Kredencialet diplomatike të veterinerit

A ka gjasa që 100-vjetorin e Pavarësisë ta festojmë me nji veteriner në postin e ministrit të Jashtëm? Un mendoj se jo.

Jemi në nji moment kyç për integrimin e vendin tonë dhe logjika normale do të çonte me mendue se n’atë post nevojitej nji njeri me eksperiencë, mundësisht nji teknik që të dinte me ia ba sa ma të qartë kreut të qeverisë së Tiranës dhe atij që e drejton atë tue ndejt në hije, pritshmërinë e BE-së. Por kemi tashma nji traditë me ministra të jashtëm krejtsisht të kotë; edhe pararendësi i veterinerit, Haxhinastoja, nuk pati asnji sukses në atë post. U zhvendos sa andej këtej në hapsinë me paret e taksapaguesve shqiptarë, tue llomotitë të njejtat formula dhe tue ndie të njejtat fjalë të idhta kritike.

Tashti radhën e ka veterineri.

Nuk e di nëse e ka të qartë ish-veterineri i bashkisë se me ba punën e ministrit të Jashtëm nuk asht njilloj si me i vu vulat e mishit të therun apo me tredhë qentë e rrugave? Shpresoj që ndokush do t’ia ketë thanë se të huejve u kanë ardhë në maje të hundës premtimet boshe të Berishës, se e dinë shumë mirë se Meta asht nji hajdut me çizme, se Gërdeci, 21 janari, korrupsioni, zgjedhja e presidentit pa konsensus janë kredencialet e vetme (negative) të kësaj qeverie. Mos t’i hypin avionit për me shkue me recitue përmendsh libretin e vjetër që ka gjetë në ministri, pse askush nuk i han ma ato dokrra.

Do të isha kureshtar me dijtë se për çka do të mund të flisnin privatisht veterineri i bashkisë me kontin Giulio Terzi di Sant’Agata, diplomat karriere, për çka mund të diskutojë me avokatin Guido Westerwelle, me Laurent Fabius, për çka do të flasin me ekonomistin e politikanin konservator William Hague e me kolegët tjerë europianë? Ministrat e Jashtëm të Europës janë pothuejse injorantë, kam frikë se asnji prej tyne nuk ka njohuni për aftën epizootike, brucelozën apo për linë e pulave! Ky asht problemi i madh i administratës së naltë shtetnore shqiptare: nji mori njerëzish që s’kanë përvujtni e s’njohin limitet e veta të thella strukturale në formimin mendor e intelektual, e që me guximin e budallait pranojnë çdo lloj ofertet për poste e ofiqe, tue u ba gazi i botës ende pa fillue punën.

Kjo qeveri shquhet për njerëz të paaftë e krejtsisht jashtë rolit. Kemi nji mori zëvendesministrash që bajnë hije krejt kot e që marrin rrogën tue pasë meritën e vetme që edhe me pasivitetin e tyne i shërbejnë nji njeriu, madje dy njerëzve: Berishës dhe Metës.

Tash së fundi deputetët Mark Marku dhe Selami Xhepa shprehën kritikat e tyne ndaj organizmave ma të nalta të PD-së. Ndoshta edhe ndonji tjetër i randësishëm do ta çojë zanin së shpejti, por problemi që shtrojnë deputetët Marku e Xhepa nuk mund të zgjidhet kurrsesi prej Sali Berishës e aq ma pak prej “nokave” të shumtë me të cilët asht rrethue ai. Nji PD e marrun peng prej LSI-së së Metës, i cili imponon ministrat ma qesharakë që ka pa ndonjiherë Republika, asht e destinueme me dështue.

Problemi asht se çfarë linjet do të ndjekin opozita mbas nji refuzimi të mundshëm të statusit të kandidatit në vjeshtë!

