visi baner 5

Axhenda jote e bukurisë në një vit

Shëno këto pika strategjike takimi me të ndjerit mirë. Dhe do kalosh një vit në formë të shkëlqyer

 

Do regjistrohesh në palestër dhe do e frekuentosh rregullisht. Nuk do takohesh me atë shtrigën që të bën të ndihesh keq sa herë e sheh. Do vendosësh më shumë autoritet në zyrë. Sa vendime ke vendosur për këtë vit në axhendë? Me siguri shumë. Por ka një më të rëndësishëm nga të gjitha: të kujdesesh për veten. Ja kalendari i ndarë sipas atyre që duhet të bësh në çdo sezon të vitit. Bukuria, shëndeti, forma e mirë duken si një punë me kohë të plotë, por kjo është puna më e rëndësishme.

 

Nga janari deri në mars

Merr shumë Omega 3. Këto acide yndyrore thelbësore ushqejnë lëkurën dhe bëjnë që ajo mos ta humbë nga të ftohtët elasticitetin dhe hidratimin. Ha më shumë ushqime që janë të pasura me to (salmon, sardele dhe fruta të thata) ose merri si plotësues ushqimor.

Kërkoji estetistes një trajtim ushqyes për fytyrën që përfshin edhe një masazh për të riaktivizuar qarkullimin: shërben për t’i dhënë kompaktësi dhe lëmueshmëri lëkurës së acaruar, me shenjat e shprehive të theksuara nga të ftohtët.

Hiq njollat, nishanet, kapilarët dhe qimet me lazer. Është momenti i duhur për trajtimet që eleminojnë papërsosmëritë që shkakton përqendrimi i melaninës: ato bëhen në lëkurë jo të nxirë dhe është e ndaluar të marrësh diell në 6 javët pasuese. Për sa i takon kapilarëve sipërfaqësor (të shkaktuara për shembull nga pilulat e kontraceptivëve), stina e çorapeve të pambukta është ideale për t’i fshirë me lazer. Ok dhe për depilimin përfundimtar: ia vlen nëse ke lëkurë të bardhë dhe qime të errëta. Lazeri lëshon një dritë që shkatërron rrënjën e qimes brenda 6-8 seancash për 4-6 javë.

Bëj banjo turke dhe sauna. Ndihmojnë për të nxjerrë jashtë papëstërtitë dhe për të forcuar sistemin imunitar. Në dimër është më mirë e para sepse avulli i bën mirë mukozave të rrugëve të frymëmarrjes, ndërkohë që ajri i thatë i saunës mund t’i acarojë.

Ajros shtëpinë. Dhoma e gjumit duhet të jetë e freskët për mos të ç’ekuilibruar orën tënde biologjike, sepse temperatura e trupit bie kur je duke fjetur.

Bëji vetes një dhuratë në llixha ose banja të ngrohta. Lëkura vuan sepse era, i ftohti dhe mjediset e brendshme të ngrohura shumë e dehidratojnë. Llojet më të rekomanduara të ujërave janë: me squfur nëse e ke lëkurën të yndyrshme, me arsenik dhe hekur nëse është delikate dhe solfat-bikarbonat nëse është e acaruar.

Bëje efikase dietën qw je duke ndjekur me këtë lloj çaji:  ziej për 3 minuta në 1 litër ujë dyzet gram fikus, njëzet gram frashër, 25 gram bar blete, 15 gram rrënjë jamballi. Pije veçmas vakteve.

 

 

Perudha prill qershor

1. Jepi me vitaminën C! Për një muaj, përveç kremit të zakonshëm, apliko në fytyrë një serum të përqendruar me vitaminë C, apo lëngun vajor që ndodhet brenda kapsulave të vitaminave C: energji e pastër për qelizat.

2. Aktivizo ngjyrën. Në vend që të rrezatohesh me llamba, për një ngjyrë të shëndetshme, kërkoji estetistes një peeling eksfoliant, një masazh për qarkullimin e gjakut dhe një trajtim me substanca nxitëse.

