Adelina Tahiri rrëfen takimin me Ezelin: Edhi në Shkup për mua, e refuzova

Këngëtarja simpatike Adelina Tahiri ka pasur një takim me aktorin që është bërë fiksim jo vetëm i shumë vajzave të thjeshta, por edhe i mjaft femrave të ekranit. Adelina në një intervistë të dhënë në një revistë ka treguar për takimin e saj  Kenan Imirzalioglu, ose siç e njohin të gjithë, Ezel. Por ajo që me siguri do të shokojë gjithë fanset e këtij aktori është fakti se Adelina nuk i ka kushtuar aspak vëmendje. Ai i ka kërkuar numrin e telefonit dhe ta takojë gjatë një vizite në Shkup, por kjo gjë nuk ka përbërë fare interes për bukuroshen nga Maqedonia. “E kam takuar personalisht Kenanin kur kam qenë në Stamboll. Është një djalë shumë i gjatë dhe një njeri shumë modest! Unë isha para pesë muajsh me disa miq në Turqi dhe isha në një qendër tregtare, e cila frekuentohet shumë nga VIP-at dhe njerëzit me pushtet në Turqi, e quajtur “Istnye Park”. Ne ishim në restorant dhe aty qëlloi që të drekonte edhe Kenani. Ai po më shikonte mua thjesht si një femër e bukur dhe kaq, ndërsa unë po përpiqesha të kujtoja se ku e kisha parë këtë fytyrë. Miqtë e mi më thanë: E kupton dot kush është ai që po të shikon ty? Ai është aktori i famshëm, Kenan Imirzalioglu ose ndryshe, Ezeli. Atëherë u kujtova dhe i shkova në tavolinë ta përshëndetja. Ai ishte me të vërtetë një njeri shumë i thjeshtë në bisedë, por nuk m’u duk i bukur, atë, të bukur e bën roli që luan në telenovelë”, – shprehet Adelina. Aktori turk duket se është “magjepsur” nga bukuroshja shqiptare, por Adelina nuk ia ka varur fare. “Më pyeti nëse isha ruse dhe i thashë se jam nga Shkupi. Kenani më kërkoi numrin e telefonit dhe ndonjë adresë kontakti, por unë refuzova t’ia jepja. Pastaj ai më tha se do të vinte në Shkup dhe kërkoi të më takonte atje. Dhe nuk e kishte thënë kot, sepse kishte qenë vërtet në Shkup gjatë kohës kur unë konkurroja në “Dancing with the Stars” në Tiranë”, – ka shtuar më tej Adelina. Siç duket, një mashkull si Ezeli që ka çmendur gjithë femrat shqiptare, nuk i bën fare përshtypje Adelinës. Madje, aktori turk asaj nuk i është dukur aspak i bukur, por një njeri i thjeshtë. Ehh, ta dijë Adelina se çfarë s’do jepnin shumë femra të tjera thjesht për t’i marrë një autograf Ezelit, e jo më t’i refuzonin një takim. Adelina e ka konfirmuar këtë gjë edhe për gazetën “Mapo”, duke thënë se takimi ka ndodhur pikërisht kështu. Ai i ka kërkuar numrin, por kjo ka refuzuar ta japë dhe s’ka pasur asnjë dëshirë të ketë një takim të dytë. Ja pra, edhe Ezelit të famshëm një shqiptare mund të themi se “ia ka thyer zemrën”.

 

Reklama-Eagle

4 Përgjigjet për "Adelina Tahiri rrëfen takimin me Ezelin: Edhi në Shkup për mua, e refuzova"

  1. balzac  14/07/2012 në 10:53 am

    Rrefuzimi qe i ka bere kjo goce ketij aktori eshte nje strategji joshjeje per te ndezur interesimin duke bere indiferenten perball nje aktori aq te kerkuar nga bota e filmit.Interesi nuk thuhet kot i flet te gjitha gjihet dhe luan te gjitha rolet madje edhe”Rolin e mosinteresimit”

  2. Ibrahim  14/07/2012 në 12:08 pm

    U na kalle po pse i shkove te tavolina e para mos ai sta vari fare,dhe ti po hakmerresh.e dyta ti thua se i the ja nga shkupi me siguri ne gjuhen bullgare sepse ai te morri per ruse e dihet ne turqi ruset jane mall i lire siq eshte edhe ari,gjinset etj te falsifikuara.

  3. Sali Lela  14/07/2012 në 6:04 pm

    Hej , hej, mos flisni si legene.Ky Ezeli eshte nje bicim turku dhe jo gjithe vajzat shqiptare lene mente per te.Shtepiaket dhe ato koti mbase, por ka shume qe se rujn fare per te.

  4. Ardit  15/07/2012 në 3:03 pm

    Sali Lela mos ja fut kot per shtepiake se filmi te duket i tille se ai esht nder aktoret me te papam qe egzistoj,mos harro qe ka qen dhe model of the world qe nuk u perket shtepiakeve,te pakten fama ta prish menjen ne ato momente sic thot Adelina

Komentet janë mbyllur