Fundjava, liderët politikë pushim, Berisha ndjek finalen Euro 2012 me të rinjtë e FRPD

Presidenti i zgjedhur, Bujar Nishani e kalon fundjavën në Dhërmi, Topi zgjedh Tiranën, po ashtu edhe Rama. Berisha ndjek ndeshjen me të rinjtë në një nga lokalet e kryeqytetit.

TIRANË Pas zgjedhjes së presidentit dhe miratimit të ndryshimeve në qeveri, kjo ishte fundjava e parë për këtë verë që drejtuesit më të lartë të politikës nuk patën asnjë aktivitet publik. Kryeministri Sali Berisha qëndroi në Durrës, ndërsa u kthye dje në mbrëmje në Tiranë për të ndjekur finalen e Euro 2012-ës, Itali-Spanjë. Presidenti i zgjedhur, Bujar Nishani, këtë fundjavë qëndroi me familjen në Dhërmi. Kjo periudhë, deri në 24 korrik kur edhe do të marrë detyrën zyrtarisht në krye të shtetit, duket se për Nishanin do të shërbejë edhe si periudhë pushimi, i cili bregdetin e jugut pritet ta frekuentojë në periudha të shkurtra kohore. Pas vizitës së lamtumirës në Kosovë si President në detyrë, edhe Bamir Topi këtë fundjavë ka zgjedhur të pushojë. Ndërkohë që kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zgjodhi që këtë fundjavë të jetë prezent në media përmes editorialit të fundjavës. Por java që nis sot dhe ky fillim korriku, të paktën deri në datën 12 korrik kur komisioni parlamentar i reformës zgjedhore duhet të përmbyllë punën, pritet që të jetë dinamike dhe me një sërë zhvillimesh.

Berisha, tifo me të rinjtë

I veshur sportiv, kryeministri Berisha ishte dje në mbrëmje një nga ndjekësit e shumtë në lokalet e kryeqytetit të ndeshjes finale të kampionatit europian të futbollit, Itali-Spanjë. Në shoqërinë e të rinjve të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Berisha ndoqi nga afër ndeshjen duke e komentuar herë pas here me nënkryetaren e FRPD-së, Greta Koçi dhe deputetin demokrat, Gerti Bogdani. Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë, Kryeministri komentoi se, ndonëse nuk i kishte ndjekur të gjitha ndeshjet, për shkak edhe të një axhende të ngjeshur zyrtare, kompeticioni europian i futbollit për të ishte një garë e emocioneve të forta, e karakterizuar gjithnjë nga dinamizmi dhe shpirti i garës. I pyetur nga të rinjtë që e rrethonin se kë ekip mbështeste në këtë finale, Kryeministri komentoi se futbollin e ndiqte për bukurinë e lojës dhe garën, dhe se ai mbështeste gjithmonë ekipin që luan më bukur dhe që meritonte fitoren. Berisha u shpreh se sot (dje) ndeshen sulmuesi më i mirë i botës me mbrojtjen më të mirë të botës. Për sulmuesin e Italisë, Mario Balotelin, Kryeministri tha se “ky është dhurata e Zotit për Italinë”, duke treguar në njëfarë mënyre se Berisha e kishte një preferencë në garën e mbrëmshme, sado jo të dukshme në publik.

N.Perndoj

 

 

Për të komentuar rregjistrohuni këtu ose logoni me e-mail e Facebook. Për më shumë informacion lexoni

One Response to "Fundjava, liderët politikë pushim, Berisha ndjek finalen Euro 2012 me të rinjtë e FRPD"

  1. Ciftelia  02/07/2012 at 4:27 pm

    “Jam shume i gezuar qe une SALI BERISHA,Kryeministri i SHqiperise,sidhe ne lufte e siper per tu shpallur mbret,po shoh kete finale sporti,pasi si e dini edhe ju, Spanja eshte mbreteri dhe po fitoi Spanja do jeme shume i gezuar se do me perkrahin per tu ber mbret.Per kete nuk habitem shume,por me shume me habit ai i rrumbullakti qe i bien me kembe(nuk ia them emrin se me kujton presidentin ne ikje) eshte i madh. Ja u them une juve se kur isha i vogel mendoja per kompjutra ,sa per ate qe i bin me kembe ne e benim prej lecke. Une nuk di ceshte futbolli se jam marr me gjera te mesha.Po shoh se historia qenka ndryshuar edhe per kete qe i bien me kembe.Patjeter do kene ndikuar idet komuniste te futura ne spanje qysh prej vitit 1936, cilat une per 25vjet i kam patur inat.Po kjo fitore eSpanjolleve do jete fitorja historike se po thuaj kojcidon me fitoren ndaj Traktatit te Varshaves qe ne arritem me antaresimin tim ne PPSH.Dua tua them ju te rinjeve se per fjle te nderit mua me futi me zore ne parti ai i biri diktatorit ,Sokol Hoxha. Ai me merte dhe ne Drilon,ndoshta per te vozitur varken,po une nuk dija se sic e dini une jam rritur mes maleve.Sa per oxhak nuk them se su habita sipuna e ketij te rrumbullaktit,pasi ne ne anet tona kishim oxhak po jo si ky qe me tregoi Sokoli.Her shikoja teseren e partise ,her oxhakun e me vinte mendja te kompjutrat e te demokracia,po fytyra ua them une ,qe me shkelqente e ndja nje zjarrllek te brendshem.E Dija qe ishte zjarri i partise ku militova 25 vjet,po e kisha nga zori.
    More paska perfunduar ndeshja,po si dualen? SPANJA! RROFTE MBRETI!”

You must be logged in to post a comment Login