visi baner 5

Debati, Gjermania dyshon në patriotizmin e lojtarëve

Gjysmëfinalja Gjermanisë-Itali rindezi një debat në Gjermani në lidhje me pyetjen a janë mjaftueshëm patriotë lojtarët gjermanë? Miliona njerëz panë sesi e këndonin me pasion himnin italianët, kurse shumica e gjermanëve heshtnin. Trajneri gjerman Joakim Lëv e la fakultative këndimin e himnit nga futbollistët e tij, kurse Matias Samer që drejton të rinjtë, është shprehur se kush nuk e këndon himnin, duhet të japë një justifikim. Në vitin 1986 Franc Bekenbauer e bëri me detyrim këndimin e himnit dhe në atë vit Gjermania u shpall kampione e botës. Tani shumë politikanë gjermanë u shprehën për “Bild” se këndimi i himnit duhet të jetë i detyrueshëm. Në ShBA himni këndohet në shumë shkolla që në mëngjes. Po ashtu këndohet përpara çdo ndeshjeje basketbolli, ndërsa tifozët anglezë e këndojnë edhe gjatë lojës. Por përse nuk e kënduan spanjollët? E thjeshtë: Himni i tyre Marshi Mbretëror, nuk ka tekst.

Reklama-Eagle

2 Përgjigjet për "Debati, Gjermania dyshon në patriotizmin e lojtarëve"

  1. Teta Kuka  06/07/2012 në 4:53 pm

    Ç’fare himni te kendojne ata,gjysma nuk jane gjermane.

  2. shëngjin  19/07/2012 në 10:46 pm

    “”Në vitin 1986 Franc Bekenbauer e bëri me detyrim këndimin e himnit dhe në atë vit Gjermania u shpall kampione e botës.””

    Gabim i madh. Me 1986 kampione del mundo ngadhnjeu Argentina e Maradones. Me 1990 u ngjit Gjermania.

Komentet janë mbyllur