Akuza për plagjiaturë, ish-studentja padit kryegjyqtarin Sandër Simoni

Tiranë Një padi e pazakontë është duke u shqyrtuar në Gjykatën e Tiranës, e cila pritet të shprehet me vendim pas pak ditësh. E drejta e autorit lidhur me një botim ka përfshirë në gjyq dy njerëz të drejtësisë. Kryetari i komanduar i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Sandër Simoni, është paditur për plagjiaturë nga kolegia e tij, Irida Kacerja, gjyqtare në Shkodër. Ish-studentja akuzon kryetarin e Gjykatës se ka botuar me emrin e tij temën e saj të diplomës në Shkollën e Magjistraturës. Një pretendim i tillë është ngritur nga gjyqtarja Kacerja në tetor të vitit të shkuar, kur, sipas saj, është njohur me një botim të Qendrës së Shërbimeve dhe Praktikave ligjore. Paditësja pretendon se ky botim është punimi i saj i diplomës në Magjistraturë, ku pedagog udhëheqës ka qenë gjyqtari Sandër Simoni. Fillimisht, paditësja ka kërkuar nga gjykata konfiskimin e të gjitha kopjeve të këtij manuali dhe asgjësimin e tyre. Më tej, në padinë e saj gjyqtarja kërkon që i padituri ta shpërblejë për dëmin pasuror dhe moral që i është shkaktuar nga botimi i punimit të saj, në emrin e gjyqtarit Sandër Simoni. Në padinë drejtuar Gjykatës së Tiranës, gjykatësja e Shkodrës  kërkon: “Detyrimin e palës së paditur të shpërbleje dëmin pasuror dhe moral të shkaktuar nga botimi në mënyrë të padrejtë nën emrin e tij dhe duke shkelur të drejtën e autorit të shkrimit me titull Hetimi dhe Gjykimi i Veprave Penale të Trafikimit”. Ky punim, sipas saj, është botuar në manualin për identifikimin, trajtimin dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore, e botuar nën siglën e Qendrës së Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara. Në mbështetje të padisë, gjyqtarja Irida Kacerja ka depozituar në Gjykatë një sërë provash, që, sipas saj, tregojnë se punimi i botuar me emrin e kolegut të saj Sandër Simoni është plagjiaturë dhe për këtë duhet të dëmshpërblehet. Në morinë e provave, gjyqtarja Kacerja ka depozituar edhe një kopje të botimit me siglën e Qendrës së Shërbimeve dhe Praktikave ligjore të integruara, e cila mban emrin e gjyqtarit Simoni, si dhe kopjen e materialit të diplomës. Por ky pretendim është kundërshtuar nga gjyqtari Simoni, i cili nëpërmjet avokatit të tij ka depozituar në gjykatë provat që, sipas tij, vërtetojnë se punimi është realizuar prej tij. Duke mos qenë dakord me qëndrimin e gjykatës, në seancën e datës 12 qershor, pala paditëse ka kërkuar përjashtimin e gjykatëses, por kjo kërkesë është rrëzuar, si e pabazuar në ligj. Tashmë, gjykata ka administruar provat e palëve, si dhe ka dëgjuar prej tyre konkluzionet përfundimtare. Edhe pse çështja është regjistruar në Gjykatën e Tiranës në tetor të vitit të shkuar, deri tani janë zhvilluar vetëm tetë seanca gjyqësore. Gjatë këtyre seancave gjyqtarja Elbana Lluri është njohur me pretendimet e kolegëve të saj, duke i dhënë fund edhe shqyrtimit gjyqësor të kësaj padie të pazakontë, kur bëhet fjalë për njerëzit e drejtësisë. Në përfundim të gjykimit është vendosur data 25 qershor për shpalljen e vendimit, ku do të sqarohet se cila prej palëve ka të drejtë.

 

7 Përgjigjet për "Akuza për plagjiaturë, ish-studentja padit kryegjyqtarin Sandër Simoni"

  1. shqiptar  23/06/2012 në 10:56 am

    keto palaco gjyqtare kemi.Sinuk ke turp moj gjykatese qe ke blere vendin e punes me lek.nuk jep gjykim pa marre tarifat qe caktoni dhe me se fundmi je aq e poshter sa padit edhe pedagogun tend te nderuarin S.SIMONI

    • shqiptare  23/06/2012 në 1:08 pm

      Ore ti palaco shqiptar, kujdes kur flet per njerez qe nuk i njeh. Gjyqtares duhet ti thuhet te lumte qe more kurajon te denoncosh ate qe shume pedagoge bejne ndaj studenteve te tyre, qe u vjedhin punen e tyre dhe e botojne me emrin e vet. Une gjyqtaren e njoh, dhe eshte nder te paktat qe ate qe thua ti, te marre tarifa, nuk e ka bere ndonjehere, por eshte nga njerezit me korrekte qe kam pare ndonjehere. Shpresoj vetem t’i dale e drejta, se ne Shqiperi drejtesia nuk anon gjithmone nga i drejti.

    • bl3di  23/06/2012 në 2:17 pm

      Kot me te pyt? Po kur thua qe “kto palaco gjyqtar kemi”, ke dashur te perfshije dhe z.Simoni? Sepse dhe z.Simoni gjyqtar eshte, apo ai eshte i vecant meqense eshte kryetar gjykate?

    • Durrsak  25/06/2012 në 7:29 pm

      gjyqtarja e paska blere vendin e punes kurse i nderuari Z simoni duhet ta ket trasheguar me siguri :)

    • V.S  25/06/2012 në 10:35 pm

      I nderuar zoteri ( edhe pse nuk e meritoni aspak kete ‘titull’)!

      Duhet te kuptoni se ne kete vend ka dhe nje perqindje minimale njerezish te cilet vendet e punes apo shkollat nuk i marrin me leke ashtu si mund te jeni mesuar juve, prandaj mos gjykoni ne baze te nivelit tuaj te cilin e paraqisni me se miri ne kete koment.

      Por vleresoni gjestin e gjykateses, perfaqesueses se drejtesise e cila me se ‘miri’ po e provon mbi shpatullat e saja mungesen e drejtesise ne kete vend, si nje perpjekje te fuqishme per te provuar qe ligji eshte i barabarte per te gjithe, ashtu sikurse i eshte mesuar dhe nga profesori i saj!!!

      me respekt

  2. holta  23/06/2012 në 6:30 pm

    hall asht me kerku drejtsi ne ket vend…edhe nga vete njerezit e drejtesise…hall asht dhe me marr gjykime nga innjorantet…ishalla na gjykon zoti ma mire..ska mbet me thane gja tjeter.I.Kacerja eshte nder njerezit ma te ndershem qe njof…uroj te vihet drejtesia ne vend.

  3. ilir  24/06/2012 në 4:59 am

    do te duhen dhe nja 50 vjet qe te vine ne terezi keto gjykatat tona ,veprimi i gjykateses mua me duket i guximshem pse duhet qe profesori i sajte kopjoje temen e saj ,dhe njekohesisht me duket e dobet qe profesori thote qe e kam bere vete si ka mundesi dy tema te njejta dhe studentja e ka bere me pare,eshte per te ardhur keq populli nuk ka besim tek gjykatesit sepse ata gjithmone japin vendime te gabuara qe genjejne publikun ,nuk besoj qe do te jete e aferm dita e besimit…….

Komentet janë mbyllur