Mark Marku, ma në fund nji heretik

Tue perifrazue nji shprehje të filozofit gjerman Ernst Bloch, me vjen me thanë: e due demokracinë pse herë mbas herë në gjinin e saj dalin heretikë. Me “heretikë” nënkuptoj ata që të lodhun tue çue dorën për me votue me symbyllë, vendosin me ngrit grushtin dhe zanin për me “luftue” për të vërtetën.

Ka vite që në PD nuk shohim asnji që ta mendojë ndryshe prej kapos për arsye parimore. Sigurisht kjo vjen jo pse PD-ja asht mbushë me dele pa personalitet që i shkojnë mbrapa dashit të kumonës, por pse kapoja ka gjithmonë të drejtë.

Mark Marku ka qenë i vetmi në gjithë këtë kohë që ka dijtë herë mbas here me e çue zanin dhe me kritikue linjën e partisë dhe udhëheqësin e saj. Përveç tij, deri tash, asnji tjetër nuk ka folë, madje as vetë Jozefina Topalli e cila u poshtnue publikisht prej zgjedhjes president të Shqipnisë të nji figure krejt mediokre si Bujar Nishani. Në këto vite Sali Berisha i ka dhanë nji profil antidemokratik partisë së tij, tue e kthye atë thjesht në nji instrument të pushtetit; ky asht vizioni i vetëm që doktori tropojan ka për politikën e prej tij nuk mund të pritet ma asnji përmirsim i këtij botëkuptimi.

Në intervistën e djeshme te gazeta Panorama duket se deputeti Mark Marku e ka kalue Rubikonin, tue kritikue ashpër dhe gjanësisht PD-në dhe koalicionin qeverisës.

E dinim që qeveria Berisha ishte e mbushun me figura të pakuptimta si Majlinda Bregu, Edmond Haxhinasto, Bujar Nishani, Nasip Naço, Eduard Halimi, Spiro Ksera etj. – rezultatet e punës të të cilëve janë krejtsisht të papërfillshme në çdo pikëpamje, por tash së fundi pamë sesi njeni prej tyne – nji person krejt i randomtë në të gjitha kandvështrimet – mbërriti falë alkimisë së pushtetit me u ba mbrenda pak orësh President i vendit. Nuk mjaftoi kjo, por Berisha dhe Meta përzien vorbën qeveritare tue emnue disa ministra të rinj, por plotsisht të denjë për kabinetin e vjetër dështak.

Deputeti Marku në intervistën e tij dhanë gazetës Panorama kritikon rreptë edhe procesin e zgjedhjes së Presidentit, mungesën e konsensusit dhe mospërmbushjen e udhëzimeve të ndërkombëtarëve. Gjithashtu, ai kritikon faktin që PD-ja dhe LSI-ja përzgjodhën si kandidatë njerëz me nji të kalueme të dyshimtë, të lidhun me PPSH-në dhe me famëkeqin Sigurim të Shtetit. Si ka mundësi që Berisha, ky kalorës i kryqëzatës antikomuniste (mbas ramjes së komunizmit), së bashku me kumbarën e tij, Metën, nuk mbërritën me përzgjedhë, dy dekada mbas ramjes së komunizmit, nji emën të pastër e të panjollë? Nuk besoj se kjo gja përban nji mister për shumicën e shqiptarëve që përpiqen herë mbas here me mendue lirshëm e jashtë kornizave ideologjike: Berisha dhe Meta kërkonin nji njeri që mund të shantazhohej lehtë dhe mund t’u shërbente atyne me përkushtimin e nji eunuku.

As Berisha dhe as Meta nuk pranuen propozimin që bani Ismail Kadareja, pse qëllimi i tyne asht kontrolli i SHIK-ut, i emnimeve dhe i shkarkimeve në fushën e drejtësisë, si edhe sigurimi i kollajtë i firmës presidenciale për çdo dekret, ligj apo emnim.

