visi baner 5

Provimet e Lirimit, testet me 25 pyetje

Ministria e Arsimit ka përcaktuar rregullat për zhvillimin e provimeve të Lirimit,të cilat këtë vit do të jenë edhe më shumë të ngjashme me ato të Maturës. Kështu, nëpërmjet një udhëzimi të veçantë, ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj ka vendosur që testet për dy provimet e Lirimit që janë Gjuhë shqipe dhe Matematikë, do të kenë secili nga 25 pyetje, nga të cilat 13 do të jenë me alternativa dhe 12 me zhvillim. Po kështu, MASH ka vendosur që Provimet e Lirimit të fillojnë në orën 10.00 dhe të zgjasin 2 orë e 30 minuta. Sipas datave të caktuara nga MASH, në datën 13 qershor nxënësit do t’i nënshtrohen provimit të parë të Lirimit, Gjuhë shqipe dhe në datën 22 të po këtij muaji, atij të Matematikës. “Në shkollat e pakicave kombëtare (greke dhe maqedonase) zhvillohet provimi i Lirimit në Gjuhën amtare. Për shkollat e pakicës kombëtare greke teza do të përgatitet nga DAR Gjirokastër. ZA Delvinë dhe ZA Sarandë tërheqin në DAR Gjirokastër tezën në ditën e provimit. Për shkollat e pakicës kombëtare maqedonase teza përgatitet nga DAR Korçë dhe tërhiqet ditën e provimit nga drejtori i shkollës, i shoqëruar nga përfaqësuesi i DAR Korçë”, – thuhet në udhëzimin e MASH. Notat e provimeve të Lirimit do të shënohen në Dëftesën e Lirimit. Për Institutin e Nxënësve që nuk shikojnë, testi do të tërhiqet në AKP nga drejtoria e institutit një ditë para zhvillimit të provimit, që e kthen atë në sistemin e shkrimit BRAIL. Nxënësi mbetës në provimet e Lirimit ka të drejtën e riprovimit në sesionin e dytë.

 

UDHËZUES PËR PROVIMIN E LIRIMIT 

Për lëndët Gjuhë amtare dhe Matematikë

1. Testi i provimit të Gjuhës amtare dhe Matematikës përmban 25 pyetje.

2. 13 pyetje janë me alternativa.

3. 12 pyetje janë me shtjellim.

4. Përgjigjet e të gjitha pyetjeve do të shkruhen në fletore.

5. Për pyetjet me alternativa do të shkruani në fletore si në shembullin më poshtë:

shembull

Pyetja 1  C

Pyetja 2  B

6. Për pyetjet me shtjellim do të shkruani numrin e pyetjes dhe në krah të saj të gjithë përgjigjen e nevojshme.

7. Për lëndën e Gjuhës shqipe do të punoni vetëm në fletore shkrimi dhe për lëndën e Matematikës do të punoni vetëm në fletore me katrore.

8. Nuk do të shkruani emrin tuaj në kapakun e fletores dhe në asnjë faqe të saj, pasi do të

konsiderohet si shenjë.

 

Reklama-Eagle

56 Përgjigjet për "Provimet e Lirimit, testet me 25 pyetje"

  1. livia  11/06/2012 në 1:45 pm

    Po provimi i gjuhes si do jete i veshtire apo i lehte dhe cfare ushtrimesh do kete kryesisht do kete ese poezi proze fabul apo apo ndonje gje tjeter po nga gjuha sa ushtrime do jen

  2. klaus  12/06/2012 në 11:24 am

    si jan pyetjet

    • ermal  12/06/2012 në 5:51 pm

      shpresojm te dalim mir ne provimete lirimit

  3. Ana  12/06/2012 në 1:15 pm

    Neser provime…….shpresojme te dalim mire dhe t ena ndihmojne sado pak dhe mesuesat….por gjithsesi duhet te perdorim trurin tonë s’duhet gje ndihma e te tjereve …..paçi fat te gjiiiiiiiiiiiiiiiiiith……♥

  4. ermal  12/06/2012 në 5:52 pm

    shpresojm te dalim mir te gjith nxenesit ne provimet e lirimit

  5. tiMI HALILI  12/06/2012 në 9:52 pm

    neSER PRVIMIN E LIRIMIT ISHALLA DALIM MIR

  6. sogert marku  12/06/2012 në 9:52 pm

    ISHALLA ME 10 TE GJITHE

  7. edi  13/06/2012 në 12:28 am

    Ju lutem ….Pak Pyetjet ..Ku do te orientohemi..

