PYETËSORI 33/ Shqipëria, ky vend që prej 20 vjetësh bëhet… për ‘inatin’ tim

1-Dita e Çlirimit: 28 apo 29 nëntori?

Nuk di c’të them.Eshtë kaq e ngatërruar dhe banale…Di vetëm që, do të isha shumë i lumtur sikur të ishte data 27 ose 30.Kështu, të gjithë do kishin shpëtuar njëherë e mirë nga metafora e datave dhe do merreshin me metaforën e ngjarjeve. Politika së pari.

2-Shenjat e cilit pushtues duken më qartë në fizionominë sociale shqiptare?

Do të kisha ëndërruar shumë që të mos ishin ato otomane.Mirëpo siç ndodh zakonisht me ëndrrat…

3-Kur themi ‘qytet’ në kuptimin ‘polis’ cili prej vendbanimeve shqiptare e meriton këtë emërtim?

Në semantikën komune të polis si një hapsirë e kultivuar urbane me tempuj publikë mbase nuk jam në gjendje të identifikoj diçka të mirëfilltë. Kurse në kuptimin e “qytetit të ratio-s” ku,bashkëjetesa nuk sigurohej nga rregulli i imponuar por, nga rregulli i pranuar sipas arsyes,mikrorealitetet shqiptare,në pjesën dërmmuese,besoj se kanë funksionuar si të tillë.

4-ËikiLeaks, mirë apo keq?

As mirë,as keq.Ndoshta indiskret,dhe për këtë arsye falimentoi.Modeli anarkist i transparencës absolute nuk funksionoi,ashtu si nuk funksionoi demontimi i mitit të pushtetit. ËikiLeaks arriti të shuaj disa kuriozitete por,nuk zbardhi ndonjë mister.Hodhi dritë në disa skuta të çensuruara megjithatë,siç thotë Gëte “ aty ku ka shumë dritë,hija është më e zezë”.

5-Gegnishtja apo standardi?

Kam përshtypjen se,në përgjithësi,kjo lloj dikotomie lind më së shumti si një problem akustik.I cili më tepër se mes standardes dhe gegnishtes provokohet mes vetë nëntrajtave të gegnishtes.Unë fjala vjen,për shkaqe jo vetëm të fonetikës akustike,gegnishten e Shkodrës arrij t’a shijoj.Ka muzikalitet aty.Nuk mund të them njësoj për gegnishten tjetër.Kështu që,duke mos pasur një gegnishte standard parapëlqej standardin pa gegnishte.

6-Shqipëri etnike, apo kështu si jemi mjafton?

Pikpamja ime tingëllon si “antipatriotike” po t’a krahasosh me patriotët në modë që besojnë se,duke qenë bashkë jemi më të fortë.Ata mendojnë se, do të jemi më të fortë duke pasur vetëm një shtet shqiptar.Unë besoj se,brenda kontekstit globalizues,mund të jemi më imponues duke pasur shqiptarë në shumë shtete.Ata i konceptojnë kufijtë  mes shqiptarëve si kufizim,unë i konceptoj si mundësi.Ata i konceptojnë pasaportat e ndryshme si dokument identitar,unë i konceptoj si dokument identifikimi.Për ata fakti që shqiptarët jetojnë në pesë shtete është anomali,për mua është konvencion.

7-A ka një rrezik neo-otoman për Shqipërinë?

Do të isha thellësisht hipokrit nëse do thosha se,nuk n’a vërtitet mbi kokë një hije neo-otomane.Më zë frika prej invazionit kulturor: “yxhym” telenovelash,videoklipesh,manierash,miqësish…Pastaj,kur dëgjoj kryeministrin të thotë se “…shqiptarët kanë gjak të përzier turk ndër deje…” atëhere tmerrohem.Dreq o punë,unë për gjakun tim kam pasur një përshtypje tjetër…

8-A ka patur një rrezik anglo-amerikan për Shqipërinë?

Mbase tragjedia jonë 45 vjeçare ndodhi ngaqë nuk pati një rrezik të tillë.

9-Si do i përshkruanit gjurmët në histori të Ahmet Zogut, Enver Hoxhës, Sali Berishës…

Ahmet Zogu u përpoq të ndërtonte Shqipërinë që i duhej shqiptarëve;

Enver Hoxha ndërtoi Shqipërinë që i duhej atij;

Sali Berisha është duke ndërtuar…

10-Ballist, i Legalitetit, partizan apo asnjanës?

Asnjëanës kurrë.Ishte kohë lufte dhe nuk do pranoja dot të mos kisha armiq.

11-Kriza ekonomike e ka luhatur kapitalizmin. A është ky një rend tashmë i tejkaluar dhe duhet parë përtej tij, apo është thjesht në një fazë rigjeneruese?

Kanë që prej 1867 me Kapitalin që dërdëllisin përrallën se rendi kapitalist është tejkaluar.Njësoj folën edhe në depresionin e madh të 1873,edhe me atë të 1929,edhe në krizën e tregjeve financiare të 1997-98,edhe për krizën e 2008 që kapitalizmi vijon t’a përballojë edhe më 2012. “Po vdesë” -thoshin. Edhe mund të vdesë por,rendi i ri që do të lindë,është i detyruar t’i ngjajë aq shumë atij të mëparshmit sa do jetë krejt e pamundur të kuptosh ndryshimin.