Patozi, si mendje e hollë e politikës së PD-së, u shpreh se ata nuk donin nji “republikë ushtarake”, tue shpikë kështu nji term të ri, të cilit në historinë e njerzimit nuk i përkon asnji entitet real apo logjik. Po ku ka me e dijtë Patozi se në ato sisteme ku qeverisin me të vërtetë ushtarakët (pra, tue mbetë ushtarakë) nuk kemi të bajmë me republikë, por me diktaturë! Në fund të fundit këta janë njerëz që shpirtnisht janë prodhime të nji diktaturë që po mbijeton suksesshëm në nji sistem të ashtuquejtun demokratik.

Berisha, Meta dhe Patozi që nuk deshtën nji gjeneral të NATO-s për president, votuen për nji komandant toge të Shkollës së Bashkueme “Enver Hoxha”. Kjo asht fytyra e vërtetë e PD-së dhe e LSI-së, ata dijnë me zgjedhë si kandidatë o ish-spijuna të Sigurimit, o ish-antarë të PPSH-së, o ish-oficera të pangjyrë të shkollës “Enver Hoxha”!

Sfida e madhe që hedh Mark Marku asht nevoja e rithemelimit të PD-së. Me rithemelim e PD-së ai, me sa duket, nënkupton braktisjen e nji linje të vjetër, largimin e të korruptuemve dhe të paaftëve, të atyne që kanë grumbullue miliona euro në kurriz të shqiptarëve, të ish-spijunëve të Sigurimit, të ish-antarëve të PPSH…

Kjo gja do të ishte nji tërmet 10-ballësh në radhët e PD-së e un jam i bindun se ka shumë pak gjasa që të ndodhin, pse me shokët e Aldo Bumçit, Edi Palokës, Fatos Bejës, Tritan Shehut, Arenca Trashanit s’mund të ndërrohet as edhe nji llambë e djegun në selinë e PD-së, jo ma vetë linja e saj politike.

Ka shumë mundësi që i vetmi që do të ndërrohet, sapo të paraqitet rasti ma i parë, do të jetë vetë deputeti Mark Marku, i cili mundet me u largue i kënaqun, pse të paktën ua ka përplasë në fytyrë të vërtetën e për ketë gja besoj se pa vonue do të ketë mbështetjen morale të ndërkombtarëve, përfshi ndoshta edhe atë meraklinë e kërnackave dhe të birrës Korça!

 

Për të komentuar rregjistrohuni këtu ose logoni me e-mail e Facebook. Për më shumë informacion lexoni

33 Responses to "Mark Marku, ma në fund nji heretik"

  1. alban  26/06/2012 at 11:14 am

    Replike e detyrume per z.Ndreca.Nese ke kohe e lexon si fillim ke humb simpatine time si nje ze i ri ne medumet shqiptare.Me duket se je ba me ndrru numrin e syzeve sepse je kthy ne gjel qe kendon me lek.(Jo te PS por te Edi Rames).Me stil migjenian po i qan hallin Mark Markut se do te “digjet” ne turre te druve prej doktorit tropojan(kisha)se ka shpreh mendime te kunderta.
    Ti mund te jesh katolik dhe te marresh persiper qe si nje pape rome ti mbrosh nga zjarri ne velin e nje veladoni nga doktori katoliket e tjere por nuk mundesh me ja shit kujt dy fakte te citura prej teje se Bujar Nishani qenka medioker para Z.Topalli per te cilen personalisht kam rrespekt dhe aq me shume per kandidatin e NATO-s te propozuar nga Kadare z.Lleshi qe duket me sy te lire peshen qe perfaqson (Gjeneral pa ushtri kurse togero te pakten ka pase nje toge nen drejtim)
    Me keni zhgenjy.Te jesh kunder Sali Berishes nuk eshte e thene te jesh 24 ore te dites kunder ti por merr kurajo ndonjehere edhe ti si Z.Marku e beju heretik para Rames.

    • lucio  26/06/2012 at 12:20 pm

      Po, po, toge kengetaresh!

