Matura, notat e Matematikës për 43 mijë maturantë

Ministria e Arsimit publikon zyrtarisht notat e provimit të Matematikës, ku morën pjesë rreth 43 mijë maturantë nga i gjithë vendi. Rezultatet e provimit të kësaj lënde gjenden vetëm nëpërmjet ID personale të maturantit, përkrah së cilës jepet nota e shkallëzuar si dhe nota zyrtare që do të shënohet në Diplomën e Maturës. Kështu, nëpërmjet kodeve të tyre personale, maturantët mund të njihen me notat këtij provimi, ku sipas drejtuesve të arsimit, niveli i nxënësve ka qenë mesatar dhe më i lartë krahasuar me rezultatet e vjetshme. Drejtues të Agjencisë Kombëtare të Provimeve kanë bërë të ditur se pjesa më e madhe e maturantëve në këtë provim kanë marrë notat 7 dhe 8, ndërkohë që midis tyre ka pasur edhe nga ata që kanë arritur pikët maksimale, rreth 300 në të gjithë vendin. Në këtë provim, kanë rezultuar mbetës rreth 1 mijë maturantë, të cilët nëse nuk e kalojnë me sukses testin e Matematikës në qershor, nuk mund të vijojnë studimet e larta këtë vit, pasi nuk mund të pajisen me diplomën e Maturës.

 

Për të komentuar rregjistrohuni këtu ose logoni me e-mail e Facebook. Për më shumë informacion lexoni

You must be logged in to post a comment Login