12-Në rrafsh simbolik, si do e shpjegonit Hamza Kastriotin?

Tek askush tradhtia nuk do të lexohej aq qartë që në emër.

13-Po Mbretëreshën Geraldinë?

Rrezja e shpresës për Shqipërinë estetike kundër Shqipërisë së ferexhesë

14-Partizani, Tirana, Dinamo, Vllaznia apo Besa?

E kuptoj që nga nxitimi e filloni numërimin nga nr.2. Nuk ka problem.Flamurtari.

15-Homoseksualizmi; devijim, sëmundje, zgjedhje apo destin biologjik?

Besoj se,nuk është asnjëra prej këtyre.Përtej spekulimeve dhe padijes,homoseksualizmi është një identitet seksual.I vetmi korrektim konceptual që duhet bërë lidhet me nëndarjen mes atyre që homoseksualizmin e kanë si një pulsion të brendshëm dhe atyre që e kanë si përzgjedhje të diktuar nga një rrethanë.Këta të dytët nuk do t’i klasifikoja si të tillë.E rëndësishme është të korrigjohen përjetimet sociale që e trajtojnë homoseksualizmin ose si shprishje të rendit natyror,ose si agresion moral.

16-Nëse do i përballnit si simbole fetare, historike, sociale por edhe kulturore, cili ka ndikuar më shumë historinë e njerëzimit, Krishti apo Muhameti?

Jam dyshues ndaj kësaj qasje në terma kaq makro.Që do të thotë se,nuk besoj në impaktin e tyre në “historinë e njerëzimit”.Të dy kanë ndikuar por,në një gjeografi të kufizuar,brenda historisë së qytetrimeve të cilëve u përkasin.

17-Bestytnitë; i njihni, i sundoni apo u sundojnë?

Numri i pyetjes dhe përmbajtja janë identike.Këtij i thonë ters absolut!Refuzoj t’i përgjigjem!

18-Si do e përkufizonit Haxhi Qamilin?

Një derr që muslimanizmi obskurantist e konsumoi pa hezitim si mish… për top.

19-A është Gjergj Kastrioti mishërimi i pragmatizmit dhe njëkohësisht indiferencës fetare të shqiptarëve?

Varet sesi i qasesh figurës së tij. Jam i prirur të besoj se,Gjergj Kastrioti ngelet nyja referenciale jo vetëm e identitetit nacional por,edhe e identitetit tonë religjioz.E në fakt,megjithë apostazinë e dhunshme apo denatyrimin religjioz kolektiv,shqiptarët asnjëherë nuk e quajtën heroin e tyre vetëm Skënderbe.Vijuan që,më së pari, t’a thërrisnin me emrin e pagëzimit:Gjergj.

20-‘Mbahu nëno mos kij frikë, se ke djemtë në Amerikë’…premtim romantik apo përshkruese e rolit të Diasporës në jetën e Shqipërisë?

Nuk e di.Ka shumë mundësi të ketë qenë romantik si premtim perderisa nuk u mbajt ndonjëherë.Kam përshtypjen se “djemtë” kërkonin t’i jepnin nënës jo kurajon e tyre por të Amerikës.Ndoshta ngaqë vetë nuk kishin…

21-Feja e shqiptarit është shqiptaria! A është një kredo e tejkaluar?

Jo,nuk them se është e tejkaluar.Thjeshtë,për momentin nuk n’a hyn në punë.

22- Për këtë diell!, Për ideal të Partisë! Për nder të familjes; Për Shqipëri apo, për Zotin?

Shiko,në gjithë renditjen tuaj të krijohet ideja e subliminales.Në fakt,betimi nuk ka të bëjë me atë që për ne është sublime.Eshtë vetëm një moment pedagogjik.Ne betohemi jo për të shpallur atë që kemi të shenjtë por,për të bindur tjetrin në sinqeritetin e asaj që themi.Mirëpo ka rrezik që,veç dyshimit në sinqeritetin e asaj që themi, tjetri të dyshoj edhe në sinqeritetin e sublimes sonë.Kështu që,ia vlen më mirë të mos ia dyfishojmë dyshimin…

23-Tradita dhe folklori shqiptar njohin pritën dhe jo duelin. Pse?

E kam menduar disa herë këtë gjë dhe çdo interpretim më është dukur i kufizuar.Ndoshta mund të jetë çështje përkatësie qytetrimesh.Dueli ka qenë gjermanik,italian,francez,anglez.Përkatësia jonë ka qenë tjetër.

24-A është Kanuni teksti më pak i lexuar dhe më shumë i ‘interpretuar’ ndër shqiptarë?

Edhe unë besoj kështu.Kanuni është njëra prej alibive më të mëdha të shqiptarëve.I janë shmangur leximit në mënyrë që të kishin dorë të lirë më pas në interpretimin e tij.Mirëpo,fatkeqësisht,jo rrallë e kanë interpretuar duke e shkelur.Madje qëllimisht.