      • JAMARBER MALAZEZI  26/06/2012 at 2:01 pm

        Agjitacioni i Ndreces ka dicka qe me terheq:

        del ne mbeshtetje te Markut, kerkon te nxise per aksion Jozefinen, meqe kete e paska poshteruar publikisht Saliu, pastaj revoltohet per Aleksander Lleshin pse nuk u zgjodh president.

        Nuk po ia gjej dot emrin pernjehere te perbashketave ne kete shqetesim

        Per sqarim, te shoh nje here a do shkruaje neser tek Panorama Agron Gjekmarkaj gjekafshe per kete pune, po duhet pare edhe Shekulli per ndonje nderhyrje nga Prec Zogaj apo pse jo edhe nga Rudolf Marku.

    • alban  26/06/2012 at 1:55 pm

      mos u merzit Ndrece se nuk eshte hera pare qe po ja fut kot…….uroj te vine mendte e te jete hera e fundit.Ky eshte nje sondazh dhe rezultatin e ke te qarte.Me rrespkt kur te shkruash ndonje gje per te qene.Ose te pakten pusho me mire se tja futesh kot….

      • Dedalia  26/06/2012 at 3:00 pm

        Guri, s’ke pre ndonjihere holle… e nuk shpresoj te nisish me pre tash… por te pakten bani nji nder vedit, me mendje te mbyllun je qe je: mbaje he gojen.
        Tung

  2. shqiptar  26/06/2012 at 11:45 am

    Perfekt zoti Ndreca. Nuk ka skaner me te mire per Berishen dhe Meten sesa propozimi prej tyre dy dekada pas renies se komunizmit, dy kandidate me te kaluar te dyshimte. Ky eshte perfundimi logjik i nje qeverisjeje kaleruese te Berishes e Metes. Urime per shkrimin dhe gegnishten e kandshme.

  3. MARV  26/06/2012 at 11:59 am

    ca lloj gazetash apo gazetaresh jane keto qe perdorin kete lloj te foluri pa pike lidhjeje me shqipen, sikur te ishte i biri i Gjergj Fishtes

    • shqiptar  26/06/2012 at 1:03 pm

      Ne fakt ti Marv, duhet te na shpjegosh se cfare lloj emri eshte ky i yti, sepse me shqipen dhe Shqiperine pak ka te beje.

    • vali  26/06/2012 at 2:15 pm

      Po pse cfar te ka ba Gjergj Fishta ty “marv”, nuk besoj ta kete mbaru ushtrine andej nga fshati jot!!!

  4. Hysen Hajdari  26/06/2012 at 12:07 pm

    Zotni Ndreca.
    Te mbroni z. mark eshte vertete nje çmendurì prej filozofi (me duket se jeni filozof!).
    Markut a ju deshten 22 vjet me e kuptu se kush eshte Berisha? Para tre vitesh kur i fut ne lista te Pd-se a mendonte se berisha eshte bere i mire?
    marku eshte nje mjeran qe han e merr çka te mundet prej ketij sistemi qe i pjell markat e ketij lloji si korbat nder stervina.
    Edhe ti, me sa duket paguhesh per me shkru keto gjera sepse te lavderosh universitetet private shqiptare, siç keni ba ju para do ditesh, ash çmenduria e dyte.
    çmenduria e pare te falet (je fillosof) e dyta jo se bie ere lekesh te çilit!!!!
    Hysa

  5. Ibrahim  26/06/2012 at 12:07 pm

    Perveq JOZEFINA TOPALLIT qe rrin stoike dhe e betuare te luftoj qetat komuniste te bllokut te ri,TE tjeret si autori i shkrimit dhe te sojit te vet mark marku,ndoka,nikoll lesi etj nuk e dijne se ku e kan shtratin te socialistat,apo tjeter kund.i nderrojne partit dhe mendimet sikur te bejne pazar prostitutat per qmimin.ky Merlin Monro her i kendon berishes her i kendon rames,zoti ndreca i vogel sa luli i vocerr je te beshe jozefinen fajtore per diqka.me mire merru me nard ndoken dhe mmark markun po edhe me veten shiko ku je futur dhe ndoshta shifni pakez drite.