Refuzimi i tretë i atij statusi do t’i jepte të drejtën morale opozitës që tue shfrytzue pakënaqësinë e njerzve me dalë në sheshe dhe me kërkue rrëzimin e qeverisë së veterinerëve me gjithë koleksionin e tekahytave që i shërbejnë këtij sistemi të korruptuem deri në palcë. Do të ishte e arsyeshme dhe do të gjente mbështetje pranë ndërkombëtarëve kërkesa për nji qeveri teknike që të përgatiste zgjedhjet, mbasi të kishte sprastrue KQZ prej individësh si A. Ristani e t’ia kishte dorëzue atë drejtësisë për shkeljet flagrante dhe për serinë e gjatë te veprat penale që ka konsumue.

Na pret nji vjeshtë e nxehtë e ndoshta 100-vjetori i krijimit të Shtetit shqiptar mund të na gjejë me nji qeveri teknike!

 

 

 

Për të komentuar rregjistrohuni këtu ose logoni me e-mail e Facebook. Për më shumë informacion lexoni

14 Responses to "Kredencialet diplomatike të veterinerit"

  1. Saimiri  05/07/2012 at 10:37 am

    Ndoshta! e pse jo…

  2. lucio  05/07/2012 at 11:08 am

    ndoshta eshte PD qe do te mbushin sheshet e para pas nje puçi qe i beri darken e Sofres se Ariut Meta ne tryezen e Berishes duke konvertuar kater ministra me veterinere te races, e ketu i vetmi qe ka per t’u lumturuar ka per te qene ish ministri Vasili por gjithmone pas nje fushate te lodheshme organizative per te zgjedhur Meten ne krye te LSI-se. Eshte koha per te veprim e jo duke u mbeshtetur ne nje opozite teresisht bllokuese e cfare ka per te thene pas deshtimit te statusit dihet, duhet themeluar nje levizje bashkimi qytetar te mbeshtetur nga shoqeria civile dhe te udhehequr prej shtetaresh historik, qe te vene ekilibrat shoqerore ndermjet dy poleve gjithnje e me te kunderta dhe qe ne zgjedhje prodhojne vetem zvarritje dhe procedura ekstra ligjore. Ndoshta nje organizmi i shoqates se bashkive te vendit qe perfaqesojne nje pushtet gati te pavarur mund te ishte nje fillim per te rritur kerkesen ndaj shpures se zv ministrave qyl te qeverise se fundit te Berishes, vetem shkurtimi i ketyre protofoleve do te sillte nje tjeter rritje pagash edhe me reale se taksa prej 1000 lekesh ne daten 1 korrik te cdo viti

  3. Kalama edhe 50 vjec  05/07/2012 at 11:20 am

    Ndreca, mbete kalama edhe 50 vjec, por kur President i vendit si Topi u zgjodh nje agronom perse nuk bere te njejtin artikull, por Rama qe eshte vetem nje piktor pra arsim zero perse pretendon te behet kryeministri i vendit dhe ti si sponsor i tij nuk thua asnje fjale.Pra llogjika jote eshte kur jane me ty apo socialsite jane burra me shkolle e te afte kur jane Demokrate e kunder teje i quan injorante me shkolle te gabuar ne vend te gabuar.Ndreca je kot fare themi ne ketu ne Tirone.

  4. Kol Tivari  05/07/2012 at 2:26 pm

    Po vetriner eshte edhe Presidenti…Njeri me bosh ne kete bote nuk gjen. Kertolle krejt. Asht si Turkish Boy….Nje prsident qe i mban floket deri tek hunda.hahahahahahaha cfare gallate.