25-A keni menduar ndonjëherë ‘ky vend nuk bëhet’?

Kam njëzet vjetë që e mendoj.Dhe si për “inatin” tim ai vazhdon të bëhet.Ashtu ngadalë…Jam i bindur se kjo më ndodh për shkak të konfliktit të pazgjidhshëm mes fantazisë dhe realitetit.Nuk do heqë dorë prej fantazisë.

26-Kur dëgjoni ‘o sa mirë me qenë shqiptar!’ sikletoseni apo rrëqetheni?

As nuk sikletosem dhe as rënqethem.Ndoshta më përzihet.Por, jo nga vargu.Më së shumti nga një soj “aktorësh” që e recitojnë eskluzivisht për mendje të mpira.Njoh disa prej tyre që e ofrojnë paketë të plotë me Himnin Kombëtar.

27-A është Europa një Euroutopi?

Mundet.Por,ne shqiptarët kemi nevojë për këtë lloj utopie.Cfarë tjetër ,më shumë se kjo, mund të n’a frymëzojë për t’i dhënë kuptim egzistencës sonë nacionale?

28-C’do të thotë për ju ‘e djathtë’ dhe, a ekziston e djathta shqiptare?

E djathtë do të thotë shumë gjëra:do të thotë të denoncosh dekadencën e miteve racionaliste,materialiste,tiraninë e masave,revolucionin.Do të thotë të refuzosh monstruozitetin e mbreterisë së sasisë dhe përqafosh spiritualitetin cilësor aristokratik.Do të thotë që të administrosh përmes rregullit të lirisë dhe jo anasjelltas.

Sa për pjesën e dytë të pyetjes suaj,besoj se,ndonëse është një specie në zhdukje, në Shqipëri egziston arketipi i individit të djathtë por jam skeptik rreth egzistencës së strukturës,mirëfilli të dhjathtë.Këtu kemi nënvariante të së djathtës teorike të cilat, diku janë më pranë saj e diku janë surrogato të saj.

29-A shihni vazhdimësi të PPSH në PSSH?

Eshtë e pamundur të mos shikoj gjurmë.Vetë socialistët do t’a kishin të pamundur.Mjafton fakti që,si arsye e ndryshimit të tyre ishte frika e shkatërrimit dhe jo vetëdija evolutive, për t’a pohuar këtë.Sidoqoftë,sinqerisht besoj se, pas 20 vjetësh mund të deklarohet që,socialistët e kanë përfunduar përgjithësisht me sukses transfuzionin ideologjik.Nuk mund të them të njëtën gjë për superstrukturën.Organi zyrtar i propagandës së saj është identik dhe jo vetëm në emër;ka personazhe të vijës së parë që janë,në një farë mënyre,kordoni ombelikal i PPSH-së;tek-tuk ndesh prirje kulturore që dëshmojnë një lloj konkubinati të heshtur me të shkuarën. Megjithatë,në një gjykim pa pretekste,socialistët shqiptarë qëndrojnë pa asnjë kompleks brenda socialdemokracisë moderne.

30- 1913, 1939, 1944, 1997…cilin do konsideronit ‘Vit të mbrapshtë’?

E kam shumë të vështirë të “zgjedh” vetëm njërin prej këtyre.Gjykuar prej fatalitetit dhe shtrirrjes në kohë  më duhet të përzgjedh dy:1913 dhe 1944.Fatalisht të mbrapshtë jo vetëm pse ishte e pamundur t’i ndalnim të vetëm por edhe pse, ishte e pamundur t’i ndreqnim të vetëm.

31- Ka një alarm rreth ekzistencës së shtypit të shkruar. A do dhe si mund të mbijetojë?

Këtu duhet sqaruar nëse flitet për egzistencën e kartës së shkruar apo shtypit të shkruar.E para,mendoj,se gradualisht do t’i nënshtrohet ritmit të emigrimit të lexuesit nga karta tek multimedialiteti.I dyti nuk ka nevojë t’i bëjmë një prognozë për shkak se në rendin hierarkik vendi i tij në të ardhmen është i qartë.Por nuk besoj se do të përjetojmë një transformim traumatik.Karta e shkruar do të vijojë të egzistojë edhe për shumë vite.Problemi është se egzistenca e saj do të vështirësohet për shkak të një bashkëjetese të pabarabartë me ëeb-in.Kjo do të imponojë korrektime konceptuale të thella dhe një orientim të saj drejt opinionit,analizës,interpretimit.Thënë ndryshe,mendoj se do të shkojmë drejt shtypit të lajmit dhe shtypit të refleksionit.

 

32-Cila është pyetja që gjithmonë keni dashur të bëni dhe kujt?

Ka diçka prej lamtumire kjo pyetje.Jam shumë i ri për t’i dhënë një përgjigje.

33-Cila është pyetja që gjithmonë keni dashur t’ju bëjnë?

Atë për të cilën do të kisha një përgjigje.

