Histori spiunash

Sa do ju rrëfej, kam pasur rastin dhe fatin ta shoh me sytë e mi në dokumente origjinale të Sigurimit të Shtetit, fotokopjet e të cilave i disponoj dhe së afërmi do t’i publikoj.

Me përjashtim të romaneve të Kadaresë, dosjet e Sigurimit të Shtetit janë gjërat më të bukura që janë shkruar në kohën e kurvit. Ke qejf t’i lexosh. Por s’do mend se më interesantet e atyre dosjeve janë dosjet e atyre që më kanë spiunuar mua.

Ja, shkurt, çfarë thonë dosjet e, së pari, disa prej “miqve” të mi.

I.S. me pseudonimin “Helmi”. Tip i lëvizshëm, merakli qokash; lindjesh, vdekjesh, fejesash, martesash, datëlindjesh, sidomos muhabetesh të rrezikshme ku flitej me simpati për kanconeta italiane, modë, dhe me urrejtje për komunistat, krimet e diktatorit dhe diktaturës. Dosja e “Helmit” provon qartë se I.S. është ai që me spiunllëqet e tij ka dërguar në internime dhe burgje dhjetëra shqiptarë, prej të cilëve shumica ka vdekur, disa janë çmendur, nja katër a pesë që janë gjallë, edhe ata me një këmbë në varr.

A.N. me pseudonimin “Vreri”. Dosja e “Vrerit” është plot me kallxime nga më të ulëtat dhe më të pështirat, kryesisht për mua, fakt ky që provon qartë se “Vrerin” e paskam pasur “Spiun të dedikuar”, ose, ai i thoshin në atë kohë “Pullë poste”. Meqenëse punonte te Kombinati i Mishit, Sigurimi, për t’ia lehtësuar spiunimin “Vrerit”, kishte porositur rojat të mbyllnin një sy kur nxirrte jashtë kombinatit bërxolla të vjedhura, të cilat bërxolla “Vreri” i përdorte si karrem për të joshur viktimat. “Vreri” më ofroi kaq herë edhe mua për të ngrënë nga ato bërxolla. Edhe mund të kisha ngrënë nga ato bërxolla, por unë kurrë nuk pranova, sepse ato bërxolla “Vreri” i nxirrte nga Kombinati të fshehura brenda brekëve. Dosja e “Vrerit”, mes tjerash, përmban edhe një fakt të rrallë tragjiko-erotik. Ma ka thënë me gojën e vet, se jo rrallë, nga kontakti i mishit të butë të bërxollave të vjedhura dhe të përgjakura brenda brekëve me gjenitalet, ejakulohej.

V.K.-t, për shkak të një dobësie të lindur për Francën ku studioi ca kohë ca gjëra që ende sot askush nuk e di se çfarë, si dhe të një ngjashmërie në pamjen e jashtme me francezin e filmave, ia vunë pseudonimin “Alen Delon”. V.K. kur u kthye nga Franca, ca kohë tymosi me llullë. Më vonë përdori ca shalle të modës pariziene të asaj kohe. Kishin qenë të gjitha mjete për të futur në kurth sa më tepër viktima. Sa i përket “Alen Delonit”, bie në sy që, pasi mua ma morën vëllanë në burg, edhepse gjatë gjithë atyre viteve s’më foli me gojë, gjeti rrugë të tjera për të më spiunuar.

Sh.K., ose “Mishi”, si tironc i vjetër, nuk rezulton të ketë qenë fort’ i besuar. Por spiunllëqet për shumë nga të njohurit e tij, dhe natyrisht mua, i ka bërë, madje me zell të madh.

Këta të katër, bashkë me plot të tjerë që më kanë njohur dhe më kanë spiunuar, do të donin të më spiunonin edhe tani, por s’kanë se ku. Se ekziston deti dhe peshku dhe grepi për ta kapur peshkun, por mungon tigani dhe vaji për ta skuqur. Prandaj, të zhytur në nostalgji spiunllëqesh me peshq, grepa, vaj dhe tiganë, ata që atëherë më spiunonin, tani po presin në heshtje vdekjen. Si poetët “Noir”, ata që rrinë gjithë kohën nëpër kafenera apo pijetore, me fytyrë nga muri, duke pritur vdekjen dhe duke u lutur për shpëtimin e shpirtit.

