Rilindi & Besa muaj mjalti në bregdetin shqiptar

Në një ceremoni shumë private dhe familjare, të dielën në mbrëmje janë kurorëzuar zyrtarisht Rilind Reka dhe Besa Haxhaj, të cilët janë në një lidhje dashurie më shumë se një vit. Për Besën kjo është martesa e parë, ndërsa për Rilindin hera e dytë që del para altarit si dhëndër pas martesës që pati me këngëtaren e njohur Tuna Sejdiu. Menjëherë pas ceremonisë, shumë urime janë shkruar në profilet e të dyve nga miqtë si dhe familjarët e tyre duke u uruar fat, lumturi dhe të trashëgohen, ndërsa këto ditë çifti ka vazhduar rrugën për të shijuar bregdetin shqiptar dhe për të festuar muajin e mjaltit, në këto ditë të nxehta të verës. Media të ndryshme kanë shkruar mbi ceremoninë e tyre, duke e kritikuar këngëtaren Sejdiu, e cila ka humbur një mashkull si Rilindi.

We cannot load blog data at this time.

Komentet janë mbyllur