Për të komentuar rregjistrohuni këtu ose logoni me e-mail e Facebook. Për më shumë informacion lexoni

42 Responses to "PYETËSORI 33/ Shqipëria, ky vend që prej 20 vjetësh bëhet… për ‘inatin’ tim"

  1. studenti.  24/06/2012 at 9:07 am

    Thjeshte nje kuriozitet, por me te shumten ne mediat alla-arnautçe “kurioziteti” kthehet ne nje model, i cili ende nuk eshte bere model as per veten, as per te tjeret.Eshte nje gjendje e ngurte e mendimit dhe e lenget e karakterit duke thene ate qe nuk e di dhe nuk di ate qe thua.Ky arnautllek eshte i velur kur e sheh veten perbrenda dikujt tjeter qe e lakmon ose do t’i sherbeje, prandaj edhe pergjigjet “aksiomatike”jepen si metaforike. Psh 1913, duke iu referuar kufijve,ishte disbalanca e brendshme dhe jashtme e kohes, ndersa 1944 ishte produkt i balances se brendeshme qe erdhi nga braktisja e vendit,bashkimi me pushtuesin ne njeren ane dhe dalja e vegjelise ne lufte, ne anen tjeter, sikurse balanca e jashtme ishte perballja boterore e frontit fashist me ate kunder-fashist, qe solli te vetmen fitore boterore te pa kontestueshme gjer me sot.Menyrat e kontestueshme te qeverisjes se kesaj fitorje dhe perdorimi ideologjik i gjithe produktit 1944 nuk kompromentuan objektivitetin e realizimit te tij brenda transparences boterore, siç duan te “ngushellohen” deshtaket e humbesit. Edhe e djathta dhe e majta nuk jane ne permbajtje kjo ndarje “ideologjike” me te cilen dikush ka deshire te ndjehet i lartesuar a i fituar,por disi ndryshe,per cilindo qe njeh qeverisjen e Perikliut, te Likurgut,Tridhjete tiranet qe denuan Sokratin, thirrjen e Sesinatit te bente punen e tiranit pertej vullnetit te votes, kuptimin e Respublikes se Romes, republiken e perjeteshme te Venetikut dhe qindra fakte te historise se si eshte uzurpuar pushteti si resurs publik prej njeshave ne emet te te shumteve.Nje piceri e thjeshte ne Rome, ne vendin e quajtur Montesacro u kujton njerezve nje perjetim te madh te larget te fisnikerise se plebejve(fshataret e qytetit qe u quajten borgjeze) perballe uzurpatoreve te senatit.Vetem injoranca mbahet ende mbi gjakun blu, ndersa shiten titujt e fisnikerise se ketij gjaku,siç shiteshin ne Mesjete indulgjencat e Papes per parajsen.Keto dy ndarje simbolike lidhen fare pak me trashegimine tone, e cila fatkeqesisht ka mbetur ende perbrenda banales orientale.

  2. agimi  25/06/2012 at 12:14 pm

    Pse duhet thene pervjetori i clirimit(Nga kush)DUHET THENE PERVJETORI I PUSHTIMIT KOMUNIST!!! Keshtu shkon me mire zoti artikull shkrues!

  3. JAMARBER MALAZEZI  25/06/2012 at 1:02 pm

    Berisha nuk ka thene kurre “…shqiptarët kanë gjak të përzier turk ndër deje…”. Ka thene se turqit e Turqise kane gjak shqiptari ne deje.

    Dini te lexoni apo thjesht fanatizmi per t’u distancuar nga mbiemri e per te dale me katolik se papa ju shtremberon moralisht deri sa te sajoni fraza?

    Gjynagh qe Berisha nuk behet i gjalle t’i hedhe ne gjyq per shpifje gjithe keta burra qe diten per diell e kane shtremberuar komplet sesnin e asaj cka tha ai mbi gjakun shaqiptar te turqve te sotem.

    Po ta kishte thene Berisha te kunderten, pra kete qe sajon ky i ndricuari ketu me shoke, nuk do meritonte te ishte kryeminister, qofte edhe vetemn per kete.

    Ju populli i Berishes qe lexoni, shtijani pak ndermend shefit kete punen e gjyqeve, T”I HEDHE NE GJYQ GJITHE KETA QE KANE SHTREMBERUAR QELLIMSHEM FJALEN E TIJ NE TURQI se me ate rast fiton edhe pak pike si atdhetar shefi. Ka ardhur kohe e keqe, duhet pak diversion

  4. Ditmir  26/06/2012 at 9:59 am

    Finese dhe zgjuarsi.Me pelqen eleganca dhe natyrshmeria e pergjigjeve se ka ca qe shtrydhen sa u plasin enat e gjakut per tu dukur si te vecante.Rrenjet tona jane europiane dhe rreziku neotoman eshte i pranishem.Davotoglu eshte prove se turqit nuk kane hequr dore nga fiksimi se ne jemi pjese e portes se larte edhe tani ne shekullin e 21.
    E vertet 1913 dhe 1944 ishin tragjedite tona me te medha sepse ne 1913 na coptuan si komb dhe ne 1944 na hodhen faren e ndyre te komunizmit.A do behet Shqiperia jone? Do behet,me shume sakrifica po do behet nga te djathtet dhe te majtet se nuk ka kush e ben Shqiperine po nuk e beme ne vete.Skeptiket qe nuk besojne,trutharet qe kritikojne vend e pa vend dhe sykuqet militante te partive le te shajne e te terbohen.Nga te dy krahet ka njerez te zote dhe europiane ne mendesi qe dine ta ndertojne Shqiperine.I love Albania!

