visi baner 5

Diferenca mes një PD-je mbijetuese dhe një PD-je elektorale

Në fakt, në nuancën mes këtyre dy koncepteve, prej vitesh mbretëron një konfuzion i madh lidhur me PD-në dhe Berishën. PD-ja, që prej fillimit të saj, duke iu nënshtruar fort lidershipit të Sali Berishës dhe nevojave të tij në faza të caktuara të karrierës politike, ka qenë herë në logjikën e një PD-je mbijetuese e herë në logjikën e një PD-je elektorale. Është kjo kuintesenca që të mbetet në mendje nga intervista e deputetit të PD-së, Mark Marku, në gazetën ‘Panorama’, e cila ka shkaktuar një seri reagimesh në mjedisin gazetaresk dhe politik të vend, në media apo në mjediset informale.

 

PD-ja mbijetuese. Partia Demokratike ka kaluar disa herë nëpër ciklin mbijetuese-elektorale dhe fazat e saj janë ngatërruar keqazi, konfuzioni publik dhe fenomene të saj edhe më shumë sesa kaq.

Tiparet e një PD-je mbijetuese janë ngushtimi i bazës përfaqësuese, promovimi negativ, ose më saktë promovimi në nivele të ndryshme nga më të ulëtat e deri më të lartat, por në pozicione domethënëse i figurave/ profileve më e pakta jo-domethënëse, kurse më e shumta me impakt dhe reputacion negativ apo me kosto para opinionit publik; edhe pse të vlefshme për një parti politike në sensin e ngushtë. Në këto faza PD-ja është e varfër në ide, pa shkëlqim, pa frymëzim dhe vetë Berisha pak a shumë është në këtë emfazë me partinë ose anasjelltas.

 

PD-a elektorale. Kur Partia Demokratike ose është në prag të zgjedhjeve ose në prag të reformimeve të rëndësishme, dhe Berisha po ashtu, ato futen në një cikël tjetër. PD-ja konsideron sa më shumë të jetë e mundur spektrin e nuancimeve të saj, hapet ndaj shoqërisë, zgjeron bazën përfaqësuese në shoqërinë shqiptare, afron njerëz, ide, flukse, bëhet tolerante, plurale, bëhet interesante etj. Zoti Berisha, po ashtu, bëhet frymëzues, bëhet nxitës, na bën të ëndërrojmë, kapërcen vetveten etj.

Kjo fazë i rrit shumë shanset ose për të fituar pushtetin, ose për ta rifituar atë, duke u shndërruar në shpresë për shoqërinë shqiptare dhe reformimin e saj.

 

Çfarë PD-je është në zhvillim e sipër tani? Mark Marku ka të drejtë në intervistën e tij, të nivelit të lartë intelektual dhe politik, kur konstaton shenja shqetësuese që PD-ja me zhvillimet e fundit dhe projektimet e fundit në pushtet, në emërime apo zgjedhje pozicionesh, apo postesh publike, është futur në ciklin e PD-së mbijetuese dhe jopolitike dhe jo të PD-së elektorale dhe politike. Pse-ja e një zhvillimi të tillë meriton një debat të gjerë dhe kompleks. Të drejtën dhe detyrën për ta bërë një të tillë e kanë, qoftë flukset apo individët e lirë brenda PD-së, qoftë aktorë të shoqërisë shqiptare, për vetë rëndësinë që ka PD-ja si forcë qeverisëse apo më shumë se kaq, PD-ja si një prej dy partive kryesore në sistemin tonë demokratik.

E sigurt është që, përtej zhvillimeve aksidentale që janë në relacion edhe me zhvillimet në kampin tjetër, kur PD-ja futet në ciklin mbijetues e jo-politik, ajo është duke ikur drejt opozitës ose nuk është e aftë të marrë pushtetin. Përkundrazi, kur PD-ja është ciklin elektoral dhe politik, është ose duke ruajtur e përtërirë pushtetin ose duke ardhur në pushtet. Ky është rregulli. Ndonjë përjashtim e përforcon atë.

