visi baner 5

Vepro Tani, Arvizu fton shqiptarët të marrin fatet në dorë. Kadare: Ka një greminë morale

Ambasadori Amerikan në Tiranë ka vendosur t’i ftojë shqiptarët të ndryshojnë vendin e tyre, duke qenë nismëtarë i lëvizjes “Vepro Tani”, që tentonte shkundë nga plogështia shoqërinë shqiptare dhe ta bëjë atë pjesëmarrëse në vendime të rëndësishme për të ardhmen e vendit. “Jam i bindur që shumëkush nga ju në këtë sallë thotë me vete, i shkreti z Arvizu, ndoshta e ka për mirë, por kjo është Shqipëria, gjërat janë ndryshe këtu, nuk është SHBA. Por unë nuk mendoj se duhet të jetë kështu!”, u shpreh ambasadori amerikan Arvizu gjatë fjalimit të tij, ku këmbënguli për një shqëri më shumë aktive e cila ndryshon vetë gjërat për të cilat ka nevojë. “Mendoni për një ccast për një ccështje që është e rëndësishme për fëmijën tuaj, vendin, familjen, punën tuaj. Ju takon juve të jeni agjentët tuaj të ndryshimit. Ne do ju ndihmojmë. Ne në ambasadë duam të dëgjojmë mbi veprimet që doni të ndërmerrni. Kemi krijuar një hapësirë në facebook për idetë tuaja si do veproni të ndryshoni gjërat. Na thoni historitë tuaja, sukseset tuaja, jetën në komunitetin tuaj, në mënyrë që këto histori të frymëzojnë dhe të tjerët dhe ne do përhapim lajmin”.  Nisma “Vepro Tani” u drejtua nga gazetari e shoëmeni Adi Krasta, ndërsa u përshëndet nëpërmjet një video-konference nga shkrimtari i njohur Ismail Kadare, nga ish-Presidenti i vendit Alfred Moisiu, nga këngëtarja përfaqësuese në Eurosong, Rona Nishliu. Kjo nismë, tha Arvizu, është për të ndaluar realitetin e vështirë dhe të zymtë me të cilin përballen shqiptarët gjatë gjithë vitit. Ambasadori përmendi një sërë ngjarjesh të ndodhura kohët e fundit në vendin tonë, që sipas tij shoqëria civile duhet të kishte reaguar.

“Duke dalluar progresin të ndalojmë në realitetin e vështirë dhe të zymtë ku përballen 365 ditë të vitti shqiptarët. “Vepro Tani” është për çdo qytetarë të Republikës. Është për ndryshimin që çdo njeri kërkon, ndryshimin për të cilin flasin të gjithë. Për çdo cep të kësaj toke të bekuar. Gjendet në hidhërimin ne Elbasan tek viktimat e aksidentit ne Himare, dhe në Dukagjin ku një familje humbi vajzën, si pasojë e një dhune të pakuptimtë. Gjendet në zemërthyerjen e banorëve të Sarandës, ku qyteti piktoresk ka humbur shumë prej hijeshisë së tij dhe është transformuar në beton. Gjendet në zemërthyerjen e Gjirokastrës tek shohin që nga neglizhenca shemben shtëpitë historike. Tek Tirana ku lëvizja e makinave është kaotike dhe e rrezikshme për këmbësoret. Është koha për të vepruar tani, në këtë çast.”- tha Arvizu. Ndërkohë Arvizu preku edhe terma konkretë duke kujtuar se ende nuk ishte shpallur nga KQZ referendumi kundër plehrave që ishte kërkuar dhe për të cilin ishin mbledhur firmat e domosdoshme.

Fjala e Kadare

Më anë të një video-konference, nismën e përshëndeti dhe shqiptari i shquar shqiptar Ismail Kadare. Kadare iu përgjigj “i kënaqur”, “i lumtur” ftesës së ambasadorit për t’u angazuar.

