Ngutja e Lames

I dashur Artan. Sëpari mëkishmarrë malli për shkulmin tënd herë idealist dhe herë disi teatral. Teatral jo në kuptimin e keq të fjalës. Aspak. Më vjen mirë që ti, por më vjen akoma dhe më mirë që edhe Lubonja, lexoni rregullisht Gazetën Mapo dhe bile edhe konsultoheni telefonikisht, veçanërisht për shkrimet e mia. Pa pikë ironie mund të pohoj se më vjen mirë. Gazeta që prej pak kohësh drejtoj, e meriton vërtet atë vëmendje që ju kaq bujarisht ia jepni. Bëj habi se si ‘miku’ dhe ‘kundërshtari’ im i kahershëm, i sa e sa ‘ndeshjeve’ mediatike, zoti Lubonja pra, nuk më merr drejtpërsëdrejti në telefon asnjëherë. Ndoshta nuk ka kohë për të humbur. Unë mbetem gjithmonë ndër ata që mendojnë se koha e zotit Lubonja është një kohë e çmuar, ndaj dhe unë nuk e shqetësoj asnjëherë. Pra, ne asnjëherë nuk dëgjohemi. Takohemi vetëm rastësisht. Përpara apo pak minuta pas emisioneve TV. Atëherë kur qëllon. Rrallë e për mall, simbas axhendës televizive të mikut tonë Fevziu.

Sepse dihet prej vitesh, Lubonja në TV, mund të ndeshet vetëm në TV Kombëtar Klan. Dhe ndryshe nga ndoshta ç’pandehin telespektatorët, në ato pak minuta pa kamerat në mes, jemi më të butë dhe realisht miqësorë.

Mirëpo përpara se Artani të shkulmonte sërish me vrull të çartur ndaj meje, dhe meqë Artani ka shkruar se paskësh marrë edhe titullin e shkrimit, nga vetë batuta e Lubonjës, përfitoj nga rasti që Artani më dha, e t’i them Lubonjës, se e mirëpres të më telefonojë ndonjëherë. Sepse nuk është e para herë, që ndeshem tërthorazi me komentet e tija, ndaj veprimeve apo shkrimeve të mia. Dhe meqë paskemi një interaktivitet de facto me njëri tjetrin, mirëpo një interaktivitet i cili nuk kalon përmes nesh, por përmes të tretëve, përfitoj pra të them dy gjëra: e para, më vjen mirë që në diversitetin tonë, apo në ndarjen tonë, ne përsëri paskemi diçka që na lidh, qoftë kjo edhe një kontradiktë e pashërueshme dhe e dyta, këtë që na lidh, qoftë pra dhe zgjidhjen, nuk kemi sepse ta shpirtërojmë përmes trupash apo qeniesh të tjera.

Ne edhe s’kemi vdekur. Edhe mund të shihemi. Enkas dhe rast pas rasti. Edhe mund të dëgjohemi. Edhe mund të grindemi. Bashkë dhe drejtpërsëdrejti.

Kjo për sa i përket, Lubonjës, të cilin, pavarësisht se në sens unik dhe duke mos pritur reciprocitet nga ai, e vlerësoj dhe madje e dua shumë edhe si qenie njerëzore. Ashtu në llojin tim. Për trill dhe për kundërshti. Ndonëse e di fare mirë që Lubonja as e ka patur, as e ka dhe as do ta ketë një ndjesi të tillë. Fatosi duhet të më falë nëse po merrem kaq gjatë me këtë ilustrim, porse nëse është e vërtetë biseda e cituar nga Artani, ndërmjet Fatosit dhe Artanit pra, atëherë lipsej që edhe unë të thosha diçka për perceptimet e mia. Sigurisht pa romuze, jo në tel me një të tretë, por në gazetë, si të ishte një email, meqë, asnjë të tillë, asnjë email nuk kam shkëmbyer asnjëherë me Fatosin.

Tani të kthehem në çfarë shkruan Artani.Apozoti Lame.