Me të drejtë mund të shtrohet pyetja: Si ndodhi që i rrethuar me të tillë “miq” nuk përfundova në burg?! Përgjigjja është e thjeshtë. Asnjërit prej “miqve” të diktaturës nuk u bëra të ditur diçka që, edhe po t’ua thosha, nuk do ta kuptonin. Se miqësinë me ta nuk e kisha të pakufizuar, por të dozuar, të kontrolluar. Sepse e kam pasur gjithmonë të qartë se miqësitë në diktaturë, si produkt i një urrejtjeje, janë miqësi nga zori, rrjedhimisht të pasigurta. Të sigurta dhe jetëgjata, janë vetëm miqësitë në Liri.

Po se mos ishin vetëm këta të katër spiuna.

Për kuriozitet të lexuesit, ja, gjithmonë bazuar në dokumente që i kam parë me sytë e mi, disa spiuna të cilët as i kam njohur as më kanë njohur:

A.L. me pseudonimin “Qelbësi”. Zelli i papërmbajtur i “Qelbësit” për të spiunuar, detajet e hollësishme të kallximeve, tejpamësia dhe besnikëria ideologjike proletare e këtij spiuni, e shprehur në mënyrë të përsëritur, dhe një farë rigoroziteti gramatikor i tekstit të kallximeve, kanë qenë tiparet bazë të “Qelbësit” që ka bërë qindra spiunllëqe. Edhe kot. Për qejf të spiunllëkut, për fatkeqë që nuk i ka njohur aspak.

A.S. ka pasur pseudonimin “Zifti”. Rekrutimi i “Ziftit” është bërë qysh herët nga oficerë të specializuar në Rusi, në Akademinë “Xherxhinski”, për njohjen dhe zbatimin me rreptësinë më të madhe të parimeve pedagogjike të Makarenkos për futjen e sa më tepër rrugaçëve llafazanë në pika kyçe të pushtetit dhe politikës së shtetit të halabakëve. Në dosjen voluminoze të spiunit “Ziftit” ka cilësime rrëqethëse si: “rrëshqet si ngjalë Lalëzi”, “depërton si urith Dumreje”, “Spiun i talentuar me të ardhme premtuese si ideolog populist” etj., cilësi këto të cilave, si Sigurimi dhe vetë “Zifti”, u dhanë vlerën e duhur kur u ndërrua sistemi, për ta bërë aktivitetin e “Ziftit”, në rrethanat e reja, faktor mediatik me efikasitet të lartë, edhepse jo cilësor.

“Turtulli” është pseudonimi i A.Ç. Ia vuri operativi i katundit, i cili spiunit të ardhshëm i tha një ditë: Je i lindur për lake dhe për spiun, mor qerrata. I ke të gjitha cilësitë. Mënyra jote e të llafosurit, duke folur pa pushim sikur ke ngrënë bythë turtulli dhe duke e shpërvjelur muhabetin me ca si terma të improvizuara, është më e mira për zanatin e ndritur në të ardhmen e nxirë që të pret. Ruaje dhe përsose atë stil të foluri dhe të shkruari me Shqipe të shprishur, se na duhesh për kohë të vështira, çka koha e vërtetoi.

Pseudonimin “Xerxeleja” e ka pasur R.D. Këtë pseudonim atij ia vuri një operativ, që i ra në sy tek shkonte e vinte në shkollën e mesme me furgon. Operativi në fjalë vuri re që spiunit të ardhshëm nuk i rrinte kurrë bytha rehat, lëvizte vazhdimisht, ndërronte furgon, ndërronte vend brenda në furgon, hidhte sytë e zgjaste veshët sa andej këndej pa u ndalur për asnjë çast. U mahnit operativi pas këtyre cilësive që, sipas tij, përbënin një spiun të talentuar. Në këto rrethana, pa e pyetur, operativi i hapi R.R.-t një dosje të bardhë, që u nxi më vonë.

