visi baner 5

Bufon: Takohemi në Kupën e Botës në Brazil

Xhixhi Bufon nuk ka ndërmend të largohet nga ekipi kombëtar. Portieri, që ishte edhe kapiten i axurrëve në “Euro 2012”, foli më tej edhe për humbjen në finale kundër Spanjës. “Unë ju thashë edhe direkt pas finales, ishte një ëndërr që e kemi prekur, por ëndrra vazhdon. Ne u rritëm shumë deri në këtë muaj si ekip dhe në ndërgjegjësimin e të qënit një grup. Një grup, në të cilin secili e ka bërë punën e tij me shumë përkushtim. Në të cilin secili ka gjetur vendin e tij, – shkruan Bufon në faqen e tij në Facebook. – Një grup që ka kurorëzuar një kapiten të madh, i cili është Çezare Prandeli. Një mësues para se të jetë një trajner. Një njeri i denjë për të udhëhqeur kombëtaren e Italisë. Ne vetëm mund të jemi krenarë për atë kemi bërë në këto finale, ndërsa unë mund të qëndroj totalisht në anën e trajnerit, që ai ta vazhojë projektin e nisur. Kompeticioni i ardhshëm do të jetë edhe më i përsosur për Italinë. Një falenderim përfundimtar për shokët e mi. Ishte një nder për mua për të luajtur së bashku me një grup të ngjashëm, një grup djemsh të shkëlqyer, një grup që e dinte maksimalisht vlerën e përfaqësimit të Italisë sonë. Faleminderit për atë që më dhatë mua, ju falënderoj që më dhatë mundësinë për të qenë kapiteni juaj…”

Reklama-Eagle

Komentet janë mbyllur