Arvizu: Nëse nuk votoni imunitetet, SHBA do zhgënjehen

Ndërsa socialistët janë të pavendosur lidhur me qëndrimin që do të mbajnë në ditët në vijim sa I përket nismës së mazhorancës për kufizimin apo heqjen e imunitetit, Shtetet e bashkuara të Amerikës kanë përcjellë dje një mesazh të qartë se presin që seanca e datës 6 gusht t’i bëjë politikanët dhe zyrtarët e lartë të barabartë para ligjit. Në të kundërt mosvotimi nga ana e Kuvendit e një nisme të tillë do të zhgënjente SHBA-në. Mesazhi është përcjellë dje nga ambasadori amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, i cili duke marrë pjesë në një aktivitet në Gjirokastër ka gjetur rastin të flasë dhe për situatën politike në vend. “Ne presim me kënaqësi 6 gushtin, që është dita në të cilën është planifikuar që të ndodhë votimi për heqjen e imunitetit. Por presim që më 6 gusht do të kalohet diçka, duhet patjetër të miratohet diçka, sepse nëse nuk ndodh, atëherë ky do të jetë një zhgënjim shumë i madh për Shtetet e Bashkuara, prandaj ata duhet ta bëjnë këtë”, – tha ambasadori Arvizu në fjalën e tij. Sipas tij, ky është një rast i mirë për një marrëveshje mes partive politike, në mënyrë që në Shqipëri të krijohet mundësia për të hetuar dhe ndarë zyrtarët hajdutë nga të tjerët. “Mendoj që janë duke qarkulluar versione, drafte të ndryshme, Partia Demokratike ka përgatitur një draft po ashtu edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kështu që qartazi të gjithë duan të bëjnë diçka për heqjen e imunitetit. Dhe mendoj se kjo është jetike, e rëndësishme, sepse ka gjyqtarë të mirë ka, parlamentarë të mirë po gjithashtu ka, edhe hajdutë mes tyre, kështu që çështja e imuniteteve abuzohet në këtë vend dhe nëse njerëzit do të ishin seriozë për përmirësimin e shtetit ligjor atëherë duhet të ketë një marrëveshje për heqjen e imuniteteve. Bashkësia ndërkombëtare dëshiron të ndihmojë  në këtë drejtim. Ne jemi të vendosur ta bëjmë këtë gjë, por në fakt aksioni, veprimi i vërtetë, do të qëndrojë, do të mbetet me partitë”, – tha Arvizu. Ndërkohë, duke iu referuar çështjes së plotësimit të kritereve të procesit integrues, ambasadori amerikan është shprehur se do ishte e mira që Shqipëria dhe klasa politike shqiptare të mos i plotësojë ato në mënyrë formale por për të mirën e shqiptarëve. “Qartësisht ne mbështesim qëllimin e thënë nga të gjithë drejtuesit  e Shqipërisë, që Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së. Përsa kohë që këto zhvillime po e lëvizin vendin drejt atij drejtimi, atëherë ne jemi shumë mbështetës për këtë, por unë gjithmonë kam thënë aq sa e admirueshme është që mund të arrihet statusi i kandidatit, për mua është e rëndësishme që këto gjëra të mos bëhen thjesht për të marrë statusin e kandidatit, por se janë të rëndësishme për zhvillimin e vendit”, – ka pohuar ambasadori Arvizu.

Për të komentuar rregjistrohuni këtu ose logoni me e-mail e Facebook. Për më shumë informacion lexoni

5 Responses to "Arvizu: Nëse nuk votoni imunitetet, SHBA do zhgënjehen"

  1. Ibrahim  15/07/2012 at 2:23 pm

    kete thuaja toq shokut rama.dhe mos u lodh nga dy a tre her te shkon ne ps.

  2. Illi  16/07/2012 at 8:18 am

    Po sikur u zhgenjyet nje here nga zgjedhja e presidentit dhe nuk ndodhi gje?

  3. Nikonestea  16/07/2012 at 8:26 am

    E luan shume mire rolin e Big Brother-it mire do ishte po te ishte e vertete,por kemi te bejme me fatkeqesine qe kemi ambasade amerikane ne….sa te lumtur.

  4. illi  16/07/2012 at 12:15 pm

    Po sikur u zhgenjye njehere nga zgjedhja e presidentit?! Prape e njejta formule?!

  5. xheku  16/07/2012 at 2:20 pm

    Deri sa te jete ne krye te PS Edvin Rama ju do te zhgenjeheni. Akoma ju se keni kuptuar qe ai eshte i dis ekulibruar si njeri,cfare thote ne mengjez e ka mohuar ne darke.

You must be logged in to post a comment Login