Lidhur me moshën e vogël të disa spiunave dosjet flasin qartë. Nuhatja dhe vizioni, si i Partisë dhe i Sigurimit, të bënin spiun me dosje jo 17 e 10 vjeç, por, në vartësi të prejardhjes klasore të prindërve, edhe para se të lindje, jo rrallë, edhe pasi të vdisje. Përveç të gjallëve që spiunonin të gjallët, ka plot dosje me shembuj me të gjallë që spiunojnë të vdekurit, të vdekur që spiunojnë të gjallët, dhe të vdekur që spiunojnë të vdekurit. Si do mund të zbuloheshin gjithato grupe armiqësore pa këto kombinime?!

Vënia e pseudonimit, si hap i parë në botën e pafundme të spiunllëkut, ishte një procedurë sa delikate edhe e zararshme, së cilës i jepej rëndësia që meritonte. Pseudonimi duhej zgjedhur i tillë që të pëlqehej nga të dy, edhe i rekrutuari edhe rekrutuesi. Një pseudonim i pa përshtatshëm konsiderohej pak a shumë si këpucët e ngushta që t’i bëjnë me flluska këmbët. Çka, me kalimin e kohës, mund të shkaktonte, siç kishte shkaktuar jo pak herë, deri edhe traumë psikike, si për njërin dhe për tjetrin. Sepse s’kish si ndihej rehat një rekrutues, ta zëmë me emrin Uk, me një spiun me pseudonimin “Qengj”. Ose në marrëdhënien spiun-spiun, do të ishte fatale që një spiun me pseudonimin “Mjalti” të bashkëpunonte qetësisht me një tjetër spiun të mbiquajtur “Ariu”.

Zakonisht spiunët nga Jugu preferonin emra malesh, lumenjsh ose përrenjsh nga Veriu, dhe e anasjella për spiunat nga Veriu. Ende nuk e kam kuptuar pse spiunët që më kanë spiunuar mua, duke pasur përgjithësisht emra lëngjesh, “Helmi”, “Vreri”, “Acidi”, “Tutkalli” etj. bënin përjashtim nga ky rregull.

Pseudonimin më të gjatë dhe më të çuditshëm, ndoshta në krejt botën komuniste të Lindjes, e ka pasur A.K. Pseudonimi i A.K. ka qenë “Prisencolinensinainciusol”. Këtë fjalë të çuditshme, titull i një kënge të Çelentanos që i pëlqente pa masë, A.K.-ës ia vunë si pseudonim kur pas një ditë të lodhshme stërvitjeje në zbor dhe ngrënies në mbrëmje të një tasi me groshe si dhe pirjes së dy litrave ujë, fjalën e çuditshme “Prisencolinensinainciusol” e shqiptoi gjatë gjumit në kapanon, aty pak pas mesnate, kur po shihte një ëndërr të bukur sikur po konduktonte Festivalin e Sanremos, atë kur vrau veten Luixhi Tenko. Ajo fjalë e vetme i mjaftoi “Shokut” të zborit që po flinte në krah të tij, për ta kallxuar fill e tek operativi i repartit të zborit. 3 karrige për vetëm 1 të ftuar, dhe 1 skrivani bosh pa asnjë send sipër, që përbënë skenografinë e programit të fundit të A.K., ku A.K. miksoi spektaklin me politikën, janë pasojat e drejtpërdrejta të çrregullimit permanent që ka shkaktuar në trurin e A.K. ai pseudonim aq i gjatë e aq i çuditshëm.