I dashur Mik. Unë jam një gazetar. Mbeta në thelb i tillë. Ashtu si edhe ti, edhe mbas peripecive që të dy kemi patur në funksione publike. Ndryshe nga ty, nuk jam anëtar i asnjë Asambleje partiake. Por jam dakord që në fund të fundit kjo do të thotë ndonjëherë pako gjë, si për ty ashtu edhe për mua. Porse i jep dreqi e mori, do s’do, një ngjyrë angazhimi të lehtë partiak tehut të sulmeve apo denoncimeve të tua. Megjithatë le ta lëmë mënjanë këtë ngjyrim. Jam i ndërgjegjshëm, që jo në pak raste, kam qenë i ngjyrosur edhe vetë, edhe më shumë se ty, ndonëse pa asnjë teserë në xhep. Me një ndryshim nëse më lejon. Unë nuk e fsheh dhe bile e nënvizoj, nëse bindjet e mia, përkojnë me një forcë politike e cila në momente të caktuara, simbas perceptimit tim, vepron në drejtimin e duhur. Në përputhje me interesin e vet, por edhe në përputhje me interesin publik.

Sepse, që të sqarohemi i dashur Artan, dihet që ne nuk jetojmë në një manastir dhe jemi ndërkohë gazetarë dhe jo predikatorë. Miku im i madh, Marco Pannella, më ka mësuar, atje në Romën e përjetshme, një koncept të mençur, të cilin e ruaj si të shtrenjtë dhe ia jap hua kujt e pëlqen dhe e vlerëson.

‘Partia në kohët e sotshme’ më mësonte Pannella, ‘për subjektet laike dhe skeptike, nuk është një kishë apo një xhami. Nuk është një fe apo një besim, tek i cili pagëzohesh, të cilit i falesh, i rrëfehesh dhe të cilit i premton besnikëri të përjetshme.’

‘Kjo është një marrëzi e totalitarizmave apo e postotalitarizmave, klerikale apo politike’.

Më tej kollosi vazhdonte:

‘Jo, partia, kjo organizatë sot, duhet të perceptohet si një autobus apo si një tren, tek i cili hipën për të mbërritur në stacionin e bindjeve apo betejave të tua dhe më pas zbret, nëse partia (organizata) ecën më tutje, aty ku ti, personi i hipur, nuk sheh stacione apo qëllime që përputhen me bindjet dhe shijet e tua…’

Mirëpo më rezulton se ti, Artan asnjëherë nuk ke zbritur nga Asambleja e Partisë Socialiste, ndonëse, shpesh të kam hequr publikisht kapelen, për lirinë jo të pakët që ke dhe përdor, në trajtimin e temave të ndryshme, edhe në kundërshtim më linjën e kryesisë apo të Kryetarit të PS, me të cilin dihet ke pasur përplasje si dhe ke pasur edhe afrime. Mirëpo sidoqoftë, ky ‘agresiviteti yt ndaj Lulëzim Bashës, duket ndonjëherë pak si më shumë se ç’duhet tendencioz… Qofsha i gabuar. Madje uroj, për hir të autenticitetit të polemikës tënde, që të jem i gabuar.

Pole ta hedhim pas krahëve këtë pandehmë. Jam dakord të mos e ulim edhe më stekën e ‘polemikës sonë’, që siç edhe e shikon, unë e kam me seriozitet dhe përzemërsi të plotë.

Tani, Artan i dashur, (ti në shkrimin tënd më ke dhënë një konfidencë paraprake, duke m’u drejtuar hera-herës ‘Arturi’ dhe unë po të drejtohem në një trajtë të ngjashme, por besoj më të përmirësuar: ‘Artan i dashur’. Shpresoj të më mirëkuptosh për këtë reciprocitet të përmirësuar me pak afeksion më shumë…), tani pra, le të kthehemi tek thelbi i asaj që ti shkruan.

Në radhë të parë dhe aty mbetem, dyshoj seriozisht, që ti e ke lexuar shkrimin tim.

Unë askund dhe kurrkund nuk shkruaj që bashkohem me prerësit e pemëve apo më kryesorja akoma, me prerjen e pemëve. Nëse ti e gjen, pra nëse ti ke durim dhe e lexon dhe nëse ke forcën të na thuash të vërtetën:

Që domethënë e ke hamendësuar dhe jo lexuar shkrimin tim, atëherë diskutimi ndërron udhë dhe nga një polemikë me subjekt të imagjinuar, shndërrohet në një polemikë me objekt të lexuar.

