visi baner 5

Sherri për bastin, babë e bir therin 44-vjeçarin në sy të së bijës. Rrëfimi rrëqethës

Dy persona babë e birë në gjendje të dehur dhe pas një sherri për baste sportive, kanë ekzekutuar në sytë e të bijës 44 vjeçarin Mondi Telhai, sot pas mesnate në qytetin e Korçës. “Ishte ora 1 e natës, trokiti dera, bam, bam, bam nuk pushonte. I thashë, ‘babë mos e hap’. Se u tremba nga zhurma. Ai e hapi. I biri i atij burrit kishte thikën e qëlloi sapo u hap dera, babai i tij e ndihmoi të vriste babain tim, të dy e vranë. Unë bërtita, u tremba, ulërita. Nuk di c’të them, jam e tronditur”, tregoi e bija e viktimës për mediat, ndërsa tha se ka parë të gjithë skenën e tmerrit. Policia saktësoi se  44-vjeccari ishte vrarë me armë të ftohtë mbrëmjen e së martës, ndërsa janë arrestuar 2 personat e  dyshuar si autorë të krimit. Policia tha se pas një aksioni shpejtë arrestuan Françesko e Nektario Çuka, 50 e 27 vjecc, babë e bir si autorët kryesorë të dyshuar të ngjarjes.

Besohet se 44-vjeccari pasditen e së martës ka qenë në një lokal në pronësi të familjes Ccuka ku është grindur me pronarin. Sherri ka degjeneruar me përplasje fizike, shkatërrim prone me thyerje karrigesh e tavolinash. Sipas policisë pas grindjes që ka nisur për një bast sportiv, në mbrëmje babë e bir, i janë drejtuar banesës së Telhait dhe e kanë sulmuar me thikë për vdekje.

 

Reklama-Eagle

Komentet janë mbyllur