  5. dhori  26/06/2012 at 5:25 pm

    pelqejme priten jo duelin. shum e sakte. flasim shume per besen .por nuk e kemi

  6. Hysen Tabaku  28/06/2012 at 5:19 pm

    E dashur Mapo.
    Kam disa pyetje-komente, per kete artikull sa conciz aqe dhe kultural:
    Pyesori #1 Kush eshte artikull shkruesi ( te me falni per pa diturine time!)
    Pyetsori#2 A e ka parasyshe artikull shkruesi qe festa e 29 Nentorit u celebrua me festen e clirimit te Jugosllavise kur forcat partizane te Titos hyne ne Beograd?
    Pyetsori#3 Me zhdukjen(ndryshimin e sistemit)komuniste Shqiperia politike polli ndermjet shume partive te ndryshme dy forca kryesore te lidhura me te njejtin kordon ombelikal:Ate “demokratike” dhe te dyten, te ashte quajrura “P.S.Sh”.bashke me ato linden edhe parti te tjera, sepse sic e dini me mire se une… politika eshte nje “Bitch” dhe pjelle me shume se nje kelysh. per opinionin tim keto dy parti kryesore jane “Les enfant-gate”, ne mbare vajtjen e politikes shqiptare te dyja duhet te regjenerohen ketyre partive i ka kaluar moda me propaganden qe bejne. Keta mendojne se demokracine e kane mare “for grantet” nga bota perendimore dhe mendojne se mund te manipulojne B.E. me dokrrat e tyre. Kjo me len te dyshoj qe pergjigja e pyetesorit # 25 do te vazhdoj te kete nje pike pyetje te madhe. Best regards, cen tabaku. Palm-Coast Fl. June, 27/ 2012

  7. Nikonestea  29/06/2012 at 10:09 am

    Me pelqen stili…sa per brendine kam disa rezerva jo shume te rendesishme….pavaresisht urime..!

  8. Ximi Abedini  29/06/2012 at 1:07 pm

    Shume cilesore pergjigjet.
    Intelektual i vertete pa dyshim.

  9. Arta  30/06/2012 at 7:02 pm

    Mapo ju uroj nga zemra per kete interviste te mrekullushme.Uroj mbi te gjithe te intervistuarin,zotin Arjan Vasjari per pergjigjet mjaft cilesore dhe te mencura.Ju pergezoj sinqerisht.
    Desarta

  10. ina  01/07/2012 at 6:37 pm

    e respektoj pa fund kete njeri kaq te kultururar (z. arian) dhe kam sh shorese qe zeri i tij mbase degjohet ne ndonje forum apo kuvend ligjesh ne shqiperine plot halle.
    respekte dhe urime z. arian !!

  11. arnaut  02/07/2012 at 7:08 pm

    Nuk e paskam ditur qe dhe Arjan Vasjari qenka islamofob. Tani e di.

    • Ximi Abedini  03/07/2012 at 11:44 am

      Nje qe quhet Arnaut nuk meriton ta quaj veten Shqiptar.

  12. Igli  03/07/2012 at 12:23 pm

    Falimnderit zoti Vasjari,ne menyre te vecante per qendrimin tuaj per homoseksualizmin.Shoqeria duhet te kuptoje se homoseksualizmi nuk eshte as semunddje dhe as agresion moral.Homoseklsualet jane si gjithe te tjeret me idenitetin etyre seksual dhe nuk kane pse te vuajne ofendimet dhe intolerancen e te tjereve.Edhe njehere tjeter faleminderit dhe shpresoj qe emri juaj i njour dhe toleranca juaj te degjohet nga veshet e shurdher te intoleranteve shqiptare.

  13. vullnet  03/07/2012 at 7:27 pm

    shqiptarët kanë gjak të përzier turk ndër deje…

    Me pelqen stili i arsyetimit te Vasjarit.Por ne rastin e citimit te mesiperm ke gabuar.Eshte e kunderta turqit kane gjak shqiptar.Per ta sqaruar plotesisht mjafton fjala qe i thote Berisha Erdoganit.I thote e kam zakon te pyese gjthe pjestaret e delegacioneve turke a keni rranje shqiptare.PPergjigja ka qene vazhdimisht po.Bile vazhdon dhe i thote nuk po e pyes kryeministrin se ai e din vete.ERdogan ka origjinen e larget nga Kraja E Malit te zi komplet shqitare

  14. luana  04/07/2012 at 1:01 pm

    Zoti Vasjari urime per intervisten shume cilesore si gjithe analizat tuaja mediatike ne shtypin e shkruar dhe ne ekran.
    Shume inteligjent dhe teper fin ne pergjigjet tuaja. Kjo eshte intervista me e mire qe kam lexuuar tek Mapo,duke qene se jam nje lexuese e rregullt e Mapos.
    URIME.