  6. Kolins, çun tirone dje - shtetas europjan sot  26/06/2012 at 12:23 pm

    Nrecë,
    e ke nis dhe e ke bitis prap mrapsh or bir. Po bohen 24 orë që ka dal në drit intervista e M. Markut, por askund e në asnji media të djathtë së paku, nuk kam lexu për nëi linçim në adresë të tij e jo ma me e cilsue për heretik. Kte e shpik ti ktu nelt e ku duket se mas kaq kohësh, vetëm kte ke prit për me riaktivue makinën tate antiqeveri. Meqë M. Marku të dhimet dhe ironikisht e paske qujt “heretik”, deshta me dit prej tejet or Nrec: çfar emri i ven ti perjashtimit të K. Islamit prej Ramës?. Ku ishe ti Nrec kur Islami linçohej sa prej Lej Fenave të PS e sa prej horrave të rrugës për me e mrojt për heretizmin e tij?. Sot Islami asht i përjashtumi i madh i PS, kurse “heretiku” Mark asht gjithmonë në PD dhe deputet i nderum i saj. A mos vallë dhe ty Rama të ka tredhë si lej-fenat e tjerë? Ka vetëm nji nryshim: Rama, lej-fenat e vet ka të drejt me i tredhë pse per kyt i pagun, por ty nuk e dimë nëse të pagun apo jo. Përnryshe, ti nuk munesh me ken ma katolik se Papa or bir. Lenja sulmet kunër demokracis, PD, qeverisë, dr. Berishës dhe gjithçka që me mund po nrysho në kët ven, miljonerave të PS, mugoshistave të Nexhmijes, Ruçit, Lej Fenave të Ramës & Co. Kupto or bir se po na turpnon të gjithve si katoliku i parë në histori i cili pas 46+8 vjet PPSH-PS shtypje, asht prek randë prej “sindromës së Stokholmit”. Mir thot populli: pyll pa derra nuk ka…

    • lucio  26/06/2012 at 6:22 pm

      Lenja sulmet kunër demokracis, PD, qeverisë, dr. Berishës dhe gjithçka që me mund po nrysho në kët ven, miljonerave të PS, mugoshistave të Nexhmijes, Ruçit, Lej Fenave të Ramës & Co. Qenke shume konspirativ dhe alergjik ndaj Nreces, mos e ke patur ne burg more dreq

  7. lucio  26/06/2012 at 12:29 pm

    nuk ka arsye qe te ri themelohet PD-ja as edhe perse Mark Marku te largohet prej rradheve te saj, qe mbrojtjen qe i ben partise ku militon e ka me te argumentuar se e gjithe kjo shpure bejtexhish qe lene komentet neper faqet online te gazetave duke sjelle edhe nje tufe kengetaresh te njehere nje kohe si pjese te forces se qyteteruar europiane dhe nderkombetare. E pra, dua t’u them hyni ne llogeret e xhaxhit edhe ju, se prape kane ngelur anekend vendit e sidomos ne bregdet duke ruajtur te fanepsur nga nje tjeter lloj ideologjie post komuniste, ajo e mercenarizmit politik jo militues, por simpatizant kafenesh dhe bastesh 100 lekeshe

  8. klanori  26/06/2012 at 12:48 pm

    Ndreca eshte klanor, mentaliet e aktivitet me deme te medha per republiken e nje demokraci liberale. Ndreca, sikurse cdo here hap fletoren e sheh kush eshte nga apo afer fshatit te tij, kush ka fol qofte edhe jerem ne favor te rrymes qe urdheron qe cdo gje te lidhet me nje konfesion dhe mundesisht te eksterminohet cdo kulture tjeter e propagandohet nga Ndreca dhe pasataj shkarravit dy fjale tipike tie metodes puniste me vetem djaj e engjej. Ndreca qe eshte nje nulitet gjykuar vetem nga keto qe shkarravit ne gazeta, here te miku i Rames e here ne mapo, nuk eshte e as nuk ka qene ndonjehere i interesuar per te miren e shtetit ye shqiptareve, te pakten jo te ketij shteti qe toleron e respekton shume diversitetin kulturor e konfesional neShqiperi, Ndreca interesohet vetem per klanin.