  5. Teta Kuka  05/07/2012 at 4:06 pm

    Te lutem levize pak ti dale gjumi zotnise,por s’ka faj vape e madhe,nuk te lene andrrat me bo rahat…

  6. Kolin, çun tirone dje - shtetas europjan sot  05/07/2012 at 4:14 pm

    Nrec bir,

    + ditën qi nuk do shkrujsh veç zi e blozë siç ke ba deri m’tash,
    + ditën qi do shkrujsh pozitiv për partinë e parë antikomuniste n’pushtet,
    + ditën qi me të njajtin zell qi çfryn e nxin tan politikajt e ksaj partie anti PPSH-PS, do çfrysh e nxish edhe EdRamën e lejfenat e tij të bllokut, na, katolikt e persekutum prej PPSH-PS, prej babës së kryetarit të saj, prej babës së Bushatit, prej babës së Dash Pezë-injorantit, prej babës së IlirGjon xhahilit…, na kena me të vue ty bash në tabelë të nerit si bir besnik i bab Enverit. Vetëm se baba yt shpirtnor katolikt i çfarosi me rroj e me degë. Thon se ka lan mrapa do voglush ilegjitimë aty-ktu për me hup gjurmt e i ka pakzu katolik pse ai vet ka ken mysliman or Nrec bir.

  7. Dashi56  05/07/2012 at 4:39 pm

    Ndreca e ka mire. Nje hajvandoktor president, nje hajvandoktor minister. u be puna hajvandoktore.

  8. Glauku  05/07/2012 at 5:00 pm

    Qenka mbledhur biroja ketu… çfare ndryshimi ka mes jush dhe atyre shokeve te veckel te Frontit e te Lagjes, mbeshtetes mjerane per nje parti mjerane?

  9. Jaho  05/07/2012 at 7:27 pm

    Eu more Adrian Ndreca, se ç’tu paska zgjidhë gjuha, e paske lëshue livadheve me kullotë, aty ku Veterinerët e Politikës Shqiptare e kan plehnue keq e mo zo ma keq. Këtë fjalor kaq të pa takt dhe kaq fyes, as te fletushka e Mero Bazes nuk e has kaq lehtë. U ndjeva në siklet për një analizë kaq bajate kur shoh që një e tillë gjen hapësirë në MAPO. Besoj që Ndrecën kan me e zanë Veterinerët e Politkës sonë, tuj fillue nga Bamir Topi (edhe ai kryeveteriner është)kanë me u shëndrrue në Xharrah e kan me e ba Synet Ngrecën e kanë edhe fenë me ja prish. Një fjalor të tillë kaq të ndyrë nuk e kisha pritë prej tij. Paska rrjedhë i shkreti.

  10. ardian shamku  05/07/2012 at 8:10 pm

    Me çfare krendencialesh shkruan Ndreca? Çfare paska bere ai qe duhet lexuar? Ndreca eshte nje parazit qe nuk di tjeter pune veç sherre e te merret me shumicen qeverisese. Asgjehere nuk merret me stanin e budallenjve te opozites pasi eshte ne shebim te tyre.

  11. Nik Kodra  06/07/2012 at 4:18 am

    Te lummte Z. Ndreca! Dallkauket e pushtetit nuk mund t’i pranojne analizat objektive. Aq me teper sherbetori me servil i regjimit, Z. Ypi alias “Kolin, çun tirone dje – shtetas europjan sot”

    Tung,

    Nik

  12. paradox  06/07/2012 at 1:02 pm

    Une,nuk shoh ndonje ndryshim,si ne artikujt edver rames edhe te ketij nreces.Me siguri qe ky paguhet nga rama.Ps-Sa per dijeni or nrece;-ministrat ne gjithe evropen zgjidhen per aftesi drejtuese dhe jo per profesionin qe kane.Kjo tregon se kultura juaj eshte e ceket…hole!!!

  13. Genti  07/07/2012 at 1:35 pm

    Po ketij priftit, pse i rren mendja qe eshte me i mire sesa nje veteriner? Apo keshtu e kane yshtur te besoje?

  14. arabistan  07/07/2012 at 3:12 pm

    Te falenderoj nxehtesisht Ndrece,qe dhe njehere,ke arritur te nxjerresh fekalet e mesjetes anadollake ne siperfaqe.

You must be logged in to post a comment Login