Leku, monedhë zyrtare në Kosovë, ekspertët kundër

Përdorimi i lekut si monedhë zyrtare në Kosovë, përveçse si një ide politikanësh po analizohet seriozisht edhe nga ekspertët. Propozuesja e kësaj ideje, Mesila Doda tha dje për mediat se në këtë rast nuk bëhet fjalë për unifikimin e monedhës mes Shqipërisë dhe Kosovës, por vetëm për një zyrtarizim të monedhës shqiptare në Kosovë. Nënkryetarja e Komisionit të Integrimit thotë se nëse kjo do të realizohej, do të sillte përfitime ekonomike për të dy vendet të lidhura tashmë fuqishëm me shkëmbime tregtare. Mirëpo ekspertët janë kundër këtij bashkimi. Artan Gjergji, profesor në UET, në analizën e tij për këtë çështje u shpreh kundër. Gjergji thotë se zyrtarizimi i lekut në Kosovë do të ishte një kthim mbrapa për vendin, në një kohë ku i gjithë Ballkani është përfshirë në procesin e integrimit europian e për rrjedhojë edhe të adaptimit të euros. Sipas tij, përdorimi i lekut në Kosovë si monedhë zyrtare do të krijonte probleme të karakterit teknik monetar, për shkak se Shqipërisë i duhet të prodhojë lekë edhe për tregun kosovar. Në këtë mënyrë mund krijohej mungesë likuiditeti në treg nëse do të vijohej me të njëjtën ofertë monetare dhe në të kundërt, nëse do të prodhohej lek i ri, mund të shfaqeshin premisa të reja për inflacion. Por Gjergji shpjegon se Kosova mund të analizojë dy mënyra për përdorimin e lekut si monedhë zyrtare. Njëra është përdorimi i njëanshëm i lekut. Të njëjtën praktikë Kosova ka ndjekur edhe me euron, të cilën e përdor si monedhë zyrtare pa konsensusin e BE-së, ndërsa një mënyrë tjetër është adaptimi i lekut me konsensus. Por kjo mënyrë duhet të kalojë nëpër disa faza mirëkuptimi ndërmjet institucioneve të Shqipërisë dhe Kosovës dhe bankave qendrore ndërmjet dy vendeve. Ndërsa deputetja Doda e ka mbështetur propozimin e saj me përfitimet ekonomike të dy vendeve. “Shkëmbimet tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, për shkak të monedhës së ndryshme, i nënshtrohen kostos së kursit të këmbimit”, – tha Doda. Në mbështetje të këtij propozimi Doda thotë se shkon edhe situata në eurozonë.  Skenarët e ndryshueshëm lidhur me fatin e eurozonës, sipas Dodës, sjellin nevojën që Kosova si përdoruese e monedhës euro, të ketë një monedhë të dytë, që nënkupton një skenar alternative në rast të papriture. Më tej deputetja demokrate pranon se kjo ide është hedhur për diskutim edhe në takimet që janë zhvilluar mes komisioneve parlamentare shqiptare dhe atyre të Kosovës, ndaj pritet vetëm që çështja të shtrohet për diskutim në Parlamentin e Kosovës. Monedha shqiptare përdoret në një masë modeste në Kosovë. Por eksperti Gjergji thotë se tashmë biznesi shqiptar më shumë se 80 për qind të tregtisë me jashtë e kryen me vendet e euros, ndaj vetë ekonomia shqiptare është më e interesuar të masivizojë përdorimin e euros për të evituar riskun që vjen nga kursi i këmbimit.

 

Për të komentuar rregjistrohuni këtu ose logoni me e-mail e Facebook. Për më shumë informacion lexoni

11 Responses to "Leku, monedhë zyrtare në Kosovë, ekspertët kundër"

  1. stresii  31/07/2012 at 4:47 pm

    shumica e shtetev bashkimit eropjan i kan heq paret jan duke i perdor euro e kta lek me shti kosove lek pa vler dhasht zoti mos te ndodh kjo sepse eshte ne dem te kosovarve.

  2. Ballisti Demokrat  31/07/2012 at 5:21 pm

    Mos u ngutni me ba qka s`behet se heret eshte se ai qe gutet permutet.

  3. Joni TR  31/07/2012 at 6:19 pm

    Te nderuar zoterij komentues, MESONI SHQIP perpara se te komentoni ketu!

    • Super1ki  01/08/2012 at 3:01 am

      o ti berllogu nga TR,ti smundesh me na tregu neve mesoni shqip,sepse ne folim si ne kemi deshire,sipas teje o selak tash Amerika nuk po e flitka anglishten te cilen e fol me nje dialekt krejt ndryshe nga ajo angleze,mire e kan disa komentues qe kan thene se dhasht zoti e mes te bahet kjo marri,prej euros e me dal ne Lek te Shqiperis hahahahhaha

    • Besim  01/08/2012 at 8:59 am

      Ke te drejte Toni, keshille me vend.

  4. berisha  31/07/2012 at 6:44 pm

    Edhe une jam i ati mendimi strohet pyetja pse JO
    ne Kosove perdoret euro vetem si leter shkembimi
    PA VLER d.m.th. pa mbules e pse te mos perdoret leku

  5. Agimi  31/07/2012 at 7:45 pm

    Po doni me mbyte krejt ate popull te shkrete edhe ashtu te vrferuar,a? Per tre muaj i qet inflacioni ne dy gjunjte.

  6. niki  31/07/2012 at 7:58 pm

    qdo gje qe eshte shqiptare eshe e mirseardhur ne kosove. se jemi dy shtete por nje popull dhe ai qe eshte kunder eka gabim!

  7. Dardan  31/07/2012 at 11:08 pm

    Ne asnje menyre nuk duhet lejuar Lekun ne Kosove futja e Lekut ne kosove esht nje lloje fajdje si ato te 97,tes ne Shipni ndersa qellimi esht thithja e te gjitha rezervave monetare ne Euro te Kosoves dhe qytetarve te saje ne kunder kembim me letra pa vler si Leku , Kjo mund te shkaktoje trazira ne Kosove deri ne shkatrrimin e shtetit te Kosove jo gjdo kushe e gjdo gje ne shipni esht shqiptare ket duhet ta kuptojn disa mjeran ne Kosove shqiperia dhe ekonomija e saje udhehiqet dhe kontrollohet nga VLLEHET DHE GREKET,

  8. shqiptar  01/08/2012 at 12:44 pm

    Mendimi eshte shume i mire. Integrimi i ekonomive do te pershpejtohej dhe kalimi ne euro, nese Shqiperia do te futej ne bashkimin monetar te BE para Kosoves, do te kryhej njekohesisht dhe Kosova s’do te duhej te priste me gjate per t’u integruar. Nuk e kuptoj pse do rendonte ekonimine kosovare leku. Perkundrazi, tregu monetar do ishte me i zhdervjellte me te dy monedhat, aq me teper qe leku luhatet shume me pak se euro keto kohe dhe kjo do vazhdoje edhe per 5-10 vjete, te pakten.

  9. tonin  08/01/2013 at 9:56 pm

    Shume e drejte

You must be logged in to post a comment Login