Silvana Braçe/ Diva e televizionit të viteve ‘80

Irida Cami/Shqiptari i Italisë

Silvana Braçe, prezantuesja e njohur e televizionit shqiptar jeton në Rimini. Rrëfen ndryshimin 360 gradësh që ka pësuar jeta e saj pas shkëputjes  nga Shqipëria  e nga ekrani i vogël, e “përpirë” nga dashuri e familjes dhe veçanërisht nga Fatjoni i vogël, fëmija i saj i parë…

Në vitet tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë Silvana Braçe ka qenë një nga fytyrat më të njohura të televizionit shtetëror. Falë elegancës dhe tonit të saj të ëmbël me të cilin drejtonte praktikisht të gjitha programet variete të TVSh-së, brenda një kohe të shkurtër ishte bërë “zonja” e televizionit. E diplomuar në Ekonomi në Universitetin e Tiranës, e pasionuar me vallëzimin, në vitin 2004 vendos të ndjekë të shoqin në Itali. “Nuk e pata të vështirë të vendosja mes Tiranës dhe Riminit, pasi isha shtatzënë dhe kisha vendosur të mos punoja për disa kohë – tregon Silvana – Dhe Fatjoni lindi në një ditë të bukur shtatori të 2004-ës, këtu në Rimini”. Për thuajse njëzet vjet (kur televizioni publik impononte shumë më tepër ngurtësi se stili i harlisur i rrjeteve të sotme) kjo zonjë e ëmbël me flokët e verdha mbushi shtëpitë e shqiptarëve me buzëqeshjen e saj të ngrohtë.

“Vitet e para kam pasur edhe vështirësi me drejtuesit e televizionit, pikërisht sepse e konsideronin pamjen time në skenë tepër perëndimore dhe më kritikonin për buzëqeshjen time, të tepruar sipas tyre” kujton ajo. Silvana tregon që në fillimet e karrierës së saj kishte si model frymëzimi Raffaella Carrà. “Carrà ka qenë për mua vetëm frymëzim, pasi unë nuk mund të vishesha apo të krihesha si ajo dhe as të kërceja si ajo: do të më kishin përzënë menjëherë”. Pas rënies së regjimit, gjatë viteve nëntëdhjetë, megjithë kërkesat e majme nga televizionet private, Silvana vazhdoi të punonte në televizionin shtetëror: “Puna në TVSh më ka dhënë gjithnjë një kënaqësi të veçantë. Është vendi ku u rrita. – thotë ajo – Nuk jam materialiste dhe më ka mjaftuar dashuria e publikut, ngrohtësia e tij. Edhe rënia e regjimit nuk më ka ndryshuar shumë, me përjashtim të faktit që tani vesh rroba më elegante, që i kisha ëndërruar dhe që më parë nuk mund t’i vishja në skenë”.

Në vitin 2002 i mbërriti ftesa nga shoqata “Amicizia” e Riminit për të prezantuar një koncert në Itali. “E pikërisht atëherë u njoha me bashkëshortin tim të tanishëm, Agron Çekën, që është presidenti i shoqatës ‘Amicizia’. Ramë në dashuri me shikim të parë”.

Por thirrja e skenës ishte e papërballueshme për Silvanën dhe shumë shpejt u kthye te publiku i saj tashmë i ri. Vërtet nuk drejton më programe televizive, por prezanton spektakle në të katër anët e botës ku ka shqiptarë. Së fundi, ka prezantuar koncerte të organizuara nga shqiptarët në ShBA, në Angli, Vendet Skandinave, Belgjikë, Zvicër, Gjermani dhe natyrisht në Itali. “Edhe pse pa magjinë e telekamerave, këto spektakle më dhurojnë gjithnjë kënaqësi e emocione të thella. “Kujtoj ende me emocion prezantimin e një koncerti të madh kur trupat e NATO-s çliruan Kosovën. Ishte 1 gusht 1999, në stadiumin e Prishtinës kishte mëse 50 000 spektatorë që ndoqën atë që u quajt Koncerti i Fitores”.

Edhe sot e kësaj dite në Shqipëri Silvana Braçen e njohin dhe e duan të gjithë. Shumë rrjete televizive ritransmetojnë edicione të vjetra festivalesh dhe programe të drejtuara prej saj. Është vërtet një star në Shqipëri, praktikisht e panjohur në Itali. “Për mua është diçka e re, ndryshe, por që më pëlqen. Jam një shqiptare që jeton në Itali, dua të jem një prej tyre, dhe jo një “prezantuese vip”. Ç’vlerë do të kishte kurrikulumi im këtu?”-
Në të ardhmen e Silvanës është padyshim Italia: “E kam dashur gjithnjë këtë vend, ndaj edhe sikur të largohem një ditë prej këtej, do ta kem në zemër, sepse tani është pjesë e jetës sime”. Silvana ka akoma një ëndërr të parealizuar, të interpretojë në një film. “Ku i dihet, ndoshta një ditë, këtu në Itali…”

 

Për të komentuar rregjistrohuni këtu ose logoni me e-mail e Facebook. Për më shumë informacion lexoni

14 Responses to "Silvana Braçe/ Diva e televizionit të viteve ‘80"

  1. alban  22/06/2012 at 12:38 pm

    Doja te beja nje sugjerim te vogel per nje pakorrektesi shkencore. Te thuash kthese 360 grade, do te thote qe je kthyer perseri atje ku ishe. Kthesa rrenjesore perkufizohet me kthese 180 grade, pra diametralisht e kundert,

    Ju falenderoj per mirekuptimin.