3. Fillo të sulmosh celulitin. Shko tek dermatologu për të zbuluar problemin tënd. Është çasti i duhur për të përdorur në mënyrë konstante produkte me bazë substancash farmaceutike (si levotiroksina e shoqëruar me eskinën, e cila ka aftësinë  të veprojë në thellësi, të reduktojë grumbullimin e ujit dhe yndyranve dhe lëshimin e lëkurës). Trajtimet bëhen në cikle: 4 javë kurë, 4 pauzë, pastaj përsëri 4 të tjera trajtim e me radhë.

4. Gjej plotësuesin tënd ushqimor. Që të kesh rezultate në qershor, duhet ta nisësh në prill. Zgjidh atë që është më i përshtatshëm për ty: drenazhues (ekstrakt farash rrushi, çaj jeshil, boronica); kundër fryrjes (ananas) ose kundër yndyrnave (kafeinë, fikus). Por mos i përziej kurrë integratorët: mund të reduktojnë efikasitetin e tjetrit. Këshillohu me mjekun për të shmangur kokteje të panevojshëm ose të rrezikshëm.

5. Kontrollo nishanet Pranvera është periudha kur duhet t’i kushtohemi parandalimit onkologjik, edhe të lëkurës. Lër një vizitë te dermatologu për të bërë një hartë të nishaneve dhe për të vlerësuar nëse ndonjë paraqet rrezik.

6. Shko në një spa. Lëkura, që nuk është më e sulmuar nga i ftohti dhe as nuk është ekspozuar ende në diellin e fortë, është gati për të përfituar në maksimum nga skrabi, masazhet dhe kurat hidratuese.

7. Programo 2 javë detox (në faqet e revistës ke një program të plotë detoksikimi)

Jo ushqime të skuqura, të paketuara, djathëra të stazhionuar, pjata të përpunuara, të ëmbla me krem, pana dhe çokollatë. Kujdes me kripën, e cila favorizon grumbullimin e ujërave. Kufizo çajin, kafen dhe pijet alkoolike. Zgjidh brumëra dhe oriz integral dhe fruta e perime për t’i pastruar me themel zorrët. Po gatimeve të lehta: pjekies për mishin dhe avullit për perime.

Kontrollo kondicionerin. Para majit thirr teknikun: në filtra grumbullohen pluhur dhe papastërti që mund të favorizojnë alergjitë dhe astmën.

 

Kujtesë për disa veprime shumë të rëndësishme

Çdo ditë

Rituali i zgjimit. Kalo mbi fytyrë një tampon pambuku me ujë të aromatizuar me veti qetësuese. Pastaj përhap një krem hidratues dhe antioksidues.

Bëj një shëtitje. Forma më e lehtë për të pasur kofshë dhe vithe të tonifikuara? Ec me hap të shpejtë për nja gjysmë ore. Ose një çerek ore në mëngjes dhe një orë pasdite.

Jeto eko-fit. Ngjitu dhe zbrit një stacion më parë, mos merr ashensorin dhe mos e përdor makinën përveçse në raste të domosdoshme.

Rituali i natës së mirë. Apliko në fytyrë qumështin pastrues, masazhoje me mollëzat e gishtave dhe shpëlaje me ujë; apliko tonikun, tamponoje dhe përfundoje me kremin kundër rrudhë.

Nxirre stresin para se të flesh. Për të lënë pas shpatullave tensionet e ditës, bëj këtë ushtrim joge: ulu me këmbët e kryqëzuara, duke e mbajtur shpinën drejt, mbylle vrimën e djathtë të hundës me gishtin e madh të dorës së djathtë dhe merr frymë me vrimën e majtë të hundës , pastaj mbyll vrimën e majtë të hundës me gishtin e madh të dorës së majtë dhe merr frymë me vrimën e djathtë të hundës. Vazhdo kështu për 5 minuta.

