visi baner 5

Agron Llakaj: Jeta jonë s’është Pazar, por në Pazar gjejmë të vërtetën

Detajet e “Al Pazar”, emisioni i ri i aktorit në “Vizion +”

Agron Llakaj, aktori i njohur i humorit, do të lërë televizionin Klan për të shkuar në “Vizion +” . Ky lajm ka disa kohë që qarkullon, por se çfarë do të bëjë Llakaj në Vizion plus këtë e kemi mësuar së fundmi. Ai do t’i rikthehet asaj që di të bëjë më mirë, pikërisht humorit dhe aktrimit. “Al Pazar” do të titullohet shou i ri që vjen nga Agron Llakaj dhe që do të sjellë realitetin gjithëpërfshirës shqiptar, në një vend të vetëm. Aty ku takohen të gjithë. Në Pazar. Në thelb të kësaj shfaqjeje do të jetë loja, shakaja e kripur, ngërthyer nëpërmjet lajmit politik, ekonomik dhe social, por edhe nga bota e artit dhe e kulturës shqiptare, por jo vetëm. Motoja e kësaj shfaqjeje të moderuar nga Agron Llakaj do të jetë: “Jeta nuk është Pazar, por në Pazar gjejmë të vërtetën”, për të gjithë larminë e problematikave që ky shou do të sjellë nëpërmjet humorit.

Elementet që do të përbëjnë “Al Pazar”:

Moderatori, polici, një vajzë bukuroshe dhe orkestra (një faktor i rëndësishëm në krijimin dhe mbajtjen e atmosferës së Pazarit) do të jenë elementet bazë të këtij shou. Në Pazar do të ketë fëmijë që duan të luajnë, dy plaka që duan të pinë kafe dhe ftojnë dhe Agronin dhe policin të pinë kafe së bashku. Pjesë e Pazar bëhen edhe politikanë që kanë dëshirë të bëjnë Pazar për vota, njerëz që kërkojnë fatin, këngëtarë, imitatorë, analistë, recitues, instrumentistë dhe të tjerë. Në Pazar njëri kërkon punë, një tjetër do të martohet, një tjetër do të ndahet, një tjetër bën sherr etj.

Reklama-Eagle

2 Përgjigjet për "Agron Llakaj: Jeta jonë s’është Pazar, por në Pazar gjejmë të vërtetën"

  1. scarface  17/07/2012 në 5:18 pm

    Nuk po gjen derman o Gono sa ne nje tv ne tjetren, si duket nuk te pelqen paga. Por nje gje eshte e vertete: Ate qe ben ti zor se e ben nje i dyte.Urimre.

  2. paradox  18/07/2012 në 3:17 pm

    “al pazar”!!Mos po doni te na mesoni arabisht tani? Ka te drejte europa qe na quan popull oriental dhe ne na ngelet qejfi.”Koka ben-koka peson” ,pse jo nje levizje tjeter me-”dum-baben”(Ju lumte!o_memedhetare!!!)

Komentet janë mbyllur