M.N. ka qenë edhe ai një spiun me damkë. Në dosjen e M.N. ka hollësi lidhur me rekrutimin. Kur ishte i internuar në Lushnjë i futën një mjek spiun, i cili i bëri të ditur se kishte një sëmundje të rëndë, e cila bën që hormonin e qejfit, Endorfinën, për të cilin ka aq nevojë njeriu, trupi dhe truri i M.N. e prodhon vetëm në një mënyrë, me anë të kruajtjes së lëkurës. Kjo e trembi pa masë M.N.-n. Për më tepër që mjeku spiun i bëri gjithashtu të qartë se sëmundjes në fjalë dermani mund t’i gjendej vetëm “jashtë shtetit”. Ku, gjithmonë sipas mjekut spiun, M.N.-n mund ta dërgonin për kurim vetëm nëse plotësonte një kusht, të bëhej spiun. M.N. pranoi. Por për çudi pseudonimin nuk ia vunë as “Zgjebja” apo “Kruajtja”, ose të paktën “Lëkura”, a makar “Endorfina”, por “Festja”.

Spiun me dosje me pseudonimin “Tenori” ka qenë gjithashtu edhe L.V. Por, megjithëse i ka pasur të gjithë farefisin në Sigurim, mbetet mister se si nuk ka qenë spiun miku i tij i betejave mediatike, S.M.

Dosjet e Sigurimit, ato që provojnë se spiunllëku në Shqipërinë e kurvit ishte i vetmi mall që s’mungonte kurrë, flasin edhe për F.L. me pseudonimin “Tezga”. F.L u rekrutua të nesërmen e një nate kur me disa shokë nomenklaturistë po dëgjonin muzikë borgjeze me një radio dore që e kishin sintonizuar te “Radio Montekarlo”. Qëlloi që andejpari kaloi një polic, i cili, pasi u mori nomenklaturistave radion, u tha të vinin në rajonin e policisë. I vetmi, i cili për të mos vajtur në rajon, i tha policit se i biri i kujt ishte, qe F.L., të cilin polici, nga frika, e ndau nga grupi dhe nuk e mori me vete. F.L. pranoi që miqtë e tij të iknin në polici, ndërsa ai në shtëpi. Të nesërmen F.L. e thirri një operativ i Sigurimit. Operativi i tha se do të burgosim e riburgosim. Por nuk duhet të bënte gëk. Sepse më vonë, pas shumë vitesh, do ishte Sigurimi që me metodat e veta do t’ia mundësonte  t’i shesë mbi tezgë, si burgosjet dhe riburgosjet. Operativi e mbaroi ligjëratën me fjalët: Dëgjo o F.L., të të them një profeci. Do lësh pas një të kaluar të dhimbshme, por do gëzosh para një të ardhme të ndritur, tezgash.

Ka plot dosje edhe për femra spiune. Në dosjet e tyre, të gjitha femrat spiune kanë shkruar me dorën e tyre se bashkë me të bërit spiune, për të mirën e partisë dhe të atdheut, mund të bëheshin pa problem edhe kurva. I çuditshëm ky pohim. Sepse kurvat spiune mes kurvave i kishin zgjedhur.

Sa më sipër s’ka asgjë të vërtetë. Të gjitha i sajova, i shpifa.

Në vendin ku gënjeshtra besohet më tepër dhe më lehtë se e vërteta, ku pëshpërima udhëton më shpejt se lajmi, ku prej shpifjeve me dosje të imagjinuara janë marrë më qafë individë të ndershëm, janë shkatërruar familje serioze, janë këputur karriera premtuese, ku janë të rrallë ata që nuk kanë spiunuar, edhe më të rrallë ata që nuk janë spiunuar, ku është zero numri i atyre që as kanë spiunuar dhe as janë spiunuar, ndërkohë që mua vetëm më kanë spiunuar, pse të mos shpif edhe unë, pak?

 

Shënim i “Mapo”-s: Redaksia nuk disponon kopje të fotokopjeve për të cilat flet autori i shkrimit.