Pa dashur të përsëris ç’kam shkruar, në respekt të lexuesit, kam shprehur habinë time se pse, nuk meditojmë sadopak pozitivisht, që Kryetari i Bashkisë, Basha, pavarësisht prerjes së dhimbshme të dhjetëra pemëve, si dhe pavarësisht kostos së lartë dhe të pamundur të një nënkalimi si për shembull te Villa Borghese, për të shpëtuar pemët, Basha pra, ka vijuar t’i qëndrojë fort dhe prej një viti Moratoriumit të lejeve të ndërtimit. Gjithashtu kam shkruar se Projekti i Zhvillimit të Kryeqytetit, në drejtim të Paskuqanit, Parkut të Madh dhe të gjelbër të Paskuqanit, me një lumë të vërtetë në mes, Lumin e Tiranës, është një gjë shumë e mirë. Sepse zhvillon qytetin në drejtim të gjelbërimit, ul gradualisht dendësinë e çmendur urbane dhe hedh bazën e një Tirane policentrike. Ne bashkë kemi zhvilluar ca beteja të vendosura kundër një Plani të tmerrshëm të Qendrës së Tiranës, me shtatë apo tetë përbindësha 30-katësh, te Muzeu, Hotel Tirana, piedestali bosh i Hoxhës, Teatri i Kukullave etj.

Basha ka në dorë një Projekt zhvillimi që shkon kryesisht përtej Qendrës, që edhe kështu si është, ka mjaft probleme.

Artan unë besoj se je ngutur. Dhe shumë madje. Ndonëse nga ana tjetër, e respektoj thellësisht nervozizmin tënd principial që me sa duket, s’të ka lejuar të lexosh tekstin tim. Ndoshta ato pak fjalë të thëna në telefon të Lubonjës, të kanë sugjestionuar në atë pikë, saqë ke menduar padrejtësisht se kanë qenë të mjafta. Por ja që nuk është kështu. I ke dhënë karar pra, ta këpusësh një kopaçe, pa le të vejë ku të vejë. Titulli, po po, titulli të ka magnetizuar, por edhe të ka humbur drejtpeshimin e gjykimit dhe të së vërtetës miku im. Aq më tepër të thuash pastaj se ‘Zheji nuk e lëshon Bashën, e bla la bla!…’

Tani s’di ç’të të them më. Bile shoh se shumë kam shkruar mbi një ‘nonsense’, që buron nga një jo-lexim dhe nga një romuz hokatar i thënë në telefon, nga miku ynë Lubonja.

Për zotin Kasmi që përmendje në treshen e Mosketierëve të Zinj dhe Anti-Pemë, përsëri nuk di ç’të të them. Nuk e njoh.Poedhe ai ka gazetë vetë. Ndoshta të shkruan, ndoshta jo. Për Henrin, tjetër Mosketier i Zi dhe Anti-Pemë, edhe ai, simbas shkrimit tënd, e kishe në Studio Tv te Topi dhe u shqepët paq në fjalë, ide dhe batuta. Pastaj ju dëgjoheni shpesh në tel, ashtu si nuk ndodh me mua.

Mirëmbetsh Artan i dashur. U zgjata ca, sepse ndoshta thellë-thellë dhe u çmalla.

Nëse do të shkruash prapë për mua, je i mirëpritur, por në krye të herës, kam dy kërkesa ose po deshe edhe lutje:

E para, lexo shkrimin tim, përpara se sa të shkruash mbi ç’kam shkruar.

E dyta, le të mundohemi të ruajmë etikën e komunikimit ashtu si dhe pemët, ashtu si dhe unë bëra çmos nga ana ime.

 

Për të komentuar rregjistrohuni këtu ose logoni me e-mail e Facebook. Për më shumë informacion lexoni

18 Responses to "Ngutja e Lames"

  1. abc  16/07/2012 at 10:50 am

    Ka te drejte tur-imamit qe i eshte bere qejfi: Lamja mbasi deshton te merret me vamdalet-sundues, shkon dhe merret me ahengxhiun e perjetshem te pushtetit,duke i vene atij ne dukje nje ekzistence te pamerituar.

