunën Shkrel të Malësisë së Madhe është hedhur në erë me eksploziv fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar, por duke lënë prej orës dy të mëngjesit 50 mijë banorë pa ujë.  Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2 pas mesnate, kur është dëgjuar një shpërthim i fortë në zonë, që më pas rezultoi të vinte nga depot e ujësjellësit.  Për pasojë mësohet se janë dëmtuar të gjithë tubacionet, duke lënë pa ujë të pijshëm rreth 50 mijë banorë. Sipas drejtuesve të Ujësjellës Malësi e Madhe, dëmi është i konsiderueshëm pasi nga shpërthimi është dëmtuar tubacioni kryesor që furnizon fshtarat e Malësisë së Madhe. Policia po heton pëfr të gjetur autorët, por ende nuk ka të dyshuar.

Për të komentuar rregjistrohuni këtu ose logoni me e-mail e Facebook. Për më shumë informacion lexoni

You must be logged in to post a comment Login