Reklama-Eagle

15 Përgjigjet për "Diferenca mes një PD-je mbijetuese dhe një PD-je elektorale"

  1. ismet  28/06/2012 në 9:29 am

    i fort je o cili qe i del per zot masakres se prerjeve te pemeve ne tiran,.besoi se paguhesh mir per kete

  2. arjani  28/06/2012 në 9:47 am

    Mendojme se eshte e kote, te shpenzohen fjale dhe analiza te sofistikuara, per nje gje qe prej 20 vjetesh eshte e qarte si drita e diellit:
    - PD, eshte nje zgjatim dhe pjelle superbesnike e llojit te PPSH-se.
    - Eshte nje parti Bolshevoike, Staliniste, pa asnje lloj demokracie te brendshme, konkurence, gare, fjale dhe mendimi te lire te drejtuesve apo anetareve te saj.
    - Eshte turpi i poltikes dhe partitizmit shqiptar, eshte nje kazerme ushtarake qe drejtohet nga Marshalli Berisha;
    - Eshte nje sekt ku adhurohet Njeshi i Pagabueshem;
    - Eshte nje cmednine me nje doktor te semure ne krye!
    PROVA ME E FUNDIT PER KETE, ESHTE EDHE HEROZIMI MEDIATIK QE PO I BEHET I MARK MARKUT DHE HABIA PUBLIKE SESI AI VIJON TE JETE I PALINCUAR, PAS SHPREHJES SE DISA MENDIMEVE TEJET NORMALE E TE THJESHTA, NJE NJE PARTI DEMOKRATIKE, KU PD NUK BEN PJESE!!!

    • ina shahu  28/06/2012 në 10:18 am

      Prit sa te vije ai burri i gjate ne pushtet e atehere do te shosh njesh ti,more Arjan djali!

      • mister 20 % dje - mister kriza sot.  28/06/2012 në 3:01 pm

        Ai burri i gjatë moj ina do të vijë në pushtet kur të bëhet Shqipëria kampione e europës në futboll.

  3. Teta Kuka  28/06/2012 në 2:08 pm

    Mendoj se pd eshte nje parti elektorale por, z cili i thjeshtezon shume gjendjet ne te cilat mund te gjendet nje parti.

  4. demir  28/06/2012 në 2:42 pm

    Çili je ok me analizen tende korrekte dhe inteligjente. Ju i pari, nje shumice njerezish si te PD, te PS,partive te tjera apo njerezve pa parti jeni te qarte se PD po kalon ne opozite me veprimet apo mosveprimet e saj ne zgjedhjet e 2013. Berisha nuk degjon, nuk sheh, nuk kupton, nuk ndijon, nuk percepton kete realitet dhe duhet keshtu pasi keshtu iken pushteti. Asgje nuk eshte rastesore, cdo gje shte e domosdoshme te ndodhe. Ju kerkoni t’ju degjojne ata qe nuk kane veshe e keni kot se vetja ju ka hyre ne qejf si thone shkodranet e keshtu duhet qe te ndodhe ajo qe po pritet te ndodhe, ikja nga pushteti si gjenerale pa spaleta te nje ushtrie te mundur, te lodhur, te raskapitur, te brejtur nga pakenaqesite, korupsioni, varferia, paaftesia, nepotizmi, mediokriteti nga lufa per te mbajtur pushtetin me cdo kusht qofte dhe me Meten e majte. Uji eshte qelbur duke qendruar 7 vjet ne nje vend, duhet uje i ri, uje mali te pastrije kellirat e mbetura ne fund te pellgut dhe eren e keqe qe ai perhap nga bakteriet-militante te pushtetit qe nuk mbahet dot ne kembe. Njerezit do te votojne kedo vetem Berisha te largohet se ju eshte merzitur dhe ekrani per ta nuk ka me rendesi se kush do te vije, por kush duhet te ike. Kjo eshte Shqiperia e keshtu jane punet e pushteteve ne cdo rokade pushteti. Je fantastik Çili por askush nuk ka veshe per ty me…

