Teuta dhe Flamurtari me një këmbë jashtë Europaligë

Teuta u përpoq që të mos pësojë gol në fushën e saj, sepse në këtë mënyrë ka më shumë shanse që të sigurojë kualifikimin kundër skuadrës gjeorgjiane, Metalurg Rustavi. Por kësaj ia arriti deri në minutën e 77-të, kur gjeorgjianët gjejnë rrugën e rrjetës dhe golin e fitores, gol i cili, duke qenë se u shënua në fushë kundërshtare, vlen pothuajse kualifikimin. Këtë rrjetë e realizoi Dimitri Tatanashvili. Ndërkohë që për të bërë “tris” menduan Revaz Getsadze (84′) dhe Givi Kvaratskhelia (90′) me anë të një penalltie të fituar në limitet e kohës së rregullt.

Teuta shfaqet e plogësht dhe pa petkun e skuadrës së sezonit që kaloi, ndoshta kjo e diktuar edhe nga largimet e ndonjë lojtari me peshë. Ndërkohë që në Vlorë, siç pritej, Migen Memelli e ka nis nga stoli ndeshjen ndaj hungarezëve të Honvedit. Sulmuesi 32-vjeçar ka firmosur vetëm para pak javësh me Flamurtarin dhe nuk është ambientuar ende me skuadrën, si dhe nuk ishte në gjendjen më optimale për të luajtur si titullar. Në këtë këndvështrim, trajneri Muça ka vendosur që t’i besojë dyshes Pejiç-Soza, edhe këta dy lojtarë që faktikisht luajtën për herë të parë së bashku.

Argjentinasi ka ardhur te Flamurtari që në muajin prill, por nuk mundi të luajë për asnjë ndeshje pasi kampionati ishte në mes dhe federimi i tij vlente vetëm pas datës 31 maj, pra pas startit të sezonit të ri. Kështu që me gjigantin kroat, Soza ka provuar të luajë veçse në stërvitje. Mbase ka qenë ky episodi që ka përcaktuar fatet e një takimi. Shqiptarët që ndërrojnë organikën e klubeve pothuaj çdo vit edhe kësaj radhe kanë paguar shtrenjtë këtë gabim në kupat e Europës. Dje Honvedi la Shqipërinë me një gol më shumë. Në fakt pas një jave në Hungari ekipi i Muçës mund të jetë më i “kolauduar” por do të ketë të vështirë të përmbysë historitë e kësaj sfide që u vendosën në minutën 46 nga Richard Vernes. Marrë nga ajsbergu.com/sport

Për të komentuar rregjistrohuni këtu ose logoni me e-mail e Facebook. Për më shumë informacion lexoni

You must be logged in to post a comment Login