    • lucio  26/06/2012 at 6:18 pm

      po kontriboni per rritjen e eksportit te konfeksioneve te material porositesit ne kete klan

  9. Istrefi  26/06/2012 at 2:13 pm

    Nuk e kuptoj si vlereson (kush ka te drejte -dikush qe tregon me pune ose si dikush qe tregon perralla )ska arsye per ta kundershtuar. Duhet te gjithe te mundohemi te ndihmojme pa kerkuar shperblim ose post shteteror.(nje mundet te jete i pari )

  10. Intelektuali ne mjerim.  26/06/2012 at 2:44 pm

    Simas fotografise ,qenke i ri dhe paska nje kontrast mes imazhit e shkrimit.Edhe foton e paske bo duke pase ne sfond nji deng librash.Edhe une kam libra ne shpi.Po ma shume se prej librave ne fote,paske deshte me u bo interesant prej shkrimit dhe sidomos stilit te shkrimit.Prej permbajtjes po se po.Gjithashtu shkrimin e paske hape tue perifrazu nji filozof gjerman,gjithashtu me kallxu se “jam dikushi”.Une per vedi vdes per Shopenhauerin.Por krejt thelbi dhe qellimi i shkrimit paska qene me ra ne sy.E kjo po me kujton grate e sodit ne Shqipni,sidomos ne keto dite te nxehti,qe ne shpi rrine veshun e kur dalin ne rruge,dalin lakuriq.Sigurisht ,”me ra ne sy”.Ishalla u qorrofshin e plaçshin sy si keto!

  11. Dedalia  26/06/2012 at 3:03 pm

    Prof, gjenerali i NATO-s nuk ishte ndonji shenjt,- qe, si anamalasi i cili firmosi per detin peshqesh Greqise – meritojne m’iu krehe bishtin…

  12. lmara  26/06/2012 at 3:12 pm

    ndreca asht per president o njerez , po nuk e keni hak

  13. agimi  26/06/2012 at 3:25 pm

    kY mARKU TE FILLOJE TE LIDHI (SEPARI)DY FRAZA RRESHT PASTAJ TE KERKOJE TE JETE NE QEVERI!!!!

  14. arjani  26/06/2012 at 5:00 pm

    Kolins, katunar tirone dje – i robëruar i Shpellarit sot!!!

  15. pal coku  26/06/2012 at 5:34 pm

    z.ndreca.kam pritur prej kohesh qe i pari qe do ti thoshte stop hipokrizise dhe te drejtohej nga e verteta te ishte nje mirditor, bir i asaj toke ku njerezit kane jetuar perhere te lire ,por nuk ndodhi sepse politika e majte dhe e djathte i seleksionon ato qe fut ne parlament duke perzgjedhur vetem ato qe binden verberisht.kete seleksionim e filloi enver hoxha dhe po e vazhdojne ne menyre perfekte pasardhesit e tij ne te dy krahet e politikes.z. mark marku u zgjua teper vone e megjithate mire, me mire vone se kurr. nese ai e ka seriozisht eshte nje vlere e shtuar per te dhe per treven qe perfaqeson.nese eshte thjeshte nje qefmbetje personale do te futet prap ne rrjesht dhe do te vazhdoje te shtrydhet nga politika deri ne zgjedhjet e ardhshme dite ne te cilen do te flaket si i padobishem.

