Dielli i fikur…

Dielli është një mrekulli e zjarrtë që ushqen çdo çast jetën dhe të përditshmen tonë, këtu mbi planetin Tokë. Është verbues, i nxehtë, i zjarrtë. Është materia kozmogonike që mban ngrohtë Gjallësinë dhe krejt zinxhiri i jetës, zë fill nga kjo Fillesë energjie. Teorikisht e pashtershme.

Në këtë mrekulli që fal jetë dhe shpresa prej miliona vitesh, në disa kënde të realitetit shqiptar, nuk ka Diell. Ose më saktë, Diell ka, por Dielli është i fikur. Këto kënde shqiptare janë të mbiquajtura: territoret zymtake ku mbizotëron Gjakmarrja, kjo Zanë e Zezë, e vdekur e pakallur.

Gjakmarrja është një traditë shumë e lashtë. Jo vetëm shqiptare. Thelbi i filozofisë historike të lindjes së Gjakmarrjes, është i koncentruar në emërtesën Gjak-Marrje. Thelbi është Gjaku. Jeta. ‘Gjaku nuk hupë kurrë!’, nuk humbet pra kurrë, thuhet në Veri. Gjaku, në këto ndjesi të vjetra sa koha, është diçka e njëjtë me shpirtin. Gjaku është shpirt dhe ka shpirt në këto zakone të lashta. Gjaku pra, ka kështu një jetë të vetën përtej vdekjes. Ka pra një identitet të pashlyeshëm ndër breza. Marrja e parë e jetës, ose vrasja e parë, ka ndodhur simbas Shkrimeve të Shenjta, që në brezin e dytë të jetës përmbi Tokë. Atëherë kur djemtë e Adamit, Kaini dhe Abeli u zunë. Xhelozia e shtyu Kainin të vriste vëllain e tij Abelin dhe për këtë, Kaini, e së bashku me të fillesa e Njerëzimit, u përzu nga Kopshti i Edenit, drejt një rropatjeje të vështirë ekzistenciale. Të përjetshme dhe të vdekshme.

Ne, simbas Shkrimeve të Shenjta të Dhjatës së Vjetër pra, i bie të jemi pasardhës të Kainit, vëllavrasësit, të mallkuarit dhe të degdisurit të përjetshëm. Kësisoj, Vrasja e Parë e Njerëzimit u ndëshkua nga Zoti jo me vdekje, por me mërgim të përjetshëm nga Parajsa Tokësore që mishëronin Kopshtet e Edenit, ndërtuar nga vetë Perëndia për gëzimin e krijesave të tij tokësore.

Shqiptarët vendosën në lashtësi një Kod të rreptë në mbrojtje të Jetës.Kushvret, vritet! Ky Kod, është parakristian dhe mbështetet te vlera e pashkatërrueshme universale e Gjakut. Gjaku si një njësi kozmogonike, si një tullë themeltare e Universit pra, endet në kohëra dhe kërkon Gjak tjetër, Gjakun që rrjedh ndër dejet e familjarëve të vrasësit, për t’u shpëlarë. Për t’u paqësuar përmes shpagimit. Kësisoj, sistemi i jetës vendoset në ekuilibër dhe jeta vazhdon, ashtu si jeta, me dritëhijet e saj.

Në Kanunin e Lekës, Lekë Dukagjinit, ka rregulla të forta dhe të saktësuara në maksimum për mënyrën se si ‘merret Gjaku’. Fëmijët, gratë dhe pleqtë e thyer në moshë, përjashtohen rreptësisht nga Kanuni. Gjaku i tyre nuk i vlen qëllimit. Kanuni ishte një Legjislacion Fisnor (tribal), që kishte një prirje pozitive historike. Kanuni ishte një lidhje, një pengesë dhe një shtrëngesë. Një ndëshkim kolektiv i Pleqësisë së Krahinës, që u vinte fre vrasjeve dhe sidomos Mosndëshkueshmërisë së vrastarëve.

