Eurostat: Shqiptarët, më të varfrit e Europës, të fundit në konsum

Europa e ka klasifikuar zyrtarisht këtë vit Shqipërinë si një nga vendet më të varfra të kontinentit, duke lënë pas vetëm Bosnje-Hercegovinën në të ardhurat për frymë dhe e fundit në Europë për shpenzimet për frymë. Përllogaritja është bëtë publike nga Instituti Europian i Statistikave, Eurostat, bazuar në shifrat e vitit 2011. Duke llogaritur me 100 për qind mesataren europiane të të ardhurave për frymë, Eurostat ka listuar të gjitha vendet që kanë nivel mbi këtë mesatare dhe ato nën këtë mesatare. Kështu në raport me mesataren e mirëqenies në Europë, vendi më i pasur për këtë vit renditet Luksemburgu, i cili ka të ardhura për frymë sa 270 për qind e mesatares së Europës. Ndërsa më të varfrat janë Shqipëria dhe Bosnja, me të ardhura për frymë sa 31 dhe 29 për qind e mesatares së Europës. Por Shqipëria renditet e fundit në kontinent për sa i përket indeksit të konsumit për frymë, që sipas Eurostatit pasqyron në mënyrë më të saktë nivelin e mirëqenies së familjeve. Sipas këtij indeksi, individët në Shqipëri konsumojnë më pak se çdo vend tjetër, vetëm 35 % e mesatares së Europës. Madje edhe Bosnja, pavarësisht se në treguesit e të ardhurave është pas Shqipërisë, qytetarët e saj konsumojnë 1 për qind më shumë se shqiptarët.

Në vend të tretë për nga varfëria këtë vit radhiten edhe serbët, të cilët kanë të ardhura për frymë sa 35 për qind e mesatares së Europës. Harta e mirëqenies ka rezultuar ekstreme edhe për vetë vendet anëtare të Eurozonës, ku diferencat janë 45 për qind deri në 270 për qind e mesatares së Europës. Luksemburgu kryeson me një diferencë shumë të lartë, gati dy herë nga mesatarja, raporton Eurostat. Ndërsa vende të tjera të Europës si Holanda, Danimarka, Suedia, Irlanda, Austria, kanë të ardhura për frymë 20-30 për qind më të larta se mesatarja e Europës. Por institucionet financiare ndërkombëtare e konsiderojnë rritjen e Shqipërisë në dy dekadat e fundit si një histori suksesi, ku Banka Botërore në një raport zyrtar të saj ka vlerësuar se Shqipëria ka patur rritje të shpejtë ekonomike dhe ndryshime madhore sociale gjatë dekadës së fundit. “E konsideruar dikur si vendi më i varfër i kontinentit, Shqipëria është kthyer në një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Europë, duke gëzuar një rritje ekonomike reale vjetore prej rreth 6 për qind gjatë dekadës së fundit”, – vlerëson Banka Botërore. Aktualisht, me një PBB 4 mijë USD për kokë, Shqipëria është një vend me të ardhura të mesme-të vogla, dhe është pranuar për huatë e IDA-s në mesin e vitit 2008. Sipas Bankës, rritja e shpejtë e PBB është shoqëruar nga një ulje po aq mbresëlënëse në nivelin e varfërisë. Thuajse gjysma e të varfërve shqiptarë kanë dalë nga kjo gjendje midis viteve 2002 dhe 2008. Numri i të varfërve është ulur nga 25.4 për qind në 2002, në 12.4 për qind në 2008-ën, ndërkohë që varfëria ekstreme është shumë e ulët, poshtë nivelit 2 %. Përveç rritjes së shpejtë ekonomike, rritjet domethënëse në nivelin e pagave publike dhe private dhe në atë të pensioneve kanë qenë kontribuuese në zvogëlimin e varfërisë.

 

 

 

 

Shqipëria renditet e fundit në kontinent për sa i përket indeksit të konsumit për frymë, që sipas Eurostat, pasqyron në mënyrë më të saktë nivelin e mirëqenies së familjeve. Sipas këtij indeksi, individët në Shqipëri konsumojnë më pak se çdo vend tjetër, vetëm 35 % e mesatares së Europës.

 

 

Vendet         Të ardhurat për frymë       Shpenzimet për frymë

 

Mesatarja e         100 100

Vendet e Euros (17)5       108 107

Luksemburgu            274       150

Holanda              131 113

Austria                129       117

Irlanda         127        100

Suedia                126        115

Danimarka          125        113

Gjermania           120       119

Belgjika       118        111

Finlanda              116        112

Britania e Madhe       108        118

Franca                 107        112

Italia                   101       102

Spanja                 99         94

Qipro                  92         95

Sllovenia            84 81

Malta                  83   83

Greqia                 82         94

Çekia                  80         70

Portugalia           77 82

Sllovakia            73   70

Estonia         67   57

Hungaria             66         61

Polonia        65         70

Lituania              62   66

Letonia               58         56

Rumania             49         47

Bullgaria             45   44

Norvegjia            189        138

Zvicra          151       125

Islanda                110        107

Kroacia        61   56

Turqia                52   58

Mali i Zi             43   53

Maqedonia          36   41

Serbia                 35   44

Albania        31   34

Bosnja          29   35

 

 

 

Për të komentuar rregjistrohuni këtu ose logoni me e-mail e Facebook. Për më shumë informacion lexoni

2 Responses to "Eurostat: Shqiptarët, më të varfrit e Europës, të fundit në konsum"

  1. Lion  22/06/2012 at 11:30 am

    Si ka mundesi te jemi kaq poshte? A e di valle Saliu kete gjendje? Mendoj se jo, se po ta dinte, po ta dinte do te merrte masa dhe do ta ni nxirrte para Gjermanise. Uroj ta beje me rastin e 100 vjetorit te Pavaresise!

  2. NUNUJA  22/06/2012 at 11:09 pm

    “Te marsha te keqen O Sali! Po ne te duam shume o derman.Jemi mesuar te te degjojme ter diten ne televizion e ne cdo stacion dhe na je ber si i shtepise o shpirti i motres.Po te them i motres se me duket se jemi te nje verse (moshe).Pastaj jemi dhe tanet se me sa me ka then nipi ju jeni ber dhe vellezer.Ke folue e folur per gjithe ato suksese.Na ke rritur pensionin,rrogat.Ekonomia eshte e para ne Europe,sa ja kemi kaluar dhe asaj te nemures Gjremani.PO keshtu uje boll,dritat nuk ikin kurre vetem me jave,universitetet me shumice,madje e merr dipllomen edhe duke denjur ne shtepi.Po te duash tituj si Master,doktor shkencash ta dergojne edhe nga jashte.Sa e sa te mira…..! PO ato studimet e EUROPES pse na xierin vedin me te varfer? J a e shikon te keqen motra qe paskemi dhe armiq te jashtem ,pa armikun e brendshem qe nuk do te miren e shqiperise e dim.Eshte ai derbylluri EDI RAMA.Kishte te drejte nipi im qe tha me sulmuan armiqte e jashtem e te brendshem. Ta thote motra ty e kane nga zilia.Hic mos u bej merak shiko hallin tend e te shtepise.TU befte motra ,mos ma ler vetem nipin se te do tamam si vella,epo ben gjithe ato sakrifica per kete popull qe ju e kini te parin”

You must be logged in to post a comment Login