Për të komentuar rregjistrohuni këtu ose logoni me e-mail e Facebook. Për më shumë informacion lexoni

31 Responses to "Histori spiunash"

  1. Kolin, çun tirone dje - shtetas europjan sot  21/06/2012 at 9:24 am

    Je i modh Edo :):):)

  2. Zamir  21/06/2012 at 10:53 am

    Respekte e vlerseime Ypi. Mire qe e more kthesen ne paragrafin e fundit se u shkoi gjaku ne fund te kembeve nje takemi mitomanesh politiko-analitike e anasjelltas.

    Thuhet se shakaja eshte gjysma e te vertetes, edhe pse e verteta nuk eshte kurre gjysmake.

    Nese ben edhe nje here tjeter ‘shaka’ te tille, i bie qe me rregull treshi te thuash te verteta qe do lene te pagoje e te pafryme mjaft “Don Kishote” me palle, sakica apo edhe gladio (ende) ne dore.

    Ka raste qe shakaja ‘fsheh’ bukurisht te verteten, por do dore mjeshterore per t’u vervitur. Urime te sinqerta. Mbetem/i ne pritje te “aktit te dyte” te vepres se çjerrjes se maskes se “80-lekshave” dhe “pagatoreve” te tyre.

  3. era  21/06/2012 at 12:21 pm

    a di gje per intelektualin penicilina nga veriu dhe intelektualen dizenjatorja, po nga veriu ?

  4. era  21/06/2012 at 1:10 pm

    a ke bere ndonje dite burg ti o zoti ypii? se na del qe gjithe shqiperia na qenkerka marre me ty , te paskan spiunuar ty me demek.na llafos ca aman, na defte ca peralla.mesa di une asnje minute burg nuk ke bere megjithese te paskerkan spinu me gjasme.
    merr ndonje peniciline te sherohesh nga imagjinata e semure

  5. eo  21/06/2012 at 2:23 pm

    a ke bere ndonje dite burg ti o hero i rezistebces,zoti ypii? se na del qe gjithe shqiperia na qenkerka marre me ty , te paskan spiunuar ty me demek.na llafos ca aman, na defte ca peralla.mesa di une asnje minute burg nuk ke bere megjithese te paskerkan spinu me gjasme.
    merr ndonje peniciline te sherohesh nga imagjinata e semure

  6. edisoni  21/06/2012 at 2:30 pm

    Me të drejtë mund të shtrohet pyetja:
    Si ndodhi që i rrethuar me të tillë “miq” nuk përfundova në burg?! Përgjigjja është e thjeshtë. Asnjërit prej “miqve” të diktaturës nuk u bëra të ditur diçka që, edhe po t’ua thosha, nuk do ta kuptonin. Se miqësinë me ta nuk e kisha të pakufizuar, por të dozuar, të kontrolluar. Sepse e kam pasur gjithmonë të qartë se miqësitë në diktaturë, si produkt i një urrejtjeje, janë miqësi nga zori, rrjedhimisht të pasigurta. Të sigurta dhe jetëgjata, janë vetëm miqësitë në Liri.

  7. Arber  21/06/2012 at 2:47 pm

    z.Ypi
    Fole qe fole nxirri emrat e plote sepse me iniciale ke lene vend per keqkuptime per njerez qe nuk kane asnje lidhje me ato iniciale

  8. beni  21/06/2012 at 3:58 pm

    Pyete Donin o Edi si ta fusnin ne Lushnje spiunet.
    Nderime familjes Ypi.

  9. ediija  21/06/2012 at 3:59 pm

    fol o gur e fol o mur qe ke shpetu nga burgu megjithese paske qene i supersurvejuar.i superspiunuar. cudi e madhe si te paskan lene ne liri? o hero i kesaj kohe, i semuri per mend

  10. leda  21/06/2012 at 4:07 pm

    po cfare kane shkruar per ty , o edison aman,ti sic shkruan dhe vete nuk i kishe miq te vertete se vetem ne liri ka miqesi te verteta , ka dhe bese me bollek , bese e importuar nga veriu.
    aman na rrefe ndonje gje te keqen se na i ke ngrit antenat satelitore perpjete por s’po marrim dot sinjalin qe e ke kyc zotrote.cfare shperblimi do qe te na dergosh sinjalin? e mo do i botosh ato fletet e dosjeve? aman derman…

