Shakira-Pike, puthje në Europian, ndërsa presin fëmijën e tyre të parë

Ajo mes Shakirës është një lidhje pa mbarim. Por nëse Botërorin jugafrikan e ka fituar falë “Waka-Waka”, në Europianin polako-ukrainas është në listë për të fituar “Topin e Artë” si bukuroshja që shoqërohet me një futbollist. Tashmë e dinë të gjithë se ajo është shoqja e Zherard Pikes, mbrojtësi i Barcelonës dhe Kombëtares spanjolle: sa herë që luajnë “Furitë e Kuqe”, regjia televizive e inkuadron ndërsa i dërgon puthje kampionit të Barçës që prej dy vitesh ka hyrë në zemrën e saj. Dhe pak rëndësi ka nëse pak përpara nisjes së Europianit, gazetat e thashethemeve shkruanin për një krizë mes tyre për shkak të një aventure të lojtarit me top-modelen Bar Rafaeli.

Por dihet se thashethemet turren më shumë sesa topi në një fushë futbolli. Dhe zhurmat e reja flasin për më shumë sesa një aventurë të lojtarin me supermodelen izraelite. Shakira pret një fëmijë nga Zherard. E para që ka shkruar për këtë argument ka qenë revista meksikane Tv Notas dhe pas saj të gjithë gazetat spanjolle të gossip janë turrur pas lajmit. Sigurisht që për momentin askush nuk guxon as të konfirmojë e as të përgënjeshtrojë. Për argumentin do të flitet vetëm në fund të Europianit. Për momentin, e vetmja gjë që dihet është se ylli kolumbian dhe futbollisti katalanas kanë dëshirë që t’i tregojë botës nëpërmjet gjesteve live se historia e tyre nuk është aspak në krizë.

Në çdo rast, lidhja e Shakirës me lojtarin do të vazhdojë: më 13 tetor do të ngjitet në skenë në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës së femrave Under 17, në program në Azerbajxhan. Një ditë më pas është në kalendar një koncert në Crystal Hall të Bakus, kryeqyteti i shtetit kaukazian që së fundmi ka bërë të flitet për probleme të theksuara në demokracinë e tij.

 

 

Komentet janë mbyllur