  5. oli  28/06/2012 në 5:36 pm

    Jam anetare e PD, por duhet pranuar se Çili eshte analist realist dhe sheh me vizion. Parafolesei nuk e di se cafre profesioni ka, por duket se ben nje analize kokrete ne nje realitet konkret. Te gjithe e ndjejme se PD do jete ne opozite ne zgjedhjet e 2013 megjithese nuk na vjen mire. Kjo nuk diskutohet me keta pushtetaret e mij qe ju duket se nuk do te zbresin kure nga froni. Kuptohet se te tille medioker ja gryen pushtetin doktorit i cili ose nuk e di se cfare ndodh ne baze ose e di dhe e nxit vete kete, kjo e fundit ka filluar te peshperitet te miqte e mij demokrate.Familjarisht jam si shume anetare te tjere te PD e pakenaqur me pushtetaret e Doktorit qe aroganca ju ka eresuar syte dhe ne qe e ndjejme kete nuk mundet ta leme pa e ndeshkuar me vote kunder pavaresisht se jemi te djathte, duhet t’u japim nje mesim te mire miqve tane qe kane zene karigen vetem se jane te medioker. Doktorit i duhet te zgjedhe , nuk ka me vend per te shkuar dhe besuar me ndjenje te verber te Berisha dhe Berishat e evgjel ne te gjithe shqiperine qe jane shumuar duke e imituar ate dhe po na marin frymen. Kete rradhe edhe ne do jemi opozite per te cuar ne opozite Partine e zemres qe e kane okupuar dhe po e vjelin mire e mire.

    • ermal  29/06/2012 në 8:21 am

      Po e pranoj moj Oli se vertete je nje antare e pd e revoltuar ne kulm nga “aroganca e doktorit” dhe kerkon qe partine tende, per hir te kesaj “arogance”, deshiron qe ta nxjerresh ne opozite. Realisht ne Shqiperi ka dy parti te medha politike qe gjate ketyre 22 vjeteve jane ndeshur me njera tjetren per pushtet.
      Si antar e pd pra kerkon qe te fitoje ps.
      Por me qe jemi tek “aroganca” e doktorit qe te paska hedhur ne rradhet e ps, mendon vertet se lideri i PS nuk eshte dhjete here me shume arogant ?
      Ne vleresimet e qendrimeve te partive politike apo lidereve qe kane pushtetin, a nuk eshte me mire te te analizojme rezultatet e tyre ne menyre krahasimore, apo duhet te nisemi nga shijet gastronomike ? Meqe ka shume kohe qe perdor guzhinen mesdhetare, dua te provoj, qe ta ndroj me guzhinen kineze ?
      Nga natyra, vertete njeriu eshte kurioz e kerkon ti provoje te gjitha, qofte gjellet, qofte partite politike e qofte edhe gjera te tjera.
      Por a nuk e provuam per 47+8 vjet gjellen socialiste ?
      A nuk u provua per 11 vjet kryeguzhinieri i bashkise se Tiranes me hallvane qe i beri peshqesh qytetareve te saj?
      Nese puna qendron vetem tek lideret, a nuk do te ishte mire qe te benim analiza krahasimore edhe te portretit te tyre intelektual e moral ?
      Duke deshiruar si “antare e pd” daljen e partise tende ne opozite, nenkuptohet qe kerkon te “provosh” Edi Ramen per kryeminister.
      Me cfare meritash te tij mund ta justifikosh kete deshire ? Per figuren e tij intelektuale si nje piktor medioker ? Per gjatesine e tij ? Per shembullin e mire te moralit familjar ? Per gjuhen “e embel” qe perdor me te gjithe ?
      Per skermitjet e shemtuara e arogancen ne paraqitjet ne publik ? Per formimin e tij anarshist radikal ?
      Per “aftesite” e tij politike qe cfare thote tani e ndron pas nje ore ??
      E shume pyetje te tjera te kesaj natyre, qe natyrisht mund te drejtohen krahasimisht edhe per Berishen. Duke i vene ne kandarin e llogjikes e fakteve qe te dy e jo paragjykimeve militante partiake, atehere, zgjidh ndash me te mirin, e ndash me te keqin.