  15. studenti.(vazhdim)  05/07/2012 at 8:25 am

    Duke rilexuar pergjigjet e pyetesorit 33 ndjehem “i mbushur” nga pergjigjet 16,22,26,27, por disi i “zbrazur” nga disa te tjera.Mund te them se Zogu, Hoxha, Berisha, pavaresisht se si veshtrohen nga puthadoret e tyre,ne emer te gjitheçkaje qe u duhej shqiptareve plotesuan delirancat e veta personale, familjare dhe te oborrtareve.Ndersa dita e çlirimit 28 a 29 nentor para se te jete e ngaterruar, banale prej “brekusheve me kollare” eshte e thjeshte per nga faktet reale:turp i humbesve,nder i fitimtarve. Hipokrizite e “sojlinjeve” me mendesi “shpellare” duken kur vene lule mbi varre duke shuar emrat ne pllakat e lapidareve. Se fundi kjo eshte e caktuar me ligj, ne emer te te cilit betohen dhe abuzojne te liqte. Ndoshta Haxhi Qamili nuk eshte nje derr qe muslimanizmi obskurantist e konsumoi…por nje model, para dhe pas tij,me te cilin sera e parise sone deshtoi.Faleminderit!

  16. albanicus  05/07/2012 at 12:28 pm

    Jam ok me komentusit e tjere se intervista eshte perfekte.Vetem do shtoja se edhe viti 1997 ishte vit i prapshte ku klasa politike djathtas dhe majtas provoi se nuk e kuptonte demokracine dhe shkaterroi vendin dhe shqiptaret.Po pergezime z.Vasjarit per nivelin e larte.

  17. Rita  05/07/2012 at 9:01 pm

    Autori ben shume pyetje e zor se mund t”i pergjigjem te gjiteve pasi dhe s”bahen mend me nje te lexuar !!!!!Por vec nje e mbaj mend mire per vitet qe jane te mbrapsht si 1939-44-97 etj. Vit me te mbrapsht e tersllek e shkatarrim qe solli 1944-tra deri me sot ne hitorine 600- vjecare (shto dhe pushtimin otoman ( s”i ka sjelle asnje vit tjeter Shqiperise !!Statitikat ekonomike zyrtare jane tregues te qarte ne keto vite !!!!Me vitin 1944 e deri me 1990 kupto per katastrofen e shtetit e popullit shqiptar !!!Une pyes nje gje -Po sikur pushtimi otoman te mbaronte sot e jo pera 100 vjeteve !!!!!!A s!do te ishte me mire qe te kurseheshin ate kufoma qe mbolli kudo rregjimi enverist ????? E urdhero le te krijoheshin dhe ata 10 apo 20-te partite per te qeverisur !!!!!Me mire nje hitori te re e te po pergjakur se sa ate histori vrastare e cnjerzore qe perjetuam !!!!!

  18. Desi  06/07/2012 at 11:21 am

    Nga kenaqesia e lexova dy here.Bravo vasjari dhe mapo

  19. Paul Tedeschini  06/07/2012 at 4:07 pm

    Ne lidhje me pyetjen nr.30:
    Cilin do konsideronit ‘Vit të mbrapshtë’- 1913, 1939, 1944, 1997…?
    Un tham se pyetja asht shtrue e manget.

    Un e kisha fillue keshtu pyetjen nr.30:
    Cilin do konsideronit ‘Vit të mbrapshtë’-1479, 1913, 1939, 1944, 1997…?

    Ja sepse:

    Pjese e nxjerrun nga – Pershendetje te gjithe vllezenve dhe motrave shqiptare: gezuar vitin 2000 – nga Profesor Sami Repishti, Badwin, New York, USA 01.01.2000.

    “….Mbas vdekjes se Skenderbeut traktati i 1479-s ne mes Venedikut dhe Sulltanit njohu pushtimin otoman te Shqiprise. Dritarja e Botes Perendimore iu mbyll Shqiperise pikrisht ne nji kohe kur era frymedhanse e Renaissances dhe idete fisnike te Humanizmit po krijojshin nji Europe te Re me nji etje garantuese te forte per njohuni te reja, per hapsina dhe nji bote te re me nji zhvillim te lire, te pakufizueme te shpirtit kerkues e thellesisht njerzor. Pamvarsisht nga faktori fetar – qe mbetet gjithhere nji çshtje krejtesisht intime per çdo ndergjegje personale – okupacioni otoman ka nxjerre Shqiperine nga historia e kontinentit europian dhe e ka denuar ate te jete nji krahine e harrueme mbrenda nji perandorie te mbyllun, me kulture te kundert nga ajo e Europes, qe po rilindte ne Perendim….”

  20. agimi  06/07/2012 at 5:42 pm

    ZVasjari a eshte nr i te vrareve shqipetare 29000 vete i sakte apo keshtu thane serbet si per daten e clirimit ose pushtimit komunist 29 nentor Komanda gjermane thote qe u terhoqem ne 4 dhjetor dhe nuk kemi bere beteja ne Shqiperi!!!!