  2. rrofeshate  16/07/2012 at 11:10 am

    Thote Artur Zheji ne shkrimin per Lulzim Bashen “Shkova dhe e pashë. Një herë. Disa herë. Edhe mua, pse ta fsheh, më dhembi pamja e ca pemëve të prera.Dhe i bëra vetes dhe disa specialistëve pyetjen: “A ia vlen prerja e disa dhjetëra pemëve, për zgjerimin e një rruge kombetare? Padyshim, më thanë specialistët, nëse do të konceptohej një nënkalim i madh për të shpëtuar pemët, ashtu si te Parku i ‘Villa Borghese’ në Romë.”

    Thote Artur Zheji ne kete shkrim “kam shprehur habinë time se pse, nuk meditojmë sadopak pozitivisht, që Kryetari i Bashkisë, Basha, pavarësisht prerjes së dhimbshme të dhjetëra pemëve”

    Besoj se gjithsecili arrin te shohe se sa jo koherent je ne shkrime zoti Zheji. Pastaj te shohim me kujdes ato fjalit per lumenj gergellonjes (qe nuk e di ne ca viti do behen) qe do na behen se shpejti kur keto ekzistuesit jane per faqe te zeze (psh lumi i Lanes eshte kthyer ne nje hale publike ku kuterbon era e amoniakut). Se po merresh me moratoriumin si arritje, po eshte arritje dhe nuk eshte se ka ndonje gje per t’u krenuar thjesht ndertuesit jane agjerueshem dhe po presin vaktin e celjes se iftarit (lexo planit urban) per t’u versulur si te babezitur.

    por le te prek dhe pak ceshtjen Lubonja (qe e paske perzemer). Ne ditet e para te kesaj katrahure ku po priten peme te nje Parku Kombetar, ku po prishet muri rrethues te nje Pallati te nje vecantie arkitekturore (vecanti qe Bashkia po e promovonte deri me dje “http://www.mapo.al/2012/04/24/tabaku-bashkia-projekte-per-promovimin-e-trashegimise-kulturore/” apo edhe “http://www.panorama.com.al/kulture/tirana-6-objekte-ne-guiden-e-ndertimeve-totalitare/”) Fatos Lubonj ka shkrur nje shkrim drejtuar atyre intelektualeve (besoj se edhe ju jeni te perfshire) qe dolen pro Bashes ne nje eveniment qe quhej “Iniciativa per Tiranen” ku mbase ju nuk ishit figure e dukshme por njeri nga “Musketjeret e Zinj”, Henri Cili, ishte imazhi (hiq Grida Dumen) i ketij evenimenti. Pra, Lubonja denjoi t’iu shkruante nje leter te hapur te gjitheve dhe deri me tani askush nuk ka denjuar t’i ktheje pergjigje (http://www.panorama.com.al/opinion/masakra-mbi-tiranen-vazhdon/), kete e thashe meqe ndjehesh keq qe Lubonja nuk ta paska varur. Kaq kisha une zoti Zheji, shpresoj qe komenti te postohet dhe te lexohet prej jush meqe eshte dhe informativ.

  3. I-liri  16/07/2012 at 11:56 am

    Kur vetem e mburr Bashen per veprat e tij, dhe thua se ne brigjet e “lumit te vertete”, Lumit te Tiranes, do te ndertoje nje park te madh me peme, me te madh se ai i Liqenit, ne thelb je dakort me te gjitha veprat e tij. Por jo vetem me veprat. Ti Zheji ne radhe te para je dakort me fjalet. Midis asaj qe “do te ndertoje”, me fjale dhe prishjes te dickaje qe ekziston, ka shume ndryshim. Do te ndertoje- mbase- por mund te mos ndertoje kurre. Deri me tash, Basha ka treguar se vetem di te prishe, sipas urdherit te usta Prishka.
    Pra ne thelb,z. Zheji,juve jo vetem Lubonjes dhe Lames, por edhe neve lexuesve te tu nuk na ke lene pershtypjen se nuk je dakort me prishjen e Parkut. Pa lexuar Lamen, ne te jemi pergjigjur para tij, duke te thene: Mos shkruaj nga kafenete e Tiranes, por dil dhe njihu me opinionet rreth Tiranes dhe jashte saj.
    Dhe sheno! Ne se i ke ne arkiv, fotot e Lanes dhe Parkut Rinia, ruaji. Te duhen qe pas nje viti te besh krahasimet, me rrugen qe do te sjelle zhvillim… siper Parkut…