  11. lola  21/06/2012 at 4:21 pm

    pse ti zotni ke fatin dhe rastin dhe lirine per t i pare dosjet dhe ne te tjeret qe as kemi spiunu dhe as kemi mashtru njeri nuk e kemi kete rast dhe fat qe paske pat zotria jote? kush je ti zoti Ypi? kujt i sherben qe na paske kaq shume te drejta.na trego dhe ne ndonji gjo .aman mos na u be kaq teper interesant.

  12. Hysen Tabaku  21/06/2012 at 4:25 pm

    Waste of time mr. Ypi si mbiemer nese i perket nje familje qe kane qene ne ze s’duhet te fantazoje me spiun me iniciale te emrave. del qe ju nuk keni guxim ose s’jeni cliruar akoma nga ide e survejimit nese te arrestuan vellane perse nk e demskon ate spiun qe tradhetojvellan tend? me dukket se ju jeni nje nga ato qe thonin “bjeri drejte se ke lehtesira”

  13. lola  21/06/2012 at 4:25 pm

    te hapen dosjet per te gjithe sepse karafila si ky edisoni bejne shantazh per kredi politike.

  14. loli  21/06/2012 at 4:26 pm

    edisoni vdiska per t u bere hero i kohes sone , hero i vonuar

  15. loli  21/06/2012 at 4:28 pm

    hero pa gare. Gara duhet te jete e hapur per te gjithe.Pra akses i te gjitheve ne arkiva.

  16. Joni TR  21/06/2012 at 4:45 pm

    Edo na kenaqe plako!!
    Nje anekdote e vogel ketu, nje te afermi tim i ka rene rasti te hyje ne zyren e nje komiteti rajonal diku ne qender te Tiranes, dhe ka pare letra anonime prej komshijve te tij me perla te tilla si:
    Filanja ne ketin e dyte i ka mbathjet e jashtme, filani merr gjithmone trecerek buke, ka nje jave qe merr plot nje buke, ai ka njerez ne amerike, filani me te shoqen kur zihen me njeri tjetrin flasin italisht, e keshtu me rradhe. Perseris, keto ishin letra anonime, jo prej sigurimit e 60 apo 80 lekshave, por nga komshijte per njeri tjetrin.
    Nje nga keto besoj ka qene ky/kjo era apo edija apo eo apo cfare vendos te quhet tani:))
    Mos e caj fare ti plako, ec aty Ypi!

  17. EC  21/06/2012 at 4:54 pm

    Fantastike! E bukura është se pavarësisht se Ypi thotë me modesti se gjithë ç’thotë i ka thjesht shpifje për muhabet, në fakt të gjitha inicialet përkojnë shkëlqeyeshëm me atë që dinë plot prej nesh dhe nuk lënë dyshim se të gjitha janë të vërteta. :) :) :) Gjithsesi, ajo që unë pres nuk është dalja e lakrave në shesh për ata që, me hir a me pahir, kanë shërbyer për Sigurimin duke spiunuar komshiun apo shokun. Ajo që unë pres është rrëfimi i gjithsekushit për gjithë ç’ka bërë. Nëse kanë spiunuar qoftë edhe familjen time apo mua, ua kam falur e ua kam bërë hallall, vetëm me një kusht: që të flasin e t’i pohojnë gjërat vetë dhe të mos presin që t’i marrim vesh të bërat e të pabërat e tyre nga gazetat. Fundja të gjithë e dimë se në atë kohë jo vetëm anëtar rinie apo anëtar partie, por edhe sigurims të bënin me zor, ndërsa të zellshimit që e kishin me zell atë punë ishin veç ca të rrjedhur. Thjesht të flasin, të rrëfehen siç bëri, p.sh., Bedri Spahiu me të famshmin shkrim “Bedri Spahiu revizionon Bedri Spahiun”, dhe të jenë të sigurt se do të mirëkuptohen edhe nga viktimat e tyre, edhe nga shoqëria, por mbi të gjitha, do të shpëtojnë prej përdorjes ende sot nga ata që u japin direktiva për të propaganduar e agjituar për përhapje të kontrolluar pesimizmi dhe për nxitje të njerëzve për abstenim nga votimi. Natyrisht, ndaj rrëfimeve do të ketë reagime prej shumëkujt që do t’ua refuzojë pendesën (siç pati plot që s’u pëlqeu rrëfimi i Bedri Spahiut apo i Fatos Kongolit), por të tilla reagime s’do të jenë për t’u marrë seriozisht, sepse do të shprehen thjesht në kuadrin e kryerjes së detyrës për t’i bërë hyzmetin dosjes së të zotërve. Atëherë flisni! Mjaft ju bënë si lapanjozë e langaraqë autobusëve e kafeneve duke ju vënë të thoni se sa e keqe është politika dhe se populli shqiptar duhet të tregojë se është popull duke mos shkuar në votime hiç. Rrëfehuni dhe shpëtoni. Edhe pse s’jam i krishterë, mund t’jua evokoj me kënaqësi fjalët e Krishtit biblik: “E vërteta do t’ju bëjë të lirë!”