“Para ca ditësh zoti Arvizu më kërkoi, më shfaqi mendimin e tij për një nismë, aksion, strategji të tij për të angazhuar opinionin qytetar shqiptar për zgjidhjen e punëve. Me kënaqësi pranova ta mbështesja. Për dy arsye kryesore: Kjo vjen nga një shtet i madh aleat dhe për mua është prekëse që ai vazhdimisht i ndjek punët në mënyrë të hapur, të gjerë, të gjithanshme. Kjo nismë bën pjesë në këtë përkushtim të aletatit tonë të madh. Është fjala për të zgjuar një energji qytetare, që ndihmon në mënyrën e vet, se në fund të fundit, qytetërimi njerëzor, europian, botëror, ka lindur atë ditë kur qytetarët patën idenë të grumbullohen diku, në qendër të qytetit, për të marrë pjesë në punët e vendit. Ishte kaq e fortë kjo në fillim, saqë donin të merrnin pjesë në gjëra të mëdha si shpallja e luftës apo vënia e paqes. Pati luftë të madhe njerëzimi për ta kryer, përpunuar këtë ide. Pati luftë të madhe mos fitonte, por ajo fitoi më në fund. Ndaj e quaj shumë të vlefshme, të lumtur një ide të tillë. Për probleme që na duken se mund të zgjidhen. Por nuk zgjidhen lehtë. Veshët na janë mësuar me fjalë: luftë për mbrojtjen e mjedisit, kafshëve. Kanë ekzistuar edhe më parë: “duajini lepujt”, “mbroni kafshët”, “duajeni natyrën”, por njerëzimi ka ecur në kah të kundërt. Kjo luftë, që dukej e vogël, tani ka marrë peshë dramatike, tragjike, përmasa botërore. Një bregdet, peizazh i shkatërruar është si pas një lufte, bombardimi. Ka probleme në dekulturimin e vendit, prishje të sistemit arsimor… Një tjetër greminë morale sot është humbja e besimit te drejtësia. Nuk duhet lejuar kurrësesi. Është katastrofë e vërtetë. Këto duken probleme të ndryshme, por kanë lidhje kauzale mes tyre. I uroj ambasadorit, që ta zhvillojë këtë nismë, siç duhet! Të përfshijë sa më shumë qytetarë, njerëz, ide!”, tha shkrimtari Ismail Kadare.

Reklama-Eagle

3 Përgjigjet për "Vepro Tani, Arvizu fton shqiptarët të marrin fatet në dorë. Kadare: Ka një greminë morale"

  1. Ibrahim  21/06/2012 në 7:12 pm

    me mire eshte qe ambasadori amerikane te trus bythen,se desh na morri ne qafe me nanon president.

  2. greta  21/06/2012 në 9:39 pm

    besoj se ambasadori nuk e di qe Kadareja beri presion deri sa vajzen e vet e beri ambasadore.
    hapi nje zyre te re ne Paris vetem per te, dhe nuk rreshti qe bere trafik inflence deri sa arriti ate qe donte.

  3. TELI DACI  22/06/2012 në 10:31 am

    pershendetje
    jam nje bizesmen i kthyer nga emigracioni qe prej vitit2003
    mbeshtes nismen VEPRO TANI sepse vajten 22 vjet qe politikanet po lozin me fatet tona
    shqiperia ka mbetur peng e 3 politikanve dhe turp per intelektualet qe qendrojne indiferent ndaj ketyre veprimeve te tyre
    ne nuk jemi gati per te hyre ne evrop
    ne skemi shtet,skemi stabilitet
    ditet e fundit este sensibilizuar opinjoni publik per gjakmarjen ne popull dhe eshte e drejt
    por ne kemi politikanet ne gjakmarje, kemi kuvendin ne gjakmarje ku perdoret nje fjalor kaluar standarteve te jetas se perditeshme
    e shum gjera te tjera
    prandaj solidarizohem me shoqaten vepro tani sepse nuk shoh asnje drit jeshile
    pershendetje

Komentet janë mbyllur