Kanuni i vuri një Peshë dhe një Peshore Ligjore vrasjeve, konstituoi ndëshkimin e parashikuar rast pas rasti. Vendosi Ligjësinë rregullatore, ndërmjet më të Fortëve vrasës dhe më të Dobtëve viktima. Vendosi Ligjin e Maleve. Kur viktima nuk kishte mundësi të merrte Gjakun, ishte fshati dhe Pleqësia, që simbas rregullave, simbas Kanunit pra, i dilte zot të drejtës së Gjakut dhe zbatonte atë që sot, në legjislacionin modern, e quajmë ‘dënimin me vdekje të fajtorit’.

Nëse dikush shkelte Kanunin dhe vriste çmendurisht gra apo fëmijë për Gjak, atëherë ndëshkohej me farë e me fis nga i gjithë fshati, Komuniteti dhe shpesh pjesa e mbetur e pasardhësve, përzihej nga Krahina si e mallkuar dhe si e damkosur.

Sot në disa Zona Shqiptare me Diell të Fikur, në mënyrë kafshërore dhe ndyracake, Gjakmarrja vepron dhe vret akoma pleq e fëmijë e gra. Ndërkohë dhe në jetën e saj paralele, Shoqëria Shqiptare, hesht e mpirë dhe e pafuqishme.

Një vajzë 17-vjeçare u vra disa ditë më parë së bashku me gjyshin. Kundër Kanunit dhe në emër të Kanunit. Sot, dhjetëra fëmijë janë të ngujuar dhe vriten në prita si mëshqerra, nga disa individë me mallkim në tru. Disa individë që flasin për Kanunin, por nuk njohin Kanunin dhe sigurisht mbi të gjitha nuk njohin Shtetin dhe frikën e Shtetit, shkrehin vdekje dhe fikin jetë.

Por edhe Shteti nuk i njeh ata. Shteti i sotshëm shqiptar, në një formë ose tjetër, i ka braktisur de facto këta të sëmurë dhe ç’është më e keqja, ka braktisur edhe viktimat e tyre të shumta. Vajza e djem të bukur si Yje, që këputen si meteorë, nga disa plumba absurdë, që flakërojnë nga ca pushkë absurde, ndër ca duar të sëmura psiqikisht dhe me errësirë të zymtë në tru.

Ky realitet i përbindshëm, konsumohet në periferi. Në periferi gjeografike dhe në periferi të vëmendjes së përgjithshme. Viktimat ngrenë hera-herës krye në ndonjë reportazh Tv, por më së shumti në kornizat e zeza, të kronikave të zeza. Me sy dhe vështrim të hutuar, të pashpresë por sërish jo krejtësisht shpresëhumbur, në pritje të Diçkaje që nuk vjen, të një vështrimi dhe të një vëmendjeje që vonon pafundësisht.

Ka një Teori së cilës unë i besoj. Kjo Teori thotë se Pjesa dhe e Tëra, janë në një marrëdhënie të vazhdueshme komunikative dhe ndërvarësie. E Tëra, nuk mund të jetë e ‘shëndetshme’, në qoftë se një Pjesë, apo qoftë edhe një Pjesëz,  është e ‘sëmurë’.

Ashtu si në organizmin njerëzor, që është vetëm një qelizë e organizmit të së Tërës, nëse një pjesë sëmuret apo lëngon nga diçka, dhimbja dhe mbi të gjitha çrregullimi, krijon pasoja dhe efekte anësore, në të gjithë pjesën tjetër. Por jo vetëm, moskurimi i të keqes së Pjesës, krijon herët a vonë një rezonancë negative dhe priret të sëmurë të gjithë sistemin, krejt organizmin. Pra Pjesa, sëmur dhe kalb, herët a vonë të Tërën.