  18. era  21/06/2012 at 5:41 pm

    o joni , une jam era e paster , por e shqetesuar per shume nofka spiunesh si penicilina , dizinjatorja,ciftelia etj, po ti joni nuk shqetesohesh nga keto?
    meqe e njeh edypin e perflakur, a i thua te na i botoje nje dite dosjet e tyre ? t e[enicilines se bllokut etj

  19. abc  21/06/2012 at 6:32 pm

    Doni me per Belulin? Dhe cfare Beluli se: Kundervenes deri ne ekstrem “armikut aktual te klases“(spiuneve te sigurimit.Nuk e dha zoti te thote asnje fjale,qe shume nga keta spiune, ndodhen tani ne majat e larta te sundimit) dhe ne anen tjeter, i shtrihet tek kembet dhe i thurre hymne hazretit Sali,qe ne gjyqin e nje trakt-venesi,i ka bere thirrje inkuizitoreve te Enverit, qe ta varnin, kete hero te vetmuar.Ky i gjore ypi ose eshte nje i alkolizuar kronik, ose ka kete prerje gjenetike.

  20. XHIMI  21/06/2012 at 6:45 pm

    Ypi,nje “personazh” i semure,rend ne fantazite survejuese dhe na sjell nje shkrim te nakatosur me te verteta dhe fantazi,sa na ka sjelle marrjemendsh.
    Shkrimet i Yp-tipit jane dicka ne mes fejtonit dhe skizofrenise gazetareske,dicka midis merise pas nje kariere te shkeputur dhe deshires per tu bere analist.
    Analizat e Ypit,jane thjeshte per laboratore psikoterapie.

  21. era  21/06/2012 at 6:52 pm

    o Ypi, i ke ypur gamorit mbrapsh, ah sikur gjithe kete zell qe ke tregu ketu per keto dosjet e shokeve te tu , pra gjth kete zell ta vije ne sherbim te gjetjes se dosjeve te atyre lart fare, ata qe ti i adhuron o zellmadh. te ndihte perendia qe te zbulosh dosjet e gerdecit dhe 21 janarit e te tjera me radhe o ypi i ypajve

  22. era  21/06/2012 at 6:57 pm

    VEPRO TANI , YPO SE ME ZELLIN QE KE DO GJESH EDHE DOSJEN E SALES

  23. moralisti  21/06/2012 at 8:30 pm

    Brilante! Nuk thone kot qe gjenite jane te krisur dhe anasjelltas!

  24. Vera  21/06/2012 at 9:39 pm

    o Q YPI I yPEVE, MENDJE E SEMURE , S TA MBAN TE FLASESH PER PSEUDONIMET E BAJRAKTAREVE NE PUSHTET, O PUSHT I SEMURE

  25. Snail far  21/06/2012 at 10:55 pm

    Mapo, si ka mundesi qe botoni pacavuret e ketij zotnise se kohes some?