  4. J.P.Sarter.  16/07/2012 at 12:29 pm

    Nje ndryshim te madh qe kam vene re mes botes se qyteteruar qe ne e konceptojme si”Perendim” dhe vendit tone,Shqiperise.Megjithese ne Perendim kam qene kalimtar me shume se rezident,kam vene re nje fakt shume domethenes dhe qe me ka bere pershtypje.Atje ka respekt per njeriun.Dhe kjo vihet re qe ne kontaktin e pare dhe nuk eshte zor per tu verifikuar.Nuk ka shtirje,nuk ka facade.Ka ndjesi dhe ndjenje te çiltert dhe te sinqerte per gjithesejcilin ashtu siq e meriton.E kjo ndodh nga njeriu i rruges e deri ne maje te elites.Ç’fare ndodh ne Shqiperi.Po marrim eliten ose intelektualet meqe edhe niveli i debatit eshte i tille.Ketu kolegu intelektual nuk shihet si partner,si bashkmisionar,si solidar,si bashkepergjegjes apo si bashkombas.Ketu shihet si rival,si konkurent,si i paaafte,si hileqar,si djallezor ,madje deri edhe si armik.Shikoni debatet televizive apo me shkrim.Mani e ketyre intelektualeve,ta ulin sa me shume kolegun,ta denigrojne,ta poshterojne,ta perçudnojne,ta perdhosin sa me shume e me kete rast te demonstrojne superioritetin e tij ndaj kolegut te vet.Eshte nje ndryshim shume i madh mes Perendimit dhe Shqiperise sjellja ndaj njeri-tjetrit dhe ndaj njerezve.Kudo ka konkurence dhe rivalitet,po jo si mes hienave apo si mes tigrave.”Njeriu per njeriun eshte ujk” eshte nje proverb i kudogjendur,por per problemin qe diskutova me siper,atje ne Evrope,”Ujku per ujkun ish njeri”.

  5. Mehmet Metaj  16/07/2012 at 1:49 pm

    APOKALIPSI EKOLOGJIK QE PO TROKET !

    Përcaktimi i Universit është përligjur tashmë nga teori të ndryshme shkencore, zanafilla e të cilave vjen që nga Greqia e lashtë dhe i famshmi Pitagora dhe filozofi korife´Aristoteli, të cilat kan reflektuar rreth nevojave immediate, reale dhe sociale. Ndërkohë një rreth vicioz ka ekzistuar në të gjitha epokat, që vjen dhe është prova e kuptimit të moralit që imponon pushteti duke dhunuar alternativat shkencore. Por ja le të shpresojmë nga “zbulimi” Zviceran i diteve të fundit i grimcës së Zotit ose grimca “Higg” që mund të na spjegoj enigmën e Universit.(?!).

    Fizika helenistike e kthimit të përjetshëm u përkthye në favor të evolucionit linear, si vepër e disa teologëve, të cilët në fillimet e erës kristiane nuk pranuan aprovimin e historisë së shenjtë kundrejt ridimensionimit dhe rilindjes së botes natyrale. Në mënyrë supersonike natyra ka qënë gjithmone fotokopje e vetvetes, ndërkohe që njeriu e ka parë atë në funksione të ndryshme në vartësi të epokave.

    Në gjithë rruzullin tokësor janë 4,1 miliard ha pyje. Nga sipërfaqja e përgjithshme e planetit tonë (Tokës) prej 51 miliard ha, 74 % mbulohet nga uji (oqeanet, detet, liqenet, lumenjt) kuse 26 % është tokë e that që përbën 13,18 miliard ha. Dhe 31 % e kësajë toke të thatë mbulohet nga pyjet, d.m.th afro 8 % e sipërfaqes së tokës së planetit. Po të zbriten këtu pyjet e ulëta (shkurre) të rritura në kufijt e kënetave dhe të tundrës, në shkretëtira dhe gjysëmshkretëtira, mbeten vetëm 5 % pyje të lartë. Per rreth 6,3 miliard popullsi i bie 0,6 ha pyll per capita. Ky është një thesar madhështor i tokës për njerëzimin.