Rrjedhimisht, pavarësisht se një vajzë 17 vjeçe vritet në mënyrë të qëllimshme dhe kriminale, në emër të deformimit të një Kanuni, që Kanun s’mund të jetë në kohërat që jetojmë, nëse një fidan 17- vjeçar sharrohet nga një vrasje e paramenduar, diku në ‘Askund’, në një periferi me emër lehtësisht të harrueshëm, pasojat shpërndahen dhe rrezatojnë kudo.

Jeta kërcënohet kudo, sepse ky antistandard, në lidhje me çmimin dhe përçmimin e ulët të jetës në Shqipëri, rrezaton kudo, në spitale, në aksidente, në shoferë vrasës, në standarde të dyshimta rrugësh, në ndjeshmërinë e përgjithshme kombëtare për Vlerën e Jetës. Jeta e Njerëzve, Jeta e Pyjeve, Jeta e Ujërave, Jeta e Tokës dhe Jeta e Nëntokës.

A nuk është pak a shumë kështu në Shqipëri, në të gjitha dimensionet? A nuk ndjehet e kërcënuar gjallësia, nga mosvëmendja dhe shkujdesja fatale kulturore që kemi ndaj Jetës, ndaj unicitetit të saj? Ndaj papërsëritshmërisë së saj?

Vrasja e Maries 17-vjeçare ca pak ditë më parë, prish ekuilibrin e brishtë të së Tërës. Prish ekuilibrin e një shoqërie normale shqiptare. Dhe një shoqëri normale shqiptare duhet të reagojë. Që organizmi të kurohet. Me shpresë shërimin.

Një ditë. Me shpresë, në një ditë jo të largët. Por kurimi duhet të fillojë sa më parë.

 

10 Përgjigjet për "Dielli i fikur…"

  1. ermal  22/06/2012 në 11:49 am

    Fenomeni i gjakmarjes si nje pjese e ligjesise popullore ne mungesen e institucioneve te shtetit, nese lexojme kanunin e Lek Dukagjinit, ka qene me te vertete ashtu sic e pershkruan z.Zheji ne disa zona veriore malore te veriut, por jo per mungese te diellit metaforik, por per mungese reale te shtetit.
    Nese terhiqemi per te diskutuar fenomenin e gjakmarjes duke ju referuar ngjarjes tragjike te vrasjes se vajzes 17 vjecare e gjyshit te saj, nuk kemi te bejme me zbatimin e atij kanuni qe dikur regullonte zbatimin e drejtesise, por thjesht me nje krim te ndyre jo vetem ndaj njeriut, por edhe kanunit. Kam pershtypjen se ndonese gjeografia e krimit eshte e shperndare ne gjithe teritorin e Shqiperise, kur vjen puna per te gjykuar nje krim qe ndodh ne ato zonat qe permend Zheji, artificialisht bejme nje lidhje me kanunin.
    Sigurisht qe sot eshte e marezishme te pranojme vetegjyqesine, apo gjakmarjen edhe sipas normave te percaktuara te kanunit mesjetar, si normale.
    Nese lexon kronikat e zeza te mediave shqiptare, vrasjet, krimet deri edhe sadiste i gjejme njelloj si ne male, edhe ne fusha, si ne veri, edhe ne jug.
    A mos niset nga kanuni dikush ne ndonje fshat, bie fjala, te Korces qe te vrase vellane apo kusheririn per nje meter katror toke apo nje gardh ? Te vrase gruan e femijen nga xhelozia ?
    Te nxjere koburen e t’ja veshe tjetrit vetem se ja ka gervishtur pak autoveturen ?
    E pra per mendimin tim nuk e ka fajin “kanuni” por e kunderta . Mungesa e kanunit. Sot pasi kemi 100 vjet shtet, kanunin e perfaqeson nje institucion shteteror qe quhet “drejtesia”. Krimi i vetegjyqesise “lulezon” kur mungon drejtesia institucionale. Nuk e kam ketu fjalen per ligjet, se ligjet i kemi njelloj me vendet me te zhvilluara demokratike. E kam fjalen per shkeljen e ligjeve qe bejne pikerisht ata qe jane te ngarkuar e paguhen per ti zbatuar ato.
    Nese nje gjykates maskara, per hir te parave te qelbura apo edhe militantizmave primitive politike, nxjer te pa fajshem nje kriminel, nje vrases, nje hajdut, detyron pashmangshmerisht te veproje instikti primitiv i verber i vetegjyqesise, gjakmarjes duke shkelur edhe kanunin e dikurshem e per te bere viktima edhe femije e pleq te pafajshem.
    Dy jane objektet kryesore ne te cilat duhet te perqendrohet shteti e shoqeria civile shqiptare per te frenuar krimin.
    E para reformimi i drejtesise e ndeshkimi me i repte ndaj juristeve te korruptuar, dhe e dyta nje fushate kombetare per carmatosjen e popullsise si nje plage te rende qe e patem dhurate nga “revolucioni demokratik i vonuar” i 1997-tes.