  8. adelina  13/06/2012 në 9:26 am

    po keni mesuar me 10 do dilni

  9. ambra  13/06/2012 në 12:33 pm

    ishte shume i thjeshte provimi si e keni bere i ploget

  10. Klea  13/06/2012 në 12:49 pm

    Kur dalin pergjigjet?!

  11. jurgeni  13/06/2012 në 1:10 pm

    ishte i ngathet

  12. jurgeni  13/06/2012 në 1:12 pm

    plogoet ishte i ngathet

  13. sara  13/06/2012 në 1:45 pm

    i ploget eshte i trembur

  14. sara  13/06/2012 në 1:46 pm

    provimi ishte i thjeshte. suksese nx ne provimin tjeter, sidomos shkolles dertiu fier

    • Ildo  13/06/2012 në 3:28 pm

      testi mu duk shum i thjeshte po a dini gjo ku dalin zgjidhjet e testit ????? suksese te gjithe

  15. linda  13/06/2012 në 2:39 pm

    na e hOQI mendjeN provimi.ishte i papam fare

  16. Megi  13/06/2012 në 3:11 pm

    i trembur eshte i ploget, alternativa A..

  17. 123  13/06/2012 në 3:29 pm

    i ploget eshte i pasigurt

  18. pau  13/06/2012 në 4:14 pm

    kur dalin pergjigjet??

  19. esi  13/06/2012 në 9:54 pm

    pershendetje ju lutem na jepni nje pergjigje se ku do te dalin pergjigjet e provimit dhe ne cfare date dalin notat dhe a eshte e mundur ti qejme ketu ne internet notat ????????

  20. deni  14/06/2012 në 8:35 am

    i trembur

  21. ajdi caushi  14/06/2012 në 9:16 am

    kur do ti marim notat

  22. vicky  14/06/2012 në 10:49 am

    i ploget ne kuptimin e pare eshte i ngathet, por po te shikosh ne fjali, fjala ka kuptimin i trembur, sepse ne letersi fjalet merren edhe me kuptime te dyta. Fjalia nuk do te kishte kuptim po te theshim se : ishte i ngathet.

  23. Gabriela  14/06/2012 në 11:35 am

    Edhe une e kam bere i trembur,sepse nese do ta beja i ngathet nuk do ishte ne kontekst me tekstin e dhene…eshte normale qe i ploget do te thote i ngathet ..,por ishte perdorur me nje tj kuptim, pra i trembur….nejse ..kur do i marrim pergjigjet., apo kur kemi mundesi te shikojme edhe testin e jo vetem pergjigjet ??

  24. ilia  14/06/2012 në 1:41 pm

    edhe une i trembur e kam bere sepse ate kuptim kishte fjalia.po kur do ti marrim notat?

  25. monda  14/06/2012 në 3:14 pm

    edhe une i tremmbur e kam bere po pergjigjet kur do ti marrim se vdiqem nga stresi qe kemi

  26. anisa  15/06/2012 në 8:18 pm

    ej dini gje kur do dalin notat dhe sa pike mund t humbesh qe t marresh 10

  27. Elitjon  16/06/2012 në 6:58 am

    Edhe une e kam bere i trembur sepse ne kuptim efjalise ashtu ishte … kurse ne kuptim te pare eshte i “ploget”>i”ngathet” por nuk ka lidhje me fjaline..

  28. jurgen lleshi  16/06/2012 në 5:16 pm

    kur dalin notat

  29. erionil  16/06/2012 në 7:35 pm

    edhe une i tremburr e kam bere po kur dalin notat

  30. anisa  16/06/2012 në 9:01 pm

    ore do na kthej ndonje prgj se kur dalin notat

  31. ger  17/06/2012 në 10:36 am

    notat kur dalin ????

    • Mariza  18/06/2012 në 8:10 pm

      Dalin pas rreth dy javesh, nuk marrin me shume se 15 dite kohe.

  32. maria  17/06/2012 në 4:26 pm

    ju lutemi mund te na thoni se kur merren pergjigjet e provimit se nuk durojme dot me
    eshte nje list me ankesa;
    .1 provimi pembante me shume njohuri gjuhesore sesa letrare dhe kjo eshte epadrejte sepse ne 9 vjecare zhvillohet m e shume gjuha dhe jo letersia
    2 i ploget duke e pershtetur me kontekstin ka kuptimin i trembur

    • Anny  19/06/2012 në 6:18 pm

      notat dalin me 25.05.2012 sipas informacioneve qe kam une…. dhe suksese.. per sa i perket “i ploget” une mendoja i pasigurte..por ne fakt e bera i ngathet… kembenguli mesuesi qe ta beja ashtu..