      • lucio  29/06/2012 në 4:48 pm

        ajo qe nuk kuptohet eshte se po trafikohen vetem votat e PS dhe LSI o Ermal, lere arrogancen e doktorit sepse eshte konsensuale per njeren gjysem te politikes

  6. lucio  28/06/2012 në 11:10 pm

    po sikur doktori te fitoje ne 2013 i vetem dhe te zbythi edhe Meten plangprishes qe i la nje kujtim te hidshur ne qeverisjen e dyte, ate me 71 vota, nje shans i humbur me 21 janar per karizmen e tij prej udheheqesi te demokracise? Pra, ndofta Berisha po behet gati per rithemelimin e PD’s per te rifilluar nje cikel te ri duke i meshuar reformes elektorale te zgjedhjeve brenda partise se tij, per te rivitalizuar makinen militanteske elektorale ne prag te zgjedhjeve politike te 2013. Korrektimi kombetar eshte perseri nje fitore per doktorin duke centralizuar listat zgjedhore te deputeteve dhe kerkuar me shume llogari nga baza ne rrethet e veriut per te thelluar fushaten edhe ne fshatrat me te skajshemper te rikuperuar cdo vote te mundshme. Madje edhe sponsorizimi i dy apo tre listave nga PD do te jepte nje rezultat shume me optimal per fragmentarizimet e ndryshme dhe unifikimin e tyre drejt qendres. E reja do te ishte lista zgjedhore Meta-Nano, qe do t’u rrembente votues te dy kraheve duke konsoliduar votuesit e Metes dhe krijuar nje carje tek Rama per Nanon. Ky koalicion do te ishte percaktues nese doktori mund te ishte shume prane kufirit zgjedhor si force e pare politike

  7. nardi  29/06/2012 në 8:39 am

    komentet tuaja me mire mos i beni, pasi me duket se gazeta i do per ti perdorur per ide dhe analistet per te reflektuar ne parashikimin e te ardhmes. Nje gje eshte e qarte se ne do te shohim xhepin e nga ai varet edhe vota jone. Ska me votim me zemer por me tru, me ekonomi.

  8. mark  29/06/2012 në 3:03 pm

    Mendoj se nuk behet fjale qe anetaret e PD te votojne majtas, por me sa kam degjuar mjaft prej tyre do te votojne djathtas dhe djathtas nuk eshte vetem doktori, por ka dhe parti te tjera djathtas. E ndoshta mendojne se duhet dhene vota partive te vogla pasi te medhate i provuan te zhgebjyerit e majte dhe te djathte. Kjo mendoj se nuk eshte zgjidhje pasi me te voglat nuk duhet riskuar. Risku ju mbetet drejtuesve be krye te partive fut ketu dhe doktorin. Pra duhet menduar nese numri i hatermbeturve te PD, numrit ne rritje te te pakenaqurve pa parti jane ne numur me te madh apo me te vogel se ata qe mendoi doktori te leje ne krye te administrates aktuale ne ketpoo vjet. Pra fitorja eshte llogari dhe kush ben llogari te sakta jo me euforizem fiton pasi llogaria e con ne veprimet ne kohen e duhur paraelektorale qe duhet te beje. Duhet pranuar e verteta edhe ne si familje jemi me tester qe ne 1990 me PD, por zhgenjimi prej saj ne keto 3 vjet e e fundit eshte i madh per bemat e drejtesve te saj qe sot aroganca e pushtetit i ka kthyer ne despote gati njelloj si ata te enverit.Dhe mendoj se ajo qe duhet te bejme eshte vota, jo PD por gjithnje djathtas.

  9. namik  29/06/2012 në 5:46 pm

    Mendoj se je me i miri Cili, pavaresisht se je me tendence te djathte gjerat i thua mire e kur eshte fjala per te kritikuar PD, ne fakt e ben per mire qe ajo te kuptoje se ku do jete ne 2013, ne pushtet apo opozite. Personalisht dua te fitoje doktori, por kur mendoj se ai mbeshtet ca kryetare idiote partie ne rrethe e dime se ashtu si thuhet me siper do kaloje ne opozite, se ne fakt ne opozite kaloi qe ne zgjedhjet lokale ne gjuthe qytetet, Sarande, Vlore, Korce, etj. Epo ti mbaje me shendet keq na vjen se jemi me shpirt me doktorin po llojet e atyre qe ka lene ne krye te partise ja kane brejtur pushtetin e do e lene ne opozite te sigurt ne 2013.

  10. m.h  29/06/2012 në 7:34 pm

    Besoj se fjalet e shumta jane fukarallek.Kembanat bien per ata qe kane veshe.Bravo Cili.

  11. Teta Kuka  29/06/2012 në 9:33 pm

    Mir me doktorrin po me pacientet ç’do te behet…

Komentet janë mbyllur