  2. shqiptar  22/06/2012 në 11:51 am

    Urime per shkrimin zoti Zheji.

  3. jani Jani  22/06/2012 në 1:06 pm

    Z.Zheji.Eshte e dyta here qe trajtoni nje teme te tille,nje teme e cila rrenqeth kedo qe e degjon.Nje vajze vdiq disa muaj me pare nga nje plumb qe nuk ishte per te
    Tani Maria.Po neser?
    A e dini i nderuari z.Zheji se gjaku shitet.A e dini Ju se cmimi per te eshte 100 milion?
    A e dini ju se sot sekseret me te fuqishem dhe me te pasur jane sekseret e gjakut?
    A e dini ju se sot me Kanunin luajne edhe ata qe duhet te punojne per shuarjen e kesaj plage qe po merr jete.
    Kam pare me syte e mi familje te ngujuara.Kam folur me ta,kam pare sy te turbullt nga gjysemerresira e nje kulle,ku edhe dritaret jane kthyer sa nje frengji.Kam pare sy te pashprese qe prisnin ndihme pre meje.Sa Migjene do te duhen per ta bere sa me te njohur kete rit makaber,sa Luler,dhe sa mesues ?.Nuk e di nese mund te me jepni nje pergjigje.
    Ju jeni nje “mesues” qe e thoni pa frike dhe hapur dhe bukur fjalen tuaj,qe luftoni kunder “kanunit” qe vetem i tille nuk eshte me.Por jeni i vetem.Dhe i vetem Ju keni vetem nje grusht,qe gjithsesi eshte i pafuqishem per tu perballur me lumin e sekserve te jetes.Mos u cudit kur nje dite keta vemje do te ngrihen edhe kunder jush.Askush nga keta nuk e do mesuesin.
    Z.Zheji.
    Nga shkrimet tuaja kam kuptuar qe ju e doni shume jeten dhe luftoni ne emer te saj.Por a mundeni ju te bashkoni te gjithe mesuesit kunder armates se vemjaxhive te seksereve te gjakut?
    Edhe vete ti nuk e di.Se nese ti nuk blihesh dot prej tyre(dhe ata e dine mire kete)ka plot gazetare vemjaxhij qe i thuri lavde kanunit,jo atij te djeshem,te Lekes se madh te Dukagjineve,por ketij te sotmit qe sjell para lume ne xhepat e tyre te cpuar.
    Nese mendon se mund ta fitosh kete beteje te nisur kunder vdekjes ne emer te jetes,se pari fito lufton kunder seksereve dhe vemjeve te tyre.Dhe kombi do te te kujtoje gjithmone si mesuesin qe ngadhnjoi mbi vdekjen.

  4. Zamir  22/06/2012 në 1:54 pm

    Nje teme qe ngjall interes sa me s’ka. Nje perpjekje per te fshehur doren gjakatare pas Kanunit. Me Kanun, ky krim do te ndeshkohej shume me rende se me ligjet evropiane e thuajse barabitet me ligjet e disa prej shteteve amerikane.