    Çdo vit pyjet si pjesa e gjelber e planetit thith 123 miliarde ton anhidrid karbonik. Pjesen me te madhe te barres e kane pyjet tropikale me 34 % te gazrave te absorbuar dhe me pas vijne savanat me 26 % edhe pse zene nje siperfaqe sa dyfishi i pyjeve tropikale. Shifrat janë marramendëse, por tendencat janë të qarta: planeti po shkon drejt një përplasje të madhe të interesave si nevojave në rritje per ushqim, të energjisë dhe të sigurisë së klimës ushtrojë presion në rritje mbi tokës dhe ujit. Shpyllezimi ne Amazona (Amerika Latine/Jugut): 4, 5 milion ha/vit dhe ne vendin e dyte Afrika me 0,4 milion ha/vit;

    Dhe tashme njerezimi per te paren here ne historine e tij ndodhet perpara nji momenti kur duhet te perzgjedh me emergjence, jo vetem persa i perket gjendjes dhe situatave te planetit Toke, por ne pergjithesi rreth kushteve qe e bene te mundur lindjen dhe pershtatjen e njeriut ne kete planet. Vetem individi/njeriu, i ҫliruar nga bestytnite dhe frengjite religjioze, mund te jete nje qenje relativisht e lire dhe te kontribuoje per shmangjen e katastrofave dhe apokalipsit ekologjik qe po troket forte tashme. (ndersa F. Niçe thote se “nese e verteta mund te arrihet ndonjehere ajo mund te arrihet nga nje individ, i cili hedh poshte gjithҫka qe shoqeria ose feja e quan te rendesuishme, vetem nje mbinjeri ose superman mund te jetoj ne menyre autentike dhe te suksesshme..”)
    Dhe nderkaq te gjendur perballe ҫrregullimeve te dukshme klimatike globale dhe hijes se frikshme te nje apokalipsi ekologjik dhe kohet e fundit po flitet shpesh dhe per pyjet ne kuadrin e diskutimeve te shkaktuara dhe frymezuara nga debati global i ngrohjes se klimes dhe keto debate sapo kan dale nga tavolina e Samitit te Kopenhages ku dhe vendi i yne ndonese nje vend i vogel dhe pa pergjegjesi direkte ne keto ndikime mori angazhimet e veta ku pyjet jane epiqendra e diskutimeve.

    ANGAZHIMET TË RIO + 20

    Ndër angazhimet e regjistruar përfshijnë: mbjelljen e 100 milion pemë nga 2017; gjelbërimin 10.000 km katror e shkretëtirës; kursim 1 megavat-orë të energjisë elektrike në ditë; fuqizimin e 5000 grave sipërmarrëse në bizneset e ekonomisë së gjelbër në Afrikë; krijimin e një program master në praktikën e zhvillimit të qëndrueshëm; zhvillimin e një politikë mjedisore Blerja dhe minimizimin mbeturinave dhe strategji të menaxhimit; riciklimit 800.000 ton në vit të PVC në vitin 2020.

  6. agimi  16/07/2012 at 2:11 pm

    Z Zheji,kam mendimin se “burrave”te tille nuk duhet t’ia varesh sepse kujtojne se jane”koka’.Me duket se keshtu vleresohen shume,shumzoi me Zero>

  7. lymi  16/07/2012 at 5:19 pm

    Cfare shkrimi! Besoj, dy faqe pse s’me merr Lubonja ne telefon mua!”…Bëj habi se si ‘miku’ dhe ‘kundërshtari’ im i kahershëm, i sa e sa ‘ndeshjeve’ mediatike, zoti Lubonja pra, nuk më merr drejtpërsëdrejti në telefon asnjëherë” Per nja dy arsye i dashur turi. Se se pari as ke qene dhe as te mbannjeri (pervec vetes) per kundershtar te Lubonjes, dhe se dyti se Lubonja e ka ate koke gjithe mend.

