Agnesa “rikthehet” tek Simone

Agnesa Vuthaj, bukuroshja kosovare këtë javë ka qenë në Tiranë. Por e mira që e solli Agnesën këtu nuk ka qenë ndonjë spektakël, por festa e inaugurimit të mikut të saj, Simone. Agnesa dhe Simone, vitin e kaluar u diskutuan shumë për një histori dashurie të lindur në “Dancing with the stars”. Kjo gjë asnjëherë nuk u vërtetua, duke shtuar përherë misterin rreth të dyve dhe marrëdhënies së tyre. Megjithatë, dashurinë e saj Agnesa nuk e shpreh me fjalë, por me vepra. Ajo ka udhëtuar nga Kosova drejt Tiranës për të qenë në festën që Simone ka bërë për shkollën e tij të kërcimit të hapur në Tiranë. Një gjest mjaft i bukur ky për të treguar se sa shumë vlerë mund të ketë një njeri për dikë, në këtë rast për Agnesën simpatike. Të jetë shuar vallë gjithë simpatia e Simones dhe ajo e fshehur e Agnesës edhe pas një viti…këtë vetëm ata të dy e dinë.

Për të komentuar rregjistrohuni këtu ose logoni me e-mail e Facebook. Për më shumë informacion lexoni

You must be logged in to post a comment Login