    Prandaj mendoj se vrasja mizore kunder Marias se pafajshme nuk eshte vrasje ne emer te Kanunit, por vrasje ne emer te Kananit.

    Ishte ndjesia çnjerezore e ‘karafileve” dhe “tafileve” qe asokohshem mori hov e u kthye me pas ne mizori e dalldi kolektive.

    Fillimisht u vra privatje, publikja, individualja, e me pas filluan vrasjet privatisht e kolektivisht, madje edhe individualisht e mu ne temthat e kokes.

    Ku ishte pare ndonjehere ne mjediset shqiptare qe gruaja shqiptare safi perendimore te akuzohej se kishte vene bomben ne Ambasaden Sovjetike, e me pas te varrosej e gjalle, duke u futur ne listen e vdekjes vetem per te ngopur mllefin e xhelozine shtazarake te mosbegenisjes se znj.Xhuglini.

    Sa e sa Musine Kokalare kane rene pre e shtazerise se asaj bishe kuqalashe qe ende nuk eshte vrare, por qe jeton e trasheguar te pasardhesit biologjike e ideologjike te Haznedareve, Spahinjve e Celave, etj.

    Ku ishte pare valle qe shtepiat e shqiptareve te mbylleshin me celesa e me dry, te viheshin hekura dritareve, lloze portave te oborreve, xhama te thyer e te ngjitura shkeleshko ne shtresen e llacit mbi muret e oborreve.

    Ne rastin me te keq, shqiptaret i mbyllnin arkapiat njeri-tjetrit, e ky ishte qendrimi me “armiqesor” ndaj tjetrit.

    Ne rastin me te keq, shtepiat tiranase shtrengonin rrjetin e telit qe i ndante komshinjte nga njeri-tjetri, e kjo ndodhte kur femijet e prape e çamarroke kepusnin fiq me gjithe dege, apo “vilnin/vidhnin” hurma duke i qelluar me gure.

    Do te ishte vegimtar kerkimi i motivit te vrasjes te Kanuni, e jo se kam nostalgji per te, por se te ngresh gishtin e fajit te pafajesia vetem ne emer te artikulimit te termit, i bie me te njejten logjike te varnim ne litar apo te burgosnim per 25 vjet te gjithe popullin, vetem e vetem se komunistet e djeshem vrisnin, prisnin e plackisnin “ne emer te popullit”.

    Me kete menyre fshihet autori i vertete e vrastar, qe identikitin e ka te “drejtesia partizane” dhe identitetin e ka te “partizanet e drejtesise”. (Edhe pse jo te gjithe mund te futen ne nje thes).

    Ne te kundert, nese fajtorim e kerkojme gjetke, madje e akuzojme si fajtorin e vetem vete Kanunin, kjo eshte menyra me e mire qe Kananit te ri, te shartuar, t’i fshihen gjurmet jo vetem te gishtave.

    Edhe mbulimi i fajit, duke i krijuar alibi te rreme, me apo pa dashje, denohet se pari moralisht e se dyti ligjerisht.

    Duket se Fevziu i “Opinionit” dhe opinioni i Fevziut jane dy pika qe s’perbashken. Te pakten te ky shtjellim i Zhejit, sipas mendimit tim fare te thjeshte, mbledhja e provave eshte e pamanipuluar, ndersa mberritja te drejtesia e pandotur eshte (s)prove e veshtire por jo e pamundur per cdo njeri me dy kembe ne boten e qyteteruar. Aq me teper ne Shqiperi, ku e shkuara dhe e tashmja mund te te ngaterrojne edhe kur i “zgjedhon” politikisht.