Rregulli i pesës. Po të hash 3 racione perimesh dhe 2 frutash në ditë do e kesh më të lehtë seç e mendon: fillo në mëngjes me një frut të stinës, ha një vakt të ndërmjetëm me perime të gjalla (karota, selino, rrepa), në drekë ha perime të gatuara (spinaq, lakra, kunguj) ose një sallatë, si snack një gotë me perime të centrifuguara ose një frut dhe në darkë supë.

 

Nga korriku në shtator

1.Ndal peeling-ut shumë eksfoliues: e bën më të hollë epidermën që në diell rrezikon të digjet ose të mbushet me njolla. Forcoje me gommage të lehta që eleminojnë qelizat e vdekura, papastërtitë dhe yndyrën e sipërme. Ok maskave me bazë acidesh frutash dhe kremrave antioksidantë me vitaminë A dhe C, ginkgo biloba dhe ginseng: mposhtin radikalet e lira që rriten me ekspozimin në diell. Çdo mbrëmje masazho bërrylat dhe gjunjtë me lëng limoni.

2. Abronxohu së brendshmi. Ndihmohu nga një integrator specifik: substancat e duhura janë betakaroteni, likopeni, luteina dhe seleni. Fillo në prill me një kapsul në ditë dhe dyfishoje dozën 15 ditë para se të ekspozohesh në diell. Vazhdoje gjatë pushimeve  dhe 7 ditë pas kthimit. Nuk të pëlqejnë integratorët? Mbrohu duke ngrënë kos probiotik, që forcon mbrojtjen natyrale të lëkurës. Shto në menu karota, speca, domate, pjepër, kivi, mango: të gjitha kapin rrezet e diellit.

3. Shpalli luftë fryrjes. Apliko në vithe, kofshë dhe bark një përzierje balte termale dhe rrotullo rreth vetes një cipë transparente për 15 minuta. Pastaj bëj një banjë në vaskë ku ke hedhur gjysmë kile kripë të ashpër për drenazhim.

4. Bëj ca seanca solari. Për të shmangur sikletin e lëkurës qumështore dhe për të tharë puçrrat e fytyrës, shpinës dhe dekoltesë. Por ki parasysh se abronxatura artificiale nuk e riparon nxirjen pjesë-pjesë.

5. Ngrije tensionin Nëse ngritjet e para të temperaturës të vënë poshtë, pije këtë çaj dy herë në ditë: ziej për tre minuta 5 gram jamball, ginseng, 15 g tërshërë dhe murriz, 20 g bar mjekësor. Mbaje kanën në frigorifer.

6. Prenoto një seancë pedikyri me veti kuruese dhe estetike, duke qenë se sandalet do jenë elementi kyç i look-ut tënd. Kujdesi për këmbët do të ndihmojë edhe për të parandaluar infeksionet dhe dëmtimet e thonjve kur të veshësh përsëri këpucët.

 

Nga tetori në dhjetor

1. Bëj pastrime me themel. Kërko në qendrën estetike një pastrim të thellë fytyre me gommage, për të eleminuar pikat e zeza të nxitura nga dielli. Është çast i përkryer për një kujdes rigjenerues me bazë acidi salicilik ose retinoli, që ta përdorësh si krem dite ose serum në mbrëmje.

