Eliza Dushku kërkon kontribuues për filmin mbi Shqipërinë

Aktorja me origjinë shqiptare, Eliza Dushku është duke kërkuar   pak ndihmë financiare nga miqtë e saj që të realizojë një film mbi Shqipërinë, vendin nga ka prejardhjen. Deri tani e diplomuara në “Watertown High School” ka mbledhur më shumë se 20 mijë dollarë prej 60 mijë dollarëve që ka si qëllim në faqen Kickstarter.com. Kushdo që do të bëjë donacione, do të marrë shpërblime në varësi të shumës së dhënë. Filmi i quajtur “Shqipëria” dokumenton udhëtimet në vendin që shtrihet në detin Adriatik, midis Greqisë dhe Malit të Zi. Dushku ka udhëtuar nëpër Shqipëri me vëllain e saj Nate, të dashurin dhe ish-lojtarin e NBA, Rick Fox. Ajo ka shkelur terrene mahnitëse që nga kryeqyteti, Tirana e deri në Rivierë apo Alpet shqiptare, duke mësuar shumë mbi vendin që vetëm prej disa vitesh ka dalë nga diktatura komuniste. “U njoha me njerëzit, politikën dhe ekonominë e një demokracie të re në një vend të vjetër, duke zbuluar Shqipërinë e sotme”, – është shprehur Dushku përmes një statusi në faqen e saj të Kickstarter. Ajo gjithashtu njohu disa nga udhëheqësit politikë më të rëndësishëm, përfshi edhe Kryeministrin, Presidentin dhe kryebashkiakun e Tiranës. Dhe në fund të kësaj Eliza nuk ka harruar që të falenderojë edhe në gjuhën shqipe.

Për të komentuar rregjistrohuni këtu ose logoni me e-mail e Facebook. Për më shumë informacion lexoni

You must be logged in to post a comment Login