visi baner 5

Mos na vrisni në emër të çmendurisë mesjetare “gjakmarrje”

Pesë ditë më parë, një 9-vjeçar nga Laçi u vra në prehër të gjyshes e gjyshit për gjakmarrje. Tri ditë më parë, në orën 17:00, në fshatin Kasnec të Komunës Pult në Shkodër, u vra bashkëmoshatarja ime, 17-vjeçarja Marie Cuku, e qëlluar me breshëri automatiku, ndërsa punonte tokën pranë shtëpisë së saj. Maria 17-vjeçare, u vra për hakmarrje, për “gjak”. Maria u vra, ngaqë guxoi e doli nga muret e kullës ku ishte ngujuar prej 10 vitesh, që në moshën 7-vjeçare. Guxoi e doli nga ato mure të psikologjisë mesjetare, për të punuar tokën që të siguronte bukën e munguar, të cilën prindërit nuk ia çonin dot asaj dhe familjes, për shkak të ngujimit dhe arratisë maleve, prej futjes në gjak. Unë nuk e di sesi mundet që një shqiptar të derdhë plumba e gjak mbi një fëmijë. Por… kjo është e pafalshme. Maria 17-vjeçare, dje duhej të ishte duke dhënë provimin e maturës. Por nuk e lanë plumbat as të mësonte, as të bëhej maturante e as të jetonte, sepse ishte e ngujuar për gjak.

Unë, Silvi Halili, jam maturante në gjimnazin “Abaz Shehu” në qytetin e Tepelenës. Apeli im publik në media u nxit në emër të jetës dhe të ardhmes, prej vrasjes së Maries, vajzës nga malësia e Shkodrës, që sot do të ishte maturante si mua, si gjithë të tjerët e kësaj moshe. Tashmë, ne maturantët po hedhim një hap të ri në jetën tonë, duke nisur dhe vazhduar ciklin universitar, pas përfundimit të të cilit, do të nisim startin e daljes në jetë. Në këtë sezon provimesh të maturës, përveç ngarkesës dhe përgjegjësisë për të arritur rezultate sa më të larta, mendja më shkoi vetvetiu te bashkëmoshatarët e mi, që në këto ditë duhej të ishin maturantë, duke dhënë provimet si gjithë ne të rinjtë, për të hedhur hapin tjetër të jetës në universitete, ose në shkolla profesionale, por që nuk e kanë këtë mundësi, për shkak të privimit prej një çmendurie zakonore mesjetare, të quajtur: gjakmarrje. Janë qindra të rinj maturantë dhe akoma më tepër fëmijë të moshës shkollore e parashkollore 0-18 vjeç, të cilët, për shkak të kësaj plage shoqërore shqiptare, vazhdojnë të qëndrojnë të ngujuar brenda kullave, nën frikën e tytës së pushkës së hasmit, duke mos patur asnjë të drejtë për të qenë të lirë, siç jam unë dhe gjithë ne fëmijët e tjerë në vendin tim. Ndërsa unë jam e lirë dhe jetoj gjithë mundësitë që me jep e drejta për të jetuar e lirë, në disa zona verilindore të vendit vepron tragjikisht gjakmarrja e të rriturve edhe mbi fëmijët. Këta fëmijë, mes tyre dhe në moshë maturantësh, nuk guxuan të shkojnë në shkollë për të dhënë provimet nga frika e pushkës së gjakmarrjes, që ndoshta i pret në pritë te porta e shtëpisë, në anë të rrugës, ose tek oborri i shkollës. Ata, përveç pamundësisë për të vazhduar shkollën, janë duke vuajtur pasojat traumatizuese të ngujimit. Përveç ndonjë interesimi mediatik, askush nuk po vepron për t’u dhënë lirinë e munguar dhe shkollimin e mohuar fëmijëve, megjithëse e dinë që ka qindra të tillë të ngujuar, të cilët duhet të jenë si të gjithë fëmijët e të rinjtë në bankat e shkollave, të universiteteve dhe në shoqërinë e tyre. Apeli im është i tillë: Ju prindër, ju njerëz me mendësi mesjetare, ju gjakmarrës të pashpirt, na lini të lirë dhe mos na drejtoni pushkën e gjakmarrjes ne fëmijëve të pafajshëm, që jemi pasardhësit tuaj, ndërtues të ardhshëm të kësaj shoqërie që synon integrimin. Na lini të lirë…

*Maturante-Tepelenë.

