Drafti në qeveri, legalizimet 30 mijë ndërtime të padeklaruara do të marrin tapitë

Shumë shpejt Këshilli i Ministrave do të miratojë një vendim, nëpërmjet të cilit do të përfitojnë nga legalizimi edhe 30 mijë objekte pa leje, për cilat nuk është bërë vetëdeklarimi sipas afateve të përcaktuara në ligj. Burime nga ALUIZNI bëjnë me dije se aktualisht po punohet mbi 240 mijë dosje për objekte në proces legalizimi, në një kohë që janë rreth 270 mijë te tilla. Mirëpo rreth 30 mijë dosje kanë ngelur të ngrira, pasi mosdeklarimi në kohë i përjashton ato nga procesi. Në shumicën e rasteve të gjithë këta persona që disponojnë këto ndërtime, nuk kanë mundur të bëjnë deklarimin sipas afateve ligjore për shkaqe më së shumti objektive. Mësohet se shumica e tyre janë emigrantë dhe nuk kanë qenë në Shqipëri në momentin kur duhet të bëhej deklarimi sipas ligjit. Burimet nga ALUIZNI bëjnë me dije se qeveria do të tregohet e kujdesshme me këtë kategori, pasi pas çdo ndërtimi qëndron mundi i një familjeje të tërë. Për të rehabilituar edhe këtë kategori, aktualisht është duke u marrë i gjithë informacioni që duhet për të verifikuar se sa është numri real i ndërtimeve pa leje, aplikantët e të cilave kanë tejkaluar afatin ligjor, por që objektet në pronësi të tyre datojnë para se ligji të hynte në fuqi. Për të bërë të vlefshëm legalizimin e tyre, ALUIZNI do të çojë një propozim në Këshillin e Ministrave për të përfshirë në proces dosjet që kanë probleme me afatet ligjore, por që në themel përfitojnë. Sipas ligjit aktual të legalizimeve, Zyra e Urbanistikës pranë njësisë së qeverisjes vendore, në përputhje me ligjin ishte e detyruar të pranonte vetëdeklarimet për një periudhë 4-mujore nga data e fillimit. Periudha e vetëdeklarimit është vlerësuar një proces vullnetar për të gjitha subjektet gjatë 2 muajve të parë, ndërsa gjatë 2 muajve të dytë të saj procesi i vetëdeklarimit shoqërohet me sanksione. Sipas ligjit aktual, brenda muajit të tretë vetëdeklarimi shoqërohet me gjobë 10 lekë për metër katror sipërfaqe toke të zënë. Brenda muajit të katërt, vetëdeklarimi shoqërohet me gjobë 20 lekë për metër katror sipërfaqe toke të zënë, dhe në përfundim të afatit të vetëdeklarimit, subjektit i humb e drejta e legalizimit. Mirëpo, për shkak se procesi i legalizimit është shoqëruar me një problematikë të madhe dhe nuk ka respektuar afatet ligjore në tërësi, sanksionet ligjore për ata që nuk janë vetëdeklaruar në kohë nuk janë aplikuar. Nuk janë pak, por mijëra objekte që nuk kanë bërë vetëdeklarimin. Nga ana tjetër, ligji i legalizimeve në mënyrë kategorike nuk përfshin në formalizim ndërtimet pa leje të ngritura mbi troje private brenda vijës së verdhë, kur planet rregulluese urbanistike parashikojnë ndërtime mbi 5 kate nga niveli zero. Legalizimi nuk shtrihet për ndërtimet informale mbi 3 kate të ngritura në troje private, brenda vijës së verdhë. Ligji gjithashtu nuk përfshin objektet informale brenda një distance prej 100 metrash nga akset rrugore kombëtare, me përjashtim të rasteve kur ndërtimi informal përfshihet brenda një zone informale të miratuar.

ion pu� ahP����� prej tyre. Dy kandidatët e mbetur i kalojnë Kuvendit për votim dhe kryetar i KQZ-së zgjidhet ai emër që merr më shumë se gjysmën e votave të deputetëve të Kuvendit.

 

 

Për të komentuar rregjistrohuni këtu ose logoni me e-mail e Facebook. Për më shumë informacion lexoni

You must be logged in to post a comment Login