  5. Anonim  22/06/2012 në 3:00 pm

    Patetik. Individ si Fevziut smund ta kuptojne se sistemi qe ai vete I sherben me vetemohim eshte I bazuar pikerisht tek padrejteia qofte kjo ne vjedhjet e individit e te prones, votes apo ne vrasjet shteterore, mafioze, brenda klanit-fisit apo edhe ato ordinere (me kanunin e Lekes apo ate te Berishe). Ata qe perfitojne sot nga kjo padrejtesi shoqerore do te jene neser viktimat e tij. Miopia dhe pangopesia nuk I lejon sot te kuptojne se pasuria e paligjshme qe kane krijuar eshte ne Baze te kesaj padrejtesie te thelle sociale qe ka rrezik kur te shperthej te Marre me vete edheZhwjin, Çilin, Fevziun me Frangajn e tij dhe te tjere krijesa te tilla pa dinjitet(me apo pa kanun).

  6. vullnet  22/06/2012 në 3:45 pm

    A keni pare ndonjihere te dhena qe tregojne ne menyre kronologjike vrasjen shkakun denimin emerin e gjyqtarit masen e denimit.E keto nuk jane te fshehura por nuk dalinm.Aresyet mund te jene disa por i tako njerezve te ndershem ti kerkojne dhe ti nxjerrin keto te dhena.Dhe ahere do shikoni ne driten e diellit jo vetem emerin e vrasesit zonen por kryesore emerin e GJYQTAREVE.Si jane gjykuar rastet analoge nga gjyqtar te ndryshem.Nevoja per ndryshime ne kodin penal te jete i menjehereshem ne menyre qe gjykatesve te mos i lihet nje diapozon interpretimi por te jete i fiksuem denimi per ketew lloj krimi.Kush duhet ta beje .Ministria e drejtesise mendoj se i takon te mirret vazhdimisht cdo dite me kete ceshtje

  7. Kapo  22/06/2012 në 5:08 pm

    NJE SHKRIM BRILANT

  8. saranda  22/06/2012 në 5:57 pm

    Miku yt saliu i thur lavde kanunit kujto referedumin 1994 per kushtetuten qe kerkonte besen sipas kanunit.Nujk pame ndonje pozitar apo opozitar te merrte pjese ne vrasjen e ksaj vajze.Beri mire Enveri qe ti ke inat qe e zduki kanuni disa kohe.

    • Kapo  23/06/2012 në 12:59 pm

      Saranda rrezet e dielli do te benin mire edhe ty… Kalo andej nga shkelqen ai qe te te ndricon nga brenda

  9. Lela  22/06/2012 në 9:27 pm

    Zheji ti prek plaget aty ku dhembin, i flet moralit, individit. E kam vleresuar gjithmone transparencen tende. Me kujtohet dy vjet me pare kur u vra pastori Dritan Perroi. U qellua mbi predikuesin e fjales se Zotit! Kanuni, apo Kanani nuk kane meshire. Nuk jane vrasje ne emer te gjakut, sepse i pafajshmi s’ka faj, por vrasje ne emer te sedres se semure dhe moralit te kalbur! Pse gazetaret flasin kaq pak per kete plage qe lengon vret cdo dite. Ne protesten kunder gjakmarrjes se organizuar dy vjet me pare nga kishat e Shqiperise, nuk u pa shoqeria civile qe ben show neper televizione. Ku ishin moralistet ate dite? Kane shqetesime te tjera keto palo gazetare : si psh te drejtat e homoseksualeve, keqtrajtimit te ketyre qelbesirave te shoqerise. Nuk ka diell per femijet, grate, prifterinjte, djemte e rinj qe vriten pa faj. E drete zoti Zheji. Nuk ka diell edhe per ne qe heshtim. Kanuni vret endrren per jete te ketij vendi. Le te behemi bashke jo me fjale, por me vepra te dalim ne sheshe, ne rruge, te ngreme zerin qe drejtesia te degjoje dhe te denoje me vdekje vrasesit ne emer te gjakut dhe nxitesve te tyre. Le te luftojme per pak diell ne shoqerine tone.femijet, grate, djem te rinj si yje vriten perdite. le te behemi bashke ne emer te jetes.

Komentet janë mbyllur