  16. Y. Drishti  26/06/2012 at 6:56 pm

    Atyne qe shkruajne komente partizanesh, autori u ka kushtuar nje shkrim te meparshem:

    “Nji mik i jemi më pyeste para do kohësh: a i ke lexue komentet që i kanë ba shkrimit tand në gazetë? E vijonte tue protestue për budallallekun e do komentuesve të papunë, të pa zanat e kryesisht të pa tru.
    E qetsova tue i thanë se un s’kam as kohë e as dëshirë me lexue komentet e tyne, për dy arsye të thjeshta.
    E para un shkruej që ata të lexojnë çka them un e jo për me dijtë se çka mbërrin me përftue truni i tyne i mjegulluem prej pasionesh të verbta, prej avujve të rakisë apo prej sherbetit të bakllavës.
    E dyta: shumica e atyne që bajnë komente të pangjashme dhe idiote janë njerëz me të cilët në jetën reale s’do të pija kurrë as edhe nji kafe. E në fund krejt: un, çka botoj e nënshkruej me emnin tem, kurse ata mshehen mbas pseudonimesh, mbas emna kafshësh, krahinash, mbasthirrmash e numrash… pse ata s’kanë dalë ende prej anonimatit të tyne, prej materies amorfe ku mendimi sillet si flluskat e ajrit mbrenda ziftit të langshëm.
    Këta janë ata që bajnë komente të pangjashme e idiote. Ka mandej prej atyne që bajnë komente të squeta e pozitive, e tue qenë se me këta të fundit jam dakord, atëherë funksioni i këtyne asht që të lexohen prej parëve, me shpresën që t’i shkundin prej marrisë e tyne ngjethëse!”
    Ardian Ndreca
    http://www.mapo.al/2012/06/19/ecejake-pranverore/

  17. Jaho Demaj  26/06/2012 at 7:00 pm

    Sa cikrrimtarë janë këta palo “Analista”, që për mos me i djegë duart, e kapin zjarrin me dorën e huaj, …në këtë rast Ndreca, përpiqet ta shprehë inatin e tij përmes gojës së Mark Markut, të cilin e shtyn drejt zjarrit, tinëzisht, por thellë-thellë nga zemra e qet helmin e mbledhur për të vetën arsye që nuk e paska ngrënë Sali Berisha çorbën e Ismajl Kadaresë, i cili gjatë numërimit të votave në kutitë e gabuara, ia nisi Lul bashës një Palo Letër, përmes së cilës e urdhëronte si një Komandant betejash të humbura t’ia dorëzonte Fitoren Edvin Kristaq Ramës. Turp, për “Analiza” të tilla

    • deutch  27/06/2012 at 2:20 pm

      juve turqve nuk ju pelqejn analizat kunder bashkgjaksave tuaj…

  18. Nik Kodra  26/06/2012 at 7:40 pm

    Pershendetje Z. Ndreca! Si gjithmone spikat fryma e thelle e kritikes qytetare, satira dhe humori i holle Shkodran. Jam plotesisht dakord me sa shkruan Z. Ndreca. Media ku punon Z. Ndreca eshte nga me interesantet per mendimin tim. E verteta, argumenti dhe qytetaria jane parimet baze te saj!

    Nik

  19. shkodrani  26/06/2012 at 9:06 pm

    Zoti Ndreca te falemnders qe flet e shkruen gjuhen e Fishtes, Migjenit, Koliqit, Mjedes etj etj
    Zoti Ndreca te falemnders qe nuk flet e nuk shkruen gjuhen e Enverit, Prokopit, Lenkes e Mehmetit, pra gjuhen e injorances moçalore

  20. studenti.  26/06/2012 at 11:48 pm

    Mos u merzit more Berisale, se Enveri prej varrit t’ka çue fjale:thirri mendjes or rrumpalle,nj’at eunuk zeholle maje si djale, ndaç deputet, ndaç gazetar, si mace te mjaulline me mall, siç beje ti kur isha gjalle.Kur Zefina ta ngreje zanin, prekja lehte-lehte fustanin,neqoftese te merzitet Linda, ngrija pakez fundin me kinda.Maju burre, mos u rrezo, kush asht eunuk e hajn te do, te do Arti, Roku,Lliu, te do Herli e Ypaziu, te do dhe ndonje me mjeker, t’i kandidosh heren tjeter.Ata qe vetem ty duen, shesin motren, vajzen e gruen, ketu servilleku vetem shtohet, poshtersisht vesi nderohet.Ketu s’e merr vesh qeni te zone,ata qe te duen te kafshojne.Rrofte e qofte Berisala,qe ban siç i do palla!