  8. ermal  16/07/2012 at 5:41 pm

    Ne shikimin e disa debateve televizive ne “opinion” te Fevziut ku kam pare te pranishem personazhet qe permend autori i shkrimit, perfshire edhe ate, me ka rene ne sy se z.Lame e vecanerisht Lubonja, degjojne vetem veten e pak degjojne mendimet e te tjereve. E kam pare z.Zheji te degjoje me vemendje mendimet e Lubonjes, edhe kur flet me mendime te hallakatura e pa llogjike normale, e te debatoje qete e pa nervozizem me bashkebiseduesit.
    Nderkaq, Lubonjen e shoh shpesh qe gjate kohes qe flet tjetri, te cucerise vesh me vesh e te qeshe me ndonje socialist te ulur prane tij si Lame, Veliaj, Rakipi etj. pa degjuar sec thote ai me te cilin kerkon te debatoje.
    E quaj plotesisht te drejte e llogjike konstatimin e Zhejit, se eshte e pa pranueshme e jashte cdo etike, qe pa degjuar tjetrin, e duke degjuar vetem ate qe te peshperit ne vesh, te paragjykosh mendimet e cilitdo qe nuk i ke degjuar e nuk i ke lexuar. Zheji nuk e thote per etike, por shikuesi, degjuesi e lexuesi, kesaj maniere i thote me plot gojen, thashetheme.
    Z.Lame ne shkrimin e tij, permend faktin se qenkan vetem tre analiste, Zheji,Kasmi e Cili qe nuk pajtohen me sojin e shumte te ambientalisteve majtiste. Ka nje te vertete ketu, por eshte nje e vertete qe duhet te shqetesoje shoqerine shqiptare e ne pergjithesi komunitetin e mediave.
    Kjo e vertete lidhet me faktin se te mos them shumica e mediave, nje pjese e madhe e tyre jane te lidhura si “mishi me kocken” me partine qe i sherbejne dhe pak i kushtojne vend kritikes objektive e konkrete, por meren me sulme ekstreme primitive politike, me te njejten gjuhe me “editorialistin” Rama. Do ta lexoja me kenaqesi shkrimin e z.Lame apo Lubonja, nese do te analizonte me pa aneshmeri politike problemet ambientaliste. Cilido qytetar eshte i ndjeshem ndaj mirmbajtjes se ambientit te gjelber dhe do ta denonte cilindo qeveritar qe jep urdher per te prere, edhe nje peme te vetme. Por me duket se eshte mungese sinqeriteti, e shperdorim i te drejtes per te dhene mendimin e lire, duke mohuar e duke mos degjuar argumentet e tjetrit.
    Meqe fjala eshte konkretisht per prerjen e pemeve. Kush eshte me shqetesuse per nje ambientalist te ndershem, prerja e pemeve dhe zhdukja e parqeve publike per te ndertuar pallate shumekateshe qe edhe ngushtojne mizorisht ruget e nje qyteti, apo prerja e disa pemeve me premtimin per te rimbjelle dyfishin e tyre, me qellim zgjerimin e rugeve ne pershtatje me kerkesat e kohes per krijimin e hapesirave te domosdoshme ne levizjen e njerezve ?
    Edhe pemet, por edhe ruget ju sherbejne njerezve.
    Perse nuk shqetesohemi per nje pallat te ngritur pa plan urbanistik e qe kufizon gjeresine e ruges, driten e diellit per banesat perqark, hapsiren per te ndertuar nje park te vogel ku te lozin femijte, e ngreme zerin ne kupe te qiellit per disa peme qe do te zhvendosen per te krijuar nje ruge te gjere me hapesire bashkekohese ?
    A eshte vertete kjo lloj maniere nje shqetesim ambientalistesh, apo sic i quante me te drejte i ndjeri Arbnori marifete “specialistesh” socialiste ?

  9. Tepelens  16/07/2012 at 5:55 pm

    Hahahahaha Sa i holle dhe i kendshem si shkrim Po valle e kupton dot Tan komunisti ?? Shume dyshoj per kete Duket pak i nxituar shejtani (shqiptar me nje fjale )nga ata qe fluturojne me presh ne tajare

  10. vullnet  16/07/2012 at 6:52 pm

    Nje shkrim kampion i etikes.

