visi baner 5

8 vite pa gol në Euro dhe Botëror, Runi është gati të fitojë me Anglinë

Pas eliminimit nga Kupa e Botës dy vite më parë, ka patur një rënie në pritshmërinë e tifozëve rreth “Tre Luanëve”. Jo më kot edhe mbështetja nuk ka qenë aq e madhe sa edhe pritej, por gjithçka pritet të kulmojë në ndeshjen me Ukrainën në Donjeck ditën e sotme. Një pikë do të ishte e mjaftueshme për skuadrën e Roi Hoxhsonit që të arrinte çerekfinalet. Megjithatë, Uejn Runi nuk shikon asnjë arsye që të ketë një qëndrim negativ. “E kam thënë edhe më parë. Mendoj se ne jemi të mirë. E di se askush nuk kërkon që të ndërtojë pritshmëri rreth nesh, por unë besoj me forcë se kemi lojtarët e duhur. Përpara fillimit të  veprimtarisë, kam thënë se një vend si ne duhet të jetë aty për të luftuar dhe për të fituar një turne të madh. Sigurisht që do të kemi nevojë për pak fat, por ne kemi një mundësi të mirë. Skuadra është cilësore dhe më e organizuara që prej kur unë luaj me kombëtaren. Tani jemi të vështirë për t’u mposhtur. Nëse ne arrijmë të bëjmë këtë dhe të punojmë fort, nuk ka arsye përse ne të mos ikim larg dhe të mos e fitojmë veprimtarinë.”  Runi rikthehet për skuadrën e Anglisë pas një pezullimi. Ai nuk ka shënuar për skuadrën e “Tre Luanëve” që prej shpërthimit të tij në vitin 2004, kur ishte një adoleshent, por sërish nuk diskutohet rëndësia e tij për skemat e Hoxhsonit.

 

Reklama-Eagle

Komentet janë mbyllur