  21. Baca  27/06/2012 at 2:53 am

    Disa te matufepsur kane fillu sulmet kunder nje analisti me llogjike te ftohte,por mua me vjen per te qeshur nga argumentat qe japin keta lejfenista qe perdorin ket fjale pa ja dit kuptimin,ky tironsi nga bathorja ,kolins me duket se e qit veten ne resme tregon se e njeh mire situaten ne ppdsh e tij,nje pyetje kam per kete ithtar te injorance demokratike vet a mos je gja ish i persekutum nga shoket e tu komuniste si ish sigurims.Tung

  22. Burim BARDHDRINI  27/06/2012 at 7:30 am

    Shkrimi yt,z.Ndreca veqse eplotëson dhe forcon atë që deputeti i “rebeluar” Mark Marku,shprehu haptash lidhur me strukturën e brendshme të PD-së dhe të krekut të saj,Sali Berisha.Kryetari i PD,ka një vit e më tepër që sillet e pështillet/ndjesë/ “si pordha nëpër tëlina” lidhur me përcaktimin shumëfytyrësh për kandidaturat për kryetar të shtetit.Saliu,ndonëse
    u duk më simpatik në fillimet e tij në demkraci,ape-
    titet e tij në vijimësi rrënuan edhe atë pak autoritet që kishte në fillim,dhe bashkë me devijimin e tij,pësoi shkatërrime edhe vetë PD-ja,e cila në një kohë të stërgjetur u be feud e një qifliku,i cili më të “mirën” prej të gjitha të këeijave,ka britmat dhe entuziamin artificial.Ndjehem keq kur shporehem kështu,për shkak se kisha simpati ndaj Salës,por për hirë të vërtetës,nuk mund të hesht as unë/pa kurrfarë infëuence/as Mark Marku dhe të tjerë Marka,Ndreca,sepse ky veriori Sali,me emër,i mungon ndershmëri,karakteri i fort,dhe disa virtyte që karakterizojnë malësorët verior.Atë që ia punoi z.Topalli,nuk mund t’ia fal askush,pat mundësi të “kompensonte” me Sandrin/që do të ishte ndoshta si De Goli i Francës,këtë Patozi,fytyrë shtremti,e dhunoi me shprehjen “Republikë ushtarake”.Në këtë 100-vjetor të pavarësisë/bashkë me Kongresin e alfabetit/nuk do të ishte befasi që një figurë veriore katolike të bëhej kryetar i shtetit,mbase do ta pëlqente edhe Skenderbeu i vdekur/Kadareja e sugjeroi,dhe bravo,por ja kështu e ka kur Berisha po shytpet në grushtin e Ilir Metës,që deklaroi përcaktimin e tij për alenca me ata që janë më shumë të përkushtuar për integrime.Berisha,duhet të ndalët,do të ishte në favor të partisë së tij dhe të votuesëve,përndryshe,një ogur i keq po shihet për ditë e më shumë,për atë dhe partinë e tij.

  23. Tano  27/06/2012 at 10:11 am

    Ndreces iu ba qejfi qe me ne fund nje katolik po nre krye kunder turkut Berisha. Por qejfi eshte afatshkurter. Ne aspektin afatgjate, turqit si Nishani e Berisha do vazhdojne te sundojne PD-ne ndersa katoliket do vazhdojne qe ti lene me gisht ne goje apo ne ndonje vend tjeter. Eshte mesele 500 vjecare kjo o Nrec, kot e ke qe lodhesh. Nuk zgjidhet kjo pune me qurramani. Vetem Papa mund te bej derman ketu.

  24. MALLAKASTRIOTI  27/06/2012 at 1:34 pm

    ore demokrat po ku keni qene deri me sote
    zjarri ka vajtur ne maj ,ju thoni ra zjarri

You must be logged in to post a comment Login