Të gëlltiturat e fialëve të ra

Faik Konica

Folmë shumë herë te Albania për fialët e ra, qi hyjnë në gjuhë shqipe, të cilat rëfyen se nukë munt të qëndrojnë në gjuhë tonë n’atë fytyrë që kanë në burim, po duhet ndrohen, të gëlltietn, të honepsen. Fjalët e ra në një gjuhë janë si buka qi, me të hyrë në trup të njeriut, honepset. Nuk është punë të marim fialë të huaja e t’i lemë ashtu si janë nëmiet të fialëve shqipe, si bëjnë disa shokë të Demir Onbashit, të cilët, në kaush të zptieve gjer die, duan tani të rinë n’Olymopë e të na rëfejnë si shkruhet shqipja e mirë.

Këto mëndime më vërtiteshin edhe një herë në kryet, kur pashë në fletore të Parisit L’Europeen, një artikull nën titllin Lufta kundrë fjalëve frënge në Gjermanië prej z. Guillaume Apollinaire.

Ky artikull meriton të vihet re. Auktori, si përmënd se sa shumë fjalë frëngjishte përdoren në Gjermanië e më të shumat herë pa nevojë, se ato fialë ndodhen edhe në gjermanishtenë të folur, duke dbuar fialët nga rënjë frënge, si a propos, adieu, au revoir, pardon, etj. Në fialë e huaj a s’kish të shoqen gjermnisht, perandori preu a vuri të presin fialë të ra. Në pakë kohë nuk arrijtin të gjitha këto: perandori fliste kulluar, i shtrëngoj edhe të tierët të flasin kulluar përpara tij. Një ditë, duke pritur një shtatbërës (statuire), goditit qi ky përdori fialën Repreduktionen. Perandorit s’i erdhi mirë: “Pse, i tha, përdor një fjalë frënge, kur ke fialën gjermanishte Widegerabe (e prapëdhënë)?

Q’ahere nisi të lënët e fialëve frëngjishte mënjanë. U bënë shoqëria për këtë qëllim. Vanë njerës në të gjithë hanet e iu lutnë çdo zoti ta heqë fialën Hotel për të vënë Hof a Gasthof në vënt. Fiala Charcuterie (vënt ku shitet mish derri) zuri në më të shumat vise të hiqet e të përdoret fiala Schëeinmetzgerei.

Në vënt të Telephon, thonë kudo tani Fernsprecher (larkfolie a tejzë). Për Accoucheuse thonë Hebamme (mamië).

Po të vesh në një qëndrim t’udhës së hekurt e të kërkosh ein Billet, nënurdhërit kanë porositë të të përgjigjen se duhet thënë Fahrkarte (tejkartëm, udhëkartë). Monument thohet tani Denkmal (përkujtesë) kudo veç n’Austrië. Një letr’ e schrieben. Fernschreiben (tejshkruanj) në pakë kohë do të marë vëndin e telegraphieren. Socieeta (shoqëritë) u lëshua fare për Gesellschaft. Advocat s’ka më, po Rechtanëalt( dreqtmpronjës).

Përveç këtyre fialëve të çporura, z. Guillaume Apolliniare rëfen si fialët frëngjishte, q’u pa me udhë që duken më tepër gjermanishte. Për tregim, Lieutenant, Corps, Buffet, Concert, Officer, Charlatan, etj. etj. u bënë Leutnant, Korps, Bufett, Konzert, Scharlatan, etj.

Kështu, popujtë qi kanë marëzinë ta përziejnë e ta çorbësojnë gjuhën e tyre si ne, mundin të marin një mësim nga kjo udhë e arësyeshme, që zuri komb i math e më i dishmi i Europës.

Albania, 1903/6

Për të komentuar rregjistrohuni këtu ose logoni me e-mail e Facebook. Për më shumë informacion lexoni

4 Responses to "Të gëlltiturat e fialëve të ra"

  1. shëngjin  01/07/2012 at 1:47 pm

    Faik Konica me shokë do të kishte bërë mirë të përpëlitej që atë kohë të gjenin ekuivalentin e fjalës: Atë apo Babà. Edhe sot e kësaj dite këto fjalë të rëndësishme i kemi turqisht. Më duket e çuditshme gjuha jonë që nuk e parasheh fjalën e riprodhuesit mashkullor (babës dmth.

  2. albi  02/07/2012 at 8:13 am

    Konica: thjesht i mrekullueshem

  3. Paul Tedeschini  03/07/2012 at 9:45 am

    Shkrimi i Faik Bèj Konices “ Muhaxhiret” i shkruar nr.8 faqe 121 të Revistes “Albania”, që publikohej në Bruksel në vitin 1901. Shkrimi e ka titullin “MENDIME TE VOGLA”, ku flet mbi “Muhaxhiret”.

    Muhaxhirët!
    E THASHE edhe tjater herë: per mua, fara me e ndyrë e Shqiperisë janë muhaxhirët.
    Muhaxhirë u thomi atyre muhamedanve që, duke lënë vendin e tyre, erthnë të zënë vent në Shqipëri. Ka muhaxhirë nga Bosnja, nga Serbia, edhe disa Shqipëtarë nga Podgorica edhe nga Ulqini.
    Të qè se këta Shqiptarë të kishin ardhur ndër né per mall te Shqipërisë, fort bukur. Po jo! Ata erthnë se i mori malli i minareve. Shqipërinë e shesin per një pesëshe, e veç nukë duan të rrojnë nënë “kaaurrin”.
    Se të kishin ardhur per mall të Shqipërisë, duhej t’ishin kombëtarë të nxehtë e miq të parë me né që luftojmë kunder të gjithve per të mbajtur lart flamurin e kombësisë. Po, jo! Ata vijnë të bëhen spijunë të Qeverisë. Tradhëtojnë, hedhin në burg Shqipëtarë, tallen me vendin tonë. Edhe bukën tonë hanë, edhe na lëshojnë….balten e tyre permi mesalle!
    Të kishin pakë ment Shqipëtarët, nukë këmbejnë as një fjalë me këta zgjebët. Të mos ish kombi shqipëtarë një komb i poshter e i ndyrë, i dergojin muhaxhirët n’Anadoll, me një shkelm prapa!

    Faqja e skanarizueme http://kosova.albemigrant.com/wp-content/uploads/2012/02/faik-bej-konica-muhaxhirt.jpg

  4. stefan tirona e re  13/07/2012 at 4:40 am

    Shengjin mire eshte te informohesh perpara se te deklarosh dicka. Ti e ke gabim kur thua se ate dhe baba vijne nga turqishtja.Eshte e vertete se turqisht i thone ashtu por te dyja jane fjale indoeuropiane dhe i has ne shume vende me forma e variante te ndryshme por shume te aferta.Ne gjuhet sllave per shembull gjen “tata” ose ne dialektin napolitan gjen “babo”.Edhe keta nga turqishtja i paskan mare? Po pate kuriozitet ka materiale sa te duash online per etimologjine e fjaleve.Ju eshte bere mendja Turqi o burre i dheut….

You must be logged in to post a comment Login