  26. Fatos  22/06/2012 at 2:16 am

    Edison,

    Kater te paret i deshifrova:

    I.S. e kam degjuar si emer nga te tjere e prej teje, por nuk e kam njohur nga afer.Keshtu qe nuk e kam shijuar “Helmin”.

    A.N. mik i jimi e i joti. Kam ngrene berxolla e kremvice te kuqe nga te bllokut pa hesap. Kemi folur kundra me oke esell dhe ne pije e siper. Nuk e mohoj se ishte person simpatik ne bisede. Me kujtohet aty nga fundi i viteve 70-te ishim ne opera se bashku me AN, nuk e di po ishim te entuziasmuar nga overtura e berberit hyme tek sahati, pasi pime disa
    ferneta, filloi te shante direkt sistemin e Enverin, me habiti kurajua, une vetem e degjoja por edhe degjimi te bente fajtore .Po habitem pa mase per AN, tani te besoj

    VK shyqyr zotit e kam njohur pas viteve 90, atehere duhet tja kishin ndruar pseudonimin ne “pijaneci”
    SHK vdiq ne Amerike, punoi ne Kuader ne PD ???

  27. Fatos  22/06/2012 at 2:26 am

    Ne vijim me pelqeu sugjerimi i nje shkruesi te mesiperm, duke qe ne qe ke akses ne kete arkive filloja nga ata te sipermit (me fal funderinat), te kujtoj dhe nje takim qe kemi bere te kompania qe shiste kompjutera…..Mua shokun tend me ke kercenuar me te njejtat metoda, por te pakten hapur.Ishim pas viteve 90-te shiku-rimi.

  28. TAKU  22/06/2012 at 6:06 pm

    pO NA LLASTOHET EDISONI I YPPAJVE YPALLAREVE ,UA MOJ EDISON LLASTICA SI PASKERKE SHPETUAR PER NJE QIME. NGA KUSH? ASNJE S TE KA BERE KEQ O IDIOT BEJLERESH SIFILISTIKE

  29. suzi  22/06/2012 at 8:23 pm

    po presin pemet e parkut o hajvan, shiko mbase i ndalon vandalet e tu qe i kane hyre tiranes me kazem e me lopate per ta rrafshue

  30. Korca  22/06/2012 at 11:31 pm

    Po cfare do te thote ky me kete se marim vesh me demek ka qene shume i rendesishem po dhe shume i zgjuar cuditem si ska vajtur edhe enver hoxha dora vete ta provokoje kete ypin. Pse sflet per dizenjatoren penicilinen etj etj po na flet per ca pijanike. Deri sa ke akses o je spiun o po mundohesh te mbrosh spiunat

  31. dajana  23/06/2012 at 10:26 am

    spiunet e sigurimit ishin njerezit me te felliqur te kesaj bote, laro te pushtetit te cilet ecnin perpara duke varrosur njerezit me te ndershem te kesj bote.ata siguronin te drejta studimi juridik mjekesi per femijet e tyre pavaresisht se ata ishin te pa afte punonin ne vendet me te privilegjuara dhe spiunonin te tjeret.une qe nuk e kisha babain spiun nuk kisha te drejte te shkoja ne ato shkolla. por me thuaj EDISON a eshte e drejte qe spiuni i sigurimit qazim turdiu qe bente ligjin ne kohen e enverit nje nga shkollat e Tiranes sot mban emrin e tij. duhet te hapen dosjet per te gjithe edhe vellain tim e sfidoi ne konkursin e violines nje qe ka pasur dosje dhe sot eshte drejtues i nje institucioni pavaresisht se ai sot eshte 70 vjec. por EDISON keshtu qenka jeta, per pushtetin ata jane shume te domosdoshem si dje dhe sot.

You must be logged in to post a comment Login