 

Reklama-Eagle

5 Përgjigjet për "Mos na vrisni në emër të çmendurisë mesjetare “gjakmarrje”"

  1. Skerdi  20/06/2012 në 10:24 am

    Kur ndeshesh perballe nje realiteti te tille, kaq te hidhur, kaq te dhiimbshem, nuk gjykon ne menyre juridike e as shkencore. Emocionet bejne punen e tyre, dhe ketu une mendoj se vrasesit per gjakmarje duhet te digjen ne furre drush. Sigurisht qe me dhimset jeta e tyre, po me dhimset shume me shume jeta e Maries qe ra viktime e kanunit vrases.

  2. adriano  21/06/2012 në 9:47 am

    Shume shkrim i bukur dhe i vertet po aq sa dhe vet autorja.A ka facebook kjo vajze, ti bej nje ftese :)

  3. prasi  21/06/2012 në 10:37 am

    kur ke ne krye te vendit nje HEMAFRODIT( KAFSHE) SI

    S A L I MALOKU cfare do presesh tjeter?

    Prandaj duhet te shporret nje kriminel si ky dhe te

    shuhet me kuc e me mac cfare ka ne oborrin e tij

    P R A S I

  4. EC  21/06/2012 në 11:51 am

    Ajo qe rendom i themi gjakmarrje eshte nje krim i rendomte e i rende, por eshte e gabuar te mendohet se kur je nga veriu e vuan kompleksin e gjakmarrjes, ndersa kur je nga Vlora, nga Fieri apo nga Tepelena s’ke te besh me te. Edhe ne jug horrat te vrasin njerezit e shtepise e te fisit nese te kane inat. Tritoli ne dere te apartamentit apo te makines nuk i kursen femijet as ne jug. Madje ca me shume e pa kurrfare kodi. Krimet e 97-es, njerezit qe u vrane kot se koti ne 97-en vetem per qejf apo per arsye grabitjeje nuk qene viktima te verioreve, por te ca tipave rastesisht jugore si ky Prasi, qe duket se po ta kete ate “Sali Malokun” ne dore, e rrjep te gjalle, megjithese nuk eshte as ne gjak me te (Jo per gje, po fisniket e Berishajve te Gjakoves e te Tropojes nuk e felliqin pushken me Presh si ky). Shkurt, kemi nje problem te rende shoqeror me dhunen. Ky problem nuk kufizohet ne veri, por shtrihet ne te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise, kudo ku eshte rritur e zhvilluar “njeriu i ri” i pafe e i pamoral i socializmit, qe tani po jep fryte pas frytesh. Kjo gjendje nuk kapercehet me thirrje, por ne afat te shkurter me ligje te forta e rikthim te denimit me vdekje (se paku te mos denohet vetembrojtja), ndersa ne afat te gjate me rritjen e nivelit arsimor, duke mos lejuar qe “preshi” te edukoje “Kristalin” duke marre diplome nga burgu teksa enderron te vrase Sali Berishen, por qe universitetet te edukojne preshte e t’i bejne njerez. Dhe duhet thene se fatkeqesisht, ne te dyja keto nuk jemi ne rruge te mbare, se drejtesia po tregohet e mefshte dhe se qeveria, gjithashtu, po ofron mundesi diplomimi pa shkollim. Natyrisht, qeveria ka vetem nje fat te madh: qe s’ka alternative. Prandaj edhe, sa te kete PS-ne dhe “preshte” e saj perballe, do te fitoje me te drejte votat e te gjithe shqiptareve qe s’i duan preshte dhe kohen e Prasit. Po mire do te ishte qe, krahas rrugeve e tuneleve, krahas investimeve ne energji e ujesjellesa, krahas shnderrimeve te medha ekonomike, te punohej me shume ne drejtim te ndryshimeve shoqerore e edukative, sepse nje shoqeri si jona i hedh ne ere te gjitha zhvillimet pozitive ne ekonomi.

  5. Anonim  22/06/2012 në 5:28 am

    Nuk e kuptoni ju te jugut gjakmarrjen, aq me pak nje vajze maturante qe e ka vendin ne kuzhine.
    Maria ne Dukagjin dhe ai djali ne Laç nuk u vrane ne emer te Kanunit ose gjakmarrjes, mos te mjere!

    Turp tju vije, te pa afte!

Komentet janë mbyllur