  21. Dorian  06/07/2012 at 9:42 pm

    Pergjigje mjaft cilesore.Une mendoj se edhe i intervistuari Vasjari e dejklaron
    n qe ne hyrje se sundimi turk ka qene demi me i madh qe i eshte bere kombit tone.Por edhe une mendoj qe ne kohet moderne 1913 dhe 1944 ishin vitet ku u bene krimet me te medha kunder popullit shqiptar.

  22. Skender  07/07/2012 at 6:29 pm

    I intervistuari eshte i mencur po eshte antimysliman.Nuk vlen mencuria kur je kunder besimit te shumices se popullit tone.

  23. Bashkim Lalesi  08/07/2012 at 9:29 am

    Mire Z. Vasjari por Saliu nuk po nderton por po shkaterron (pasi bombardoi Vloren tuaj…) dhe mbi te gjitha po shkaterron besimin tek brezi i ri qe ka marre arratine, dhe gjema e tij do te ndihet me pas e do mbahet mend si figura me e zeze e kesaj kuazi politike rrumpalle!!!!!!!!!!!

  24. redi  08/07/2012 at 11:30 am

    Te lexojme me kenaqesi zoti Vasjari,teper e vecante intervista juaj.
    Urime Vasjarit dhe Mapos

  25. noah  08/07/2012 at 12:03 pm

    Me pelqejne idete e shprehura nga analisti Vasjari. Vertet 1944 eshte nje vit i mbrapsht per Shqiperine

  26. Tani  08/07/2012 at 3:50 pm

    respekte vasjari per intervisten.Komentusi skender ia fut kot fare per antimyslimanizem.Une jam kunder turqizmave po nuk jam kunder myslimaneve.Mos fusni akuza per fene se beni gabim shume te madh.

  27. F. PAZOKU  09/07/2012 at 4:28 pm

    Kur Ju shtrohet (apo auto-shtrohet) pyetja e meposhtme,

    “Si do i përshkruanit gjurmët në histori të Ahmet Zogut, Enver Hoxhës, Sali Berishës…”, Ju pergjigjeni:

    Ahmet Zogu u përpoq të ndërtonte Shqipërinë që i duhej shqiptarëve;

    Enver Hoxha ndërtoi Shqipërinë që i duhej atij;

    Sali Berisha është duke ndërtuar…

    Kjo eshte hipokrizi, eshte e te qenit ne mode qe Sali e sorollop kane mbjellur keto 22 vite ne Shqiperi. E para: A. Zogu e ndertoi (aq sa e ndertoi shtetin) per nje dore njerzish dhe per vehte e oborrin e tij. Megjithate asnjehere nuk u shqua si prishes i shtetit. E dyta: Enver Hoxha e ndertoi Shqiperine per shqiptaret, sepse te ngresh kantjere ndertimi kudo, te ngresh shkolla e spitale, kulture e sport masiv (Hej, o pseudopubliçist, edhe kooperativat, ndermarrjet, shkollat benin kampionate dhe spartakiada te rregullta sportive, festivale kulture dhe shfaqje artistike dhe keto nuk i bente Enveri per vehte, kur sot nuk i ben dot as Tirana!!!), te ngresh hidroçentrale dhe metalurgji do te thote se ka punuar per popullin, biles edhe per Saliun sot qe shesin dengla e nuk ngrene nje shtylle!!!! E treta: Saliu nuk perben lajm per ta krahasuar as me Zogun e aq me pak me Enver Hoxhen, sepse ky ka prishur ato qe qene ndertuar ne Shqiperi, ky ka prishur vete themelet e shtetit shqiptar. Kjo eshte e verteta. Per te qene ne moden e Saliut qe te vret naten e te qan diten vazhdoni avazin pa asnje argument edhe Juve. Ndoshta e keni nga halli, te pritet diku nje burim jetese, ose te pret ndonje hu ne nje qoshe lagjeje. Eshte kohe e veshtire kjo e sotmja nen diktaturen e kamufluar me ambalazhin “demokraci”. Aferim! Por megjithate, pergjigjiet qe une vendos me lart i afrohen pothuajse te vertetes absolute.

  28. Kleo  10/07/2012 at 7:52 am

    Shume e kendshme intervista.Vetem se transfuzionin ideologjik me sukses te opozites nuk me duket i sakte dhe nuk jam dakort me zoterine.opozita eshte pershtatur nga halli po njesoj eshte ne shpirt.shiko disa te rinj te saj qe jane me keq se te vjetrit.Ka dhe aty njerez te emancipuar po jane pakice.

  29. Çimi, shoku i Melamin  11/07/2012 at 2:17 pm

    Aloooooo Çimi jam Arjan…
    Po pyet njehere gjyshin, po ka qene partizan e di daten e Çlirimit, po ka qene ballist, prape e di daten e Çlirimit, diten qe nuk ka pare gjermanet.
    Sa per opinione mbushni mendjen tuaj….se une e kam pyetur gjyshin tim!!!
    Aloooooo Çimi jam Arjan…mos thuaj qe nuk ta thashe…

  30. ervin bello  12/07/2012 at 4:19 pm

    interviste jashte skemave,urime zoti Arjan.

