Regjistrimi i pronave, nis “one stop shop” tek noterët

Nga dita e djeshme, të gjithë ata që do të duan të regjistrojnë pronën e tyre do të mund ta bëjnë edhe pranë noterit. Rreth 120 noterë në mbarë vendin janë pjesë e asaj që njihet si “one stop shop” i pasurive të paluajtshme. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi. Sipas tij, kjo do të mundësojë kryerjen e veprimeve online vetëm me 2 hapa dhe vetëm për 6-10 ditë. Qytetarët do të marrin vërtetimin e pronësisë drejtpërdrejt nga noteri, pa qenë nevoja të dinë se ku bie Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Avantazhet e këtij shërbimi janë: shkurtimi i kohës për hartimin e një kontrate; shmang mundësi për korrupsion dhe burokraci, krijon siguri dhe besimin e munguar gjer më sot, në transaksionin që kryhet, jo vetëm se i gjithë procesi përqendrohet në duart e një profesionisti, por edhe për shkak të transparencës dhe sigurisë që ofron verifikimi online. Kryetarja e Dhomës së Noterisë, Mimoza Sadushaj bëri një demonstrim të këtij akti, ku theksoi faktin se kjo procedurë do të shmangë radhët në sportelet e hipotekave dhe shkurton kohën e pritjes deri në marrjen e certifikatës së pronësisë. Vjet hynë në fuqi tarifat e reja të noterisë, që kanë pësuar rritje mesatarisht me 100 lekë. Ndërsa tarifat për noterizimin e kontratave janë rritur me 10-20 për qind.

 

Për të komentuar rregjistrohuni këtu ose logoni me e-mail e Facebook. Për më shumë informacion lexoni

You must be logged in to post a comment Login