visi baner 5

Sherri për bastet, babë e bir masakrojnë 44-vjeçarin në sy të vajzës

Korçë- Dy persona babë e birë në gjendje të dehur dhe pas një sherri për baste sportive kanë therur në sytë e së bijës 18 vjeç, 44-vjeçarin Mondi Telha, dje pas mesnate në qytetin e Korçës. Policia arrestoi dy të dyshuarit Françesko dhe Nektario Çuka, ndërsa dëshmia e vajzës ka qenë kryesorja në zbërthimin e ngjarjes, që duket se kishte filluar pas një sherri në lokalin e dy autorëve, ku viktima kishte thyer disa gota dhe kishte diskutuar me ta për punë bastesh dhe futbolli.

 Ngjarja

“Ishte ora 1 e natës, trokiti dera, bam, bam, bam nuk pushonte. I thashë: ‘babë, mos e hap’. Se u tremba nga zhurma. Ai e hapi. I biri kishte thikën e qëlloi sapo u hap dera, babai i tij e ndihmoi të vriste babanë tim, të dy e vranë. Unë bërtita, u tremba, ulërita. Nuk di ç’të them, jam e tronditur”, tregoi e bija e viktimës, ndërsa tha se ka parë të gjithë skenën e tmerrit. Sipas saj, dy autorët, njëri prej të cilëve daja i të ëmës, kanë qëlluar të dy me thika duke e lënë babanë e saj të vrarë në vend, ndërsa nuk janë ndalur nga thirrjet e saj për ndihmë. Policia saktësoi se 44-vjeçari ishte vrarë me armë të ftohtë pas mesnatës së të martës, ndërsa janë arrestuar 2 personat e dyshuar si autorë të krimit. Policia tha se pas një aksioni të shpejtë arrestuan Françesko e Nektario Çuka, 50 e 27 vjeç, babë e bir, si autorët kryesorë të dyshuar të ngjarjes, të cilët pas ngjarjes kishin tentuar të largoheshin nga vendi ynë.

Motivet

Besohet se 44-vjeçari pasditen e së martës ka qenë në një lokal në pronësi të familjes Çuka, ku është grindur me pronarin. Sherri ka degjeneruar me përplasje fizike, shkatërrim prone me thyerje karrigesh e tavolinash. Sipas policisë, pas grindjes që ka nisur për një bast sportiv, në mbrëmje babë e bir, i janë drejtuar banesës së Telhait dhe e kanë sulmuar me thikë për vdekje. Konflikti mes pronarëve të arrestuarve dhe viktimës, që është i afërm i familjes së tyre, ka nisur gjatë mbrëmjes së kaluar, kur Telhai ka shkuar në lokalin e tyre të basteve për të parë ndeshjen e futbollit, por njëherësh ai ka konsumuar dhe alkool. Më pas në gjendje të dehur viktima ka nisur të grindet me pronarët dhe madje të përdorë fyerje dhe dhunë, duke dëmtuar orenditë e lokalit dhe duke thyer gota dhe shishe. Ndërsa është dukur se gjithçka është mbyllur në lokal, kur i dehuri mezi ka dalë prej tij, babë e bir duket se kanë hartuar një plan. Në gjendje të dehur, rreth orës 00.20 kanë shkuar në shtëpinë e Mondi Telhait, 44 vjeç dhe e kanë qëlluar me thika duke e vrarë.

Arrestimi

Vetëm në orët e mëngjesit policia ka bërë të mundur arrestimin e dy autorëve të kësaj ngjarje të cilët nuk janë kthyer në banesën e tyre dhe kanë tentuar të largohen jashtë kufijve të vendit. Sipas burimeve zyrtare, mësohet se viktima Edmond Telhai 44 vjeç, banor i lagjes 10 në Korçë, ka lidhje familjare me autorët e krimit. Viktima ishte burri i mbesës së 50-vjeçarit Francesko Çuka. Për dy autorët e krimit, Nektario Çuka 27 vjeç dhe Françesko Çuka 50 vjeç, rëndon akuza “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”. Ndërkohë dy të arrestuarit mësohet të kenë pranuar krimin, që, sipas tyre, ka ardhur në gjaknxehtësi e sipër. Ata ndihen të penduar, ndërsa kanë pretenduar se e kanë qëlluar me thikë, por jo për ta vrarë atë. Pohimet e tyre mbi ngjarjen kanë qenë të pakta, bëjnë të ditura për gazetën “Mapo” burimet e policë juglindore, ndërsa për të kanë dhënë sqarime më shumë se 10 persona të shoqëruar në komisariatin e Korçës, që kanë parë skenën kur ka nisur dhe konflikti në lokalin e loto sportit.

 

 

Reklama-Eagle

3 Përgjigjet për "Sherri për bastet, babë e bir masakrojnë 44-vjeçarin në sy të vajzës"

  1. bbb  21/06/2012 në 11:40 am

    Pse te mos ekzistoje ligji me vdekje per persona te tille ,ky ligj do rregullonte demokracine ne shqiperi sepse kriminelet kane mare vrull te madh dhe nuk u trembet syri fare te vrasin per nje gote te thyer.Po si mor mostra i cfardo lloj shkalle qofte gabimi njerezor denonco ne polici si shkon dhe i mere jeten .Per mua denim me varje do te jete i domosdoshem per shqiperine ,le te mos na pranojne ne europe se nuk kemi nevoje vetem te kemi kokat e njerezve ne vend.

    • Anonim  22/06/2012 në 5:16 am

      Denim me vdekje? Ti do jesh ndonje mbetje e felliqte judeo-komuniste qe jeton akoma ne te kaluaren.
      Nga dole ne perfundimin se ato meritojne denimin me vdekje, pa ju bere gjyqi, mor i mjere? fati jone i mjere te jetojme ne Shqiperi me kafshe injorante se puna jote.

  2. Arnoud KO  23/06/2012 në 11:33 am

    Eshte nje shprehje kush vret nuk ka faj. Viktima ka sharre, ka goditur ka kercenuar, ka shkaterruar pronen, dhe pak para se te gjente vdekjen ka sulmuar shtepine e vrasesve per kapadaillek. Mos flisni para se gjykata ta shqyrtoje ceshtjen.

Komentet janë mbyllur