  31. franco  12/07/2012 at 4:29 pm

    E vertete shqiperia vetem te keq pati nga 1944. Me pelqeu e vertete.qe ne shqiptaret jemi per priten jo duelin,cdo dite e konfirmojme kete.

  32. Kastraveci Alpin  15/07/2012 at 11:30 pm

    Nese dikush mendon ose aq me keq perpiqet te na mbushe mendjen qe Shqiperia u be vend i lire ne 1944 gabon pasi ajo ra ne zgjedhen e pjeses me te erret te shtetasve te saj.Ate qe u beri Shqiperis dhe Shqiptareve komunizmi nuk ja ka bere dhe nuk do te kujtohej asnje i huaj.Diskutimi per 28 a 29 nentorit eshte thjesht nje perpjekje e mjere e komunisteve per tu larguar mendjen Shqiptareve nga ajo qe ka ndodhur.Por gabohen rend pasi bemat e komunizmit ne Shqiperi jane shkruar ne sasi dhe cilesi ne ate menyre sa nuk mund te harrohet kurre.

  33. nirvana  16/07/2012 at 5:13 pm

    intervista e vecante,analisti teper i mencur. Urime Arjan Vasjarit qe eshte teper fisnik si ne pene dhe kur e degjojme dhe shikojme ne studiot televizive.
    Mapos i bejne vlere pena te tilla.

  34. Anesti  17/07/2012 at 9:59 am

    “kam pasur nje pershtypje tjeter per gjakun tim”.hahhahahahahaha,fantastike.Po edhe per te qare per kryeministrin qe thote se kemi gjak turk.Une ashtu si z.Vasjari kam gjak shqiptar evropian.

    • ermal  19/07/2012 at 7:57 am

      Eshte tjeter gje identiteti i nje kombi qe bazohet ne gjuhen,tradita e vendndodhjen teritoriale, e tjeter gje “perzjerja e gjakut”.
      Me levizjet e popullsive mbrenda Evropes apo sllaveve por edhe nga Azia e larget (mongolet), lufterat e pushtimet e gjata, perandorite qindra vjecare, nuk ka asnje komb ne Evrope qe mund te pretendoje per “gjak te paster”. “Gjaku i paster arian” ishte nje nga marrezite e Hitlerit qe i solli Evropes me miliona viktima.
      Te pretendosh per “gjak te paster” te popujve te Evropes se antikitetit apo mesjetes,aq me te per te Ballkanit, pa kufij te percaktuar shtetesh, eshte njelloj sikur te pretendosh per “gjak te paster” te kombit te sotem amerikan qe ka ne perberje njerez nga te gjitha kontinentet.

  35. ermal  19/07/2012 at 6:40 am

    Per pyetjet e formuluara jo plotesisht korrekte, une do te kisha keto pergjigje.
    1. Nuk mund te quhet dite Clirimi zevendesimi i nje pushtuesi te huaj per kater vjet, me nje pushtues mizor vendas 47 vjet.
    2- Pushtuesi i fundit.
    …….
    5- Pyetje e formuluar jo drejte. Me sakte duhej te thuhej: A duhet qe ne gjuhen standarde te perfshihet me elemente te saj me vlera gjuhesore edhe gegnishtja e folur nga 2/3 e shqiptareve ?

    7- Pas rrezikut neo-sllav e neo-grek, rreziku te cilit nuk po i ikim akoma pas 22 vjetesh, eshte rreziku neo-komunist.
    …..
    15- Me se paku, vlere njerezore nuk ka pse te quhet.
    …..
    28- Historia provoi qe sistemet shteterore nje partiake te djathta apo te majta ekstreme , kane deshtuar
    ……

    • ermal  19/07/2012 at 11:44 am

      Une sigurisht qe nuk jam “analisti” Vasjari, por thjeshte nje lexues. Nuk e paskam te drejten edhe une te them mendimin tim ?

  36. Ibrahim  19/07/2012 at 6:20 pm

    Une mendoj se shqiperia ende nul eshte qliruar ngase edhe sot kemi n jerz si ruqi,dokle,rama dhe bij tjer komuniste qe marrin peng vendin duke bllokuar ligje.dhe e dyta ku eshte kosova,shkupi etj qamet duhet te kthehen ne vatrat e tyre a nuk esht ky okupim.

  37. Gjergji  20/07/2012 at 8:36 am

    Intervisten nuk e komentoj se nuk kam cfare ti shtoj asnje presje.Po me duket se tipi i komentuesit Ermal nuk eshte i afte per intervista te ktij niveli.Te lexoj intervistat e futbollistve,ose te kengetareve amatore te tallavase.Ato i kupton pa problem.Hajt tung

  38. pirati  26/07/2012 at 10:16 am

    Ne ate vend ku flitet me shume per” Besen”,aty ajo mungon…Prita eshte reflektim i nje karakteri te dobet dhe qe eshte i ndergjegjshem qe nuk ka te drejte ne veprimin qe ben…Dueli tregon burreri dhe reflekton”drejtesi”nga te dy palet,por qe vetem njera pale mund ta kete…

  39. Alida  26/07/2012 at 1:10 pm

    10 me yll.

You must be logged in to post a comment Login