  11. I-liri  16/07/2012 at 9:43 pm

    Z. Zheji. Me vjen vertet keq qe megjithese jeni njeri me horizont, nuk reflektoni se keni emancipuar vetveten. Nuk e di ne e keni vene re, por une nje lexues, qe per ju mund te jem injorant (i paditur), por jo i pashkolle, dhe i palexuar, ju ndjek ne opinionet tuaja. Shpesh kam qene ne nje mendje me ju, me shpesh, jo, dhe shpesh here, nuk me keni ngacmuar asnje reaksion, pervec atij te indiferentit. Por ju lexoj, sidoqofte. Nuk e di juve apo stafit moderues, apo moderator,(asnje nga keto terma nuk i shkon atij stafi), apo admin (ky do te ishte termi me i sakte), se s’mund te them censurues, nuk i pelqeu komenti im. Por me mire nje koment se sa asnje. Pasi ju nuk ishit drejtor atehere, por ne opinione kishte mbi 20 pjesemarres me mendime te shumta e te ndryshme. Sot asnje. Kjo nuk i pelqen Cilit. Dhe nuk ma ha mendja se ju i keni vene objektiv vetes, se do te punoni me perkushtim, tek kjo gazete, deri sa te dilni pension aty. Objektiv i parealizueshem. Por te pakten mos punoni qe ne lexuesit e MAPO te largohemi nga ajo me pare se ju. Perndryshe, ne duam te rrime duke lexuar kete medie, edhe pasi ju te jeni larguar…
    Respekte !

    • Admin  17/07/2012 at 3:37 pm

      Ka pasur nje vonese publikimi.. mos i merrni gjerat me vrull.. po edhe ne bejme ndonje dite plazh :)

  12. tosi  17/07/2012 at 11:01 am

    Z Zheji; je hargjuar shume me te tille “nevrikesh” te studjove tv, te cilet as lejne njeri te flase e as thone gje per vete, vecse jargaviten, qyrrosen, tani jane gati te qajne e tani te qeshin, per te bere qefin kryetarit te tyre!! Ke hargjuar shume me nje protagonist te shkaterrimit e betonizimit te Tiranes, qe tani ben sikur i dhimsen 10 peme!! Z Zheji; ky nuk ehste nga ata qe ka hipur ne ate tren per te shkuar ne ndonje stacjon te paramenduar, por ky ka hipur ne ate tren se nuk ka kapur dot tren tjeter dhe tani eshte i detyruar ti vije verdlle dynjase, se edhe makinisti i ketij treni nuk ka asnje stacjon te paramenduar. Mua me duket se e keni shitur shum shtrenjt z Lame, une jam nje bleres i thjeshte qe po ju them merreni se sme hy ne pune as per bisht kazmeje!

  13. andrea marku  17/07/2012 at 12:49 pm

    Replikë ideale, e zgjuar dhe interesante.

  14. Zamir  17/07/2012 at 4:17 pm

    “Unë askund dhe kurrkund nuk shkruaj që bashkohem me prerësit e pemëve apo më kryesorja akoma, me prerjen e pemëve. Nëse ti e gjen, pra nëse ti ke durim dhe e lexon dhe nëse ke forcën të na thuash të vërtetën”, citoj Zhejin drejtuar Lames.

    Kjo eshte menyra me e miresjellshme e mundshme “per te mos nxjerre Artanët nga Lamja”. Perndryshe gjejme belane te gjithe sa jemi ne kete metropol.

  15. Dritani  17/07/2012 at 9:53 pm

    Si perfundim a ka projekt rruga?

    Rregulli baze I Perendimit nga I cili kemi kthyer syte quhet “Rule of Law”.

    P.s. Ne Shqiperi nuk vlen per te gjithe por te gjitheve vjen nje dite dhe iu BIE ne koke mosrespektimi I tij.

  16. Gjergji  18/07/2012 at 3:59 am

    Ndoshta gabojë,por është hera e parë që hasë në një replikë të mëndëshme,me kulturë dhe etiket të lartë gazetareske.Nuk kam qënë kaq i pasionur pas kësaj gazete,por pak nga pak,shkrim pas shkrimi të kulturuara,jam afruar pranë tastierës së kompjuterit dhe harxhojë kohën,po aq të vleshme.Kohë e cila e pranon shkrime,apo replika të tilla…

  17. Altin Gjika  18/07/2012 at 6:51 am

    Shkrim i dobet. Nuk eshte shkrim por ligjerate, pa argumente, me hyrje te gjate qe nuk drejtohet drejt argumentit. Permbajtja: “Pse s’me merrni ne telefon?” Teper infantile si teme. Teper infantile si stil.
    P.s. E di qe nuk do e publikoni por eshte keshille me qellim te mire.

You must be logged in to post a comment Login