Kukan: Na kanë ardhur në majë të hundës akuzat e politikanëve

TIRANË Kryetari i Delegacionit për Europën Juglindore, Eduard Kukan, është lodhur nga akuzat drejtuar njëri- tjetrit nga liderët kryesorë në Shqipëri. Andaj Kukan ka kërkuar pak fjalë dhe shumë rezultate, me qëllim marrjen e statusit të vendit kandidat. “…Tani do ta them troç: neve këtu na ka ardhur në majë të hundës, duke lexuar akuzat e njërit kundër tjetrit, apo të këtij të fundit kundër të parit. Nuk mund të vazhdojë kështu, nëse Shqipëria do që të arrijë një farë progresi. Koha po fluturon shpejt e muaji nëntor, kur do të kemi raportin e progresit të Komisionit, nuk është më kaq larg. Po ku janë rezultatet? Unë e di se ka pasur disa lëvizje, pasi kam lexuar me vëmendje sa prej 12 prioriteteve janë përmbushur, sa nuk janë përmbushur, sa janë përmbushur pjesërisht apo janë ende rrugës. Ato 12 prioritete janë mbi tavolinë për një kohë shumë të gjatë dhe unë do të prisja më shumë, më shumë rezultate kur nuk ka mbetur më shumë kohë para raportit të progresit”, – tha Kukan, duke drejtuar pyetjen: “A do të ketë status kandidat apo jo? Unë nuk po i shmangem pyetjes suaj, por ne kemi përsëritur dhe unë e përsëris gjithë kohën se duhet dialog politik, në mënyrë që të gjendet kompromisi që do ta shtynte vendin përpara. Dhe ne kemi nevojë për dëshmi, për rezultate, kemi nevojë për dhënie rezultatesh”, -shtoi ai në një interviste për “TCH”

 

 

We cannot load blog data at this time.

NJë përgjigje për "Kukan: Na kanë ardhur në majë të hundës akuzat e politikanëve"

  1. Joni TR  22/06/2012 në 10:39 am

    Mire qe “politikanet”, dmth bajraktaret e zengjinet, kusaret e banditet tane me kane ardhur ne maje te hundes, po tani do durojme edhe kukane fyle ashtoner e ku di une, ne emer te “integrimit”!
    Fytyra si puna e ketij ketu, mund te me shpjegojne si ka mundesi qe serbet vrasin e presin nga fillimi deri ne fund te shekullit 20, e jane me “te integruar” se une? Si ka mundesi qe greket marrin miliarda ne ndihma nga europa (gjermani, angli dhe france) qe edhe i krijoi si shtet duke ri-ngritur mite qe kane shume pak lidhje me banoret e sotem post-osmane te ish maqedonise dhe epirit te dikurshem, si ka mundesi qe keta hajduter e per me teper fodulle pa asgje ne dore, si ka mundesi qe keta bukeshkale qe urrejne perendimin na qenkan me te integruar se une?
    Nuk e di se kur, por nje dite do te vije ne hapesiren shqiptare qe keto zetha sllovakesh e aparatcikesh te mos na serviren si lajme, deri atehere ti more kukudh na ardhur jo ne maje te hundes, por sikur te zhdukeshe bashke me ca ndyresira hollandeze, mire do e beje. Gati 1 milion shqiptare, do apo sdo zotrote, jane qytetare europiane, te tjeret ne sjane do te behen, me apo pa ty.

Komentet janë mbyllur