  2. Flora  22/06/2012 at 3:28 pm

    Nje titulli i vertete, ajo ishte me terheqesja, me e ngrohta. Mendoj se me nostalgjine qe krijon ne vendin e saj, televizionet duhet t’a terheqin. Nuk mundet vetem me cupulina te jesh interesant, koha dhe jeta gjithmone i ka dhene rendesi,gjithe brezave, personaliteteve, sidomos te ketij modeli dhe televizionet jane me terheqese, shpesh ndrojme kanale dhe nuk gjejme kenaqesi. Qofte dhe foles si Tefta Radi, etj. zera qe akoma tingellojne ne veshet e shqiptareve.

  3. Siri Hanaj  22/06/2012 at 6:12 pm

    Silvana Brace do te mbahet mend gjate nga brezi i saj dhe me gjere per vlerat qe ajo ka. Nuk eshte asnjehere vone qe Televizionet ta afrojne se kane c’te mesojne edhe te rejat e te rinjte qe aktivizohen ne to. Keshtu dhe vetem keshtu ecet perpara.
    Perfitoj nga rasti ta pershendes z. Silvana [ ndonse nuk e njoh direkt, por per te ndiej respekt].

  4. preng doda  22/06/2012 at 9:49 pm

    heu moj Silva, 14 vjet më të ri e more burrin?

  5. Elton Hasanaj  23/06/2012 at 10:15 am

    urime per burrin!

  6. balzac  23/06/2012 at 12:17 pm

    Nje figure pozitive,te duket sikur te frymezon nje qetesi te mrekullueshme e te kthjellet.Ka fituar se bashku me bukurine e moshes edhe bukurine e miresise.
    Komplimentet e mia per personin tuaj zonja Brace-Ceka

  7. Baca  23/06/2012 at 9:03 pm

    Te pershendes Silvana si shok kursi (Gr 7) ne finance dhe si nje adhurues i juaj per cfare ju arrini te percillni ne publik me miresine qe ju karakterizon peshendetje nga toronto canada S.G

  8. ilir  23/06/2012 at 11:21 pm

    po do ta mirte burin 14 me te ri sepse ajo duket si 20 vjet me e re plus qe eshte femer e vecante dhe e pelqyer nga i gjith publiku shqiptar.

  9. Ibrahim  24/06/2012 at 9:37 am

    Folese e shkelqyer por mua me pengon fakti se si ne shqiperi bile dhe ne kosove si silvana mbajne mbiemra serb,mbajn keti mbiemra se jane seb apo ju pelqen keshtu.Psh erion braqe,silvana braqe (braqe ne serbishte do te thot vella)Paskal Milo ne serbishte meshire,Pandeli Majko Ne serbishte Majko eshte Nene.Ose bello ne serbishte e bardh tjeter Gramoz ruqi Ruqi ne serbishte rreshqes,ose Dokle ne serbishte deri ku.ne kosove ka nikoliqi si emri i kryetarit seb nikoliq.PYES DIJN KTO NJERZ KETO GJERA.

    • balzac  24/06/2012 at 1:32 pm

      Ibrahim me vie keq qe nje injorant si ty merr guximin dhe ben analiza gjuhesore pa njohur fare materien.Degjo tani:Ti thua Braqe ne serbishte do te thote vella?!”Braqe” e shkruar keshtu ne serbishte nuk do te thote asgje.Por nese e shkruan”brace” atehere merr nje kuptim tjeter nga ajo q’fare mendon ti.Ti thua brace ne perkthim do te thote vella qe nuk qendron por eshte shumesi”vellezer”Pastaj ti thua se”Milo”do te thote meshire qe nuk qendron.Meshiren ne serbisht e quajne”Milost”e lemoshen”Milostinja”Mbiemri Majko ty ne perkthim te thote”nena”(ne te shquaren)qe nuk qendron por eshte thjesht vetem nene”.Eshte turp qe nje analfabeti si ty i lejohet analiza e etimologjise se fjaleve dhe ate ne gazeta prestigjioze.

      • Polina  27/06/2012 at 12:39 pm

        Une e di se ne gjuhet sllave ,perfshire dhe serbishten,vella do te thote”Brat”.

    • P.O.  26/06/2012 at 3:45 pm

      Une them ta ndryshoje dhe Ornela Muti se tingellon keq ne shqip. Ti s’je ne vete. Qenke ftohur Ibrahim. Me mire shiko emrin tend se s’eshte as shqiptar, pa se si na tingellojne emrat e mbiemrat ne gjuhe te tjera, pak rendesi ka.

      Ju te tjeret, c’rendesi ka sa te ri a te vjeter e ka burrin Silvana? Biografite e te tjereve do beni gjithmone? Njeriu ben ashtu si do e si ndjen. Ai burri i saj s’e ka problem nese eshte me i ri, juve c’po ju shqeteson?

  10. ramiz  25/06/2012 at 10:18 am

    po znj.silvana vertete keni patur bukurine natyrore
    buzeqeshjen vezulluese deri ne dliresi dhe zerin tuaj shume polifunksional. mendoj qe te tria qene te perkryera dhe shume organike.shume i kerkojne dhe nuk i kane.duhet te mos harrojme se natyra e jep por ju i nzgjizet dhe krijuat sintezen me origjinale

  11. stavri  27/06/2012 at 6:51 pm

    diskutimi i P.O.eshte korekt cpone kini me burin e saj dhe me mbiemrin e para ata shkojne shume mire e dyta mbiemrin nuk e ka vene ajo dhe te tjeret nuk kane pse ta diskutojne Silvana eshte nje person i shkelqyer te gjithe e pelqejne ,eshte e dashur ne publikun shqiptar……………

You must be logged in to post a comment Login