  33. maria  17/06/2012 në 4:27 pm

    ju lutemi mund te na thoni se kur merren pergjigjet e provimit se nuk durojme dot me
    eshte nje list me ankesa;
    .1 provimi pembante me shume njohuri letrare sesa gjuhesore dhe kjo eshte epadrejte sepse ne 9 vjecare zhvillohet m e shume gjuha dhe jo letersia
    2 i ploget duke e pershtetur me kontekstin ka kuptimin i trembur

    • Mariza  18/06/2012 në 8:09 pm

      Pergjigjet dalin pas rreth 2 javesh. Persa i perket fjales “i ploget” ajo e ka kuptimin i ngathet por duke e pershtatur me tekstin une mendoj se ka kuptimin i pasigurt sepse keshtu ndihesh djali ne tekst. Persa i perket provimit ne pergjithesi une mendoj se ishte super i thjeshte do te thosha mese i thjeshte. Pyetjet e pjeses letrare ishin te thjeshta dhe jo te ngarkuara ndersa pyetjet e pjeses gjuhesore m’u duken te thjeshta dhe ishin pak a shume ajo ca kemi marre deri tani ne shkolle. E prisja shume me te veshtire por mu duk i thjeshte. Shpresoj qe edhe provimi i matematikes te jete i thjeshte.

  34. anisa  19/06/2012 në 7:20 pm

    fjala i ploget ne tekst kishte kuptimin i trembur dhe un keshtu e kam bere pasu djali trembej nga luani dhe kishte frike…por qe te thuash i pasigurt s ka kuptim dhe lidhje fare me tekstin e dhen

  35. klea  20/06/2012 në 10:23 am

    ejjjjjjjjjjjjjjjjj u mbush java…kur do i marrim notat se u cmendem:(
    ju lutem ktheni prgj…. :P

  36. esmi  21/06/2012 në 1:25 pm

    ju lutem kur mund te dalin rezulatet se vdiqa….neve na i ka treguar zysha gabim kam shume frike ju lutem na tregoni kur do dalin rezulatet…..suksese neser ne provimin a matematikes shpresoj te mos jete i veshtire

  37. xhoi  21/06/2012 në 5:34 pm

    po pyetjet e provimit te matematikes nuk i ka gjetur njeri se neser e kemi ne te 9 vjecares suksese te gjitheve

  38. essi  22/06/2012 në 12:45 am

    notat duhet te dalin te shtunen,,,te pakten kshu na kane thene neve,,,,dhe goog luck tomorrow!!

  39. anisa  22/06/2012 në 12:53 pm

    notat do dalin nsr nga dreka….persa i perket prv te matematikes ishte sh i thjesht uroj qe t dilni sa me mire

  40. gani luka  22/06/2012 në 1:01 pm

    kur do ti marrim pergjigjet dhe ku do i marrim ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,ju lutemi

  41. Elina  22/06/2012 në 6:40 pm

    ej kur dalin pergjigjet e prv te Matematikes????

  42. Gesiana.C  22/06/2012 në 9:21 pm

    pergjigjet e matematikes,,,te klasave te 9-ta…kur dalin???

  43. anisa  23/06/2012 në 9:53 am

    pergjigjet kan dal shikoni te faqa e mash

  44. gesi  29/06/2012 në 2:08 pm

    si mund ti shikoj pergjigjet e pytjeve

  45. migel  30/06/2012 në 4:24 pm

    ku mund ti marrim pergjigjet e provimeve te lirimit,,te gjuhe-letersise dhe matematikes???????

  46. andrea sean  02/07/2012 në 3:29 pm

    kur do ti marim pergjigjet e provimeve se po vdesim nga ankthi

  47. anisa  02/07/2012 në 5:42 pm

    dini gje se sa pike duhet t humbesh tek prv i mat qe te marresh 10

  48. Sabjan  04/07/2012 në 12:24 pm

    Kur i jepni notat e provimit ….
    Ju lutem na i tregoni notat

  49. Sabjan  04/07/2012 në 12:24 pm

    Kur i jepni notat e provimit ….

  50. viktor  13/07/2012 në 1:31 pm

    kane dale deftesat bashke me notat e provimeve na erdhi fundi .

  51. ndricim  08/11/2012 në 9:55 pm

    ku mund ti gjej pyetjet e provimit te matematikes dhe gjuhes

Komentet janë mbyllur