  1. Ndalo rënien e flokëve, që intensifikohet në këtë sezon. Stimulo rrënjën e flokëve, për tre muaj, duke marrë nga goja kapsula vitamine B5, B6 dhe B8, zink dhe cisteinë.
  2. Ruaj shkëlqimin. Mund të nisësh në çdo moshë të përdorësh përbërësit aktivë që mbrojnë lëkurën nga plakja. Antioksidantët me efikas janë: vitamina A, E, C, seleni, koenzima Q10, polifenolet dhe likopeni. Dhe pi një litër ujë në ditë: kur fillon të ftohtët, nuk të vete mendja për të pirë ujë dhe rrezikon të dehidratohesh.
  3. Fuqizo mbrojtjen. Furnizohu me ushqime të pasura me zink: peshk (zëvendëso mishin në drekë dhe darkë), drithëra (në mëngjes, por edhe makarona dhe oriz të kombinuara me perime bishtajore ose të shtuara në supa), fruta të thata. Çdo 10 ditë ha një biftek mëlçie: i përmban të gjitha vitaminat e grupi B që stimulojnë formimin e antitrupave. Ëmbëlsoje çajin, kafen dhe qumështin me mjaltë, është një antibakterial natyral. Ashtu si dhe hudhra që mund t’ua shtosh gatimeve (në darkë J)
  4. Parandalo rrufën. Vaksina zvogëlon mundësinë për t’u sëmurur ose, nëse ndodh, pakëson simptomat. Për mbulim maksimal, duhet bërë brenda nëntorit.
  5. Check-up please. Analizat dhe kontrollet për gjendjen e përgjithshme mund t’i bësh gjatë gjithë vitit, por çasti më i mirë është kur kthehesh nga pushimet, kur je në kulm të formës.
  6. Mendo për pushime. Vërtet, në këtë periudhë sapo je kthyer, por të pushosh vetëm një herë në vit, nuk është dhe aq e shëndetshme për zemrën dhe arteriet. Prandaj, axhendën në dorë dhe shëno gjithë mundësitë (pushime zyrtare dhe fundjava të gjata) që të presin.

 

Dy herë në javë

Shko në palestër. Kombino aktivitetet për forcimin e muskujve që të tonifikohesh me ato kardio që të dobësohesh ose të qëndrosh e dobët. Shembull: vegla dhe vrap, joga dhe ushtrime toke.

 

Një herë në javë

Bëj maskë. Vendos në flokë një maskë ushqyese dhe lëre të veprojë për një çerek ore. Përfito për të bërë një peeling të lehtë në fytyrë pasuar nga një maskë pastruese nëse e ke lëkurën e yndyrshme, hidratuese nëse e ke të thatë dhe kundër rrudhave nëse të janë shfaqur ca vija. Madame Mapo iu ka furnizuar në numrat e mëparshëm me maska të shumëllojta dhe specifike e do e bëjë këtë gjë vazhdimisht. Mbaje 5-10 minuta, shpëlaje dhe përhap kremin mbi fytyrë. Nëse i ke flokët e thatë, para se të shkosh për të fjetur, vër një vaj trajtues specifik dhe mbaje gjithë natën.

Një herë në muaj

Mos harro dyllin. Vetëm në tregohesh e rregullt, qimet do rriten më ngadalë dhe më të rralla. Depilohu kur afron hëna e plotë: qimet rriten më ngadalë në fazën e ngrënies.

Dezintoksikohu Fundjavën e parë të muajit për shembull, hiq dorë nga karbohidratet (bukë, makarona, pica), ëmblsirat dhe yndyrnat shtazore dhe ushqehu me perime dhe fruta, një racion mish të bardhë ose peshk pa yndyrë me pak oriz integral në drekë dhe darkë.

Një masazh. Nuk është luks: kërkimet shkencore thonë se masazhet ulin nivelin e kortizolit, hormon i stresit dhe ulin rrezikun e sëmundjeve.

 

Çdo tre muaj

Në palestër, ndrysho rutinë

Jo thjesht që mos të mërzitesh, por edhe sepse trupi yt mësohet me ushtrimet që nuk kanë më dhe aq efekt pastaj: regjistrohu në palestra që kanë programe të reja, ose ndrysho programin me instruktorin e palestrës tënde.

Hidh furçën e dhëmbëve

Fibrat konsumohen, përveç se mbushen me baktere, nuk pastrojnë mirë. Shënoji te bishti me një penel datën e skadencës.

 

Një herë në vit

Lër orar te dentisti. Pastron gurëzat e njeh situatën.

 

Reklama-Eagle

Komentet janë mbyllur