Eliza Dushku: Në shkollë mësuesit ngatërronin Albania me Armenia

Aktorja Eliza Dushku ka nisur një fushatë për mbledhje fondesh për të përfunduar dokumentarin “E dashur Shqipëri”. Aktorja shqiptare nuk është mjaftuar vetëm me thirrjet në twiter, facebook dhe rrjete të ndryshme sociale, por ka trokitur dhe në çdo derë biznesmeni shqiptaro-amerikan. Së fundmi, ajo ka dhënë dhe një intervistë të gjatë për adhuruesit e saj, ku kërkon që dhe ata të mbështesin projektin e saj pasionant duke shpjeguar arsyet se përse ky dokumentar është aq i rëndësishëm për të.

 

Pse është ky film aq i rëndësishëm për t’u bërë?

Kam qenë në këtë biznes (kinematografi) që kur isha 10 vjeçe. Kam pasur uljet dhe ngritjet e mia, por kjo është shumë ndryshe nga lidhja që kam me Shqipërinë, është shumë sureale dhe emocionale. Im atë dhe familja e tij ishin emigrantë nga Shqipëria, të cilët erdhën me varkë dhe rritën fëmijët e tyre në South End të Bostonit. Shqipëria është e mbushur me shumë dashuri, ata madje më dhanë edhe nënshtetësinë shqiptare kur unë isha për të xhiruar dokumentarin tim. Ishte eksperienca më magjike dhe sureale.

Pse vendose tani për ta bërë këtë dokumentar?

Kisha arsyet e mia personale. Më kishin ftuar në Shqipëri para disa vjetësh. Një fotograf shqiptar më kontaktoi gjatë kohës që unë do të luaja një pjesë në Broduej. Kjo ka ndodhur para 5 vitesh dhe më tha: “Shqipëria po të thërret, dhe duhet të kthehesh në Shqipëri dhe të takohesh me këta njerëz.” Kështu që shkuam në një udhëtim dhe kaluam një eksperiencë të bukur. Menduam që duhet të kthehemi dhe ta dokumentojmë këtë.

Më pas isha në serialin “Dollhouse” për dy vjet dhe kur je në punë me një serial është shumë e vështirë që të marrësh disa javë pushim dhe të nisesh në një vend tjetër me ekipin tënd. Dhe kur fillova me kompaninë time të produksioneve, im vëlla është partneri im i produksioneve, gjërat u rregulluan dhe shkuam verën e kaluar. Gjithë kjo po ndodh në prag të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Për më tepër vitin e kaluar Shqipëria u cilësua si destinacioni numër një nga Lonely Planet. Dhe thamë se tashmë duhet ta bëjmë. Pra, ne filluam të xhironim: unë, im vëlla, i dashuri im dhe shumë të tjerë dhe vendi na priti me krahë hapur.

Nëse do t’ju duhej të zgjidhnit një gjë që shpreson që shikuesve t’u ngelet në mendje nga ky dokumentar, çfarë do të ishte dhe pse?

Vetëm që ta dinë se Shqipëria ekziston dhe se është një nga vendet më të virgjëra dhe të bukura fizikisht, dhe që njerëzit janë të jashtëzakonshëm. Kur u rrita njerëzit që njihja nuk e dinin se Shqipëria është një shtet. Kur u rritëm në Masaçusets, kishte një komunitet të madh armenësh dhe ne kishim shumë shokë armenë. Në vitet ‘80 kur shkonim në shkollë, mësueset na pyesnin se nga vinim, dhe ne u përgjigjeshim nga Shqipëria. Ata na jepnin një përgjigje: “Jo zemër, mos do të thuash nga Armenia”. Dhe ne u thoshim: “Jo! Nga Shqipëria!” Është një vend i vogël. Aty janë brigjet dhe njerëzit më të bukur. Njerëzit atje janë shumë bujarë. Cilido që njoh dhe ka qenë aty, më ka thënë se shqiptarët janë njerëzit më bujarë dhe më të jashtëzakonshëm.

Ju keni parë zakone të ndryshme kur udhëtuat në Shqipëri, ka ndonjë të cilin e ke më për zemër?

Ushqimi ishte i tillë që mund të vdisje për të dhe gatuhej me shumë dashuri. Mund të shkoje ku të doje dhe njerëzit do të jepnin edhe gjënë e fundit që u kishte mbetur në frigorifer. Kudo që shkonim ushqimi ishte i jashtëzakonshëm. Gjithashtu dhe kërcimi më la shumë mbresa. Kur shkuam në Alpet e Shqipërisë, kërcimi i tyre ishte shumë aktiv dhe mahnitës.

I dashuri juaj Rick Fox, a nxori ndonjë lëvizje nga ato të Dancing With The Stars?

Ai ndoqi rrymën gjatë shumicës së kohës. Tony Dovolani ishte gjithashtu atje për të na dhënë disa këshilla. Ishte shumë argëtuese.

Pas këtij dokumentari të mrekullueshëm, çfarë do të vijë tjetër për ty?

I jemi përkushtuar shumë fushës së produksionit. Unë dhe vëllai im prej disa vitesh kemi punuar për një projekt biografik mbi Robert Mapplethorpe. Jemi akoma në punë e sipër. Gjithashtu po merremi me një skenar tjetër që është bazuar te Bostoni, në të cilin unë do të jem producente dhe pjesëmarrëse në të. Do të kem shansin të luaj një vajzë të vërtetë nga Bostoni, gjë për të cilën kam përvojë. Jemi shumë të entuziazmuar për këtë film, por nuk mund të flasim më shumë për të, pasi akoma po shkruhet. Po punojmë gjithashtu dhe me një novelë grafike për televizionet kabllore, dhe nuk e di nëse do të luaj një rol të rëndësishëm aty apo jo. (Ajo ka ngritur dhe një organizatë jo fitim prurëse në Ugandën Veriore, dhe na pret në një event bamirësie në Korrik në San Francisco.) Po e riprezantojmë organizatën tonë: Është një organizatë për trajtimin e traumave të fëmijëve që kanë qenë ushtarë dhe për viktimat e luftës në Ugandë.

Përktheu: A.Tuci

Për të komentuar rregjistrohuni këtu ose logoni me e-mail e Facebook. Për më shumë informacion lexoni

4 Responses to "Eliza Dushku: Në shkollë mësuesit ngatërronin Albania me Armenia"

  1. miri  06/07/2012 at 4:46 pm

    Eliza gjithmone e adhurueshme.

  2. CHELSEA  07/07/2012 at 7:32 am

    …po ti besh ADN babase tend andej nga ato ane del..
    …po ti je albanian…hahahahaha….

  3. toma  07/07/2012 at 5:24 pm

    po ase ti nuk din me dallue albanien prej afrike moj prastetutke po ti me zezakee kalone

  4. raimondi  08/07/2012 at 1:32 am

    Eliza eshte kinge , lovely girl – Eshte edhe shume patriote

    Kudo qe shkon ben propagande per Shqiperine

    Eliza e ka mbiemrin tipik shqiptar–Tamam vajza jone ..me e mira , biles

You must be logged in to post a comment Login